ATV

Category: Lajme

  • Aksion i madh në Pejë, sekuestrohet një ton bimë narkotike, kap shifrën e 5 milionë eurove

    Aksion i madh në Pejë, sekuestrohet një ton bimë narkotike, kap shifrën e 5 milionë eurove

    PËRGATITI: DRITON SADIKU  

    Njësiti policor anti-drogë zbarkoi në Pejë qysh herët në mëngjes.

    Cak kishte fshatin Sferkë në të cilën dyshohej se dikush po kryente aktivitete të jashtëligjshme, si kultivimi i bimëve narkotike.

    Ashtu siç dyshohej edhe ndodhi.

    Njësitet policore hasën në një mal të madh të mbjellë përplot me marihuanë.

    Ata sekuestruan të gjitha bimët që për nga pesha kalojnë 1 ton.

    Vlera monetare e sekuestruar e më pas edhe e asgjësuar, kap shifrën e 5 milionë eurove.

    Ky aksion u cilësua si më i madhi i këtij lloji në rrafshin e Dukagjinit.

    Për këtë rast, Prokuroria në Pejë tha se është arrestuar një person me nënshtetësi të Shqipërisë, ndërkaq disa të tjerë janë ende në arrati.

    Sipas hetuesve, destinimi i këtyre bimëve narkotike ishte tregu ndërkombëtar, ndërkaq ata që janë marrë me kultivimin tashmë janë në ndjekje nga policia.

  • BE-ja nënshkruan kontratën për matësit e konsumit të energjisë në veri

    BE-ja nënshkruan kontratën për matësit e konsumit të energjisë në veri

    PËRGATITI: FATLUM JASHARI   

    Procesi njëvjeçar për, fillimisht furnizim, e më pasinstalim të matësve të mençur të konsumit të energjisë elektrike në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin–Potok, mund të nisë para fundit të vitit.

    Pas një shtyrje, përkatësisht zgjatjeje të afatit në procedurat e prokurimit, më në fund Bashkimi Evropian, si financues i projektit, konfirmoi për ATV-në se tashmë ka nënshkruar kontratën për furnizim me rreth 25 mijë matës të mençur.

    “Enerdat” është kompani softuerike dhe e shërbimeve të teknologjisë së matësve të mençur, e cila operon kryesisht në shtetet evropiane.

    Matësit, të cilët do t’i blejë Bashkimi Evropian, do t’i dorëzohen KEDS-it, që pastaj në bashkëpunim me furnizuesin e licencuar për katër komunat me shumicë serbe në veri, “Elektrosever”, do të vijojnë me vendosjen e tyre.

    Po ashtu, parashihet furnizimi me koncetratorë dhe transformatorë të energjisë.

    Megjithatë, BE-ja nuk dha detaje për datën e nisjes së punëve në terren.

    Por, sipas kushteve specifike, në dokumentin të cilin e ka parë ATV-ja, brenda tre muajve të parë furnitori do të bëjë dërgesën e parë prej jo më shumë se 10% të totalit të matësve – që nënkupton se kjo do të bëhet para fundit të dhjetorit.

    Synimi është që nëpërmjet kontratës me afat zbatimiprej 365 ditësh t’i jepet fund praktikës aktuale të paushallit.

    Nga 1 Janari 2024, kur “Elektrosever” mori përsipër furnizimin në katër komunat me shumicë serbe në veri,shumica e pagesave mujore të kryera janë paushall, në vlerë rreth 20 euro.

    Ndërsa, deri tani është raportuar për nivel të ulët të pagesave nga konsumatorët.

    Që nga përfundimi i luftës, dëmi buxhetor si pasojë e mospagesës së energjisë elektrike në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin–Potok llogaritet të jetë rreth 350 milionë euro.

  • Mbyllja e strukturave paralele, prokuroria po i heton 12 persona

    Mbyllja e strukturave paralele, prokuroria po i heton 12 persona

    PËRGATITI: NORA LUTA   

    Një muaj pas mbylljes së komunave paralele serbe në veri, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka marrëaktvendim për nisjen e hetimeve ndaj katër personave.

    Gjatë një aksioni të Policisë, ishin grumbulluar dokumente që do t’i shërbejnë organit të akuzës për hetim. Në objektin që shërbeu si komunë paralele e Mitrovicës së Veriut, tashmë janë vendosur simbolet e shtetit të Kosovës.

    Ngjashëm është vepruar edhe në Zveçan, me ç’rast ky objekt do të shfrytëzohet nga Agjencia për regjistrimin civil.

    Prokuroria Themelore e Mitrovicës përveç rreth komunave paralele serbe, të cilat u mbyllën më 30 gusht të këtij viti, po zhvillon hetime edhe ndaj tetëpersonave dhe një subjekti juridik rreth veprimtarisë sëdegëve të Postës së Serbisë.

    Ato u mbyllën në fund të korrikut.

