ATV

Category: Lajme

  • ​Ia ndaluan shkuarjen në Preshevë, Çeku: Serbia po e vazhdon lojën e ndyrë

    ​Ia ndaluan shkuarjen në Preshevë, Çeku: Serbia po e vazhdon lojën e ndyrë

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) Hajrulla Çeku ka akuzuar Beogradin zyrtar për lojë të ndyrë, pasi ky i fundit ndaloi një vizitë të planifikuar në Preshevë, vetëm një orë para kohës së planifikuar.

    Çeku kishte planifikuar takime për sot me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani dhe organizatat rinore e kulturore.

    Qeveria e Serbisë refuzoi vizitën vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes siç parashihet me marrëveshjen e Brukselit.

    “Serbia e vazhdon lojën e ndytë, në Bruksel flet për konstruktivitet dhe avancim në zbatim të marrëveshjes për vizita zyrtare, ndërsa ende pa u kthyer në Beograd refuzon kërkesën tonë”, ka thënë ministri Çeku.

    “Përkundër që kemi ndjekur dhe respektuar të gjitha procedurat e nevojshme për t’u pajisur me leje që të zhvillojmë një vizitë në Luginën e Preshevës, kjo na u mohua nga institucionet e Serbisë”, ka shtuar ai në një postim në Facebook.

    Përkundër kësaj, ministri Çeku thotë se Prishtina zyrtare do të vazhdojë mbështetjen për shqiptarët e Luginës së Preshevës, pavarësisht se Serbia po dëshmon se nuk është e interesuar për marrëdhënie normale fqinjësore.

  • ​Gazetari britanik – Putinit: Je udhëheqës më i dobët se Trump

    ​Gazetari britanik – Putinit: Je udhëheqës më i dobët se Trump

    Gazetari britanik i NBC-së amerikane Kir Hardy Brennan-Simmons në konferencën vjetore për shtyp të presidentit Vladimir Putin, i bëri liderit rus një pyetje të pakëndshme.

    Simmons vuri në dukje dështimet e “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë, humbjet e forcave ushtarake ruse, duke përfshirë vrasjen e fundit të një gjenerali në Moskë dhe rënien e regjimit të Bashar al-Assadit.

    “Ju nuk i keni arritur qëllimet tuaja në ‘operacionin special ushtarak’. Shumë rusë kanë vdekur, duke përfshirë një gjeneral që vdiq në Siri, regjimi i Assadit që ju e mbështetët, është rrëzuar dhe ju do të jeni një udhëheqës më i dobët. Kur të takoni Donald Trump, ju do të jeni një udhëheqës më i dobët se ai”, tha Simmons.

    Putin u përgjigj me qetësi, duke përsëritur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Trump.

    “Jam gati për dialog me presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-së në çdo kohë. Jam gjithashtu gati të takohem nëse ai dëshiron. Rusia është forcuar ndjeshëm. Në dy ose tri vjetët e fundit ne po bëhemi një shtet vërtet sovran”, tha ai.

    Brennan-Simmons u largua nga salla menjëherë pas.

  • ​Politico: Ekonominë evropiane e pret apokalipsi, Trump është vetëm një simptomë

    ​Politico: Ekonominë evropiane e pret apokalipsi, Trump është vetëm një simptomë

    Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe rritja e telasheve ekonomike në Evropë tregon se prosperiteti i rajonit është në rrezik të rrënimit.

    Ekonomia evropiane është dëshmuar elastike në dekadat e fundit falë zgjerimit drejt lindjes dhe kërkesës së fortë për mallra evropiane në Azi dhe SHBA. Por ndërsa ‘bumi’ i Kinës zbehet dhe tensionet tregtare me Uashingtonin shtrembërojnë pamjen e tregtisë transatlantike, kohët e begata kanë mbaruar.

    Është e qartë se Trump do të fokusohet në Evropë. Përveç vendosjes së tarifave të reja për gjithçka, lideri i ardhshëm i botës së lirë me siguri do të kërkojë që vendet e NATO-s të ndajnë më shumë para për mbrojtjen e tyre ose të humbasin mbrojtjen amerikane, shkruan Politico.

