ATV

Category: Lajme

  • Policia mban takim me DKA-të dhe me drejtorët e shkollave në Prishtinë, temë diskutimi siguria e nxënësve

    Policia mban takim me DKA-të dhe me drejtorët e shkollave në Prishtinë, temë diskutimi siguria e nxënësve

    Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me drejtorët komunal të arsimit dhe drejtores e shkollave të mesme në Komunën e Prishtinës, raporton EO.

    Aty u tha se qëllimi i takimit ishte bashkëbisedimi lidhur me punët dhe sukseset e Policisë me të gjitha aktivitetet që janë mbajtur në dhe përreth shkollave për “të ofruar një ambient më të sigurt për nxënësit në Prishtinë”

    Nënkoloneli, Basri Shabani ka njoftuar se në periudhën Janar-Gusht 2024, ka shënuar ulje të numrit të përgjithshëm të rasteve dhe të veprave penale në Kryeqytet.

    “Në kuadër të Drejtorisë Rajonale është e paraparë me programin e ri dhe Drejtoria e Policisë në Kryeqytet. Kemi paraparë edhe njësinë e reagimit të shpejtë. Në periudhën Janar-Gusht 2024, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka shënuar ulje të numrit të përgjithshëm të rasteve prej -2.0 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Në periudhën Janar-Gusht 2024, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka shënuar ulje të numrit të përgjithshëm të veprave penale prej -2.3 % në raport me periudhën e njejtë të vitit 2023. Është shënuar ngritje në numrin e veprave penale, lëndim i rendë trupor: 28.9 për qind grabitje: 55.6 për qind, grabitje në tentativë / 200.0 për qind, dhuna në familje 5.1 për qind. Kemi pasur një rritje në veprën penale grabitje dhe lëndime trupore”, ka thënë Shabani.

    Shef i Sektorit të Operatives Rajonale, major Bekim Bislimi ka deklaruar se misioni i policisë është mbrojtja e qytetarëve dhe krijimi i një ambienti të sigurt.

    “Misioni i Policisë së Kosovës është mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe krijimi i një ambienti të sigurt për të gjithë ata që jetojnë në Republikën e Kosovës. Dhuna shkolla paraqet një nga problemet më serioze që kërcënon zhvillimin e nxënësve, shëndetin e tyre, mirëqenien, të drejtat themelore dhe dinjitetin. Kjo situatë mund të sjellë rreziqe të mëdha, madje edhe kërcënimin e jetës së tyre. Prandaj, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me aktorët dhe partnerët e tjerë, synon përmirësimin e sigurisë se përgjithshme dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt në shkolla. Ne angazhohemi për të promovuar tolerancën, respektin dhe ndihmën për nxënësit, duke u fokusuar në parandalimin e dhunës dhe mbështetje për ata që përballen me probleme. Përmes aktiviteteve edukative dhe informuese, ne do të kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt”, ka thënë Bislimi.

  • Trump: Zelensky po merr miliardat, por po refuzon arritjen e ujdisë për përfundimin e luftës

    Trump: Zelensky po merr miliardat, por po refuzon arritjen e ujdisë për përfundimin e luftës

    Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka akuzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se po merr miliarda dollarë nga Shtetet e Bashkuara dhe, njëkohësisht, nuk po pranon ta “bëjë një marrëveshje” për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

    Trump, i cili e ka kritikuar ashpër Uashingtonin për furnizimin e Kievit me ndihma, tha se Ukraina është dashur të bënte lëshime para presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në muajt para se Rusia ta niste pushtimin e plotë të saj në shkurt të vitit 2022.

    “Çfarëdo marrëveshje – qoftë më e keqja – do të kishte qenë më e mirë se çfarë kemi tani”, tha Trump.

    “Nëse ata do të bënin marrëveshje të keqe, prapëseprapë do të kishte qenë më mirë se tani. Ata do të kishin hequr dorë nga pak gjëra dhe të gjithë do të jetonin, dhe çdo ndërtesë do të ishte e ndërtuar, dhe çdo kullë do të jetonte edhe 2.000 vjet”, tha Trump.

    Trumpi i bëri këto komente gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore, ndërkohë që Zelensky po merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, para vizitës në Uashington më 26 shtator, ku presidenti Joe Biden pritet të njoftojë për ndihmë të re për Ukrainën.

  • Lladrovci bën homazhe para memorialit të familjes Deliu në 26-vjetorin e masakrës

    Lladrovci bën homazhe para memorialit të familjes Deliu në 26-vjetorin e masakrës

    Kryetari i Komunë së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar masakrën e familjes Deliu, tre dëshmorët e fshatit Abri, si dhe dëshmorët në fshatin Negroc e Vuçak.

    Në një njoftim të lëshuar nga Komuna e Drenasit thuhet se Lladrovci bashkë me stafin e tij bënë homazhe pranë memorialit kushtuar familjes Deliu.

    Poashtu, Lladrovci me staf ka nderuar edhe dëshmorët Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, në varrezat e fshatit Abri.

