ATV

Category: Lajme

  • Sot mblidhen këto komisione parlamentare

    Sot mblidhen këto komisione parlamentare

    Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa komisione parlamentare.

    Në ora 08:30 do të mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i cili pret në takim një delegacion nga Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale nga Parlamenti Gjerman.

    Ndërkaq në ora 11:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit, për Projektligjin për Kripto-asetet. Gjithashtu rishpall konkursin për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU”.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, me fillim nga ora 11:00 do të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, në ora 13:00 shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2024.

    Po ashtu në ora 13:00 Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton në parim Projektligjin për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë vjeç.

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në ora 13:30miraton raportin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar.

  • Blinken shkon sot sërish në Egjipt për bisedime mbi arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës

    Blinken shkon sot sërish në Egjipt për bisedime mbi arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Egjipt sot mes përpjekjeve të vazhdueshme për të angazhuar partnerët kryesorë rajonalë në Lindjen e Mesme për të paraqitur një propozim të rishikuar për një armëpushim në Rripin e Gazës.

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, u tha gazetarëve të hënën se “Ne vazhdojmë të angazhohemi me partnerët tanë në rajon, veçanërisht me Egjiptin dhe Katarin, për atë që do të përmbajë ai propozim, në mënyrë që palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.”

    Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë një afat kohor për propozimin e rishikuar, megjithëse zyrtarët janë shprehur se ai do të paraqitet së shpejti.

    Propozimi synon të zgjidhë çështjet kryesore që kanë shkaktuar ngërçin disamujor në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti, me synimin për të siguruar një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi në fillim të luftës më 7 tetor 2023.

    Në Kajro, Blinken do të bashkëkryesojë seancën hapëse të Dialogut Strategjik SHBA-Egjipt me Ministrin e Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty.

    Sekretari Blinken do të takohet gjithashtu me udhëheqësit egjiptianë për të diskutuar përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Gazë, lirimin e të gjitha pengjeve, lehtësimin e vuajtjeve të civilëve palestinezë dhe sigurinë rajonale, tha zëdhënësi Miller, raporton VOA.

  • ​Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët sot në Bruksel

    ​Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët sot në Bruksel

    Sot në Bruksel do të mbahet takimi i ardhshëm në mes kryenegociatorëve të dialogut Kosovë- Serbi, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    Fokusi i takimit pritet të jetë implementimi i marrëveshjeve të arritura, derisa kryenegociatorët pritet të kenë takime vec e vec me ndërmjetësin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, por pritshmëritë janë që nuk do të ketë takim në mes Bislimi dhe Petkoviq..

    Para takimit ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak vizitoi Prishtinën e Beogradin për të caktuat datën dhe agjendën e takimit të sotëm. Ndërkohë, pati deklarime se takimi i planifikuar ishte refuzuar nga pala serbe.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi më 13 shtator deklaroi se Serbia e ka refuzuar takimin në nivel kryenegociatorësh të planifikuar më 17 shtator, sipas rendit të ditës të përcaktuar nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak.

    Ndërkohë, dje Qeveria e Kosovës njoftoi se zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në takimet e radhës të parapara në kuadër të procesit të dialogut.

    Përndryshe, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dje ka ripërsëritur se dialogu ka vdekur për këtë vit. Edhe analistët nuk presin që do të ketë ndonjë hap konkret sa i përket dialogut, duke pas parasysh se në Kosovë tanimë është caktuar data e zgjedhjeve nacionale, të cilat do të mbahen në muajin shkurt.

  • ​26 vjet nga rrëmbimi i Xhavit Haziri në Prishtinë

    ​26 vjet nga rrëmbimi i Xhavit Haziri në Prishtinë

    Më 17 shtator 1998, në Prishtinë nga policia pushtuese serbe kidnapohet në mënyrë tinëzare dhe zhduket pa gjurmë heroi i kombit Xhavit Haziri.

    Xhaviti ishte intelektual, veprimtar, ideolog e organizator me shkathtësi të jashtëzakonshme.

    Xhavit Haziri, është njëri nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare. Ai, qysh nga mosha e hershme rinore u aktivizua në organizatat ilegale që luftonin për çlirim e ribashkim kombëtar, duke qenë njëri nga udhëheqësit më të merituar të strukturave drejtuese të këtyre organizatave.