    Kjo do të thotë se kryeqytetet evropiane, tashmë duke luftuar për të frenuar deficitet në rritje për shkak të pakësimit të të ardhurave nga taksat, do të përballen me presione financiare edhe më të mëdha, të cilat mund të ndezin trazira të mëtejshme politike dhe sociale.

    Recesionet dhe luftërat tregtare mund të vijnë dhe të shkojnë, por rreziku për prosperitetin e kontinentit është se BE-ja është kthyer në një shkretëtirë inovacioni.

    Megjithëse Evropa ka një histori të pasur shpikjesh mahnitëse, nga makinat te telefonat, radiot, televizorët dhe ilaçet, sot vetëm katër nga 50 kompanitë më të mira të teknologjisë në botë vijnë nga Evropa.

    “Ne po jetojmë në një periudhë ndryshimesh të shpejta teknologjike, të nxitura veçanërisht nga përparimet në inovacionin digjital dhe ndryshe nga e kaluara, Evropa nuk është më në ballë të përparimit,” tha në nëntor presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Christine Lagarde.

    Ajo paralajmëroi se modeli social i lavdëruar i Evropës do të ishte në rrezik nëse ai nuk ndryshon drejtimin shpejt.

    “Përndryshe, ne nuk do të jemi në gjendje të gjenerojmë pasurinë që na nevojitet për të përmbushur nevojat në rritje të konsumit për të garantuar sigurinë tonë, për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të mbrojtur mjedisin”, shtoi Lagarde.

    Nëse Trump zbaton kërcënimin për të vendosur tarifa 20 për qind, industria evropiane do të pësojë goditje të rëndë. Me më shumë se 500 miliardë euro importe vjetore, Amerika është larg nga destinacioni më i rëndësishëm për mallrat evropiane.

    “Dështimi i liderëve evropianë për të mësuar nga mandati i fundit i Trump tani po na ndjekë përsëri”, tha Clemens Fuest, president i Institutit Ifo, një institut udhëheqës ekonomik.

    Fuest paralajmëron se Trump mund të mos jetë një lajm i keq për BE-në. Trump mund të jetë i hapur për bisedime tregtare me Evropën për të shmangur tarifat e reja.

    Në vitin 2018, Trump vendosi tarifa për çelikun dhe aluminin evropian që mbeten në fuqi. Presidenti i SHBA Joe Biden ra dakord të pezullojë këto tarifa deri në mars 2025. Bankierët evropianë paralajmërojnë se tarifat e reja mund të ri-ndezin inflacionin dhe të dëmtojnë seriozisht tregtinë globale.

    Fatkeqësisht, Trump është vetëm një simptomë e problemeve shumë më të thella. Edhe pse BE-ja është e fokusuar te Trump, ai nuk është një problem real për ekonominë evropiane. Nëse Evropa do të kishte themele më të forta ekonomike dhe do të ishte më konkurruese me SHBA, Trump nuk do të kishte shumë ndikim.

    Shkalla në të cilën Evropa ka humbur terren ndaj SHBA-së për sa i përket konkurrencës ekonomike qe nga fundi i shekullit është tronditëse. Hendeku në GDP për frymë, për shembull, arriti në 30 për qind, kryesisht për shkak të rritjes më të ulët të produktivitetit në BE.

    Një punonjës mesatar gjerman, për shembull, punon 20 për qind më pak orë se homologu i tij amerikan.

    Shkaku i rënies së produktivitetit në Evropë është dështimi i sektorit të korporatave për inovacione.

    Kompanitë amerikane të teknologjisë, për shembull, shpenzojnë dy herë më shumë se ato evropiane për kërkim dhe zhvillim. Ndërsa kompanitë amerikane kanë parë një rritje 40 për qind në produktivitet qe nga 2005, produktiviteti në teknologjinë evropiane ka ngecur.

