ATV

Category: Lajme

  • Dy pacientë ikin nga Psikiatria në Prishtinë

    Dy pacientë ikin nga Psikiatria në Prishtinë

    Dy pacientë të Institutit të Psikiatrisë Forenzike janë arratisur të enjten në mbrëmje nga ky institucion, në rrethana akoma të paqarta.

    Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit, me vendim të gjykatës kanë qenë nën masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

    Pasi është njoftuar Policia, njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para për rastin.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për dy të dyshuarit.

  • Të paktën dy të vrarë nga një valë e madhe bombardimesh ruse në Ukrainë

    Të paktën dy të vrarë nga një valë e madhe bombardimesh ruse në Ukrainë

    Të paktën dy njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur mëngjesin e së premtes në një valë të madhe bombardimesh ruse në kryeqytetin e Ukrainës dhe në rajonin jugor Herson.

    Në të gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme ajrore për disa orë.

    Rusia i hodhi tetë raketa – përfshirë raketa hipersonike Kinzhal dhe raketa balistike Iskander/KN-23 – vetëm në Kiev, tha kryetari i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.

    Qytetet ukrainase janë duke u përballur me sulme të vazhdueshme raketore dhe me dronë, ndërsa forcat ukrainase, të pakta në numër dhe armë, po hasin në vështirësi për ta frenuar përparimin e shpejtë të ushtrisë ruse në lindje të vendit.

    Një person u vra nga një sulm në qarkun Holosiv të Kievit. Disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytet, sipas dëshmitarëve.

    Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, tha se dy njerëz u plagosën si pasojë e sulmeve në katër pjesë të tjera të qytetit, raporton REL.

    Në Herson, një burrë 60-vjeçar u vra nga një sulm rus, ndërsa dy të tjerë u plagosën, raportuan autoritetet rajonale.

  • Tragjike në Shtërpcë: Gruaja 34-vjeçare shtatzënë i jep fund jetës me armë zjarri

    Tragjike në Shtërpcë: Gruaja 34-vjeçare shtatzënë i jep fund jetës me armë zjarri

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në një shtëpi në Shtërpcë, ku një grua u gjet e vdekur dhe sipas informacioneve të para dyshohet se i dha fund jetës. Viktima po dyshohet se bëri vetëvrasje pas një feste familjare, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

    Siç merr vesh Sinjali bëhet fjalë për një grua 34-vjeçare, e cila bazuar në dëshminë e familjes ka qenë në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.

    Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

    Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se e ndjera dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri, brenda shtëpisë së tyre.

    Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi që çoi viktimën drejt këtij akti të rëndë.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për zbardhjen e këtij rasti mjaft të rëndë.

    Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

  • Seanca e përbashkët Kosovë – Shqipëri, policia njofton për ndërprerje të qarkullimit në disa segmente

    Seanca e përbashkët Kosovë – Shqipëri, policia njofton për ndërprerje të qarkullimit në disa segmente

    Kuvendi i Kosovës dhe i Shqipërisë do të mbajnë sot seancë të përbashkët në Prishtinë.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se me rastin e kësaj seance, do të ndërpritet qarkullimi i përkohshëm i trafikut në disa segmente rrugore.

    Në komunikatën e lëshuar nga Policia thuhet se ndërprerja e qarkullimit do të bëhet në afërsi të objekteve shtetërore, aty ku pritet të kalojnë eskortat.

    “Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortave zyrtare, nën përcjellje dhe sigurim, sipas itinerarit të lëvizjeve si dhe zhvillimit të aktiviteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojnë eskortat) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, shkruhet në komunikatë.

  • Rrokulliset vetura e Policisë në veri, tre policë të lënduar

    Rrokulliset vetura e Policisë në veri, tre policë të lënduar

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ribariq-Mitrovicë, në të cilën është përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe tre policë kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

    Siç merr vesh Sinjali, vetura e Policisë është rrokullisur, ndërsa policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për të kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme për rastin.

    Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

  • Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Sot mbahet seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    Në këtë mbledhje e cila është paraparë që të fillojë nga ora 10:00, do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja vendeve.

    Pikat e seancës:

    Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

    Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

    Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

    Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

    Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)
    Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

    Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

    Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

    Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
    (3 min)

    Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

    Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

    Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
    (5 min)

    Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
    Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

    Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

    Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

    Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

    Mbyllja e Punimeve.

