ATV

Category: Lajme

  • Konjufca shkon për ngushëllime në shtëpinë e Jakup Krasniqit pas vdekjes së vëllait të tij

    Konjufca shkon për ngushëllime në shtëpinë e Jakup Krasniqit pas vdekjes së vëllait të tij

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca bashkë me deputetët Avni Dehari, Hydajet Hyseni e Gani Krasniqi, kanë shkuar në shtëpinë e familjes së Jakup Krasniqit në Negroc të Drenasit, me rastin e vdekjes së Azem Krasniqit.

    Duke shprehur ngushëllimet për vdekjen e Azemit, vëllait të vogël të Jakupit, sipas Indeks Online ai tha se “baci Jakup e ka mbajtur afër vetes në Kuvend dhe e ka mësuar se si duhet shteti”.

    “Babai im ka qenë shok me bacin Jakup, kanë qenë bashkë në burg. Kam qenë edhe unë për pesë vjet nënkryetar i tij në kuvend dhe më ka mbajtur afër, më ka respektuar dhe më kë mësuar shumë gjëra. E çmoj shumë dhe kam një respekt të veçantë për të”, ka thënë Konjufca.

  • Trendafilova në Kosovë, Rohde: Gjermania e mbështet fortë punën e Gjykatës Speciale

    Trendafilova në Kosovë, Rohde: Gjermania e mbështet fortë punën e Gjykatës Speciale

    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka pritur sot në një takim kryetaren e Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

    Rohde ka thënë se ka rikonfirmuar përkrahjen e fort të Gjermanisë për punën e Speciales dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë.

    “Gjithmonë një kënaqësi për t’u takuar me presidenten e Dhomave të Specializuara. Theksova kontributin thelbësor të Dhomave për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe riafirmova mbështetjen e fortë të Gjermanisë për punën e tyre si dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë”, ka thënë Rohde.

  • Dhuna,  “mjet” disiplinimi kundrejt fëmijëve

    Dhuna, “mjet” disiplinimi kundrejt fëmijëve

    Në Kosovë, dhuna ndaj fëmijëve, qoftë fizike apo psikologjike, vazhdon të konsiderohet si një normë disiplinuese.

    Sipas studimeve të fundit nga UNICEF, përdorimi i dhunës si mjet disiplinimi mbetet një praktikë e zakonshme në shumë familje dhe shkolla, pavarësisht pasojave të rënda që ajo sjell.

    Ekspertët e psikologjisë dhe zhvillimit të fëmijëve paralajmërojnë se dhuna, në çdo formë të saj, shkakton dëmtime të thella zhvillimore. Kjo temë u diskutua në emisionin “Libero”, ku profesionistë të fushës theksuan nevojën për një qasje më të shëndetshme në edukimin e fëmijëve.

    Psikologia Ibelinda Halili rekomandon alternativa që promovojnë disiplinën pozitive dhe ndihmojnë në ndërtimin e një marrëdhënie të shëndetshme mes prindërëve dhe fëmijëve.

     “Gjuha komunikuese ndaj fëmijëve shpeshherë është e gabuar. Prindërit kanë tendencë të përdorin fjalë të papërshtatshme, duke e harmonizuar kështu këtë lloj komunikimi brenda familjes dhe duke e çuar në bullizëm social jashtë saj. Kjo cënon autoritetin dhe identitetin e fëmijës,” u shpreh ajo.

    Ajo theksoi rëndësinë e ruajtjes së standardeve të komunikimit dhe ndërtimit të një mjedisi pozitiv, pa dhunë.

    Studimet tregojnë se abuzimi dhe neglizhenca ndikojnë negativisht në zhvillimin emocional, funksionimin social dhe performancën akademike të fëmijëve, duke çuar në sjellje problematike gjatë jetës.

    Për këtë situatë konsiderohet se duhet një vëmendje e menjëhershme për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve.

    Për më shumë rreth aspekteve të dhunës ndaj fëmijëve nga perspektiva psikologjike, ndiqni linkun e plotë të emisionit:

  • Abdixhiku: Në Kullën e heroit Ismet Rrahmani, duke nderuar të shkuarën, bëjmë të ardhmen

    Abdixhiku: Në Kullën e heroit Ismet Rrahmani, duke nderuar të shkuarën, bëjmë të ardhmen

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se këtë mëngjes, së bashku me Kujtim Shala, qëndruan në Drenicë, në Açarevë, në Kullën e Heroit Ismet Rrahmani.

    Në një postim në Facebook, ai ka thënë u prita nga vëllezërit e familjarët e Heroit

    “Nderova kontributin e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të gjithë përpjekjes popullore për liri, pavarësi e demokraci”.

    “Duke nderuar të shkuarën, bëjmë të ardhmen!”, ka thënë Abdixhiku.