    Për këtë rast është autorizuar Policia e Kosovës që t’i intervistojë dëshmitarët e identifikuar, si dhe janë ndërmarrë disa veprime hetimore. Për këtë rast ka aktvendim mbi fillimin e hetimeve ndaj tetë (8) personave dhe subjektit juridik për veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike“. Ndërsa rreth komunave, ka aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj katër (4) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

    Policia e Kosovës thotë se është në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Mitrovicës.

    Derisa mbyllja e tyre ishte kritikuar nga ndërkombëtarët, juristët konsiderojnë se hetimet nuk do të duhej të ndikoheshin nga politika.

    Ndërkohë, gjatë këtij viti institucionet mbyllën edhe shtatë komuna të tjera paralele serbe në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash.

    Zyrtarët qeveritarë thanë se këto komuna kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë.

     

  • Serbët e Zubin-Potokut protestojnë për faltoret që pretendojnë se ua dëmtuan policët

    Serbët e Zubin-Potokut protestojnë për faltoret që pretendojnë se ua dëmtuan policët

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ  

    Disa nga banorët e Zubin–Potokut, u mblodhën para stacionit të policisë në këtë komunë, paraditen e sëpremtes.

    Ata pretendojnë se zyrtarë policorë ua dëmtuan disa faltore bashkë me reliktet të cilat edhe i mbanin në duar.

    Derisa vetë policët e bllokuan rrugën për qarkullim tëveturave, protestuesit u nisën drejt kishës në qendër.

    Pasi i kryen disa rite fetare, nisën t’i shprehin pakënaqësitë.

    Pas afro një ore, protesta përfundoi e qytetarët nisën tëshpërndaheshin.

    Lidhur me këtë rast, Policia tashmë i ka nisur hetimet.

    “Jemi interesuar për këtë çështje. Po punojmë në këtë drejtim. Ta shohim nëse ka punë edhe Inspektorati Policor. Jemi të interesuar për ta ruajtur secilin relikt e secilin institucion fetar“, tha zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

    ATV-ja kupton se vetë banorët që protestonin, nuk e kishin paraqitur rastin në Polici. Ky institucion nisihetimet vetëm pasi pa lajmet në media.

  • OKB: Më shumë se 30.000 persona janë larguar nga Libani në Siri

    OKB: Më shumë se 30.000 persona janë larguar nga Libani në Siri

    Më shumë se 30.000 persona, shumica sirianë, janë larguar nga Libani në Siri në 72 orët e fundit, tha agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara më 27 shtator, teksa konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut – i cili është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – po intensifikohet.

    Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

    Afër 80 për qind e personave që po e kalojnë kufirin ishin sirianë dhe afër 20 për qind ishin libanezë, tha Gonzalo Vargas Llosa, përfaqësuesi i UNHCR-së në Siri.

    Pothuajse gjysma ishin fëmijë dhe adoleshentë, ndërkaq numri i burrave që kaluan kufirin ishte i vogël, tha ai.

    “Ata po kalojnë nga një shtet që është në luftë, në një tjetër që po përballet me një konflikt që 13 vjet”, tha Vargas Llosa gjatë një konference për media në Gjenevë.

    Ai tha se UNHCR-ja po punon me Qeverinë siriane dhe partnerët për të përshpejtuar procesin e pranimit të tyre, se Siria po i lejon shtetasit libanezë të hyjnë në shtet, dhe se ata mund të qëndrojnë në shtet nëse kanë një dokument të identifikimit.

    Libani është shtëpi e afër 1.5 milion sirianëve që ishin larguar nga lufta civile në shtetin e tyre.

    Konflikti mes forcave izraelite dhe Hezbollahut është intensifikuar së fundi, teksa qindra persona janë vrarë në Liban nga sulmet ajrore izraelite.

    Në total, më shumë se 200.000 persona në Liban janë zhvendosur nga konflikti, sipas OKB-së./REL/

  • Rohde: Përkushtimi i Qeverisë ndaj dialogut, hap kyç për të përfituar nga Plani i Rritjes i BE-së

    Rohde: Përkushtimi i Qeverisë ndaj dialogut, hap kyç për të përfituar nga Plani i Rritjes i BE-së

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të Brukselit.

    Përmes një postimin në platformën X, Rohde tha se ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë të planit të BE-së për Rritje.

    “Mirëpres përkushtimin e qartë dhe publik të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja në një frymë konstruktive”.

    “Ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë sipas Planit të Rritjes së BE-së”, ka thënë Rohde.

    Kurti, gjatë qëndrimit në Bruksel javën e kaluar, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman.

    Aty, Kurti foli për dialogun, duke thënë se Kosova është e gatshme ta vazhdojë këtë proces.

    “Duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është proces i ndarë por që ka ndikim në zgjerimin e BE-së, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës vazhdimisht ka qenë palë konstruktive dhe se e ka në interes përmbylljen e këtij procesi. Në këtë kuptim, kryeministri ia ka konfirmuar Drejtorit Koopman qëndrimin në mbështetje të Marrëveshjes bazë dhe Planit Zbatues, të arritura vitin e kaluar”, u tha në një komunikatë të Qeverisë më 20 shtator.

