ATV

Category: Lajme

  • Arrestohet një burrë në Malishevë, dyshohet për dhunimin e një gruaje

    Arrestohet një burrë në Malishevë, dyshohet për dhunimin e një gruaje

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për dhunimin e një gruaje në Malishevë.

    Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Malishevë / 18.12.2024 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

  • Nesër mbahet seanca e përbashkët plenare Kosovë – Shqipëri

    Nesër mbahet seanca e përbashkët plenare Kosovë – Shqipëri

    Kuvendi i Shqipërisë publikoi programin e seancës së përbashkët plenare me Kuvendin e Kosovës. Mbledhja do të zhvillohet nesër në Prishtinë.

    Në këtë mbledhje do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja vendeve.

    Nisja nga Tirana do të bëhet në mënyrë të organizuar me autobusë nga Kryesia e Kuvendit. Të pranishëm në këtë mbledhje, përveç dy kryetarëve të kuvendeve në Kosovës dhe Shqipërisë, do të jenë kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, të cilët do të mbajnë nga një fjalim.

    Kjo do të jetë hera e dytë e këtij formati, që bën bashkë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës, pas mbledhjes së parë që u zhvillua në Tiranë në nëntor të 2022-it.

    Agjenda:

    Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

    Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

    Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

    Sh.T.Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

    Sh.S.Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)

    Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

    Z. Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

    Z. Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

    Z. Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
    (3 min)

    Z. Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

    Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

    Z. Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
    (5 min)

    Z. Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
    Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

    Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

    Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

    Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

    Mbyllja e Punimeve

  • ShBA-ja publikon emrat e shqiptarëve të arrestuar për përfshirje në krime kibernetike dhe mashtrim

    ShBA-ja publikon emrat e shqiptarëve të arrestuar për përfshirje në krime kibernetike dhe mashtrim

    Policia dhe Prokuroria Speciale në bashkëpunim me FBI-në ditë më parë kanë arrestuar dy shtetas të Kosovës, të përfshirë në treg të paligjshëm të dedikuar për shitjen e informacioneve personale të vjedhura, pajisjeve të çasshme dhe mjeteve të tjera për kryerjen e krimit kibernetik dhe mashtrimit.

    Sipas faqes Justice të SHBA-së, të arrestuarit janë Ardit Kutleshi, 26 vjeç dhe Jetmir Kutleshi, 28, administratorë të Rydox.

    Një administrator i tretë i marketplace Rydox, shtetasi kosovar Shpend Sokoli, u arrestua gjithashtu më herët gjatë ditës së sotme në Shqipëri nga Organi i Posaçëm Kundër Korrupsionit (SPAK). Sokoli pritet të akuzohet dhe të ndiqet penalisht në Shqipëri.

    Sipas aktakuzës, tregu Rydox ka kryer mbi 7600 shitje të informacionit personal të identifikueshëm (PII), pajisjeve të vjedhura të aksesit dhe mjeteve të krimit kibernetik, të cilat kanë gjeneruar të paktën 230,000 dollarë të ardhura që nga fillimi i tij në shkurt 2016 ose rreth kësaj.

  • Sot publikohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë

    Sot publikohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot bën publikimin e rezultateve të para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).

    Me këtë rast, ASK-ja ka organizuar një konferencë e cila do të fillojë prej orës 10:00.

    Të dhënat e para përfundimtare do të përfshijnë numrin e popullsisë sipas gjinisë në nivel të komunave përfshirë trendët më të fundit demografike. Ndërkaq, gjatë vitit 2025 do të publikohen edhe 25 raporte të tjera tematike.

    Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos2024) u realizuar nga 05 Prill deri më 24 maj 2024.

  • Ushtarët letonezë patrullojnë në Zubin Potok

    Ushtarët letonezë patrullojnë në Zubin Potok

    Ushtarët letonezë të KFOR-it të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje kanë patrulluar në Zubin Potok.

    Në një njoftim të KFOR-it thuhet se ata kanë zbërthyer veriun e Kosovës.