  • Kurti kryetarëve të komunave ua prezanton arritjet: T’i vazhdojmë bashkë punët e nisura

    Kurti kryetarëve të komunave ua prezanton arritjet: T’i vazhdojmë bashkë punët e nisura

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë qeverisjes së tij, Bruto Produkti Vendor është rritur me 33 për qind ndërkaq buxheti i shtetit me 35 për qind, raporton Ekonomia Online.

    Këto komente, shefi i Qeverisë i bëri në takimin me kryetarët e komunave për koordinim ndërinstitucional për Strategjinë Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve; ndërlidhjen e qytetarëve me adresë zyrtare; Kontratën Kolektive etj.

    Madje tha se këtë vjeshtë në Kosovë janë 425 mijë të punësuar dhe se janë shpërndarë 1.3 miliard euro te qytetarët dhe te bizneset përmes masave të shumta.

    “Situata ka ndryshuar në mënyrë pozitive, këtë vjeshtë në Kosovë kemi me 425 mijë të punësuar, ndërkaq në pranverën e vitit 2021 ishin 350 mijë të punësuar. Ekonomia në këto vite, përkatësisht Bruto Produkti Vendor është rritur me 33 për qind ndërkaq buxheti i shtetit me 35 për qind. Janë shpërndarë 1.3 miliard euro te qytetarët dhe te bizneset përmes masave të shumta”.

    “Gjithashtu kemi një ngritje të pagës minimale, ndërsa tash kemi prezantuar skemën pensionale. Një arritje tjetër ku përfitojnë komunat është janë përzgjedhur lokacionet, ndërsa tani janë nënshkruar pesë komuna. Vlen përmendet ndërtim i shtëpive nga MAPL nëpër komuna”, u shpreh Kurti.

    Ai përmendi edukimin e gjeneratave të reja përmes arsimit dual. Kurti tha se “sot i kemi 12 profile me mbi 2500 nxënës”, ndërsa iu kërkoi kryetarëve të komunave rritjen e numrit të nxënësve, profileve dhe shkollave. Kurti kërkoi që “punët e mbara t’i vazhdojmë”, ndërsa tha se Qeveria do t’u ndihmojë komunave.

    “Ju inkurajoj të gjithëve që e keni tashmë mësimin dual, ta rrisim bashkërisht numrin e nxënësve, numrin e profileve, numrin e shkollave, ndërkaq ju të nderuar kryetarë e nënkryetarë të komunave që nuk e keni ende sistemin e arsimit dual, është mirë që sa më parë të fillojmë një bashkëbisedim që ai të vendoset edhe aty ku ende nuk është”, tha ai.

    “Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar e për t’ju përkrahur, andaj edhe për këtë le ta intensifikojmë dialogun e bashkëpunimin”.

  • AAK kërkon “veprime të menjëhershme për ujin e pasigurt të Badocit”

    AAK kërkon “veprime të menjëhershme për ujin e pasigurt të Badocit”

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar për raportimet për cilësinë e ujit nga Liqeni i Badocit.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo situatë përbën një rrezik të madh për shëndetin publik dhe kërkon veprime të menjëhershme për të shmangur dëmtime të mëtejshme.

    “Ndërkohë, trajtimi i ujit në fabrikën e Badovcit vazhdon të mbetet i papërmirësuar, sidomos lidhur me problemin e manganit. Mungesa e planifikimit dhe investimeve adekuate ka kontribuar në mosmenaxhimin e kësaj krize, pasi nuk janë kryer investimet e nevojshme për të shmangur përsëritjen e problemeve të tilla”.

    “Në përpjekje për të përballuar këtë situatë, KRU Prishtina ka filluar të shpërndajë ujë përmes auto cisternave në disa lagje, një masë që zakonisht ndërmerret në raste emergjente. Megjithatë, për shumë banorë, sidomos për ata që jetojnë në apartamente, kjo ka krijuar një situatë të vështirë. Banorët detyrohen të përshtatin jetën e tyre përreth orareve të shpërndarjes së ujit, duke përjetuar stres dhe shqetësime të vazhdueshme. Përballja e përditshme me sfidën e bartjes së ujit dhe mungesën e furnizimit të qëndrueshëm krijon edhe pasiguri për shëndetin publik, pasi mungesa e furnizimit me ujë të pastër për konsum dhe higjienë mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore”, thuhet në njoftim.

    Disa pyetje që AAK-ja kërkon përgjigje janë:

    – Pse KRU Prishtina nuk ka ndërmarrë masa për përmirësimin e trajtimit të ujit, kur ky problem është i njohur dhe përsëritet çdo vit?

    – Cili ka qenë roli i Qeverisë së Kosovës, e cila vazhdimisht ka trumbetuar se tani ndërmarrjet publike menaxhohen nga borde dhe menaxhmente profesionale?

    – Cili ka qenë roli i ARRU-së, si autoritet rregullator dhe I pavarur, për të parandaluar dhe mos lejuar përsëritjen e këtij problemi?

