ATV

Category: Lajme

  • Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë

    Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në parti dhe kërkesave për përgjegjësi politike pas rezultatit në zgjedhje.

    Ajo tha se LDK-ja duhet të mbajë zgjedhje të brendshme dhe të reflektojë për rezultatet zgjedhore.

    “Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, të sillemi me dinjitet, sepse pozitat nuk janë të përhershme. E kam thënë edhe në janar se në LDK përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor, duhet të ketë reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme. Atëherë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit dhe kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares, sepse besoja dhe vazhdoj të besoj se standardet duhet të vlejnë për të gjithë”, ka shkruar ajo.

    Ajo ka përmendur edhe Kuvendin e fundit të LDK-së, duke theksuar se rreth 45 për qind e delegatëve ishin deklaruar në favor të dorëheqjes së kryetarit,.

    “Parimi që kush humb merr përgjegjësinë dhe lëshon rrugë duhet të zbatohet pa përjashtim. Më pas, LDK-ja mbajti Kuvendin e partisë, ku kryetari e vendosi mandatin e tij në votim. Aty, rreth 45% e delegatëve u deklaruan në favor të dorëheqjes së tij. Ky ishte një tregues i qartë se partia kishte nevojë për reflektim të thellë dhe për ndryshime të domosdoshme. Por kryetari vendosi të vazhdojë, madje me kompetenca të zgjeruara nga po ai Kuvend. Sot, pas një rezultati tjetër zgjedhor që e la LDK-në përsëri në vendin e tretë dhe pas kërkesave publike të disa degëve për përgjegjësi politike, bëhet edhe më e qartë se problemet që i kishim identifikuar në janar nuk janë adresuar asnjëherë”, tha ajo.

    Bajrami shtoi se LDK ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi.

    “Qëndrimi im nuk ka ndryshuar. LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë, përgjegjësi politike dhe hapje të një kapitulli të ri që rikthen besimin e anëtarësisë dhe të qytetarëve. LDK-ja është shumë më e madhe se secili prej nesh!”, ka shkruar ajo.

  • Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

    Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme dhe se rezultati i tyre e dëshmon këtë, duke theksuar se qytetarët kanë folur sërish qartë.

    “Në të parën në të cilën po takohemi fizikisht pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë, të cilën e kemi thënë para se ato të ndodhnin. Qytetarët folën sërish qartë, rezultati duhet të pranohet dhe të respektohet”, ka thënë Kurti në mbledhjen e parë fizike të Qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme.

    Ai shtoi se pas certifikimit të rezultatit do të nisin punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja.

    “Andaj, porsa të certifikohet rezultati, do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja, konstituimin e legjislaturës së Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes”, u shpreh ai.

  • Therje me thikë në Ferizaj, viktima në QKUK – të dyshuarit në qeli

    Therje me thikë në Ferizaj, viktima në QKUK – të dyshuarit në qeli

    Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

    Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

    Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

    Ferizaj 23.06.2026 – 12:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

  • OKB paralajmëron për katastrofë humanitare në qytetin e rrethuar sudanez El Obeid

    OKB paralajmëron për katastrofë humanitare në qytetin e rrethuar sudanez El Obeid

    Qyteti i rrethuar i El Obeid në Sudan është në prag të një katastrofe humanitare që do të përshkallëzohet nëse nuk lejohet hyrja e ndihmave, paralajmëroi të martën një zyrtar i OKB-së , ndërsa një sulm paraushtarak në kryeqytetin e shtetit të Kordofanit Jugor duket i afërt.

    “Nëse rrethimi nuk hiqet dhe nëse ndihma humanitare nuk lejohet të hyjë pa kushte, brenda pak javësh, maksimumi në një deri në dy muaj, do të arrijmë nivelet tragjike të vërejtura në El Fasher”, tha për AFP-në, një qytet i madh në Darfur, Sudanin perëndimor, Mohamed Rifaat, kreu i misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Sudan.

    Sipas z. Rifaat, agjencitë humanitare, përfshirë IOM-in, kanë pasur akses të ndërprerë në qytet në muajt e fundit dhe shumica i kanë pezulluar aktivitetet e tyre atje për shkak të pasigurisë. Dhe, pa ndihmë, “qyteti rrezikon të vuajë nga uria për shkak të rrethimit”, paralajmëroi ai.