    Tutje, KFOR deklaron se janë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-it për sigurinë në Kosovë.

  • Arrestohen dy shqiptarë në Luksemburg, të akuzuar për vjedhje në banesa

    Arrestohen dy shqiptarë në Luksemburg, të akuzuar për vjedhje në banesa

    Dy shqiptarë janë arrestuar në kuadër të operacionit “Together” në Luksemburg.

    Mësohet se ata akuzohen për vjedhje me dhunë në banesa në Luksemburg.

    Njoftimi i Policisë:

    Policia e Shtetit/Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania kontribuojnë gjatë zhvillimit të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “Together”.

    Operacioni, nga FAST Luksemburgu, në koordinimin e rrjetit ENFAST.

    Si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të informacioneve nga Policia e Shtetit, lokalizohen në Luksemburg dhe vihen në pranga 2 shtetas shqiptarë, të akuzuar për vjedhje me dhunë në banesa në Luksemburg.

    Në kuadër të operacionit “Together”, informacionet e siguruara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania, si dhe të shkëmbyera me FAST Luksemburgun, nëpërmjet rrjetit ENFAST, mundësuan kapjen në Luksemburg të shtetasve shqiptarë K. B. alias K. N., 29 vjeç, të lindur në Mirditë dhe K. M., 28 vjeç, të lindur në Pukë.

    2 shtetasit akuzohen për kryerje të vjedhjeve me dhunë në banesa në Luksemburg.

    Policia e Shtetit mbetet plotësisht e gatshme për të bashkëpunuar me homologët, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht./abcnews.al/

  • Sveçla mbetet pa dhurata për ambasadorët, anulohet tenderi – kjo është arsyeja

    Sveçla mbetet pa dhurata për ambasadorët, anulohet tenderi – kjo është arsyeja

    Ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, ka anuluar tenderin për furnizim me dhurata për ambasada dhe organizata ndërkombëtare me rastin e festave të fundvitit.

    Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 995 euro.

    Për këtë tender kishte ofertuar kompania “BBS Pack L.L.C, Henry dunant blloku U1 nr8, 10000, Prishtinë” Mirëpo, tenderi është anuluar pastaj.

    “Anulon aktivitetin e prokurimit për arsye që oferta e pranuar nuk ka dorëzuar Certifikatë apo dëshmitë e kërkuara të cilat tregojnë apo pohojnë se nuk jeni i diskualifikuar nga ndonjë masë nën Nenin 65 të LPP”, thuhet në vendim.

    Ky Nen është për pranueshmërinë e kandidatëve apo tenderuesve raporton Express.

    Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose të marrë pjesë në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik, ndonjë punonjës, drejtues, menaxher ose drejtor i saj:

    1.1. ka qenë pjesëmarrës në përgatitjen e njoftimit të kontratës ose dosjes së tenderit, ose në përgatitjen e ndonjë pjese të tyre, që shfrytëzohet nga autoriteti përkatës kontraktues; ose

    1.2. ka pranuar ndihmë për përgatitjen e tenderit ose kërkesës për pjesëmarrje nga një person ose ndërmarrje që ka marrë pjesë në përgatitjen e njoftimit të kontratës ose dosjes së tenderit ose të ndonjë pjese të ndonjë pjesë të këtyre të fundit”, parashihet në Nenin 1 të këtij Ligji.

    Në dosjen e tenderit figuron se këto pako duhej të përfshinin çokolladë të prodhimit vendor dhe gotë porcelain me logo të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    “Furnizim me dhurata per festat e fund vitit per ambasada dhe institucione ndërkombëtare (paketim te kartonit të fortë me dimensione 26*26.5 dhe 10 cm gjerësi, (qokollad e prodhimit vendor 180 gr gotë porcelani 250 ml, me logo të MPB-së)”, thuhet në dosje.

