ATV

Category: Lajme

  • Peci viziton familjen në Pestovë pas marrjes së grantit prej 90 mijë eurove: Mikpritja e fermerëve ka qenë frymëzim i imi

    Peci viziton familjen në Pestovë pas marrjes së grantit prej 90 mijë eurove: Mikpritja e fermerëve ka qenë frymëzim i imi

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot ka vizituar një familje nga fshati Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, si përfitues të grantit në vlerë prej 90 mijë eurove.

    Peci ka thënë se fermerët e kësaj komune përgjatë Qeverisjes së tanishme gëzojnë një shifër të përkrahjes rekord përmes granteve dhe subvencioneve, raporton Ekonomia Online.

    “Familja Ademi nga tash e tutje 30ha tokë i punon me mekanizmin e ri bujqësor, si përfitues të grantit në vlerë prej 90,000 eurove. Nga 30ha tokë të punueshme, në 25ha kultivojnë pataten duke i kontribuuar zinxhirit ekonomik e duke e theksuar edhe më shumë pataten si një kulturë tashmë identitare për rajonin e Vushtrrisë.

    Po ashtu ai shtoi se mikpritja e ngrohtë e fermerëve ka qenë frymëzim i imi që të jem me ta çdo fundjavë.

    Nëse gjatë qeverisjeve tjera familjes Ademi iu kërkoheshin kritere të pashkruara për të qenë përfitues, gjatë qeverisjes sonë ka mbizotëruar dinjiteti i fermerit e meritokracia në vlerësim. E kush është skeptik për këtë që po e them, le të bisedojnë me anëtarët e kësaj familje pasi që kanë çka tregojnë”, theksoi Peci.

  • Rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi, Sinani: Të rinjtë shqiptarë do të detyrohen të shpërngulen sapo t’i mbushin 18 vjet

    Rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi, Sinani: Të rinjtë shqiptarë do të detyrohen të shpërngulen sapo t’i mbushin 18 vjet

    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon.

    Sinani tha se në vitet e ’90-ta kur regjimi i Millosheviqit synonte shtypjen dhe përndjekjen e shqiptarëve, të rinjtë u detyruan të largoheshin në mënyrë masive për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak dhe represionit.

    “Kanë kaluar pothuajse 30 vite që nga shpërbërja e Jugosllavisë, por shqiptarët e Luginës së Preshevës ende mbeten të cenueshëm nga politikat diskriminuese të Beogradit. Sot, historia rrezikon të përsëritet”.

    “Rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm do të çojë sërish në shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Djemtë tanë, sapo mbushin 18 vjeç, detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht i diskriminon”, shkroi Sinani.

    Tutje, ajo tha se Serbia nuk përballet me ndonjë kërcënim nga fqinjtë e saj, por përkundrazi, siç tha ajo, ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë treguan se teksa flitet për paqe në Bruksel, Serbia planifikon destabilizimin dhe aneksimin e veriut.

    “Kërcënimi i vërtetë për paqen dhe stabilitetin e rajonit vjen pikërisht nga vetë Serbia! Rajoni ynë ka nevojë për paqe, zhvillim dhe të ardhme të sigurt për të rinjtë tanë. Por, për fat të keq, Serbia e Vuçiqit vazhdon të tregojë se nuk ka asnjë vullnet për normalizim dhe stabilitet”.

    “Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan paqe, jo tensione! Rajoni ka nevojë për progres, jo për konflikte të reja”, shkroi Sinani.

  • Arrestohet i dyshuari për vdekjen e punëtorit që u rrëzua nga kati i tretë në Prizren

    Arrestohet i dyshuari për vdekjen e punëtorit që u rrëzua nga kati i tretë në Prizren

    Një person është arrestuar të shtunën në Prizren si i dyshuar për vdekjen e një punëtori që ishte rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese më 13 shtator.

    Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    I ndjeri, punëtori, ishte rrëzuar nga objekti në të cilin ishte duke punuar, më pas vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësorë i emergjencës.

    Lidhur me rastin është njoftuar Inspektorati i Punësi dhe prokurori . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.

  • Musliu për Veselin: Uroj ta kemi së shpejti në mesin tonë, nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës

    Musliu për Veselin: Uroj ta kemi së shpejti në mesin tonë, nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka uruar që të kthehet sa më shpejtë nga Haga ish kreu i kësaj partie, Kadri Veseli.

    Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka publikuar një fotografi me Veselin, ajo ka thënë se uron që të kthehet në mesin tonë, njeriu që nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës.

    “Duke uruar që seshpejti ta kemi në mesin tonë njëriun që nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës, Kryetarin Kadri Veseli, ju urojmë një fundjavë të mbarë”, ka thënë Musliu.

