ATV

Category: Lajme

  • I mituri që u ther dje me thikë në Mitrovicë po trajtohet në QKUK, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    I mituri që u ther dje me thikë në Mitrovicë po trajtohet në QKUK, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Një i mitur është therur dje me thikë në qytetin e Mitrovicës.

    Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF- Mitrovicë, më pas është transferuar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

    I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Mitrovicë Jugu 16.10.2024-09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF- Mitrovicë, më pas është transferuar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • ​Përcaktohen çiftet e raundit 1/16 të Kupës së Shqipërisë

    ​Përcaktohen çiftet e raundit 1/16 të Kupës së Shqipërisë

    Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/32 të Kupës së Shqipërisë. Në këtë raund merrnin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të “Abissnet Superiore” në Sezonin 2023-2024 si dhe 12 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2023-2024, 16 ekipet e renditura në tetë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në sezonin 2023-2024, si dhe dy ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator.

    Nga kjo fazë u kualifikuan më tej AF Elbasani, Apolonia, Besa, Burreli, Bylis, Erezeni, Flamurtari, Kastrioti, Valbona, Korabi, Kukësi, Oriku, Luzi 2008, Pogradeci, Iliria dhe Vora. Gjithashtu, janë përcaktuar takimet e fazës 1/16: Erzeni-Valbona, AF Elbasani-Iliria, Flamurtari-Besa, Apolonia-Burreli, Kukësi-Pogradeci, Bylis-Luzi i Vogël 2008, Vora-Oriku dhe Korabi-Kastrioti.

    Më poshtë rezultatet e ndeshjeve të fazës 1/32 të Kupës së Shqipërisë dhe çiftet e fazës 1/16-të.

    Kupa e Shqipërisë – Faza 1/32

    Erzeni-Naftëtari 1-0

    Valbona-Besëlidhja 1-0

    AF Elbasani-Turbina 4-0

    Tomori-Iliria 1-2

    Flamurtari-Devolli 15-1

    Besa-Tërbuni 4-3

    Apolonia-Këlcyra 3-0

    Burreli-Sopoti 4-0

    Kukësi-Albanët 6-0

    Pogradeci-AF Luftëtari 2-0

    Bylis-Adriatiku 2012 5-1

    Luz i Vogël 2008-Shkumbini 5-0

    FK Vora-Gramshi 6-1

    Lushnja-Oriku 0-1

    Korabi-Veleçiku 5-2

    Kastrioti-Butrinti

    3-1

    Kupa e Shqipërisë – Faza 1/16

    Erzeni-Valbona

    Elbasani-Iliria

    Flamurtari-Besa

    Apolonia-Burreli

    Kukësi-Pogradeci

    Bylis-Luzi i Vogël 2008

    Vora-Oriku

    Korabi-Kastrioti

  • ​Parashikimi i motit për sot

    ​Parashikimi i motit për sot

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale sipas IHMK do të lëvizin ndërmjet 2-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

    “Në mëngjes në shumë territore parashihet mjegull. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

  • Shefi i ri i NATO-s i pret në Bruksel ministrat e Mbrojtjes

    Shefi i ri i NATO-s i pret në Bruksel ministrat e Mbrojtjes

    Paraditen e sotme pritet të fillojë takimi i shumëpritur i Ministrave të Mbrojtjes së aleancës Veriatlantike, NATO, në selinë e saj në Bruksel të Belgjikës.

    Dyert për përfaqësuesit e mbrojtjes të 32-shteteve anëtare do t’i hapë i zoti i ri i shtëpisë së NATO-së, Mark Rutte, duke filluar nga ora 09:00 deri në 09:15.

    Pas hapjes së këtij takimi nga Rutte, nga ora 09:15 pritet që të vijnë ministrat e Mbrojtjes, përfshirë edhe atë të Shqipërisë, Pirro Vengu.

    Të pranishëm me ministrat e Mbrotjes do të jenë edhe nga vendet partnere të NATO-s, përfshirë ministrat e Ukrainës, Australisë, Zelandës së Re dhe Koresë së Jugut.