    Intensiteti kulmor i veprimtarisë së tij patriotike, me shembuj konkret, nga viti 1985 e këndej ishte i pandërprerë derisa e rrëmbyen kriminelet e UDB-ës serbe.

    Kontributi i tij në rritjen e shkallës së rezistencës kundër pushtuesve dhe organizimin e kryengritjes ishte i madh.

    Xhavit Haziri, shpallet Hero i Kosovës për kontributin e tij ndaj atdheut më 26 nëntor të vitit 2010 nga Jakup Krasniqi, ish-ushtrues i detyrës së Presidentit të Kosovës.

    Ai tashmë i përjetësuar në bronz i bënë roje lirisë së atdheut.

  • Joseph: SHBA të ndryshojë qëndrimin ndaj Beogradit, pastaj kemi shans me Prishtinën

    Joseph: SHBA të ndryshojë qëndrimin ndaj Beogradit, pastaj kemi shans me Prishtinën

    Situata mes Kosovës dhe Serbisë si dhe qëndrimet që po mbahen karshi të dyja palëve nga liderët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për analistin amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Edward Joseph, janë të gabuara.

    “Çfarë po ndodh në Kosovë nuk është situatë e re, e kemi pare prej vitesh tashmë dhe arsyeja është se SHBA, si lider kryesorë, bashkë dhe me BE nuk po e tregojnë forcën që ata kanë, që janë të parët që luajnë kartat dhe nuk lëviz asgjë Vuçiqi dhe sigurisht as Kurti. Dhe në vend qe të tregojnë forcën të dyja, si SHBA ashtu edhe BE, ata kanë përkrahur Vuçiqin dhe kjo është parë nga Kurti i cili i druhet aksioneve në Kosovë. Mesazhi im është shumë i qartë, dobësia sjell dobësinë, kështu që ne kemi qenë të dobët me Vuçiqin, edhe pse e dimë aleancën e tij të fortë me Rusinë dhe me Kinën ne të gjithë e kemi para Vullin të takohet me Putin dhe Vuçiqi që priti Shi Xhin Ping, gjithashtu ato kanë marrëdhënie të ngushta me Iranin. Kjo është gjendja dhe Kurti thotë unë e shoh sa të dobëte po tregoheni dhe unë po përfitoj dhe ndërkohë tregohet provokativ me serbet e Kosovës dhe ky është një problem i madh”, ka thënë Joseph.

    Ndërkohë, profesor Joseph thekson se zgjidhja mbetet tek hapat e menjëhershëm që fuqitë e mëdha duhet të ndërmarrin duke ndërruar me shpejtësi të gjithë politikën e tyre në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

    “SHBA duhet menjëherë të ndryshojë qëndrimin kundrejt Beogradit dhe pastaj mund të kemi një shans me Prishtinën. Momentalisht SHBA dhe BE po e mbajnë fokusin tek Prishtina dhe çfarë mund t’i bëjnë më shume Kurtit, edhe pse për mendimin tim ajo çfarë po bën Kurti është problematike, por nga ana tjetër liderët nuk po bëjnë asgjë për Vuçiqin, pasi duan përkrahjen e Serbisë për Ukrainën si dhe duan litiumin e këtij vendi. Duhet të jetë e kundërta, sa më shumë presion t’i ushtrojë SHBA dhe BE Vuçiqit, aq më e madhe do të jete përkrahja e tij për Ukrainën dhe do të kemi më shumë shanse të bindim popullin serb që gërmimi për litium nuk dëmton ambientin. Nëse ne do të vazhdojmë të përkrahim Vuçiqin, ne do të humbasim popullin serb pasi ata nuk do të na besojnë për litiumin dhe gjithashtu do të humbasin edhe Albin Kurtin i cili nuk do të na besojë më.”, deklaroi analisti amerikan.

    Marrëdhëniet e liderëve europianë si Macron dhe Scholz me presidentin serb, Vuçiq, për analistin amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Edward Joseph, janë në ndjekje të politikës se SHBA-së.