    Në samitin e BE-së në Lisbonë në vitin 2000, liderët vendosën ta bëjnë ekonominë evropiane më konkurruesen në botë me investime në arsimin e lartë, kërkim dhe inovacion, por një çerek shekulli më vonë Evropa jo vetëm që ka dështuar në arritjen e qëllimit, por ka mbetur shumë prapa SHBA-së dhe Kinës.

    Universitetet evropiane janë një vend i natyrshëm për të nisur inovacionin dhe kërkimin, por edhe këtu kontinenti ka dështuar. Ndër universitetet më të mira në botë, sipas Times Higher Education, vetëm një institucion nga BE renditet në mesin e 30 më të mirëve – Universiteti Teknik i Munihut – në vendin e 30-të.

    Këtu hyn në skenë Gjermania. Gjysma e investimit evropian në kërkime vjen nga Gjermania dhe shumica e këtyre investimeve kanë të bëjnë me sektorin e automobilave.

    Duke pasur parasysh madhësinë e sektorit – të ardhurat vjetore të industrisë gjermane të makinave janë pothuajse gjysmë trilion euro – nuk është vendi ku mund të merrni më shumë për paratë tuaja. Kjo për shkak se risitë në sektorin e automobilave, të tilla si përmirësimi i efikasitetit të karburantit janë në rritje.

    Kompanitë “po ri-shpikin rrotën” në vend të produkteve të reja si iPhone ose Instagram që do të krijonin një treg krejtësisht të ri.

    Sido që të jetë, Evropa ka qenë mjaft e qëndrueshme. Investitorët më të mëdhenj të korporatave të kërkimit dhe zhvillimit në BE në 2003 ishin Mercedes, VW dhe Siemens, gjiganti gjerman i inxhinierisë. Në vitin 2022, ishin Mercedes, VW dhe Bosch, një prodhues gjerman i pjesëve të automjeteve.

    Megjithëse Evropa përbën mbi 40 për qind të shpenzimeve globale për kërkim dhe zhvillim në sektorin e automobilave, prodhuesit gjermanë kanë mbetur prapa me automjetet elektrike.

    Ky dështim është në zemër të vështirësive ekonomike të Gjermanisë, siç dëshmohet nga njoftimi i fundit i VW se do të mbyllë disa fabrika. Sektori i automobilave, i cili punëson rreth 800.000 punëtorë, ka qenë gjaku i ekonomisë gjermane për dekada, duke kontribuar më shumë në rritje se çdo sektor tjetër.

    Vende si Franca, e cila përballet me deficit buxhetor 6 për qind këtë vit dhe 7 për qind më 2025 – më shumë se dyfishi i kufirit të eurozonës – do të kenë vështirësi të mbajnë një shtet bujar të mirëqenies.

    Parisi aktualisht shpenzon mbi 30 për qind të GDP-së për përfitime sociale, ndër normat më të larta në botë. Shumë vende të tjera të BE-së nuk janë shumë prapa.

    Nëse fati ekonomik i Evropës nuk kthehet shpejt, këto vende do të përballen me disa vendime të vështira sikurse Greqia në vitin 2010, ndërsa kostot e tyre të huamarrjes rriten.

    Rezultati i mundshëm është një radikalizim i politikës. Ky radikalizim tashmë është duke u zhvilluar në një sërë vendesh dhe më shqetësues është në Francë. Suksesi i skajit politik është edhe më shqetësues kur mendon se më e keqja e telasheve ekonomike ka të ngjarë të vijë ende.

    Problemi është se në kohën kur evropianët zgjohen me realitetin e tyre të ri, mund të jetë tepër vonë.

  • Peci tregon se si dy vëllezër nga Peja janë kthyer nga Amerika për t’u marrë në bujqësi në Kosovë

    Peci tregon se si dy vëllezër nga Peja janë kthyer nga Amerika për t’u marrë në bujqësi në Kosovë

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, ndau një histori suksesi të një familjeje nga Peja, që është kthyer nga Amerika për të investuar në bujqësi dhe industri në Kosovë.

    Peci tregoi se familja kishte aplikuar për ndërtimin e një shtalle dhe kishte plotësuar të gjitha kriteret për të përfituar nga programet e granteve të Ministrisë.