  • Arrestohet një person në Podujevë, i sekuestruan armë, fishekë e boks hekuri

    Arrestohet një person në Podujevë, i sekuestruan armë, fishekë e boks hekuri

    Është arrestuar një person në Podujevë, i cili dyshohet se i janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, 12 fishekë dhe një boks i hekurit, raporton Ekonomia Online.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    “ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 14.09.2024-19:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator, me 12 fishek dhe një boks hekuri. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

  • Pas sulmit ku u vra Bunjaku, grupi i Radojiçiqit ishin strehuar në hotelin e Banjskës – rrëfejnë dëshmitarët

    Pas sulmit ku u vra Bunjaku, grupi i Radojiçiqit ishin strehuar në hotelin e Banjskës – rrëfejnë dëshmitarët

    300 metra larg Manastirit të Banjskës, mysafirët në hotelin “Rajska Banja” ishin zgjuar nga gjumi si pasojë e luftimeve.

    Të shtënat nuk ishin ndalur deri në agim. Atëherë mysafirët kishin parë se hoteli ishte mbushur njerëz me armë të gjata dhe të maskuar në uniforma të gjelbra, në mesin e tyre kishte edhe të plagosur.

    Kur dëshmitari “kishte zbritur në recepcion për të pyetur se çfarë po ndodhte, kishte marrë informatë se nuk kishte ndonjë sulm dhe duhet të kthehej në dhomë.”

    Të frikësuar për gjendjen e jashtëzakonshme, dëshmitari rrëfen në Prokurori se janë nisur për në bodrumin e hotelit bashkë me të tjerë ku edhe kanë qëndruar deri në mëngjes.

    Mysafirët s’ishin lejuar të largohen nga hoteli deri në ora 10 e mëngjesit. /BetimipërDrejtësi/

  • Qelaj: Ligji për Pagën Minimale ka dëmtuar qytetarët, s’është harmonizuar me inflacionin dhe rritjen e çmimeve

    Qelaj: Ligji për Pagën Minimale ka dëmtuar qytetarët, s’është harmonizuar me inflacionin dhe rritjen e çmimeve

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se brenda shtat muajve të këtij vit është vërejtur një rënie e ndjeshme në numrin e ankesave krahasuar me vitin e kaluar, ku kjo rënie ai ka thënë se ndërlidhet si rezultat i ngjarjeve që kanë ndodhur brenda viteve, ku gjatë vitit 2023 pati një fluks të madh ankesash për shkak të ndryshimeve ligjore, si ligji i pagave, që ndikuan në të drejtat e qytetarëve.

    Qelaj ka thënë se me Ligjin për rritjen e pagës minimale, nuk është arritur të harmonizohet paga me koston e jetesës, inflacionin dhe rritjen e çmimeve, kështu duke ndikuar që qytetarët të jetojnë më keq se sa që kanë jetuar para disa viteve.

    Qelaj ka thënë se për këtë vit ankesat që vazhdojnë të dominojnë janë për zvarritjet në procedurat gjyqësore.

    “Këtë vit është vërejt një rënie e numrit të ankesave krahasuar me vitin paraprak, kjo vjen edhe si rezultat i ngjarjeve që kanë ndodhur brenda viteve. E zëmë se në vitin 2023 ka pasur një fluks të madh të ankesave në fillim të vitit, për shkak të ligjit të pagave dhe disa ndryshimeve të tjera ligjore që kanë afektuar dhe kanë prekur të drejtat e shumë qytetarëve dhe ka pas një numër jashtëzakonisht të madh të ankesave. Dhe këtë vit kemi rënë në nivelin normal të standardit të pranimit të ankesave si dhe para vitit 2023. Vazhdojnë të vijnë ankesa me çështje dhe shqetësime që lidhen me të drejtat e njeriut në sektorë dhe fusha, edhe vitet e tjera kemi pas më shumë ankesa, për nga natyra e ankesave vazhdojnë me dominuar ankesat për zvarritjet në procedura gjyqësore”, ka thënë ai.

    Qelaj theksoi se, ndonëse ka një rënie në numrin e përgjithshëm të ankesave, shqetësimet e raportuara vazhdojnë të jenë të ndjeshme, sidomos në lidhje me zvarritjet në procedurat gjyqësore të cilat zgjasin me vite.

    Ai tha se këto çështje lidhet edhe me reformën në drejtësi dhe me vetë performancën e gjyqësorit si dhe me performancën e autoriteteve publike, që në situata të caktuara kanë prodhuar numër të madh të rasteve gjyqësore për shkak të çështjeve që nuk janë zgjidhur në procedurë administrative mirë.

