ATV

Category: Lajme

  • Reduktime të ashpra të rrymës në Rahovec, fajëson edhe Qeverinë

    Reduktime të ashpra të rrymës në Rahovec, fajëson edhe Qeverinë

    Me ndërprerje të shpeshta të energjisë eklektike po ballafaqohen edhe qytetarë të komunës së Rahovecit. Madje, ka raste se disa vendbanime në këtë komunë kanë mbetur pa rrymë që dy apo tri ditë. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress drejtori për Shërbime Publike në Rahovec, Përparim Krasniqi.

    Ai derisa akuzon KESCO-n lidhur me këto reduktime, thotë se niveli qendror duhet të bëjë një zgjidhje të shpejtë dhe afatgjate për qytetarët. Në këtë drejtim ai thotë se kohën e fundit janë shfaqur problemet me ujë të pijshëm, pasi në disa vendbanime kanë sistemin e pompimit, ndërsa thekson se ankesa ka edhe nga bizneset.

    “Gjendja me energji elektrike nuk është aspak e mirë, kemi reduktime të ashpra, ka deformime në terren, vazhdimisht ka probleme. Tashmë kohën e fundit janë shfaqur problemet me ujë të pijshëm, sepse në shumë vendbanime kemi sistemin pompimit, aspak nuk është gjendje e mirë me energji elektrike… Kanë filluar të shfaqen reduktime të ashpra në zonën e Xërxës, kjo edhe ka ndodhur në zonën e biznesit, ku kanë reduktime të ashpra të energjisë elektrike që po shfaqen në tërë komunën, jo vetëm në zonën e Xërxes por edhe në vendbanime tjera…Reduktimet nuk kanë orar të caktuar, nuk kemi njoftime zyrtare, ndodh që ka pas raste në vendbanime që 2 apo 3 dite nuk ka pas rrymë, ka ndërprerje të shpeshta”, thotë Krasniqi.

    Ndërsa, për ndërprerjen me energji elektrike, ai thotë se niveli qendror duhet të bëjë një zgjidhje të shpejtë dhe afatgjate për qytetarët.

    “Kjo i dëmton shumë, instalimet e vjetra të energjisë elektrike, mos ndërrimi i trafo stacioneve ka ndikuar shumë që edhe në zhvillimin ekonomik edhe të zonave të bizneseve në komunën tonë ka ndikuar për së keqi…Fajtor janë ata që kanë kontratë me KESCO-n, duhet të ulet niveli qendror të bëjë një zgjidhje të shpejtë dhe afatgjate për qytetarët”, shton Krasniqi.

    Përveç komunës së Rahovecit, edhe Ferizaj, Fushë Kosova, Peja e Malisheva po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike ditëve të fundit. Nga kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kanë thënë se për shkak të konsumit të lartë të rrymës, po shkaktohen ngarkesa në rrjetin elektroenergjetik të KEDS-it në disa vende në Kosovë, duke çuar në djegie të tyre në disa raste. Sipas tij, konsumi këto ditë ka shkuar deri në 1.500 megavat orë energji elektrike.

  • ​LVV-ja nuk do të ankohet për vendimin e PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

    ​LVV-ja nuk do të ankohet për vendimin e PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

    Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku aprovohet ankesa e Listës Serbe dhe hidhet poshtë vendimi i KQZ-së e cila kishte vendosur që këtë subjekt të mos e certifikojë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi thotë për KosovaPress se nuk do të ankohen në Gjykatë Supreme, pasi mendojnë se do të jetë vendimi i njëjtë sikurse i PZAP-së.

    Sipas tij, vendimi i PZAP-së të mërkurën, ishte “shumë formal pasi ai merr për bazë vetëm parimin se me letra është gjithçka në rregull” për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    “Ne, dy kolegët që përfaqësojmë Lëvizjen Vetëvendosje në KQZ, kemi vendosur që mos të ankohemi si persona me interes juridik në këtë rast, pasi kemi votuar kundër. Ne mendojmë se edhe një vendim i Gjykatës Supreme do të jetë po kaq formal sikur ky i PZAP-së. Ne kemi parë vendimin e kemi lexuar dhe ai ka marrë parasysh vetëm disa aspekte formale, në kuptimin që njihet në Kosovë që me letra jemi gjithçka jemi në rregull”, thekson Kurteshi.

    Ai vazhdon të insistojë se ka dëshmi dhe fakte të bollshme se Lista Serbe është” strofull e terrorizmit serb në Kosovë”, andaj, thotë ai, nuk duhet të certifikohet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    “Bindja dhe qëndrimi jonë mbështetet në shumë dëshmi dhe fakte. Argumenti jonë është se ky subjekt politik nuk duhet të certifikohet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai përbën strofull të terrorizmit serb në Kosovë”, shton ai.