    El Obeid ka qenë nën rrethim për muaj të tërë nga paraushtarakët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), në luftë me ushtrinë e rregullt që nga mesi i prillit 2023.

    Çmimi i ujit në veçanti ka arritur një nivel të frikshëm: 15,000 paund sudanezë, ose 20 dollarë, për 10 litra, theksoi zyrtari i agjencisë, pjesë e sistemit të OKB-së. Sa i përket çmimeve të ushqimeve, ato janë rritur nga 60 në 300%, shtoi ai.

    IDF është akuzuar për kryerjen e një sërë mizorish kur pushtoi El Fasher, qytetin e fundit të madh në Darfur që nuk kishte rënë në duart e saj, në tetor. Në shkurt, një mision i OKB-së për gjetjen e fakteve i përshkroi veprimet si “gjenocid”.

    Në ditët e fundit, paralajmërimet dhe deklaratat ndërkombëtare në lidhje me situatën në El Obeid janë shumëfishuar.

    Të martën, shtatë qeveri evropiane, përfshirë Britaninë dhe Francën, i bënë thirrje IDF-së që të “ndërpresë menjëherë” sulmin e tyre. Të hënën, qeveria amerikane shprehu shqetësim për mundësinë e “mizorive masive” në qendrën urbane.

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së shprehu të njëjtin shqetësim të shtunën dhe bëri thirrje për tërheqjen e elementëve paraushtarakë që rrethojnë qytetin.

    Sipas OJQ-së së pavarur sudaneze “Lojtarët e Emergjencave”, e cila dokumenton zhvillimet në luftën civile të Sudanit, sulmet me dronë në ditët e fundit kanë synuar stacionet e benzinës, termocentralin kryesor dhe kamionët që transportojnë ushqim dhe karburant.

    Forcat e armatosura sudaneze po përpiqen të ngadalësojnë përparimin e kundërshtarëve të tyre. Një burim i AFP-së në qeverinë sudaneze tha se një sasi e madhe pajisjesh të IDF-së ishte shkatërruar kohët e fundit.

    Lufta në Sudan, tani në vitin e saj të katërt, ka marrë jetën e mbi 200,000 njerëzve, sipas disa vlerësimeve – mjaft konservatore – ndërsa ka detyruar mbi 11 milionë qytetarë të largohen nga shtëpitë e tyre, duke shkaktuar atë që Kombet e Bashkuara e përshkruajnë si krizën më të keqe të zhvendosjes së detyruar në planet.

  • Behrami: Hezitimi për ta pranuar gazin amerikan është i pakuptimtë, anti-amerikan dhe anti-kombëtar

    Behrami: Hezitimi për ta pranuar gazin amerikan është i pakuptimtë, anti-amerikan dhe anti-kombëtar

    Deputeti i zgjedhur i PDK-së, ka kritikuar hezitimin për ta pranuar projektin e gazit amerikan duke e cilësuar atë si “totalisht të pakuptimtë, anti-amerikan dhe anti-kombëtar”.

    Në një postim publik, Behrami tha se LNG-ja amerikane përfaqëson një mundësi strategjike për Kosovën, duke ofruar siguri më të madhe energjetike, stabilitet afatgjatë të çmimeve dhe lidhje më të forta me partnerët perëndimorë.

    Postimi i plotë:

    Gazi amerikan (LNG) është mundësi strategjike për Kosovën

    Në një kohë kur Europa po e riformëson sigurinë e saj energjetike, gazi natyror i lëngshëm (LNG) nga SHBA mund të shndërrohet në shtyllën kryesore të stabilitetit energjetik në Kosovë.

    Nga një dokument amerikan që kam parë, LNG nuk trajtohet vetëm si burim energjie, por si instrument strategjik për siguri, stabilitet ekonomik dhe forcim të lidhjeve euro-atlantike.

    Kosova sot përballet me sfidat e varësisë nga importet e energjisë, derisa kapacitete të vjetruara të prodhimit dhe çmime të paqëndrueshme për bizneset dhe qytetarët vazhdojnë të rëndojnë jetën tonë.

    Prandaj, Kosova ka nevojë për LNG nga SHBA-ja, për furnizim më të sigurt dhe për stabilitet më të madh të çmimeve në afat të gjatë.