  • ​Ismet Bahtijari bën marrëveshje për pranimin e fajësisë

    ​Ismet Bahtijari bën marrëveshje për pranimin e fajësisë

    Në marrëveshjen për pranimin e fajësisë të publikuar sot, Ismet Bahtijari pranon fajësinë për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim.

    Dhomat e Specializuara në njoftim thonë se kjo vjen pas marrëveshjeve të ngjashme për pranimin e fajësisë të publikuara dje, ku dy të pandehurit e tjerë në çështjen gjyqësore gjithashtu pranuan fajësinë lidhur me këto akuza.

    “Marrëveshja për pranimin e fajësisë bazohet në “faktet e pranuara”, me çka Bahtijari pranon se disa fakte të paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta dhe sakta”, thuhet në njoftim.

    Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon që Prokurori i Specializuar dhe Mbrojtja të arrijnë marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila duhet të miratohet nga Trupi Gjykues para se të hyjë në fuqi. Trupi Gjykues është duke shqyrtuar aktualisht marrëveshjet për pranimin e fajësisë në këtë çështje gjyqësore.

    Ismet Bahtijari u arrestua së bashku me Sabit Januzin më 5 tetor në Kosovë dhe u transferuan në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 6 tetor 2023. Në paraqitjen e tyre të parë më 9 tetor 2023 të dy të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës.

    Më 13 dhjetor 2023, ZPS-ja dorëzoi kërkesë për bashkimin e çështjes kundër Januzit dhe Bahtijarit me çështjen kundër Haxhi Shalës, i cili u arrestua më 11 dhjetor 2023 në Kosovë.

    Në paraqitjen e tij të parë më 13 dhjetor 2023, Shala nuk u deklarua në lidhje me fajësinë ose pafajësinë. Në paraqitjen e mëtejshme më 15 dhjetor 2023, ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.

    Më 8 shkurt 2024, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për bashkimin e dy çështjeve dhe vendosi që çështja e përbashkët do të quhet Prokurori i Specializuar kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës.

    Më 16 shkurt 2024, ZPS-ja dorëzoi, si konfidenciale, dosjen e vet paraprake në çështjen e përbashkët, ndërsa versioni i redaktuar publik u dorëzua më 3 korrik 2024. Mbrojtja e Bahtijarit e dorëzoi dosjen paraprake më 19 qershor 2024, pasuar nga mbrojtja e Haxhi Shalës dhe ajo e Januzit më 2 shtator 2024.

    Versionet konfidenciale të dosjeve paraprake të përditësuara dhe më tej të përditësuara u dorëzuan më 19 gusht dhe më 2 shtator 2024. Versioni publik i redaktuar i dosjes paraprake të Shalës u dorëzua më 2 tetor 2024. Më 21 tetor 2024, Bahtijari dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes së tij paraprake të përditësuar.

    Paraqitja e mëtejshme e Januzit dhe Bahtijarit u mbajt më 12 korrik 2024. Të dy të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzën e re ndaj tyre në aktakuzën e përbashkët të ndryshuar.

    Gjykatësja e Procedurës Paraprake fillimisht caktoi 21 qershorin 2024 si datë për kalimin e dosjes së çështjes te Trupi Gjykues por më vonë e ndryshoi atë në 5 dhe 22 korrik 2024.

    Megjithatë, më 12 korrik 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake e anuloi datën e planifikuar më parë.

    Më 23 korrik 2024, gjykatësja përcaktoi se dosja e çështjes do t’i kalohet Trupit Gjykues dy ditë pas dorëzimit të dosjeve paraprake të Mbrojtjes, në qoftë se kanë, ose pas skadimit të afatit përkatës. Më 4 shtator 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues I.

    Konferencat përgatitore për gjykimin u mbajtën më 7 dhe 8 tetor 2024. Deklaratat hyrëse fillimisht u caktuan për 14 dhe 15 nëntor 2024, por më 12 nëntor 2024, Trupi Gjykues vendosi që këto seanca të mos mbahen, duke lënë datën e fillimit të gjykimit aktualisht në pritje.