    I pari i Drenasit theksoi rëndësinë e përjetshme të sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve për lirinë e vendit.

    “Me bashkëpunëtorët dhe qytetarët, u vendosën lule të freskëta në nderim të familjes Deliu, e cila u martirizua nga forcat serbe. Ushtria serbe kreu një akt gjenocidi kundër kësaj familjeje të paarmatosur, duke ekzekutuar nga afër 23 anëtarë vetëm pse ishin shqiptarë”.

    “Ndër viktimat kishte foshnja, gra shtatzëna dhe të moshuar, të pafuqishëm për të rezistuar. Kjo masakër mbetet një plagë e thellë dhe dhimbja për familjen Deliu vazhdon të jetë e madhe, ndërsa drejtësia ende nuk ka arritur të ndëshkojë përgjegjësit e këtij akti çnjerëzor”, thuhet në njoftim.

  • Osmani me presidentin e Gambisë, flasin për bashkëpunim mes dy vendeve

    Osmani me presidentin e Gambisë, flasin për bashkëpunim mes dy vendeve

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Gambisë, Adama Barrow, gjatë qëndrimit në New York.

    Osmani në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se me presidentin Barrow kishte një takimi të frytshëm ku u bisedua për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

    “Diskutim i frytshëm me presidentin e Gambisë, Adama Barrow, në New York. Mundësi e shkëlqyer për ta rikonfirmuar përkushtimin tonë ta përbashkët për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve tona, si dhe për ta avancuar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

     

  • Raportimet për “sanksione”, Policia e Kosovës: Vazhdojmë të kemi raporte dhe bashkëpunim të jashtëzakonshëm me ShBA-në

    Raportimet për “sanksione”, Policia e Kosovës: Vazhdojmë të kemi raporte dhe bashkëpunim të jashtëzakonshëm me ShBA-në

    Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimit të djeshëm në media se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “sanksionuar” këtë institucion, duke thënë se trajnimet nuk janë ndërprerë në asnjë periudhë kohore, dhe vazhdojnë të realizohen, e që ShBA-ja është përkrahësi kyç në ofrimin e këtyre trajnimeve në Policinë e Kosovës.

    Përmes komunikatës së lëshuar për media, Policia thotë se në periudhat 2022,2023 dhe 2024 janë realizuar 250 trajnime brenda dhe jashtë vendit.

    “Një nga përkrahësit dhe parterët kyç në ofrimin e trajnimeve brenda Policisë së Kosovës por edhe të dërgimit të zyrtarëve për trajnim jashtë vendit, ka qenë dhe vazhdon të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët gjatë periudhës kohore të viteve 2022-2023-2024, e deri me tani kanë realizuar mbi 250 trajnime brenda dhe jashtë vendit, ku kanë marrë pjesë mbi 2.300 pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, përfshirë edhe njësitet elite të PK-së”, thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë.

  • Sulmi ajror izraelit vret 23 punëtorë sirianë, raportojnë mediat libaneze

    Sulmi ajror izraelit vret 23 punëtorë sirianë, raportojnë mediat libaneze

    Ushtria izraelite e ka bombarduar një ndërtesë, në të cilën jetonin punëtorë sirianë në Liban, duke i vrarë 23 prej tyre, raportoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit.

    Ky ishte ndër sulmet më vdekjeprurëse në fushatën ajrore izraelite kundër Hezbollahut – grupit militant libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

    Sulmi ndodhi të mërkurën mbrëma kur Shtetet e Bashkuara me aleatë bënë thirrje për një armëpushim të “menjëhershëm” 21-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut.

    Izraeli ka kërcënuar se do të kryejë ofensivë tokësore në Liban, ndërsa këmbimi i rritur i zjarrit mes tij dhe Hezbollahut ka rritur frikën se mund të shpërthejë një luftë e përgjithshme.

    Agjencia libaneze e lajmeve tha se sulmi ndodhi në afërsi të qytetit të lashtë, Balbek, në verilindje të Libanit, i cili shtrihet përgjatë kufirit me Sirinë.

    Ajo e citoi kryetarin e fshatit Younine, Ali Kassas, duke thënë se trupat e 23 shtetasve sirianë janë nxjerrë nga rrënojat.

    Kryqi i Kuq Libanez tha se i ka nxjerrë nëntë trupa të vdekur, duke shtuar se trupat e tjerë po nxirren nga ekipet emergjente të Hezbollahut dhe nga Mbrojtja Civile Libaneze.

    Në Liban, i cili ka rreth 6 milionë banorë, jetojnë rreth 780.000 refugjatë të regjistruar sirianë dhe qindra mijëra të tjerë të paregjistruar.