  • Kërkohet përmirësimi i legjislacionit për gjuhën e shenjave në Kosovë

    Kërkohet përmirësimi i legjislacionit për gjuhën e shenjave në Kosovë

    Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit dhe Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, ka organizuar të premten konferencën për shënimin e Javës Ndërkombëtare të Shurdhërve dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, me moton “Me shenja për të drejtat e gjuhës së shenjave”, raporton Ekonomia Online.

    Qëllimi i këtij takimi është që të theksohet rëndësia e përdorimit të gjuhës së shenjave si një mënyrë për arritjen e të drejtave për gjuhën e shenjave, duke përfshirë përmirësimin e legjislacionit, si dhe procesin e zhvillimit të koncept-dokumentit për gjuhën e shenjave në Republikën e Kosovës.

    Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit, Habit Hajredini, ka thënë se në këtë takim do të diskutohet edhe për konceptdokumenti që ka të bëjë me ofrimin e gjuhës së shenjave për personat e shurdhër.

    “Sot ne jemi këtu për të shënuar këtë ditë ndërkombëtare dhe për të diskutuar për progresin, sfidat dhe vështirësitë që kemi në fushën e të drejtave për personat me aftësi të kufizuar, ne veçanti për peronat e shurdhër. Natyrisht për të ju informuar me procesin e ri që e kemi marr si qeveri, për të zhvilluar koncept dokumentin që ka të bëjë me lehtësimin apo ofrimin e gjuhës së shenjave në përgjegjësi për personat e shurdhër për të diktuara për progresin e sfidat që kemi në edukim, shëndetësi e mirëqenie sociale”, ka thënë ai.

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilija Rexhepi, ka thënë se prioritet i qeverisë së Kosovës është që të siguroj mundësi dhe të drejta të barabarta e qasje për të gjithë qytetarët pa dallime.

    “Qëllimi i qeveris është që të siguroj mundësi të barabartë për të gjithë, qasje për të gjithë. Qeveri është e përkushtuar për zbatimin e kornizës politike dhe politikave që janë në fuqi që janë në respektim e personave me aftësi të kufizuara. Duhet të punohet edhe më shumë, të bëhen reformat në shkolla, duke filluar me personelin. Jemi në proces të përfundimit të strategjisë për personat me aftësi të kufizuar… Zotohemi në përmbushjen e të gjitha obligimeve që kemi si qeveris jemi të gatshme që duhet të punohet më shumë, institucionet duhet të organizohen. Në çdo institucion do të ofrojmë shërbime për personat me aftësi të kufizuar. Vetëm bashkë mund ti zgjidhim problemet tona”, ka thënë ajo.

    Besnik Parduzi, kryetar i Shoqatës Kosovare të Shurdhërve, ka thënë se shpreson që koncept-dokumenti për këta persona i hartuar nga qeveria të kaloj deri ne dhjetor të këtij viti.

    “Sot mblidhem që të reflektojmë se cilat janë sfidat që përballemi. Koncept dokumentin është dorëzuar një draft dhe shpresojmë që deri në fund të dhjetori kjo të aprovohet dhe të kemi hapa të tjerë për komunitetin e shurdhërve. Shpresoj që kjo të arrihet deri në dhjetor, që koncept-dokumenti të kaloj”, ka thënë ai.

  • Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”

    Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me inicialet Sh.K.,në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    I dyshuari i lartëcekur është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M. duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit do të ndërmarr veprimet e mëtejme ligjore.

  • IKSHPK: Vaksina kundër kancerit të mitrës tani ofrohet edhe për vajzat 13 deri 21 vjeçare

    IKSHPK: Vaksina kundër kancerit të mitrës tani ofrohet edhe për vajzat 13 deri 21 vjeçare

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se tash e tutje ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV), edhe për vajzat nga mosha 13-21.

    Përmes një njoftimi zyrtar, thuhet se për këtë grup-moshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare.

    Po ashtu, kanë bërë të ditur se pas fazës së parë të suksesshme të vaksinimit kundër HPV, për vajzat e klasave të gjashta, sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, tani ka filluar faza e dytë, gjatë të cilës deri më 31 dhjetor 2024, vaksinën kundër HPV mund ta marrin edhe vajzat të cilat s’janë vaksinuar gjatë fazës së parë.

    “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se, me rekomandim të Komitetit Profesional Këshillues për Vaksinim, dhe me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, tash e tutje, ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV) edhe për vajzat nga mosha 13-21 vjeçe. Për këtë grup-moshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare. Vaksinimi bëhet në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse dhe në IKSHPK”, thuhet në postimin e tyre.

  • Osmani takohet me Blinkenin, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së

    Osmani takohet me Blinkenin, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Nju Jork është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

    Përmes një postimi në X, Osmani u shpreh se falënderoi Blinkenin, për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së.

    “Gjithmonë është mirë të takohesh me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen liderëve në Nju Jork nga presidenti Joe Biden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së”, shkroi e para e vendit.