    “Më kujtohet një familje jashtëzakonisht e mirë në Pejë, vëllezër që janë kthyer nga Amerika. Përveç punës në përpunimin e aluminit, ata kanë aplikuar për ndërtimin e një shtalle dhe vazhdojnë veprimtarinë me shumë sukses”, tha Peci.

    Ai vlerësoi se këto histori suksesi tregojnë potencialin që ka bujqësia në Kosovë, kur përkrahet me plane strategjike dhe programe konkrete.

    Intervistën e plotë të Faton Pecit në emisionin CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • “E kam marrë ngat zemrës pak” Peci tregon si mori subvencione deputeti në listën e VV-së

    “E kam marrë ngat zemrës pak” Peci tregon si mori subvencione deputeti në listën e VV-së

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, u përgjigj ndaj akuzave për keqpërdorimin e subvencioneve, duke i quajtur të pavërteta dhe të orkestruara për qëllime politike.

    Peci tha se subvencionet ndaj kandidatit për deputet, Hamdi Jaha, janë dhënë në përputhje me ligjin dhe në periudha kur ai nuk ka qenë ministër.

    “Personi në fjalë ka përfituar një grant në vitin 2020, kur as nuk kam qenë ministër dhe as nuk ka ekzistuar Guxo si iniciativë. Çdo përpjekje për t’ia vënë barrën përgjegjësisë Ministrisë sonë është krejtësisht e pabazë”, tha Peci.

    Ai tha se përzgjedhja e Jahajt si kandidat për deputet ishte një vendim personal i tij, bazuar në përkushtimin dhe angazhimin e Jahajt në fushën e tij profesionale dhe patriotike.

    Intervistën e plotë të Faton Pecit në emisionin CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Peci i përgjigjet Hotit: Ishte vegël e dikujt në LDK

    Peci i përgjigjet Hotit: Ishte vegël e dikujt në LDK

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, i është përgjigjur kritikave të ish-kryeministrit Avdullah Hoti, duke e quajtur atë “vegël të dikujt tjetër” brenda LDK-së, që sipas tij, ka ndikuar në uljen e përkrahjes së partisë.

    Peci tha se Hoti nuk ka pasur ndikim të pavarur dhe ka qenë i përdorur nga të tjerët për të transformuar LDK-në në një subjekt politik me vetëm 11% përkrahje.

    “A është ky i njëjti Avdullah, i cili deklaronte që zero votë do të shkon prej votuesve të LDK-së tek pjesa e kandidatëve të listës? Ky person ka qenë njëri prej protagonistëve që e ka sjellë LDK-në në një subjekt me 11 për qind. Ky ka qenë vetëm një vegël, se nuk ka qenë as ideator, as projektues, por vetëm është shfrytëzuar nga disa të tjerë”, tha Peci.

    Intervistën e plotë të Faton Pecit në emisionin CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Peci: Ministria e Bujqësisë ishte më e korruptuara para katër vitesh, tani është ndër më transparentet

    Peci: Ministria e Bujqësisë ishte më e korruptuara para katër vitesh, tani është ndër më transparentet

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Ministria e Bujqësisë ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm, duke kaluar nga institucioni më i korruptuar në një nga më transparentët në vend.

    Ai theksoi se gjatë mandatit të tij, janë eliminuar praktikat e korrupsionit që kishin karakterizuar Ministrinë për dekada, duke instaluar qeverisje transparente dhe meritokraci.

    “Ministria e Bujqësisë ka qenë institucioni më i korruptuar në nivel të vendit para katër vitesh. Ndërsa, në dy vitet e fundit, sipas raporteve të organizatave të shoqërisë civile, ajo është vlerësuar si institucioni më transparent,” tha Peci.

    Intervistën e plotë të Faton Pecit në emisionin CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Peci për sondazhet: S’janë të lidhura me fushatën

    Peci për sondazhet: S’janë të lidhura me fushatën

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, komentoi sondazhet e fundit, duke thënë se ato nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me fushatën, por kanë ngjallur reagime të ndryshme për shkak të periudhës kur janë publikuar.

