ATV

Category: Lajme

  • Bajrami: Nga 859 milionë për investime kapitale, deri në shtator Qeveria shpenzoi veç 159 milionë

    Bajrami: Nga 859 milionë për investime kapitale, deri në shtator Qeveria shpenzoi veç 159 milionë

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me investimet kapitale, ku ka thënë se nga 859 milionë euro të parapara, deri në shtator janë shpenzuar vetëm 159 milionë euro, raporton Express.

    Sipas Bajramit, kjo shifër, që thotë se është e dhënë e Ministrisë së Financave, tregon se ka mospunë.

    Për pjesën e shpenzuar, Bajrami ka thënë se një pjesë janë “kontrata njëburimore me korrupsion”.

    “Derisa qytetarët shpenzojnë kohë në kolonat me pluhur, shpenzojnë karburant dhe amortizojnë automjetet e tyre në rrugët për Podujevë, Mitrovicë, Pejë e Gjilan partia në pushtet prej 859 milionë eurove të parapara për investime kapitale në buxhetein e vitit 2024, deri me 1 shtator ka arritur të shpenzoj vetëm 159 milionë euro (ndërsa komunat me krejt pengesat nga Ministria e Financave kanë shpenzuar 120 milionë euro për investime kapitale deri me 1 shtator). Këto të dhëna janë të Ministrisë së Financave”, ka shkruar Bajrami.

    “Në anë tjetër mbi këtë qeveri rëndon barra e 273 milionë tenderëve sekret, taksa tonat këto të shpenzuara në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, duke dëmtu buxhetin e duke favorizu kompani në dëm të konkurrencës së lirë në treg. E pamë mospunën tuaj, prandaj s’mund të fshiheni më prapa mashtrimeve e propagandës”, ka shkruar tutje Bajrami.

  • Ushtria e Izraelit: Kemi vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah

    Ushtria e Izraelit: Kemi vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah

    Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallahun, pas sulmit në Bejrut të premten.

    Sipas “REL”, ushtria ka thënë se gjatë sulmit janë vrarë edhe Ali Karki, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, dhe komandatë të tjerë të Hezbollahut.

    Ndryshe, sulmi ndaj selisë qendrore të Hezbollahut erdhi vetëm pak pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi se veprimet ndaj organizatës së shpallur terroriste nuk do të ndalen.

    “Ne po vazhdojmë që ta sulmojmë Hezbollahun me forcë të plotë dhe nuk do të ndalemi derisa t’i arrijmë qëllimet tona – kryesorja në mesin e tyre rikthimi i banorëve të veriut në mënyrë të sigurt në shtëpitë e tyre” – tha Netanyahu.

    Netanyahu ndërpreu vizitën e tij në ShBA dhe do të kthehet menjëherë në Izrael.

    Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë të njoftuara për sulmin e Izraelit.

    “SHBA-ja nuk ka qenë e përfshirë në këtë operacion dhe ne nuk kemi pasur paralajmërim paraprak.” – ka thënë ajo për mediat.

  • Sveçla i lumtur për renditjen e Kosovës në top 10 vendet me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit

    Sveçla i lumtur për renditjen e Kosovës në top 10 vendet me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit

    Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur i lumtur për raportin e fundit të kompanisë amerikane Gallup, ku Kosova u rendit në top 10 vendet e botës me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit dhe në mesin e vendeve më të sigurta në glob për qytetarët e saj.

    Sveçla thotë se kjo renditje vjen si rezultat i dëshirës së qytetarëve për qetësi, rend dhe nga vullneti i institucioneve e agjencive ligjzbatuese që kjo të plotësohet.

    “U jam falënderues të gjithëve për këtë arritje të Republikës sonë. Le të punojmë edhe më shumë që të renditemi në 5shen e parë”, shkruan ministri në facebook.

  • Lajçak i vlerëson idetë dhe rekomandimet që thotë se ia dha Osmani për zbatimin e marrëveshjes gjatë takimit në Nju Jork

    Lajçak i vlerëson idetë dhe rekomandimet që thotë se ia dha Osmani për zbatimin e marrëveshjes gjatë takimit në Nju Jork

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke u takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, para kthimit në Bruksel.

    Lajçak ka zbuluar se Osmani ka dhënë ide dhe rekomandime se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

    “Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës VjosaOsmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Lajçak.

  • Uragani Helene mbyt 43 persona në ShBA

    Uragani Helene mbyt 43 persona në ShBA

    Të paktën 43 njerëz kanë vdekur dhe miliona kanë mbetur pa energji të premten, derisa uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA-së.

    Zyrtarët vazhduan shpëtimin me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit në ujërat e përmbytjeve – duke përfshirë rreth 50 punëtorë dhe pacientë që u grumbulluan në çatinë e një spitali të përmbytur në Tenesi, raporton BBC.

    Ishte stuhia më e fuqishme në rekord që goditi Big Bend të Floridës dhe u zhvendos në veri në Gjeorgji dhe Karolina.

    Siguruesit dhe institucionet financiare thonë se dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda dollarë.

  • E mitura në Suharekë dyshohet se u dhunua nga dy persona, njëri në arrati – Policia jep detaje

    E mitura në Suharekë dyshohet se u dhunua nga dy persona, njëri në arrati – Policia jep detaje

    Një e mitur në Suharekë dyshohet se është dhunuar nga Policia e Kosovës.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një nga të dyshuarit është i mitur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar tashmë, e tjetri gjendet në arrati.

    Rasti dyshohet se ka ndodhur para dy ditësh.

    “DHUNIM – Suharekë 26.09.2024 – 20:30. Viktima femër kosovare e mitur, dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur). Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit të dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raport.