  • ​Glavchev: Bullgaria s’ka arsye të tërhiqet nga qëndrimi për hyrjen e Maqedonisë në BE

    ​Glavchev: Bullgaria s’ka arsye të tërhiqet nga qëndrimi për hyrjen e Maqedonisë në BE

    Kryeministri i Bullgarisë Dimitar Glavchev deklaroi sot në Sofje se nuk ka arsye të tërhiqet nga qëndrimi i vendit të tij për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

    Ai po fliste ndërsa qeveria po mbante mbledhjen javore dhe përpara se të nisej për në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor më vonë gjatë ditës.

    “Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë, ai është parimor, është dakorduar me të ashtuquajturin kompromis të vitit 2022. Ne e kemi bërë kompromisin, vetëm se është nënshkruar nga të gjitha shtetet anëtare, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ne. Nuk shoh asnjë arsye për të bërë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut nga pozicioni aktual bullgar”, tha Glavchev.

    Kryeministri theksoi se nuk është e drejtë që një vend kandidat për në BE të vendosë kushte ndaj vendeve që tashmë janë anëtare të BE-së.

    Ai shpjegoi se zakonisht kur dikush dëshiron të bashkohet diku, ata ndjek rregullat që janë vendosur atje, në vend që të kërkojnë që rregullat të përshtaten për atë që aplikon.

    “Ky do të ishte një precedent absolut dhe në kundërshtim me parimet e BE-së dhe parimet e të drejtave të njeriut, të pakicave. Sepse pengesa më e vogël për Maqedoninë e Veriut është kompromisi i vitit 2022, nëse kjo mund të jetë pengesë”, tha Glavchev duke përsëritur se Maqedonia e Veriut vazhdon të dështojë në përmbushjen e kërkesave të tjera.

    Bullgaria pret nga Maqedonia e Veriut të ndryshojë kushtetutën e saj për të përfshirë bullgarët, përpara se të ndezë “dritën jeshile” për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, dhe kjo u vendos si parakusht nga BE dhe u pranua nga Shkupi.

    Shkupi u tërhoq pasi qeveria ndryshoi dhe qeveria e re pohon se amendamentet kushtetuese që njohin një pakicë bullgare nuk do të vazhdojnë pa garanci paraprake nga Bullgaria për të parandaluar veton e ardhshme. /BTA

  • Partneriteti me BE-në në Siguri dhe Mbrojtje, Rama: Shenjë e lidhjes sonë të pandashme

    Partneriteti me BE-në në Siguri dhe Mbrojtje, Rama: Shenjë e lidhjes sonë të pandashme

    Në Bruksel u nënshkrua sot Dokumenti i Partneritetit me Bashkimin Europian, mes Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu, në praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

    Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Rama theksoi se “është një ditë e gjatë dhe një ditë e rëndësishme për ne sepse kemi Samitin vjetor me Bashkimin Europian. Ndërkohë, u zgjuam me një ndjesi të këndshme se tashmë kemi hapur një tjetër grup-kapitujsh”.

    “Kështu që është një moment shumë i mirë, por para së gjithash dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju uruar për këtë emërim dhe t’ju themi se ndihemi të privilegjuar sepse kemi kaluar një rrugë të gjatë dhe dini çfarë do të thotë të lindësh dhe të rritesh në një diktaturë, pastaj të luftosh për lirinë dhe më pas të luftosh për të ndërtuar demokracinë dhe zhvilluar shoqërinë”, tha Rama.

    Rama tha se “kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse është një shenjë tjetër që lidhja jonë është e pandashme dhe që duhet të bëjmë më të mirën për ta forcuar çdo ditë e më shumë. Dua të shpreh falënderimet e mia për Bashkimin Evropian, për të gjithë ata, që në emër të Bashkimit Evropian po punojnë për të shtyrë përpara këtë agjendë të ribashkimit të plotë të Evropës”./ATSH/