    Agjendës së Rutte këtë ditë pritet t’i bashkohet edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

    Sesioni i parë i takimit të Ministrave të Mbrojtjes do të fillojë nga ora 15:00, pritet të mbarojë diku rreth orës 17:30.

    Në fund të ditës së parë të takimit, i cili do të zgjasë edhe nesër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të mbajë në konferencë për dhënë detaje për temat e diskutuara.

    Dje në një konferencë për media para takimit është folur në vija të trasha për agjendën e sotme, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se KFOR-i është në Kosovë dhe do të vazhdojë të qëndrojë aty.

    Kështu tha shefi i NATO-s mbi zhvillimet e fundit në Kosovë por edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

    “Forcat e KFOR-it janë aty dhe aty do të qëndrojnë. Le të mos tregohemi naivë, Rusia është siç e dimë ne dhe mund ta shohim, dhe ju mund ta shihni, se po kërkon të minojë demokracitë në rajon që ne e dimë me të vërtetë. Kemi kërcënime kibernetike dhe hibride, janë absolutisht aty, dhe ju përballeni me ta dhe dezinformimi është aty. E dimë se ata përpiqen të përdorin dobësitë e brendshme për të nxitur përçarje dhe kështu ta bëjmë më të vështirë, për shembull për Prishtinën dhe Beogradin për të arritur një lloj diskutimi dhe për të gjitha pjesët e rajonit për t’u siguruar se ata i parandalojnë lëvizje secesioniste të avancojnë”.

    “Kjo është ajo që Rusia po bën gjithmonë, duke u përpjekur të krijojë vështirësi dhe ajo që ne duhet të bëjmë është të qëndrojmë të qetë dhe të përqendruar dhe KFOR-i po e bën këtë, NATO po e bën këtë. E di që partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po e bëjnë këtë”, ka thënë Rutte në një konferencë për media.

    Ai përmendi edhe takimin e Procesit të Berlinit këtë javë në Berlin, teksa tha se kjo është dëshmi se “po ata (rusët) po tentojnë të interferojnë në Ballkanin Perëndimor, por ne nuk do të lejojmë të shpërqendrohemi, do të qëndrojmë të përqendruar në këtë”.

    Pos kësaj, Rutte ka thënë se pjesë e takimit do të jetë edhe diskutimi i situatës në Ballkanin Perëndimor, lufta në Ukrainë dhe problemet me sigurinë globale.

  • Belgjikë: Tre shqiptarë të plagosur nga të shtënat me armë

    Belgjikë: Tre shqiptarë të plagosur nga të shtënat me armë

    Tre të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri që tronditën qytetin belg të Antwerp, pasditen e kësaj të mërkure.

    Ngjarja u regjistrua në një apartament në lagjen Jesus, në zemër të qytetit belg, pranë urë Kipdorp & Sint-Jacobsmarkt.

    Mësohet se protagonist ka qenë një grup shqiptarësh, ku tre prej tyre kanë mbetur të plagosur.

    Policia belge ka arrestuar 4 persona që akuzohen për ngjarjen, ndër të cilët 3 ishin shqiptarët e plagosur. Të gjithë të ndaluarit janë të moshës 23 deri në 38 vjeç, por ende nuk janë publikuar identitetet e tyre të plota.

    Wouter Bruyns, zëdhënës i policisë lokale konfirmoni se katër të dyshuar janë arrestuar. “Tre prej tyre janë të plagosur, dy prej të cilëve janë në rrezik për jetën”, tha ai për mediat vendase.

    Rrethanat e të shtënave janë ende të paqarta, por sipas dëshmitarit Leno, i cili drejton një dyqan tatuazhesh, papritmas u dëgjuan tre të shtëna në një nga apartamentet sipër, raporton A2.

    “Doja të dilja jashtë kur një burrë hyri papritur në biznesin tim dhe bërtiti: ‘Telefononi ambulancën’. Në korridor kishte gjurmë gjaku. Shërbimet e urgjencës mbërritën shumë shpejt dhe gjetën një të plagosur në një banesë. Njësia e zjarrfikësve u thirr për ta nxjerrë burrin nga banesa me një ashensor me shkallë”, tha dëshmitari.