    “Macron dhe Scholz po ndjekin pas vijën politike amerikane. Ata mendojnë se t’i shesësh arme Vuçiqit ai do të rrisë përkrahjen për ta, por është e kundërta Vuçiq po përfiton dhe do të vazhdojë politikën e tij destabilizuese në rajon, duke tërhequr pas vetes edhe Kurtin i cili do të vijojë të jetë provokativ me serbet e Kosovës”, theksoi Joseph./RTSH

  • “Jam në gjendje të keqe edhe që nuk jam t’u guxu me folë për shumë padrejtësi”, Fero tregon se nga çfarë ka frikë

    “Jam në gjendje të keqe edhe që nuk jam t’u guxu me folë për shumë padrejtësi”, Fero tregon se nga çfarë ka frikë

    Gjatë ditës së sotme, ish këngëtari Feronit Shabani i njohur si Fero, ka kërkuar ndihmë duke thënë se është në gjendje jo të mirë për shkak të, siç thotë ai, padrejtësive që i janë bërë.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin COMPAS në ATV, Fero tha është në gjendje të keqe edhe për arsye se nuk po guxon të flasë nga frika se mos prokuroria e Gjilanit po ia humb të drejtën që ta shoh vajzën e tij për pesë ditë në muaj.

    “Me të tregu drejt që unë kom ardh në këtë gjendje shkaku të shumë padrejtësive që më janë bërë dhe shkaku që nuk jam t’u guxu me folë për shumë padrejtësi që mu kanë ba, për arsye se nesër prokuroria mundet me ma marrë inati mua edhe mundet me mi hup ndoshta edhe qeto pesë ditë në muaj që e kam me e pa vajzën”, tha Fero.

    “Thirrja e jeme është për Prokurorinë e Gjilanit, sidomos për prokuroren që e ka rastin. Unë s’po di ndryshe qysh me i tregu prokurores që unë jom në gjendje shumë të keqe, çka nëse mua më ndodh diçka nesër, çka nëse unë më nuk mund t’i kontrolloj ndjenja e mia”, shprehet Fero. /atvlive.tv

  • “Nuk e di se ku gjendet vajza ime”, Fero flet në COMPAS, tregon se çfarë ka ndodhur

    “Nuk e di se ku gjendet vajza ime”, Fero flet në COMPAS, tregon se çfarë ka ndodhur

    Gjatë ditës së sotme, ish këngëtari Feronit Shabani i njohur si Fero, ka kërkuar ndihmë duke thënë se është në gjendje jo të mirë për shkak të, siç thotë ai, padrejtësive që i janë bërë.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin COMPAS në ATV, Fero tha se vajza e tij sot është kidnapuar, për shkak se siç thotë ai, enti social pa i dhënë ndonjë detaj, i kanë thënë se vajza e tij ka ikur.

    “Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vet Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres unë ta shoh vajzën time. Befasohna se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjindet. Dhe, më tragjike ka qenë ndodhia e sotit ku unë e konsideroj se vajza më është kidnapuar me një lloj mënyrë, për shkak se enti social më ka njoftuar se në ora katër me ardhë me e marrë vajzën, e në moment që unë shkoj me e marrë vajzën në kohën e caktuar që ata ma kanë caktuar, nuk më japin asnjë detaj se në çfarë drejtimi më është marrë vajza, vetëm se më thonë se vajza ka ikur”, tha Fero. /atvlive.tv

  • “Alarmante: rritje e përdorimit të drogave në Kosovë, 16 vjec mosha mesatare e përdoruesëve”

    “Alarmante: rritje e përdorimit të drogave në Kosovë, 16 vjec mosha mesatare e përdoruesëve”

     

    Është rritur numri i përgjithshëm i përdorueseve, abuzueseve të drogave në Kosovë.

    Rreth 2% e popullësisë së përgjithshme në Kosovë kanë provuar së paku një herë në jetën e tyre një lloj substance narkotike.  Sipas raporteve të dhëna nga institutet që vëzhgojnë nga afër qendrat dhe rastet e individeve të varur nga droga, kjo situatë është shqetësuese dhe duhet  shteti të merr masa institucionale për parandalimin dhe menaxhimin e kësaj situate.