    “Është një shqetësim shumë vjeçar që e kemi përsëritë vazhdimisht, këtë vit kemi nxjerr një numër të madh të raporteve sepse kemi parë që janë raste gjyqësore që kanë zgjatë shumë vite dhe nuk kanë marrë një epilogë dhe nuk ka një veprim të gjykatave në drejtim të procedimit të atyre çështjeve dhe në këto raste konstatojmë se ka diskriminim dhe kërkojë nga gjykata me i’u dhënë prioritet atyre rasteve dhe me filluar procedurat gjyqësore. Është inkurajuese fakti që gjykata vazhdimisht përgjigjet dhe është bashkëpunuese me institucionet e Avokatit të Popullit në këtë drejtim por që problemi në thelb nuk po zgjidhet edhe pse që shumë vite është si problematikë që e dinë të gjithë, dhe kjo ndërlidhet edhe me reformën në drejtësi dhe me vetë performancën e gjyqësorit si dhe me performancën e autoriteteve publike, që në situata të caktuara e kanë prodhuar numër të madh të rasteve gjyqësore për shkak të çështjeve që ndoshta nuk janë zgjidhur në procedurë administrative mirë, dhe kemi pas një numër shumë të madh të padive në procedurë gjyqësore për shkak të kontratës kolektive, mos zbatim të kontratës kolektive”, ka shtuar ai.

    Avokati i Popullit tha se kanë pranuar ankesa nga qytetarët edhe shqetësimet e tyre në lidhje me ofrimin e shërbimeve shëndetësore, që lidhen me mungesa të barnave në listën esenciale, ku qytetarët detyrohen të paguajnë për terapitë që duhet të ishin falas.

    Probleme me ofrimin e shërbimeve esenciale, sipas Qelajt, janë duke pasur edhe personat me aftësi të kufizuara.

    “Një shqetësim tjetër që kemi mundur të kuptojmë nga ankesat që kemi pranuar e që është shqetësim i qytetarëve është ofrimi i shërbimeve shëndetësore, kryesisht mungesa e barnave në listën esenciale, barna që përshkruhen nga mjekët dhe qytetarët nuk arrijnë me i marrë falas edhe pse janë terapi të përshkruara dhe ata detyrohen me i paguar vetë. Shpeshherë këto janë shuma të papërballueshme për familjen dhe vendosin në një situatë shumë të rëndë, kemi informacion nga Ministria e Shëndetësisë që është bërë këtë vit shikimi i listës esenciale të barnave që kompensohen ose sigurohen nga shteti, por që një numër i madh i medikamenteve kanë mbetur jashtë kësaj liste dhe qytetarët detyrohen me i siguruar vetë dhe kjo i paraqet vështirësi shumë të madhe”.

    “Përveç kësaj një shqetësim tjetër që mundemi me konstatuar nga ankesat e qytetarëve lidhet me ofrimet e shërbimeve esenciale sidomos për personat me aftësi të kufizuara, fëmijë dhe persona të tjerë kemi pas ankesa për shkak të mungesës së ofrimit të shërbimeve sociale nga ana e shtetit, pamundësimi me i marrë këto shërbime në organizata ose në forma të tjera dhe që në disa raste qytetarët kanë mbetur pa këto shërbime. Qytetarët në momentin që i shtjerrin këto mundësi dhe mjetet e tjera juridike dhe nuk arrijnë me i realizuar drejtat e tyre, ankohen edhe për raste të tjera nuk janë vetëm këto”, ka thënë ai.

    Avokati ka theksuar se Ligji për rritjen e pagës minimale ka dëmtuar qytetarët dhe i ka lenë në një situatë të pa trajtuar mirë, sipas tij, si shkak i politikave jo të harmonizuara dhe të pamenduara ka bërë që grupe të caktuara që marrin kompensim nga shteti, pagat që marrin nuk janë të harmonizuar me koston e jetesës, me inflacionin e me rritjen e çmimeve duke bërë që këta qytetarë të jetojnë më keq se sa që kanë jetuar para disa viteve.

    “Tek ofrimi i shërbimeve sociale mendoj që zvarritja e aprovimit të Ligjit për financimin e Pushtetit Lokal ku është përcaktuar edhe granit specifik për çështjen sociale, pastaj mos përfshirja me Ligj i rritjes së kompensimeve që e marrin kategoritë e financuara nga shteti. Përmes Ligjit për rritjen e pagës minimale besoj që i ka dëmtuar qytetarët dhe i ka lenë në një situatë të pa trajtuar dhe besoj që është dashtë me rregulluar çështja e këtyre qytetarëve pastaj me vazhduar me procedura për hartim të dispozitave që lejojnë edhe rritjen e pagës minimale. Aktualisht jemi në një situatë ku grupe të caktuara që financohen nga shteti ose marrin kompensim nga shteti për vite të tëra nuk ka pas një lëvizje që harmonizon ato mjete financiare që i marrin me koston e jetesës me inflacionin me rritjen e çmimeve dhe rritjen e standardit, dhe kjo e bënë që këta qytetarë me jetuar më keq se sa që kanë jetuar para disa viteve, pikërisht për shkak të politikave jo të harmonizuara dhe të pamenduara që të kemi mundësi me i trajtua këta qytetarë me dinjitetshëm dhe në proporcion me nevojat që ata i kanë”, ka thënë Qelaj për EO.