    Po ashtu, përmbush kriteret evropiane të emetimeve më të ulëta krahasuar me burime më të vjetra.

    LNG po ashtu siguron integrim më të fortë me tregjet dhe partnerët perëndimorë, sidomos amerikanë.

    Ndërkohë, rajoni po lëviz shpejt drejt infrastrukturës së gazit, dhe vonesat në vendimmarrje mund ta lënë Kosovën prapa në këtë transformim energjetik.

    Sipas këtij dokumenti, fituesi më i madh është Kosova.

    Hezitimi për ta pranuar këtë projekt është totalisht i pakuptimtë, anti-amerikan dhe anti-kombëtar.

    LNG mund të shërbejë vetëm si diversifikim i energjisë, meqë Kosova mund të mbajë dhe modernizojë termocentralet e saj.

  • Mjekët serbë kundër pretendimeve të regjimit të Vuçiqit për “topin zanor”: Simptomat e mijëra qytetarëve nuk mund të trillohen

    Mjekët serbë kundër pretendimeve të regjimit të Vuçiqit për “topin zanor”: Simptomat e mijëra qytetarëve nuk mund të trillohen

    Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka nisur hetime ndaj qytetarëve që raportuan shqetësime shëndetësore pas protestave të 15 marsit 2025, me pretendimin se përdorimi i një pajisjeje akustike, e njohur në publik si “top zanor”, mund të jetë inskenuar.

    Ky zhvillim ka nxitur reagime të forta nga mjekë në Serbi, të cilët paralajmërojnë se vënia në dyshim e dëshmive dhe simptomave të raportuara nga mijëra qytetarë mund të krijojë pasoja serioze për besimin në sistemin shëndetësor.

    Sipas njoftimeve të autoriteteve serbe, hetimet janë zgjeruar pas bastisjes së Fakultetit Filozofik në Beograd dhe sekuestrimit të dokumentacionit, në kuadër të një rasti tjetër që lidhet me rënien e një studenteje nga kati i pestë i kësaj godine.

    Zyrtarët e drejtësisë kanë pretenduar se ekzistojnë dyshime se studentët, para protestës së 15 marsit, mund të kenë diskutuar mundësinë e simulimit të përdorimit të një arme akustike.

    Kryeprokurori Miodrag Markoviq ka deklaruar se janë formuar katër grupe për procedimin e rasteve që lidhen me protestat. Njëra prej tyre, sipas raportimeve, po merret me qytetarët që iu nënshtruan kontrolleve mjekësore në ditët pas protestës.

    Kardiologu Ilija Srdanoviq, subspecialist në Institutin për Sëmundje Kardiovaskulare të Vojvodinës, ka thënë se është pothuajse e pamundur që një numër kaq i madh njerëzish të simulojnë të njëjtat shqetësime.

    “Në teori gjithçka është e mundur, madje edhe që një mijë njerëz të thonë të pavërtetën në të njëjtën kohë. Por praktika është krejt tjetër. Jam i bindur se dëshmitë që njerëzit u kanë dhënë mjekëve për incidentin janë të sakta. Një pajisje e tillë mund të shkaktojë pasoja somatike në shëndetin fizik, ndërsa që mijëra njerëz të trillojnë diçka të tillë është thjesht e pamundur”, ka deklaruar ai.

    Srdanoviq ka paralajmëruar se mjekët do t’i drejtohen Odës së Mjekëve të Serbisë për të mbrojtur pacientët, por edhe kolegët që kanë kryer kontrollet dhe kanë dokumentuar gjendjen e tyre shëndetësore.

    Edhe pulmonologia Slavica Pllavshiq ka reaguar ndaj qasjes së prokurorisë, duke thënë se hetimi duhej të ishte zhvilluar menjëherë pas protestës, përmes mbledhjes së pavarur dhe transparente të dokumentacionit mjekësor.

    “Shtrohet pyetja pse dilema nëse qytetarët i kanë imagjinuar apo trilluar shqetësimet po ngrihet vetëm tani. Nëse do të kishte pasur vullnet serioz për të vërtetën, do të ishte bërë menjëherë një analizë sistematike dhe e pavarur”, ka thënë ajo.