  • Borrell: Askush nuk mund ta ndalojë Netanyahun, as Amerika

    Borrell: Askush nuk mund ta ndalojë Netanyahun, as Amerika

    Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell thotë se asnjë fuqi, përfshirë SHBA-në, nuk mund ta “ndalojë” kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

    Josep Borrell u tha gazetarëve në Nju Jork se “ndërkombëtarët po rrisin presionin për një armëpushim, por askush nuk duket se është në gjendje ta ndalojë Netanyahun, as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor”.

    Borrell tha se Netanyahu e kishte bërë të qartë se izraelitët “nuk ndalojnë derisa Hezbollahu të shkatërrohet”.

    “Nëse shkatërrimi është i njëjtë si me Hamasin, atëherë ne do të shkojmë për një luftë të gjatë,” tha ai, cituar nga agjencia e lajmeve AFP.

    • Të premten, zyrtarët libanezë thanë se gjashtë persona u vranë dhe 91 u plagosën në një sulm ajror, ndërsa zyrtarët lokalë thanë se rreth 800 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Liban që nga e hëna.
  • Osmani pritet nga mërgata në ShBA: Mbrëmje madhështore, ashtu siç është lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës

    Osmani pritet nga mërgata në ShBA: Mbrëmje madhështore, ashtu siç është lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar dje me mërgatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë qëndrimit në New York.

    Osmani e ka cilësuar këtë si një mbrëmje madhështore, “ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës”.

    Ky takim është organizuar nga shoqatat shqiptare atje.

    “Një mbrëmje madhështore në mesin e mërgatës sonë dje, ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës!  Faleminderit Shoqatës ‘Ulqini’ dhe të gjitha shoqatave të tjera pjesëmarrëse për organizimin”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar edhe pamje nga takimi.

  • Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi zemëron Kosovën

    Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi zemëron Kosovën

    PËRGATITI: ARTON HAMITI  

    Shqipëria dhe Serbia pritet të organizojnë bashkë Kampionatin Evropian të futbollit, për grupmoshën U21 në vitin 2027.

    UEFA ka konfirmuar se kandidatura e dy shteteve ballkanike është e vetmja brenda afateve dhe se shtetet i plotësojnë kushtet për ketë kompeticion.

    Që nga maji, kur Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Serbisë ishin bashkuar për organizimin e turneut me 16 ekipe përfaqësuese, reagimet ishin të ashpra si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

    “Reagimet atje janë se Shqipëria po ndryshon, është shtet multikultural, sepse shikohet vetëm aspekti sportiv, përderisa ne që kemi pasur tërë këtë histori me Serbinë, sidomos viktimat e luftës së fundit dhe ende nuk kemi kërkim falje, atëherë kjo dhemb shumë. Është dashur që FSHF-ja ta njoftojë FFK-në dhe të bisedojnë se si të organizohet, pse duhet të organizohet dhe kush do të përfitojë”, u shpreh gazetari i sportit, Bujar Mehmeti.

    Nga ky organizim, vlerësohet se do të përfitojë vetëm një njeri.

    “Nga kjo, që për ta përmbyllë shihet vetëm një përfitues, vetëm një njeri e ai është Armando Duka,i cili po në vitin 2027, do të garojë për president të UFEA-s

    ”, deklaroi tutje Mehmeti.

    Megjithatë, për profesorin universitar MilazimKrasniqi, reagimet duhet të jenë më të arsyeshme.

    “Nuk duhet të ketë reagime histerike e reagime halucinante, sepse çdo gjë duhet të racionalizohet. Shqipëria është shtet i pavarur dhe sovran, i ka politikat e veta dhe interesat e veta, është mirë që ato të harmonizohen me Kosovën, por kur nuk gjejnë partner në Kosovë, atëherë kërkojnë dika tjetër. E dyta, futbolli duhet të ndahej nga politika dhe nga raportet kombëtare shqiptaro-serbe.” tha profesori universitar, Milazim Krasniqi.

    Ndaj këtij organizimi kanë reaguar edhe grupet e tifozëve në Kosovë dhe në Shqipëri. Tifo-grupi zyrtar i Kosovës, “Dardanët”, përmes një postimi në Facebook, thotë se “dikush ka vendosur të shkelë me dy këmbët mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane”.

    Të ashpër në reagimin e tyre ishin edhe “Tifozët Kuqezi” duke përmendur mijëra viktima nga masakrat që Serbia i kreu në Kosovë. Në Shqipëri madje u nis edhe një fushatë kundër kryetarit të FSHF-së, ArmandoDuka, i cili mban edhe pozitën e zëvendëspresidentit të UEFA-s.

    Por, në postimet e faqes zyrtare të FSHF-së, së fundmi nuk lejohen komentet, pasi thuajse të gjitha ishin fyese ndaj saj e presidentit Duka.

  • Nxënësit e “The British School of Kosova” informohen rreth kancerit të gjirit

    Nxënësit e “The British School of Kosova” informohen rreth kancerit të gjirit

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI   

    Me vëmendje po dëgjojnë ligjëratat e profesionistëve, në lidhje me sëmundjen e kancerit të gjirit, nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme “The British School ofKosova”.

    Ky aktivitet po mbahet në kuadër të javëve për ndërgjegjësim, lidhur me kancerin e gjirit.

    Për simptomat e këtij kanceri dhe rëndësinë e zbulimit sa më të hershëm të kësaj sëmundjeje, nxënësit u informuan më në detaje nga doktoresha Vjollca Zeqiri.

    Ndërkaq, sipas Drejtorit të shkollës “The BritishSchool of Kosova”, gjeneratat e reja mund të jenë misionarë të fushatave vetëdijesuese.

    Sipas të dhënave ndërkombëtare, çdo e 8 grua vuan nga kanceri i gjirit dhe çdo e 33-ta grua vdes nga kjo sëmundje.