  • Sot Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

    Sot Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

    15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

    Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.

    Kjo ditë në vende të ndryshme të botë shënohet me aktivitete të shumta.

    Tema e kësaj dite për vitin 2024 është “Fuqizimi i brezit të ardhshëm”.

  • Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

    15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

    Sot është Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    Tema e kësaj dite për vitin 2024 është “Fuqizimi i brezit të ardhshëm”.

  • Aliu: Rruga Prizren-Tetovë ndihmon zhvillimin e turizmit, është interes i të dyja shteteve

    Aliu: Rruga Prizren-Tetovë ndihmon zhvillimin e turizmit, është interes i të dyja shteteve

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë për Ekonomia Online se janë në pritje të Maqedonisë së Veriut për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Tetovë.

    Ky investim sipas tij është në interes të të dyja shteteve, pasi zhvillon turizmin dimëror. Aliu ka thënë se detyrat që i takojnë si Qeveri i kanë përfunduar, sa i përket daljes nga autostrada “Ibrahim Rugova”.

    “Rruga Prizren-Tetovë, pasi që kemi realizuar marrëveshjet mes dy qeverive dhe është nënshkruar prej dy kryeministrave asaj kohe, kemi filluar atëherë me fazat tjera, gjë që është dashur që të ratifikohen këto marrëveshje nëpër Kuvend të ndajmë edhe buxhet. Kemi filluar nga ana e Kosovës, që pjesën tonë të punës që i përket rruga nga dalja jugore autostradës ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren, deri në afërsinë e tunelit e kemi filluar tashmë realizimit kanë përfunduar procedurat e tenderimit, është nënshkruar kontrata dhe kanë filluar punimet”, ka deklaruar Aliu.

    Krahas kësaj rruge, Aliu ka thënë se janë edhe disa projekte tjera, siç është ajo që lidh Plavën me Deçanin. Për këtë, ka thënë se kanë zhvilluar takime me autoritetet malazeze.

    “Kjo nuk do të jetë vetëm në interesin e Prizrenit dhe Tetovës, do të jetë në funksion edhe të zhvillimit të turizmit në të dyja anët. Mos të harrojmë që në atë anë është ‘Kodra e Diellit’ si zonë e skijimit këtej është Brezovica. Me planin e ri hapësinorë presin të dalin edhe zona të tjera të rëndësishme të skijimit të cilat të gjitha do të mundin të frekuentohen në të dyja anët po ashtu kjo do të lidhet edhe me autostradën ‘Ibrahim Rugova’ që do të lidh Tiranën me Prishtinën. Në Tetovë do të lidhet edhe me korridorin 8-të, gjë që i bie që do të shkurtohet rruga për një pjesë të madhe të qytetarëve. Ka qenë edhe projekt prej kohësh i menduar po e merr rrugën dhe po shkon drejt ndërtimit, na presin edhe projekte të tjera të cilat do ta lidhin Plavën me Deçanin, kemi pasur takim në Podgoricë me zëvendëskryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm, në mënyrë që marrëveshjet që kemi pasur të zhvillojmë më tej për realizimin e kësaj rruge”, ka thënë Aliu, teksa ka folur edhe për ndërtimin e rrugëve në Kosovë.

    Prioritet ka thënë se është ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, ndërsa në të njëjtën kohë po vazhdojnë punimet edhe rruga Dollc-Zahaq. Për këto investime, Aliu ka thënë se po punimet me një dinamikë të përshpejtuar.

    “Janë në proces të ndërtimit përderisa rruga Prishtinë-Podujevë, është në proces të rregullt dhe po shkon cdo gjë në kohë dhe është mjaftë i shpejtë i realizimit të punimeve. Po ashtu edhe rruga Prishtinë-Pejë ato segmete që janë filluar tashmë janë duke shkuar mirë. Kemi të hapur tenderin nga Zahaqi deri në Dolls e që shpresoj që shpejtë do të mund ta përmbyllin edhe këtë tender, me nënshkrimin e kontratave. Këto dy rrugë janë duke shkuar në proces mjaftë të shpejtë, kemi dinamikë të përshpejtuar edhe tek autostrada e Gjilanit, ku mund të themi se njëri ndër rrugët të cilat ka pasur probleme më së shumti, bashkë me rrugën e Dollc-Gjakovë, të cilat janë të dyja projekte që ka pasur pengesa të paparashikueshme, me aq shumë probleme të projektit, të shpronësimeve të cilat kemi pasur vështirësi për zgjidhjet e tyre por kemi arritur që t’i realizojmë dhe me i zgjidh në masë të madhe”, ka thënë Aliu.