ATV

Category: Lajme

  • Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për krime lufte ndaj popullsisë civile

    Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për krime lufte ndaj popullsisë civile

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Z.P, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

    “Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri Z.P, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civil të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë. Prokurori i Shtetit ka propozuar zhvillimin e gjykimit në mungesë, duke qenë së i pandehuri është në arrati”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria Speciale është shprehur se mbetet e përkushtuar në ndjekjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për kryesit e tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

  • Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, prodhuan substanca narkotike

    Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, prodhuan substanca narkotike

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve”.

    Sipas Prokurorisë, dy nga të ndaluarit janë shtetas të Sllovakisë, ndërsa njëri kosovar.

    “Sipas Prokurorisë të njëjtit janë ndaluar për shkak të dyshimit se në një laborator të cilin e kanë ndërtuar në fshatin Sllakoc i Epërm-Komuna e Gjilanit, kanë bërë përpunimin dhe përgatitjen e substancave narkotike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

  • Aksident mes dy kamionëve në Veternik, nuk ka të lënduar

    Aksident mes dy kamionëve në Veternik, nuk ka të lënduar

    Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy kamionëve në autostradë, saktësisht në relacionin Veternik-Bresje.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    Ai ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për njerëz të lënduar.

    “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, ndërsa Policia iu ka përgjigjur rastit. Njësia për menaxhim te autostradave e Policisë është marr me rastin dhe rruga është liruar shpejt për qarkullim te automjeteve”, ka thënë Hoxha.

  • Kurti sërish refuzon të përgjigjet për ftesën nga Prokuroria Speciale

    Kurti sërish refuzon të përgjigjet për ftesën nga Prokuroria Speciale

    Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar edhe sot të tregojë nëse do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për të dhënë dëshminë e tij.

    Pas përfundimit të aktivitetit ku u publikuan rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë ngjarje në të cilën fjalim mbajti edhe kryeministri Kurti, ai zgjodhi të mos deklarohej jashtë kur gazetarët insistuan të kishin një përgjigje për këtë çështje.

    Edhe gjatë ditës së djeshme, Kurti ka refuzuar të deklarohet në lidhje me ftesën për intervistim lidhur me skandalin e rezervave shtetërore, në cilësinë e dëshmitarit, që ka marrë nga Prokuroria Speciale dhe mospërgjigjen ndaj saj.

    Kryeministri Kurti mori thirrjen për intervistim si dëshmitar nga Prokuroria Speciale të enjten e 12 dhjetorit, ndërsa nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale.

  • AKB: Mbi 1 mijë e 500 biznese u mbyllën këtë vit në Kosovë

    AKB: Mbi 1 mijë e 500 biznese u mbyllën këtë vit në Kosovë

    Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një studim të Trendit të ndërmarrësisë për vitin 2024 të hapjes dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë në periudhën 01 janar-15 dhjetor 2024

    Sipas këtij studimi janë hapur rreth 11 mijë e 500 biznese të reja por janë mbyllur mbi 1500 biznese aktive që ishin ndër vite.

    Arsyet e mbylljes ishin të ndryshme: Humbja e fuqisë konkurruese, kreditë dhe shërbimet bankare të shtrenjta, konkurrenca jo e drejtë, mos qasje në tenderë publike, tatimet dhe dënime të larta, pengesa në marrje të lejeve dhe licencave të punës në ndërtimtari, mos mbështetje nga qeveria qendrore dhe lokale, burokraci dhe korrupsioni në grante.

    Agim Shahini kryetar i AKB-ës thotë se ky trend vazhdon të jetë i njëjtë që nga viti 2021 i hapjes dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë.

    “Kosovarët kanë iniciativa për të hapur biznese por jo të gjithë kanë suksese, qeveria duhet ti mbështet më shumë këto iniciativa dhe të fal ndëshkime e gjoba të cilat janë të lartë Kosovë”.

  • Të shtëna me armë në lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë, arrestohet një person

    Të shtëna me armë në lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë, arrestohet një person

    Të shtëna me armë janë dëgjuar para rreth 1 ore në lagjen Mati 1 në Prishtinë, konkretisht në afërsi të furrës Hasi.

    Një person po dyshohet se ka shkrepur armën rreth 10 herë, për motive akoma të panjohura.

    Bazuar në informacionet e para, nuk ka persona të lënduar, teksa Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes.

    Si rezultat i intervenimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar për procedurat e tjera.Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse që po kryejnë ekzaminimet e nevojshme, raporton Gazeta Sinjali.

  • Putin thotë se Rusia është afër “qëllimit parësor” në Ukrainë

    Putin thotë se Rusia është afër “qëllimit parësor” në Ukrainë

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska është afër qëllimin të vet parësor në luftën kundër Ukrainës, si dhe i sfidoi Shtetet e Bashkuara për një “duel” raketor, me përfshirjen e raketës së re hipersonike balistike të Rusisë, Oreshnik.

    Duke folur në një konferencë vjetor, të cilën e përdor kryesisht për të treguar kontroll mbi gati çdo aspekt të sferës politike dhe ekonomike të Rusisë, Putini u mburr për ekonominë e vendit, duke e fshehur ndikimin e sanksioneve të fuqishme që Perëndimi i vendosi ndaj Kremlinit pas pushtimit të Ukrainës, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Sesioni i kontrolluar rreptë pyetje-përgjigje më 19 dhjetor, i cili transmetohet drejtpërdrejt nga kanalet e televizioneve shtetërore në gjithë vendin, është përqendruar në vitet e fundit në çështje të brendshme.

