ATV

Category: Lajme

  • Plagosja e vëllait nga vëllai me pushkë gjuetie në Suharekë

    Plagosja e vëllait nga vëllai me pushkë gjuetie në Suharekë

    Përgatiti: Pranvera Krasniqi

    Një 10-vjeçar është plagosur të shtunën nga vëllai i tij, po ashtu i mitur, në Suharekë. Plumbat drejt viktimës ishin shkrepur me pushkë gjuetie.

    Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

    “Një 10-vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit, kardiovaskulare , ortopedisë dhe kardioplastike, është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit. Gjendja e tij është stabile”, thuhet në njoftimin nga QKUK.
    Lidhur me rastin Policia e Kosovës në raport tha se rasti kishte ndodhur aksidentalisht.

    “Viktima mashkull kosovar-fëmijë ka pësuar lëndime, pasi që i dyshuari kosovar (i mitur)-vëllai i viktimës, duke përdorur pushkën e gjuetisë dyshohet aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Pas ngjarjes është informuar e konsultuar edhe prokurori, dhe, sipas policisë hetimet po vazhdojnë.

  • Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, temperaturat bien

    Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, temperaturat bien

    Moti gjatë javës së ardhshme do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 17 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

    Njoftimi i IHMK-së:

    E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

    E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

    E mërkurë. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare.

    E enjte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

    E premte. Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

  • Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë

    Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për konsolidimin e pozicionit të diasporës shqiptare, me fokus të veçantë tek arsimi dhe edukimi.

    Ministrja thotë se “nga marrja e mandatit, është ofruar mbështetje në shumë forma, duke nisur nga: -Hartimi i teksteve të gjuhës për mësimin e shqipes në Diasporë, krijimi i platformave për bashkëpunimin e hulumtuesve shqiptarë gjithandej, nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri etj. -Kemi hartuar dhe vënë në përdorim tekstet e Niveleve I dhe II për Diasporën, ndërkohë që Niveli III është në përpunim e sipër. -Me mësues, përfaqësues të shoqatave, bizneseve e institucioneve, në takime të përzemërta ndamë përvojat e diskutuam për planet tona për të ardhmen, për gjuhën dhe kulturën shqipe, për identitetin tonë kombëtar”.

    Ajo shton se gjuha amtare është ndër tiparet më të theksuara të prejardhjes së përbashkët dhe kulturës kolektive të një populli.

    “Le ta mbrojmë Gjuhën Shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë”.

  • Detaje nga zjarri në një lokal në Prishtinë, shpërtheu bateria e motoçikletës elektrike

    Detaje nga zjarri në një lokal në Prishtinë, shpërtheu bateria e motoçikletës elektrike

    Mbrëmë është raportuar për një zjarr në një lokal në rrugën “Simon Shiroka”, në Prishtinë.

    Sipas Policisë, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një motoçiklete elektrike e cila ishte brenda lokalit.

    Njësit relevante policore emergjenca, si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes të cilët kanë arrit të lokalizojnë zjarrin.

    Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

  • Rama prezanton mësueset shqiptare në Greqi: Vogëlushët do mësojnë gjuhën amtare

    Rama prezanton mësueset shqiptare në Greqi: Vogëlushët do mësojnë gjuhën amtare

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u takua sot me shqiptarët e Selanikut.

    Në fjalën e tij, Rama tha se vogëlushëve shqiptarë të Greqisë do të iu mundësohet mësimi i gjuhës amtare me tetë mësuese nga 50 që janë gjithsej.

    “Pas takimit në Athinë, do te na ndihmojnë të iu qëndrojmë më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe. Janë këtu në Selanik, tetë nga 50 mësuesit e parë të rinj të gjuhës shqipe, me të cilët Ministria jonë e Arsimit do të lidhë kontratë pune për t’iu shërbyer dhe mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve shqiptarë në Greqi. Dhe siç mund ta merrni me mend, janë tetë gra”, tha Rama.

  • Kurti e Gërvalla sot në Austri, Ambasada në Vjenë ua organizon tubimin paraelektoral

    Kurti e Gërvalla sot në Austri, Ambasada në Vjenë ua organizon tubimin paraelektoral

    Pas Zvicrës, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot drejtë Vjenës në Austri, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Lajmin për këtë e ka konfirmuar Zyra për Media e kryeministrisë.

    Në këtë qëndrim në Austri, Kurti do të jetë i shoqëruar nga zv.kryeminsitrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, me të cilën edhe do të mbajnë një tubim paraelektoral në Vjenë të aranzhuar nga Ambasada e Kosovës në Austri.

    “Në kuadër të qëndrimit në Austri, ai së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, sot do të takohen me bashkatdhetarë tanë dhe miq të shtetit të Kosovës në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austri”, thuhet në njoftim.