    Pak më vonë, shërbimet e urgjencës morën një telefonatë nga parkimi i makinave Meir/Opera në Sint-Jacobsmarkt. Pranë një automjeti ndodheshin dy persona të plagosur me armë zjarri, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë aktualisht.

    Policia ka mundur të arrestojë një person të katërt që ndodhej pranë parkingut ku u gjetën të plagosurit, por që vetë nuk kishte pësuar lëndime.

    Ndërtesa në rrugën Jesus ku ka ndodhur ngjarja njihet si rezidencë për evropianolindorët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë. Pak vite më parë, në rrugën Jesus u kap një bandë shqiptare droge që furnizonte qendrën e qytetit me kokainë.

  • Familja e Faton Hajrizit sot dorëzon padi dhe kallëzime penale ndaj Kurtit, Bislimit e Haxhiut

    Familja e Faton Hajrizit sot dorëzon padi dhe kallëzime penale ndaj Kurtit, Bislimit e Haxhiut

    Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, do të dorëzojë padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Këtë, avokati Gjini pritet ta bëjë sot në ora 13:30. Ai tha se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse do të bëhet kjo padi.

    I pranishëm aty do të jetë edhe vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi.

    Faton Hajrizi, u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë.

  • Gjendet trupi i viktimës së fundit nga përmbytjet në Bosnje

    Gjendet trupi i viktimës së fundit nga përmbytjet në Bosnje

    Është gjetur trupi i viktimës së fundit nga përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese që goditën pjesë të ndryshme të Bosnje e Hercegovinës në fillim të këtij muaji.

    Viktima e fundit, e cila ishte kërkuar në zonën e Konjicës pas vërshimeve në atë zonë, është gjetur në liqenin e Jabllanicës, tha të mërkurën kryetari i komunës së Konjicës, Osman Qatiq.

    Viktima është një burrë 62-vjeçar nga fshati Buturoviq Polje, afër Konjicës, i cili ishte zhdukur nga vërshimet e 4 tetorit në këtë pjesë të vendit.

    “Është viktima e fundit e përmbytjeve që është kërkuar në zonën e Konjicës ditëve të fundit”, tha Qatiq për Radion Evropa e Lirë.

    Qatiq theksoi se trupi i tij i pajetë u gjet në liqenin e Jabllanicës, dhe se bashkëshortja e tij humbi jetën gjithashtu nga këto përmbytje.

    Në përgjithësi 27 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rreshqitjet e dheut që goditën Bosnjën më 4 tetor, prej tyre 19 në Donja Jabllanica, fshat në Jabllanicë, pesë në Konjicë, dhe tre në Fojnicë.

    Të martën, rreth 2.000 njerëz morën pjesë në varrimin e 19 njerëzve që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Donja Jabllanica.

    Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme goditën pjesë të Bosnjës jugore dhe qendrore më 4 tetor, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe duke ndërprerë rrymën dhe bllokuar qasjen në disa fshatra.

    Ekipet e shpëtimit nga Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi ndihmuan në kërkimin e personave të zhdukur në zonat e përmbytura gjatë javës së kaluar, ndërsa njësitë e inxhinierisë ndihmuan në përpjekjet e tjera të rimëkëmbjes.

    Qeveria e Kosovës njoftoi javën e kaluar se do ta ndihmojë Bosnje e Hercegovinën me 200.000 euro, pas përmbytjeve vdekjeprurëse./REL

  • Maqedonci: Nuk e kam në mend të jap dorëheqje, kam bërë hapat e duhur si ministër

    Maqedonci: Nuk e kam në mend të jap dorëheqje, kam bërë hapat e duhur si ministër

    Deputetët e opozitës lëshuan një mal me kritika për ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga AAK-ja të hënën e 14 shtatorit, për të diskutuar për problemet me ushqim në FSK, ku VV nuk morri pjesë.

    Opozitarët kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit Maqedonci.

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, atë ditë tha në Kuvend se Ministri Maqedonci do të mbahet mend si një ministër që e la ushtrinë e vet pa bukë.

    Në lidhje me këto deklarata ka folur ministri Maqedonci, i cili ka theksuar se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet.