    Ai tha se sondazhi i fundit është pjesë e një procesi të përbashkët që realizohet në intervale të rregullta dhe nuk ka të bëjë ekskluzivisht me fushatën zgjedhore.

    “Kuptova që ai sondazh nuk është realizuar për shkak të fushatës. Është një sondazh që po realizohet çdo tre muaj dhe që përfshin statistika nga fusha të tjera, jo domosdoshmërisht vetëm aspekti politik dhe përkrahjen për partitë”, tha Peci.

    Intervistën e plotë të Faton Pecit në emisionin CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Peci: Gjysmë milioni vota për koalicionin, objektiv i arritshëm

    Peci: Gjysmë milioni vota për koalicionin, objektiv i arritshëm

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se objektivi i koalicionit për të arritur gjysmë milioni vota është ambicioz, por i arritshëm me angazhim dhe prezantim të mirë të programit.

    Ai theksoi se rritja e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet nacionale nga viti 2010 deri më 2021 tregon se një objektiv i tillë është i mundur.

    “Nëse janë mbi dy milionë votues dhe një pikë gjashtë milionë banorë rezidentë, kërkesa për gjysmë milioni votues proporcionalisht i bie 33 për qind. Nuk është e lehtë, por me punë dhe angazhim është e mundshme”, tha Peci.

    Intervistën e plotë të Faton Pecit në emisionin CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Kryen ‘vrasjen e gabuar’, 4 të rinjtë britanikë marrin burg të përjetshëm

    ​Kryen ‘vrasjen e gabuar’, 4 të rinjtë britanikë marrin burg të përjetshëm

    Katër adoleshentë britanikë janë dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ‘vranë gabimisht’ dy adoleshentë të tjerë.

    Riley Tolliver (18), Kodishai Wescott (17) dhe dy të adoleshentët tjerë 15 e 16 vjeç, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur për shkaqe ligjore, u shpallën fajtorë në muajin nëntor për vrasjen e Mason Rist (15) dhe Max Dixon (16), raporton Sky News.

    Grupi dyshohet se gabimisht besoi se viktimat e tyre, të cilët kishin dalë në rrugë për të marrë pica, ishin përgjegjës për një sulm me tulla në një shtëpi në Hartcliffe më datën 27 janar. Max dhe Mason u ndoqën dhe u sulmuan me thika, shkopinj dhe shpata.

    Djemtë humbën një sasi të madhe gjaku pasi u goditën me thikë dhe iu nënshtruan plagëve të tyre më vonë atë natë në zonën Knowle West.

    Sulmi ndaj dy djemve, i cili zgjati 33 sekonda, u regjistrua nga një kamera sigurie në shtëpinë e Mason. Në gjykatë u mësua se viktimat nuk kishin asnjë lidhje me sulmin me tulla.

    Riley Tolliver u dënua me burgim të përjetshëm sot në gjykatën e Bristolit dhe do të vuajë në minimum 23 vjet e 47 ditë. Gjyqtari gjithashtu dha një dënim të përjetshëm për 17-vjeçarin Kodishai Wescott, emri i të cilit u zbulua për herë të parë në gjykatë, me një dënim minimal 23 vjet e 44 ditë.

    16-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë të paktën 18 vjet e 44 ditë. 15-vjeçari, emri i të cilit gjithashtu nuk bëhet i ditur, është dënuar me burgim të përjetshëm me një minimum prej 15 vjet e 229 ditë.

    Max Dixon dhe Mason Rist u sulmuan me hanxhar në Bristol pasi u identifikuan gabimisht për hedhjen e tullave në një shtëpi.

    Të martën, Jamie Ogbourne (27) dhe Bailey Wescott (23) u dënuan në gjykatën e Bristol me pesë vjet e tre muaj burg për asistimin e vrasësve pasi ata kryen vrasjet.

    Ata ndihmuan në pastrimin e armëve të përdorura në sulm, me Wescott që ndezi një zjarr për të shkatërruar provat, ndërsa Ogbourne organizoi taksi dhe ndërrimin e rrobave për dy vrasësit adoleshentë.