    Përkitazi me këtë, Kurteshi deklaron se sërish kur KQZ-ja të shqyrtojë certifikimin e Listës Serbe, do të votojnë kundër.

    “Ne nuk kemi asnjë arsye të vetme që të ndryshojmë qëndrimin tonë në raport me certifikimin e këtij subjekti politik. Ne jemi kundër certifikimit të këtij subjekti politik për të gjitha faktet që i kemi përmendur…Ne do të votojmë kundër, se si votojnë anëtarët e tjerë të KQZ-së është çështje e tyre dhe qëndrim i tyre dhe ne nuk përzihemi aty”, thekson Kurteshi.

    Kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Zllatan Ellek, në prezantimin e kandidatëve për deputetë i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.

    Kjo u bë shkak që dy anëtarë të KQZ, nga partia në pushtet – Sami Kurteshi dhe Albin Krasniqi, të kundërshtojnë certifikimin e këtij subjekti në mbledhjen e 23 dhjetorit.

    Pas ankesës së këtij subjekti politik në PZAP, kjo e fundit të mërkurën aprovoi ankesën e saj dhe urdhëroi KQZ-në të certifikojë Listën Serbe.

    Sipas arsyetimit të PZAP-së, Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara.

    Sipas afateve ligjore, pas përfundimit të afatit për ankesa prej 48 orëve dhe nëse s’ka të tilla, vendimi i PZAP-së bëhet i plotfuqishëm dhe vendimmarrja i kthehet sërish KQZ-së.

    Moscertifikimi i Listës Serbe ishte kritikuar edhe nga vendet e QUINT-it./kp

  • Sala Jashari: Projekti për Kompleksin Përkujtimor në Prekaz ka mangësi, familja jonë s’u përfshi në vendime

    Sala Jashari: Projekti për Kompleksin Përkujtimor në Prekaz ka mangësi, familja jonë s’u përfshi në vendime

    Kandidatja për deputete nga PDK, Sala Jashari, në emisionin COMPASS në ATV, tha se familja e saj dhe një pjesë e madhe e lagjes në Prekaz nuk janë përfshirë në projekt për Kompleksin Përkujtimor të Jasharëve.

    Ajo vlerësoi se ndërhyrjet në një vend kaq të ndjeshëm dhe historik duhet të jenë gjithëpërfshirëse.

    “Unë mendoj që një udhëheqës i mirë duhet të jetë edhe gjithëpërfshirës. Prekazi është një çështje historike e të gjithëve dhe momentin kur dëshiron të bësh ndërhyrje të atilla, patjetër që duhet të merret vendimi i të gjithëve”, tha ajo.

    Ajo shtoi se projekti është bërë me mangësi dhe kërkoi më shumë përfshirje nga Qeveria aktuale.

    “Kisha dashur të shihja detajet e gjithçkaje dhe mendoj që në këtë rast i bëj thirrje Qeverisë aktuale që të ketë një gjithëpërfshirje në të gjitha aspektet”, shtoi Jashari.

    Intervistën e plotë të saj në emisionin COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Sala Jashari për raportet me familjen e Rifat Jasharit: Bindjet politike janë personale, familja jonë mbetet e bashkuar

    Sala Jashari për raportet me familjen e Rifat Jasharit: Bindjet politike janë personale, familja jonë mbetet e bashkuar

    Kandidatja për deputete nga PDK, Sala Jashari, në emisionin COMPASS në ATV, foli për raportet e ngushta mes familjes së saj dhe familjes së Rifat Jasharit.

    Ajo tha se pavarësisht dallimeve të mundshme në bindje, familja e saj mbetet e bashkuar dhe e pandarë, pavarësisht bindjeve politike.

    “Realisht, në asnjë moment familjet tona nuk mund të kenë një përçarje. Është diçka shumë e rëndësishme, sidomos për mua. Unë mendoj që bindjet janë shumë personale, si bindjet fetare, si ashtu politike, dhe po ashtu duhet të mbeten”, deklaroi Jashari.

    Ajo shtoi se lidhja familjare ka qenë dhe mbetet e njëjtë, duke kujtuar se edhe gjatë kohës së luftës, familja e saj ka qëndruar e bashkuar dhe e fortë.

    “Sa i përket lidhjes tonë familjare, siç ka qenë në luftë, vazhdon të jetë po e tillë dhe asnjëherë nuk ndahet. Kjo duhet të ndodhë në çdo familje, pavarësisht bindjeve”, u shpreh ajo.