    “Nuk është e vërtetë që kam kërkuar dorëheqjen. Çdo veprim që ndërmarr jam i vetëdijshëm. Unë vlerësoj se kam bërë hapat e duhura që duhet të bëjë një ministër dhe as e kam ndërmend të dorëhiqem. Unë do të vazhdoj të shtyjë përpara në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse në Republikën e Kosovës”, tha ai për A2 CNN.

  • Stano: Nuk ka asgjë të re mbi ndonjë takim të radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

    Stano: Nuk ka asgjë të re mbi ndonjë takim të radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

    Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë takim të ardhshëm në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ai tha se nuk dëshiron të komentojë mbi spekulimet se një dialog i nivelit të lartë mund të zhvillohet së shpejti.

    “Së pari, ne kurrë nuk komentojmë ndonjë spekulim dhe së dyti, nuk ka asnjë njoftim që mund të bëj për ndonjë takim të ardhshëm në kuadër të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së”, tha Stano në një konferencë për shtyp në Bruksel, i pyetur për të komentuar spekulimet se mund të ishte arritur një pajtim për takim të nivelit të lartë politik, në kuadër të dialogut.

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha më 6 tetor se do të punojë në përgatitjen e takimit të ardhshëm mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

    Ai theksoi se do të dëshironte që takimi të ndodhte në javët në vijim.

  • Deputetët e opozitës ia mësyjnë RTK-së, nuk u lejohet hyrja

    Deputetët e opozitës ia mësyjnë RTK-së, nuk u lejohet hyrja

    Deputetët e partive opozitare në Kosovës ia kanë mësyrë objektit të Radio Televizionit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie që seanca e sotme e Kuvendit nuk u transmetua drejtpërdrejtë në kanalin qendror.

    Në prononcim për media para objektit të RTK-së, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u ka bërë thirrje ushtruesit të detyrës së drejtorit të RTK-së dhe bordit që të japin dorëheqje.

    “Tashmë aty ku ka arritur RTK-ja është jashtëzakonisht e frikshme. Para një periudhe disamujore u përballëm edhe me cenim të jetës së disa gazetarëve nga dy mediume shumë të respektuara në vendin tonë. Sot, kur në Kuvendin e Kosovës duhej të shpërfaqej një aferë e cila kap keqpërdorime rreth 20 milionë euro, në këto momente RTK-ja, qoftë drejtori gjeneral, Dejona apo kushdo tjetër, vendosi atë që s’kishte ndodhur më parë. E zhvendosi seancën e Kuvendit të Kosovës në një program periferik, e duke mos e transmetuar në program qendror. Është e papranueshme kjo. Pasi pikërisht sot qytetarët e Kosovës duhet të dëgjonin se si vidhen nga kapelat e zeza 20 milionë euro përmes ujit të pijshëm të vendit tonë. Kapelat e zeza të Dejonës sot në RTK mundem me mbyllë derën, edhe pak, por jo edhe gjatë. Sot çdo qytetar i vendit tonë e sheh abuzimin e tyre, e ndien abuzimin e tyre”, tha Tahiri. “I bëjë thirrje ushtruesit të detyrës së drejtorit të RTK-së dhe anëtarëve të bordit të japin dorëheqje nga këto pozita. Ata s’mund të jenë drejtues të RTK-së. S’mund të udhëheqin me RTK-në, e mbysin fjalën e lirë, e mbysin zërin opozitar”.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se 9 shkurti si data e zgjedhjeve është e largët “kur Qeveria do ta marrë çmimin për ata që ia kanë bërë qytetarit”.

    Ai ka thënë para dyerve të RTK-së se kjo situatë duhet të ndalohet pasi demokracia s’mund të mbytet.

    “Nëse dikush logjikon të udhëheqë nga parapolitika, kjo i takon regjimit serb…Ky është reagim publik mbi atë që të mbrohen vlerat dhe i bëjmë thirrje atyre me mendje të shëndoshë që kjo mënyrë duhet të ndërpritet. 9 shkurt i largët kur do ta marrin çmimin për atë që ia kanë bërë qytetarit”, ka thënë Zemaj.