    Sipas saj, shumë qytetarë pas protestës kishin raportuar dhimbje koke, të përziera, zhurmë në veshë dhe çorientim. Ajo ka theksuar se edhe në rastet kur mund të ekzistojë një komponentë psikogjene, kjo nuk do të thotë se simptomat janë të rreme.

    “Bëhet fjalë për njerëz që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe jo për rrëfime abstrakte në rrjetet sociale. Reagimi i organizmit ndaj një ngjarjeje që perceptohet si kërcënuese është real”, ka deklaruar Pllavshiq.

    Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësime për pretendimet se disa mjekë, gjatë natës së protestës, kanë kërkuar udhëzime nga drejtuesit e spitaleve lidhur me trajtimin dhe dokumentimin e rasteve të pacientëve.

    “Nëse kjo është e vërtetë, atëherë bëhet fjalë për presion serioz politik mbi sistemin shëndetësor dhe mbi mjekët, si dhe për mundësinë e kufizimit të kujdesit shëndetësor për qytetarët”, ka thënë ajo.

    Ndërkaq, ortopedi Danijel Raspopoviq i ka cilësuar pretendimet e institucioneve të drejtësisë si fyerje të drejtpërdrejtë ndaj pacientëve dhe stafit mjekësor.

    Mjekët kërkojnë që hetimi teknik për pajisjet e mundshme akustike të ndahet nga vlerësimi i gjendjes shëndetësore të qytetarëve, duke paralajmëruar se diskreditimi i pacientëve mund të dëmtojë rëndë besimin publik në institucionet shëndetësore dhe shtetërore.

  • ​Për 22 ditë policia në Pejë arreston 38 persona të kërkuar me urdhër të gjykatave

    ​Për 22 ditë policia në Pejë arreston 38 persona të kërkuar me urdhër të gjykatave

    Stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Pejë kanë arrestuar 38 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave gjatë periudhës nga 1 deri më 22 qershor.

    Sipas një komunikate të Policisë, personat e arrestuar dyshohen për vepra të ndryshme penale dhe arrestimi i tyre është bërë në zbatim të urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente.

    Prej tyre, 13 persona janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa 25 të tjerë janë dërguar në seanca gjyqësore. Pas pagesës së dënimit me gjobë, këta të fundit janë liruar.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave dhe arrestimin e personave që kërkohen nga organet e drejtësisë.

    Mbi 6 mijë shoferë pa të drejtë drejtimi, ngrihen dilema për konfiskimin e patentë-shoferëve
    Read more

  • MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve

    MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar çmimet e reja të derivateve, për ditën e sotme.

    Sipas çmimores, nafta do të shitet maksimalisht 1.37 euro për litër, benzina 1.34 euro për litër, si dhe gazi 0.67 euro për litër.

  • E përfshirë një veturë nga Kosova, një i vdekur dhe dy të lënduar një një aksident të rëndë në Shqipëri

    E përfshirë një veturë nga Kosova, një i vdekur dhe dy të lënduar një një aksident të rëndë në Shqipëri

    Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe dy të lënduar ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë–Mabë, në Shqipëri.

    Një kamion me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B. Për pasojë ky i fundit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa janë transportuar drejt Traumës motra dhe djali i tij.

    “Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Mabë, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale”.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

    U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

    Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës.

    Sipas informacioneve fillestare, ajo ishte ndarë nga familjarët gjatë ecjes në natyrë dhe kishte mbetur e izoluar në një zonë të thellë malore.

    Pas raportimit të rastit, autoritetet organizuan një operacion të koordinuar kërkim-shpëtimi, ku u angazhuan pjesëtarë të Brigadës së Zjarrfikësve, Policia e Kosovës dhe zyrtarë të Parkut Kombëtar.

    Në operacion mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Sead Arifi.

    Pas më shumë se tri orësh kërkime intensive, ekipet arritën ta lokalizojnë dhe ta gjejnë 65-vjeçaren shëndoshë e mirë.

    Lidhur me rrethanat e humbjes së saj, zhvillimin e operacionit të kërkim-shpëtimit dhe gjendjen në të cilën u gjet bashkatdhetarja, detaje ka dhënë për TV Prizrenin komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren, Flamur Hoti .