    I ftuar në emisionin Libero, përfaqësuesi i qendrës “Labirinth” z. Muharrem Ademi, shpalosi të dhëna mbi gjendjen e viteve të fundit sa i përket kësaj problematike.

    “ Ne kemi një data-bazë ku të regjistruar janë 2800 persona, të cilët kanë kërkuar trajtim më të thellë dhe mosha mesatare ka kaluar në 16 vjec. Pra viteve të fundit, numri i përdoruesëve të rinj është rritur, e poashtu ka raste specifike ku janë nga kjo dukuri janë prekur edhe fëmijët” potencoi Muharrem Ademi.

    Sipas rasteve të studimeve thuhet se tashmë nuk bëhët fjalë vetëm për një lloj droge.

    “Kokaina është droga që po përdorët më së shumti, që vjen menjëherë pas kanabisit apo marijuanës.” ritheksoi përfaqesuesi i qendrës për trajtim të narkotikëve.

    Ndërkohë, tashmë është aprovuar strategjia (shtërore)  e re kundër drogave 2024-2028,  me të cilën parashihen kampanja, udhëzues dhe masa tjera parandaluese të cilat do të synojnë shkollat, kafiteritë, klubet e natës. Përveç kësaj, me aktivitetet parandaluese synohet edhe të rritet roli i sektorit jo-qeveritar në këtë drejtim, veçanërisht organizatave rinore, por edhe roli i shëndetësisë primare në parandalimin e rasteve urgjente të përdorimit  të drogës.

    Për më shumë rreth diskutimit të kësaj tematike, ndiqni linkun e emisionit Libero:

  • Kryeministri Kurti i shkon Sabri Fejzullahut në shtëpi për ditëlindje

    Kryeministri Kurti i shkon Sabri Fejzullahut në shtëpi për ditëlindje

    Kryeministri Albin Kurti i ka shkuar në vizitë për ditëlindjen këngëtarit Sabri Fejzullahu, i cili i mbush 77-vjet sot.

    Në një postim në Facebook, ai thotë se pak njerëz si Sabri Fejzullahu mund të përbashkojnë shpirtin energjik dhe krijimtarinë produktive të kombit tonë.

    “Ai me bashkëshorten Nera dhe djalin Ermalin, me vëllezër e mbesa, na pritën me ngrohtësi, dhe gjatë kësaj vizite, Sabriu ndau me ne një udhëtim magjepsës përmes gjashtë dekadave të karrierës së tij. Ai e nisi rrugëtimin e tij muzikor më 5 shtator 1965, dhe prej asaj dite ka qenë një forcë e vrullshme që ka formësuar muzikën pop në Kosovë dhe më gjerë”, ka thënë Kurti.

    Tutje, Kurti u shpreh se me Fejzullahun biseduan për përjetimet mbresëlënësë të këngëtarit,

    “Duke përmendur bashkëpunimet me figura të shquara dhe momentet kyçe që shënuan karrierën e tij të pasur, si dhe përvojat e tij me njerëz të papërsëritshëm si Jusuf Gërvalla”.

    “Çdo histori ishte një pasqyrim i jetës së ndryshimeve të mëdha politike nëpër të cilat kaloi Kosova, e ku mëson diçka më shumë edhe për atë që e ke ditur, gjithnjë të mbështjella me dashurinë e tij të pamasë për artin dhe publikun, e cila ndjehet në çdo performancë të tij”, ka thënë Kurti.

  • Tërmeti i fortë godet Rumaninë, kjo është epiqendra dhe magnituda

    Tërmeti i fortë godet Rumaninë, kjo është epiqendra dhe magnituda

    Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur vetëm 5 minuta më parë 62 km në veriperëndim të Buzaut, Rumani, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

    Tërmeti goditi në një thellësi të ndërmjetme prej 137 km nën epiqendrën pranë Buzau, Municipiul Buzău, Rumani, pasdite të së hënës, 16 shtator 2024, në orën 17:40 me orën lokale, shkruan VizionPlus, transmeton KosovaPress.

    Në bazë të të dhënave paraprake sizmike, tërmeti nuk duhet të kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme, por me gjasë është ndjerë nga shumë persona si dridhje e lehtë në zonën e epiqendrës.