  • Ish-zëdhënësi i NATO: Richard Grenell pritet të bëhet Sekretar i Shtetit nëse Trump fiton zgjedhjet

    Ish-zëdhënësi i NATO: Richard Grenell pritet të bëhet Sekretar i Shtetit nëse Trump fiton zgjedhjet

    Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s, ka ndarë mendimin se Richard Grenell, i dërguari i mëparshëm i Trump në rajon, mund të emërohet Sekretar i Shtetit nëse Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

    Kjo, sipas tij, mund të sjellë një rritje të rëndësisë së Ballkanit Perëndimor në politikën e jashtme amerikane.“Richard Grenell, i cili ishte i dërguari i Trump në rajon, pritet të bëhet Sekretar i Shtetit nëse Trump fiton zgjedhjet. Nëse kjo ndodh, Ballkani Perëndimor mund të ketë vërtet më shumë rëndësi në politikën e jashtme të SHBA-së”, tha Shea.

    Shea thekson se, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, Kosova duhet të përqendrohet në rindërtimin e marrëdhënieve me SHBA-në, marrëdhënie që janë minuar në periudhën e fundit.

    Sipas Shea-s, një marrëdhënie më e ngushtë mes SHBA-së dhe Serbisë mund të përmirësojë mundësitë për një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, nëse Kryeministri Kurti është i gatshëm të zbatojë marrëveshjet e mëparshme dhe të nxisë dialogun.

    “Por, pavarwsisht se kush është Trump apo Harris, Kosova do të duhet t’i japë përparësi rindërtimit të një marrëdhënieje besimi dhe besimi me Shtetet e Bashkuara, e cila është minuar kohët e fundit. Prishtina duhet të jetë gjithashtu e vetëdijshme se ambasadori Chris Hill ka qenë i suksesshëm në Beograd në përmirësimin e marrëdhënieve të SHBA-së me Serbinë dhe për ta bërë Beogradin t’i japë më shumë ndihmë Ukrainës dhe të afrohet më shumë me Perëndimin. Vuçiq refuzoi të shkonte në Rusi për takimin e BRICS. Por një marrëdhënie më e ngushtë SHBA-Serbi mund të ndihmojë gjithashtu Kosovën për të arritur një marrëveshje me Beogradin nëse Kurti është i gatshëm të zbatojë marrëveshjet e kaluara dhe të ndihmojë në rifillimin e dialogut Kosovë-Beograd”, tha Shea për GazetaBlic.

  • Balloja e Marinsave amerikanë, Presidentja me Zotëriun e Parë në festën që organizohet qe 249 vjet

    Balloja e Marinsave amerikanë, Presidentja me Zotëriun e Parë në festën që organizohet qe 249 vjet

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmjen e së shtunës ka marrë pjesë në ngjarjen që u shënua për ndër të ditës e themelimit të Marine amerikane, 249 vjet më parë.

    Osmani ka postuar disa fotografi në Facebook, mesin e të cilëve edhe me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier. Bashkë me Osmanin ishte edhe Zotëriu i Parë, Pridon Sadriu.

    “Mbrëmë në Ballon e Marinsave amerikanë, një traditë tashmë e vendosur në 249 vjet që U.S.Marine feston ditën e themelimit dhe përkujton të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për liri e paqe kudo në botë”, ka shkruar Osmani.

    Në këtë shënim ka marrë pjeë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

  • Kurti udhëton drejt Austrisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

    Kurti udhëton drejt Austrisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

    Kryeministri i Kosovës, Ablin Kurti ka udhëtuar sot për në Austri për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

    Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se drejt Vjenës, Kurti ka udhëtuar me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

    Poashtu bëhet e ditur se Kurti dhe Gërvalla do të takohen edhe me bashkëatdhetarë atje në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austro.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

    Në kuadër të qëndrimit në Austri, ai së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, sot do të takohen me bashkatdhetarë tanë dhe miq të shtetit të Kosovës në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austri”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

  • Daçiq: Tre të plagosur nga incidenti në Novi Sad janë në gjendje kritike

    Daçiq: Tre të plagosur nga incidenti në Novi Sad janë në gjendje kritike

    Tre persona të plagosur pas shembjes së një strehe betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, janë në gjendje kritike për jetën, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, më 3 nëntor.

    Ai i ka thënë Radiotelevizionit të Serbisë (RTS) se pasojat kanë qenë të mëdha, sepse streha e betonit ka qenë jashtëzakonisht e rëndë.

    Si pasojë e këtij incidenti, të ndodhur më 1 nëntor, kanë vdekur 14 persona.

    Shkaqet e rrëzimit të strehës nuk dihen ende.

    Daçiq ka thënë se pesë persona do të intervistohen gjatë ditës lidhur me rastin, dhe që një ditë më parë janë intervistuar 26 persona tjerë, për të kuptuar kush është përgjegjës për atë që ka ndodhur.

    Në mesin e të intervistuarve janë punëtorë të Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, të udhëhequr nga Goran Vesiq.

    Ndërtesa e stacionit kryesor hekurudhor në Novi Sad është hapur në korrik të vitit 2024, pas tre vjetësh të rindërtimit.

    Institucioni i hekurudhave serbe ka thënë në ditën e incidentit se streha e betonit që është shembur “nuk është rindërtuar dhe nuk ka qenë pjesë e renovimeve”.

    Megjithatë, ekspertët deklarojnë se edhe ajo pjesë ka qenë subjekt i rindërtimit.

    Punimet për rindërtim janë kryer nga një konsorcium kinez.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është zotuar të premten se do të ketë drejtësi dhe ka kërkuar ndëshkime të ashpra për përgjegjësit/rel