  • Selishta: Debatet për religjionin janë të panevojshme, fokus të jetë mirëqenia

    Selishta: Debatet për religjionin janë të panevojshme, fokus të jetë mirëqenia

    Sociologu Bekim Selishta, në emisionin COMPASS në ATV, tha se debati mbi religjionin është i tepërt dhe duhet të zëvendësohet me diskutime mbi mirëqenien dhe çështjet ekonomike e sociale, duke theksuar se statistikat e fundit të regjistrimit të popullsisë, që tregojnë se 93.59 për qind janë myslimanë, 2.31 për qind ortodoksë dhe 1.75 për qind katolikë, nuk duhet të shërbejnë si bazë për ndasi apo debate të panevojshme.

    Ai tha se religjioni është çështje e brendshme dhe e shenjtë, ndërsa mirëqenia e qytetarëve kërkon vëmendje më të madhe nga institucionet dhe shoqëria.

    “Religjioni është diçka e brendshme. Ne kemi nevojë të diskutojmë për mirëqenien dhe t’i japim hapësirë profesionistëve që të merren me problemet reale. Debatet për religjionin mes komuniteteve janë të panevojshme dhe shpesh e çojnë shoqërinë në ndasi,” tha Selishta.

    Ai shtoi se duhet shmangur trajtimi i religjionit si temë publike nga individë të pakualifikuar, duke theksuar se institucionet përkatëse janë ato që duhet të merren me këtë çështje.

    Intervistën e plotë të sociologut Bekim Selishta në emisionin COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • Selishta: Rritja e emigrimit dhe ulja e natalitetit janë shqetësuese për të ardhmen e Kosovës

    Selishta: Rritja e emigrimit dhe ulja e natalitetit janë shqetësuese për të ardhmen e Kosovës

    Sociologu Bekim Selishta, në emisionin COMPASS në ATV, shprehu shqetësimin e tij për rënien e popullsisë dhe plakjen e saj, duke e cilësuar si një problem që kërkon veprim të menjëhershëm institucional.

    Ai tha se nataliteti në Kosovë është shumë i ulët, ndërsa emigrimi vazhdon të rritet, duke ndikuar negativisht në strukturën demografike të vendit.

    “Është shqetësuese kur e dimë që nataliteti tek ne është shumë i vogël, ndërsa popullsia është plakur me pesë për qind brenda një periudhe të shkurtër. Këto janë dukuri që ndërlidhen edhe me emigrimin e madh,” tha Selishta.

    Sipas tij, mungesa e investimeve shtetërore në infrastrukturë dhe zhvillim social ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatës demografike.

    Intervistën e plotë të sociologut Bekim Selishta në emisionin COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Përleshje në Lipjan, katër të therur me thikë

    ​Përleshje në Lipjan, katër të therur me thikë

    Katër persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime si pasojë e një përleshjeje sonte në Lipjan ku janë përdorur edhe mjete të mprehta.

    Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KosovaPress se incidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës.

    “Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar katër të mitur. Katër personat e lënduar, dy prej të cilëve dyshohet të kenë lëndime nga arma e ftohtë thikë, janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

    Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

  • ​Raportohen sërish dronë në qiellin e Amerikës

    ​Raportohen sërish dronë në qiellin e Amerikës

    Pas një mori të supozuar të dronëve në Nju Xhersi javën e kaluar, njerëzit tani po raportojnë të kenë parë dronë edhe pranë bazës së përbashkët të rezervave ajrore NAS dhe objekteve Lockheed Martin në Teksas.

    Sipas hetuesve që folën për NBC DFW, banorët dhe policia filluan të raportojnë aktivitetin e dronëve pas orës 20:00.

    Dronët e supozuar thuhet se po fluturonin në lartësi prej rreth 30 metrash dhe u panë në White Settlement, afër vendeve të rëndësishme ushtarake.

    Dëshmitarët i vëzhgonin në formacione të ndryshme, herë në grupe prej gjashtë objektesh dhe herë në çifte ose tre.

    E gjithë kjo zgjati dy orë, dhe disa raporte erdhën nga forcat federale të zbatimit të ligjit.

    “Është pak shqetësuese, veçanërisht duke pasur parasysh temat kombëtare për momentin,” tha shefi i policisë së White Settlement, Chris Cook.

    Ndryshe, më shumë se 5 mijë raste të dronëve u raportuan në të gjithë SHBA-në vetëm gjatë muajit nëntor, por FBI thotë se nuk ka zbuluar asgjë të dyshimtë që kur vërshimi i pamjeve në verilindje filloi të ngrejë shqetësime për sigurinë kombëtare dhe të hapësirës ajrore. /USA Today.