    Më shumë se 600 njerëz janë vrarë në Liban nga e hëna, kur Izraeli filloi bombardimet e pareshtura për ta shkatërruar atë që e quajti infrastrukturë të ndërtuar nga Hezbollahu prej luftës së fundit mes tyre më 2006. Hezbollahu ka gjuajtur qindra raketa drejt Izraelit gjatë kësaj jave./REL

  • Homazhe në varrezat e familjes Deliu në Abri

    Homazhe në varrezat e familjes Deliu në Abri

    Në 26 vjetorin e masakrës së Abrisë, ku kriminelët serbë vranë e masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, aty ku prehen eshtrat e këtyre të rënëve, po bëhen homazhe.

    Familjarët e të vrarëve, bashkëfshatarë, ushtarë të FSK-së, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me deputetë të PDK-së, kanë kujtuar të rënët.

    Nderime tek varrezat e familjes Deliu në Abri, ka bërë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

    Edhe kandidati për kryeministër i PDK-së së bashku me anëtarë të kësaj partie kanë vendosur kurora lulesh në pllakën përkujtimore në varrezat e familjes Deliu.

  • Tahiri: Qeveria e ka sjellë situatën që një ambasador të dërgojë porosi që s’i dërgohet një vendi mik

    Tahiri: Qeveria e ka sjellë situatën që një ambasador të dërgojë porosi që s’i dërgohet një vendi mik

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka sjellë situatën që një ambasador amerikan të dërgoj porosi që nuk i dërgohet as një vendi mik, raporton Ekonomia Online.

    “Më ka ardhur shumë keq që kjo qeverisje eksperimentale e ka sjellë në atë stad një ambasador, një shërbyes të sistemit të diplomacisë amerikane në një situata që të përçon një porosi që nuk i dërgohet askujt e lerë më një vendi mik. Porosia është shumë e qartë, o burra o gra të këtij vendi, a kupton se aty ku ja keni mësyrë që të anëtarësoheni nuk mund të anëtarësoheni ku çdo ditë, çdo jave, çdo muaj, çdo vit i befasoni për të keq. Kur ju nuk kemi as një strategji bashkëpunuese për të pasur një vizion, për të treguar se qysh behet Kosova në BE e NATO e qysh hiqen sanksionet. Porosi më të qartë nuk di qysh mund te këtë”, u shpreh Tahiri.

    “Procesi i dialogut për këto vite ka qenë një proces eksperimental pa një vizion se ku dëshiron të dal Kosova, çfarë do të përfitojnë qytetarët e Kosovës. Diskursi i qeverisë jo veç se ka qenë i çuditshëm, por ka qenë në dëm të Kosovës, fillimisht duke folur sa e mirë është marrëveshja e Brukselit, pastaj duke u dakorduar për marrëveshjen e Ohrit. Pastaj duke kritikuar lehtësuesin dhe gjithë ata që janë marr me dialog. Cila është alternativa e dialogut që ky vend dhe ky shtet duhet ta bëjë për të hyrë në BE dhe NATO. Nëse nuk ka pse nuk përgatitet ky dialog në formën më të morë të mundshme. Vetëm një takimi i Kurtit ka qenë takim që ka qenë i përgatitur, të gjitha tjerat kanë qenë takime për të bërë një fotografim, për të përçuar një mesazh elektoral dhe jo për t’i bërë një shërbim Kosovës dhe vendit”, u shpreh ai.

  • Haradinaj pas paralajmërimeve të ShBA-së: Po hymë në një periudhë më të keqe

    Haradinaj pas paralajmërimeve të ShBA-së: Po hymë në një periudhë më të keqe

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e bujshme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili dje tha se nëse “dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, nuk duhet të urinosh para derës së tij”, raporton Eo.

    Haradinaj ka folur edhe për paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mund të ndërpritet bashkëpunimi i tyre me Policinë e Kosovës, si shkak i aksioneve të Qeverisë në veri të vendit.

    “Është punuar gjatë që kjo klima e keqe ose situata e rëndë me vendimmarrje në qeveri, kryeministrin, ministrat që të mos i prekin institucionet e sigurisë. Personalisht jam siguruar gjithë kohën që mos mi prek marrëdhëniet me institucionet e sigurisë, me ushtrinë, policinë AKI-në, doganat e gjyqësorin. Megjithatë po shihet se po hymë në një periudhë më të keqe përkundër që jemi angazhuar në vazhdimësi që përkeqësimi i marrëdhënieve me vendimmarrje politike mos me prek rendin dhe ligjin sigurinë dhe profesionistet”, ka thënë Haradinaj.

  • Jahja Koka “Marakli i kerreve” – Interesohet për të blerë veturë, kërkon mendim edhe nga kolegu i tij

    Jahja Koka “Marakli i kerreve” – Interesohet për të blerë veturë, kërkon mendim edhe nga kolegu i tij

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, zgjodhi një mënyrë të veçantë për të thyer monotoninë në seancën e Kuvendit ku po votoheshin marrëveshjet ndërkombëtare. Doktori i heliografisë laserike, Jahja Koka, është i interesuar për të blerë një veturë në rrjetet sociale.

    Siç shihet në pamjet e EO, Kokaj shikon në detaje veturën me ngjyrë të kaltër, ndërsa kërkon mendim edhe nga kolegu i tij, Valon Ramadani.