    Putin, në pushtet për gati një çerek shekulli, tha se forcat ruse po përparojnë përgjatë vijës së frontit në Ukrainë dhe se janë në rrugë për t’i arritur qëllimet e tyre parësore.

    Ai nuk shpjegoi çfarë nënkuptoi më këtë, por në të kaluarën ka thënë se paqja do të jetë e mundur pas “denazifikimin, çmilitarizimin dhe statusin neutral” të Ukrainës.

    Rusia pretendon rrejshëm se Ukraina udhëhiqet nga “nacionalistët radikalë” dh grupet neo-naziste.

    Megjithatë, Putini e pranoi gjithashtu se nuk mund të thoshte se kur Rusia do ta rimarrë kontrollin e plotë të rajonit perëndimor të Kurskut, ku Ukraina nisi një ofensivë të papritur në gusht dhe ende mban nën kontroll pjesë të territorit.

    “Ne do t’i dëbojmë ata patjetër. Patjetër. Nuk mund të jetë ndryshe. Por, sa i përket një date të saktë, më vjen keq, nuk mund ta them tani”, tha Putin.

    Rusia ka lëvizur drejt autoritarizmit që nga ardhja e Putinit në pushtet.

    Por, që nga zgjedhjet e vitit 2018, ky trend është përforcuar edhe më shumë. Opozita, që veçse ishte e margjinalizuar, është shtypur plotësisht.

    Më herët këtë vit, Aleksei Navalny, kritiku më i shquar i Putinit, vdiq në një burg në Siberi.

    Ndërkohë, gjatë konferencës Putin foli me ton sfidues për çështjen e armëve, duke sugjeruar që Moska dhe Uashingtoni t’i zgjedhin objektivat që do të mbroheshin nga sistemet mbrojtëse amerikane dhe më pas t’i lejojnë raketat Oreshnik të lëshohen në drejtim të tyre.

    “Ne jemi gati për një eksperiment të tillë”, tha Putin.

    Rusia e përdori raketën balistike të quajtur Oreshnik kundër Ukrainës më 21 nëntor, në një sulm që kishte si objektiv qytetin e Dnipros.

    Putini tha asokohe se ajo ishte përgjigje ndaj përdorimit të raketave balistike amerikane, ATACMS, dhe raketave britanike, Storm Shadow, nga Ukraina për herë të parë, për ta goditur territorin rus me lejen e Perëndimit.

    Analistët kanë shprehur skepticizëm lidhur me raketat Oreshnik, duke thënë se lëshimi i raketës së re me rreze të mesme veprimi ishte po aq një mesazh politik sa edhe shfaqje e forcës ushtarake./REL

  • Krasniqi priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier

    Krasniqi priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, raporton Ekonomia Online.

    “Pata nderin të pres në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – mikun tonë të çmuar, Jeffrey Hovenier. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorit Hovenier i shpreha mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në procese dhe situata sfiduese për Kosovën. Me këtë rast, ia dhurova fotografinë tonë të përbashkët nga takimi ikonik i vitit 2010, si pjesë e delegacioneve të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe nënpresidentit Joe Biden”, shkruan Krasniqi.

    Ai tha se po ashtu, ia ka dhuruar dhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës për ta falënderuar për angazhimin e tij të palodhur në avancimin e interesave të përbashkëta mes shteteve tona.

    “Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim. Suksese të mëtejme miku ynë! Kastrati shtoi se është diskutuar me ekspertët ndërkombëtarë për vlerësimin e popullsisë në këtë pjesë të Kosovës, dhe ata kanë ofruar një vlerësim më të saktë për komunitetin serb. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, janë përdorur kritere të standardizuara për vlerësimin e numrit të popullsisë, si intervistat dhe llogaritjet e tjera”, ka thënë Krasniqi.

  • Serbia refuzon vizitën e ministrit Çeku në Preshevë

    Serbia refuzon vizitën e ministrit Çeku në Preshevë

    Beogradi ka refuzuar kërkesën e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku për vizitë në Preshevë.

    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani njofton se ky është një akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës.

    “Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Pavarësisht kërkesës së bërë sipas protokolleve të Marrëveshjes së Brukselit, Zyra Ndërlidhëse në Beograd njoftoi refuzimin vetëm një orë para vizitës, duke shkelur afatin 48-orësh për përgjigje. Ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës”, ka shkruar Sinani.

    Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon, thotë tutje ajo.

  • Zelensky thotë se e ka diskutuar me Macronin idenë e trupave franceze në Ukrainë

    Zelensky thotë se e ka diskutuar me Macronin idenë e trupave franceze në Ukrainë

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka pasur një diskutim të ri me homologun francez, Emmanuel Macron, lidhur me propozimin e tij për të vendosur trupa në Ukrainë si një mjet për të ndihmuar në arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

    “Ne ndajmë një vizion të përbashkët, garancitë e besueshme janë thelbësore për një paqe që mund të arrihet vërtet”, ka thënë presidenti i Ukrainës, i cili ishte në Bruksel të mërkurën për takime me shefin e NATO-s dhe liderët evropianë, raporton The Guardian.

    Ndërkaq, zyra e Macronit ka thënë se Franca e ka bërë “prioritetin absolut” të saj mbështetjen e përforcuar për Ukrainën dhe do të vazhdojë t’i japë Ukrainës “mjetet për të mbrojtur veten dhe për të bërë që lufta e agresionit të Rusisë të dështojë”.