    Intervistën e plotë të saj në emisionin COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me Estoninë

    ​Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me Estoninë

    Autoritetet finlandeze njoftuan të mërkurën se një kabllo elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe Estoninë ishte dëmtuar, duke shënuar incidentin e fundit në një seri incidentesh që përfshijnë infrastrukturën kritike në Detin Baltik.

    Operatori finlandez i rrjetit të energjisë Fingrid tha se ndërlidhësi Estlink 2 doli jashtë linje në orën 12:26 pasdite me orën lokale (1026 GMT).

    Duke folur për transmetuesin publik Yle, Arto Pahkin, kreu i operacioneve të Fingrid, tha se sabotimi nuk mund të përjashtohej dhe hetimet po vazhdojnë.

    Kryeministri Petteri Orpo siguroi qytetarët se ndërprerja nuk kishte ndikuar në furnizimin me energji elektrike të Finlandës.

    “Autoritetet mbeten vigjilente edhe gjatë Krishtlindjeve dhe po hetojnë situatën,” shkroi Orpo në X.

    Deti Baltik ka qenë skena e disa incidenteve infrastrukturore të profilit të lartë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, i cili rriti tensionet në rajon.

    Incidenti i fundit pason mbylljen në tetor të një tubacioni gazi nënujor finlandez-estonez pasi spiranca e një anijeje mallrash kineze thuhet se e dëmtoi atë.

    Muajin e kaluar, dy kabllo telekomunikacioni që lidhnin Suedinë dhe Danimarkën u ndërprenë. Autoritetet dyshojnë për anijen kineze Yi Peng 3, e cila lundroi mbi kabllot, por Kina mohoi kërkesën e Suedisë për të hetuar anijen.

    Kablloja e nëndetëseve Arelion, e cila lidh ishullin suedez të Gotland me Lituaninë, dhe kablloja e komunikimit nëndetëse C-Lion 1 që kalon midis Helsinkit, Finlandë dhe Rostock, Gjermani, u dëmtuan gjithashtu në mes të nëntorit pranë ujërave territoriale të Suedisë.

    Zyrtarët evropianë kanë sugjeruar se pas ndërprerjeve të fundit mund të jetë sabotimi, i cili mund të lidhet me konfliktin e vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë. Por Kremlini i ka hedhur poshtë pretendimet, duke i quajtur ato “absurde” dhe “të qeshura”.

    Shpërthimet e shtatorit 2022 që shpërtheu tubacionet Nord Stream që transportonin gazin rus në Evropë mbeten të pazgjidhura, duke nënvizuar cenueshmërinë e rajonit ndaj sulmeve nënujore në infrastrukturën kryesore.

    Autoritetet në të gjithë rajonin e Baltikut vazhdojnë të hetojnë këto incidente mes vigjilencës së shtuar, pasi tensionet gjeopolitike nuk tregojnë asnjë shenjë zbutjeje. /AA

  • ​Rusia fillon të përdorë Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

    ​Rusia fillon të përdorë Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

    Kompanitë ruse kanë filluar të përdorin Bitcoin dhe asete të tjera digjitale në pagesat ndërkombëtare, tha ministri rus i Financave, Anton Siluanov.

    Ai tha për mediat ruse se Bitcoin-at e minuar në Rusi mund të përdoren në procesin eksperimental për pagesat ndërkombëtare dhe pagesa të tilla kanë filluar.

    Siluanov vuri në dukje se kjo metodë pagese duhet të zhvillohet dhe zgjerohet.

    Ndërsa nuk ka kufizime për blerjen e kriptomonedhave në Rusi, përdorimi i tyre si një formë pagese brenda vendit është i ndaluar. Me dekretin e nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin më 8 gusht, u legalizua përdorimi eksperimental i kriptomonedhave në pagesat ndërkombëtare dhe transaksionet Forex. /AA

  • ​Regjistrimi i diasporës, KQZ ende pa vendim për shtyrjen e afatit

    ​Regjistrimi i diasporës, KQZ ende pa vendim për shtyrjen e afatit

    Ka dështuar mbledhja e sotme e KQZ-së për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje munguan anëtarët nga radhët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Në rend të ditës për shqyrtim mes tjerash ishte njoftimi për afatin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.

    Kjo pikë sipas anëtarit të KQZ-së nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi ishte arsyeja e mungesës së këtyre anëtarëve në mbledhjen e sotme.