  • Sveçla njofton se është hapur pikëkalimi në Merdare për mallrat serbe

    Sveçla njofton se është hapur pikëkalimi në Merdare për mallrat serbe

    Autoritetet kosovare e kanë hapur të martën pikëkalimin kufitar me Serbinë në Merdare, për kalimin e mallrave nga Serbia, njoftoi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

    “Bazuar në vlerësimin e situatës së sigurisë nga ana e MPB-së, në pikëkalimin kufitar në Merdare, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë”, tha Sveçla.

    Importimi i mallrave serbe rifilloi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës një ditë më parë për ta hequr ndalesën ndaj mallrave nga Serbia për këtë pikëkalim kufitar.

    Sveçla shkroi në Facebook të martën se pikëkalimi në Merdar do të jetë i hapur menjëherë për të gjitha mallrat nga Serbia, por ato së pari duhet t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X.

    “Transportuesit e mallrave gjatë kësaj periudhe duhet të kenë parasysh këtë ndryshim dhe të bëjnë planifikimin e duhur të kohës së nevojshme për procedurat e reja të kalimit të pikës kufitare”, shkroi ai.

    Si shtoi se pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat “në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare”.

    Qeveria e Kosovës e kishte vendosur ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia në korrik të vitit 2023 për arsye “sigurie”, pasi tre policë të Kosovës ishin arrestuar nga policia serbe. Megjithëse ata ishin liruar më vonë, vendimi për mallrat serbe kishte mbetur në fuqi.

  • ​Hadar jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Kosovës në basketboll

    ​Hadar jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Kosovës në basketboll

    Rami Hadar ka dhënë dorëheqje për arsye personale si përzgjedhës i Kosovës A te meshkujt. Hadar ishte emëruar përzgjedhës i Kosovës në maj të vitit 2023. Kështu ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

    Ai udhëhoqi Dardanët në parakualifikimet e Eurobasket 2025, në përballjet me Zvicrën dhe Danimarkën, duke pasur dy fitore dhe dy humbje. Kosova shënoi dy fitore ndaj Zvicrës, si dhe pësoi nga Danimarka.

    Gjithashtu Hadar ishte trajner i Kosovës në dy ndeshjet parakualifikuese për Kupën e Botës 2027, ku Kosova fitoi ndaj Irlandës dhe pësoi nga Azerbajxhani.

    Ndërkohë, Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar negociatat me trajnerë potencial për të udhëhequr Dardanët, ku përzgjedhësi i ri pritet të emërohet shumë shpejt. Ndërkohë, ndeshjet e ardhshme për Dardanët janë në muajin nëntor, kundër Zvicrës dhe Irlandës për parakualifikimet e Kupës së Botës 2027.

  • ​Bastisjet në MMPH, Izedin Bytyqi shoqërohet në Polici

    ​Bastisjet në MMPH, Izedin Bytyqi shoqërohet në Polici

    Sekretari i përgjithshëm Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi nën shoqërimin e policisë është larguar nga objekti i kësaj ministrie.

    Prokuroria Speciale ka konfirmuar se në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës po zhvillohet një aksion, ku dy persona po dyshohen lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

    Në një përgjigje me shkrim të prokurorisë, thuhet se ata përveç tjerash dyshohen për shpëlarje parash.

    “Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”, thuhet në përgjigje.

  • Haradinaj: Kurti popullit i shet propagandë, e Serbisë i bën koncesione

    Haradinaj: Kurti popullit i shet propagandë, e Serbisë i bën koncesione

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e bëri koncesionin e radhës me lejimin e mallrave të Serbisë.

    Ai ka shkruar në Facebook të martën se Kurti bën koncesione pasi “paraprakisht i bën dëme të rënda Kosovës”.

    Haradinaj ka shtuar se nëpërmjet vendimit për hapjes e pikës kufitare të Merdarit për mallrat e Serbisë “tentoi ta mbulojë me 20 euro për pensionistët”.

    “Dje, në mënyrë klandestine Kryeministri Kurti hoqi masat ndaj mallrave të Serbisë. Kjo ishte përsëritje e vendimit për heqjen e tarifës 100% që pata vendosur më 2018. Ky është koncesioni i radhës i Albin Kurtit, i cili popullit i shet propagandë e Serbisë i bën koncesione. Ai bën koncesione pasi paraprakisht i bën dëme të rënda Kosovës e pas koncesionit dëmi i mbetet Kosovës. Ai bëri koncesione të vonshme edhe për anëtarësim në Këshill të Evropës, por Kosova mori vetëm dëmin por jo anëtarësimin. Koncesionin e djeshëm tentoi ta mbulojë me 20 euro lëmoshë për pensionistët, por si shoqëri e kemi obligim ta ballafaqojmë me propagandën e tij dhe dëmet që po i bën Kosovës. E thënë edhe më herët, Kurti nuk i shërben Kosovës”, ka thënë Haradinaj.