    Sipas tij, opozitarët janë kundër shtyrjes deri më 29 dhjetor të afatit për regjistrim të mërgatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Duke argumentuar nevojën e shtyrjes së afatit, ai tha se deri tani mbi 92 mijë qytetarë nga mërgata mund të konsiderohen votues jashtë vendit, ndërsa trendi është në rritje, andaj kërkoi të gjenden forma të tjera për shtyrjen e afatit.

    “Sot është çështja krejt tjetër, ka të bëjë me një rekomandim që sekretariati ka sjell mbi mundësitë e shtyrjes së afatit për aplikim për regjistrim të mërgatës, i cili përfundon sot në ora 00:00. Duke parë trendin, i cili është në rritje i aplikimeve dhe me qëllim të mundësimit të qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit që të aplikojnë është shqyrtuar mundësia e shtyrjes së këtij afati. Sekretariati ka ardhur me një raport dhe ai në tërësi e jep rekomandimin që ky afat mund të shtyhet edhe pse prek disa aspekte organizative. Mendoj se mungesa e kolegëve këtu, PDK, LDK dhe AAK lidhet me këtë çështje. Ata edhe më herët e kanë shfaqur kundërshtimin e tyre për çfarëdo lloj shtyrje të afateve apo veprimeve që KQZ-ja do t’i merrte për përfshirjen e mërgatës në zgjedhje…Ata nuk janë të gatshëm që të vijnë dhe KQZ-ja të merr vendim. Mungesa e tyre është përpjekje për të pamundësuar shtyrjen e afatit”, tha ai.

    Por kjo u refuzua nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili në mungesë të kuorumit u largua nga salla e mbledhjeve.

    Paraprakisht, ai tha se mungesa e anëtarëve nga opozita nuk lidhet me vendimin e PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe. Sipas tij, pasi ai vendim të bëhet i plotfuqishëm dhe të kalojnë afatet kohore të ankesave KQZ-ja do të ketë vendimmarrje.

    “Mund të konstatoj se nuk kemi kuorum për të mbajtur këtë mbledhje. Tre nga anëtarët e KQZ-së kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në mbledhje për shkak të disa obligimeve të tjera, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë dhënë ndonjë njoftim… Lidhur me vendimin e PZAP-it, duhet të kalojë afati për ankesë dhe prapë do ta trajtojmë në KQZ sapo të bëhet i plotfuqishëm ai vendim…10:36 Në mungesë të kuorumit, takimi nuk mbahet dhe unë me kaq po e përfundoj”, theksoi ai.

    Anëtari tjetër i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa, (PZAP) për certifikimin e Listës Serbe, duke thënë se një gjë e tillë është gabim, pasi dëshmitë tregojnë se kjo parti është strofull e terrorizmit shovinist serb në Kosovë.

    “Janë disa aspekte formale që i ka trajtuar PZAP sipas parimit në letër gjithçka në rregull. Ne e kemi shumë dëshmi dhe fakte për involvimin e Listës Serbe dhe të anëtarëve të saj në veprimet të dhunshme terroriste kundër Republikës së Kosovës, policisë, institucioneve, KFOR-it dhe gazetarëve, si dhe vetë kundër KQZ-së. Zyrat e KQZ-së, ne i kemi pasur katër bashkëpunëtorë, ata kanë dhënë dorëheqje me kërkesë dhe urdhër të Listës Serbe, i kanë mbyllur zyrat dhe kanë shkatërruar dokumentet dhe kanë vendosur eksploziv në zyre. Këtë e kanë bërë me urdhër të Listës Serbe. Nënkryetari i atëhershëm të Listës Serbe, Radoiçiq e ka udhëhequr sulmin terrorist në Banjskë vitin e kaluar. Ai sot është i lirë. Ne nuk kemi deri sot asnjë rast të vetëm kur ky subjekt politik ka dënuar sulmet e dhunshme terroriste në Kosovë. Atë trashëgimi e bart pa e prekur edhe sot. Prandaj ne konsiderojmë se Lista Serbe është strofull i terrorizmit shovinist serb në Kosovë”, deklaroi Kurteshi.

    PZAP dje ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka hedhur poshtë vendimin e KQZ-së, e cila kishte vendosur që këtë parti të mos e certifikonte për zgjedhjet e 9 shkurtit./KP

  • ​Minimi i masave shkëmbore, nesër pasdite mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë – Dollc

    ​Minimi i masave shkëmbore, nesër pasdite mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë – Dollc

    Të premten do të ndërpritet qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri tek udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

    Ndërprerja e qarkullimit bëhet sepse do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga njëra anë e zgjerimit të rrugës.

    Ndërprerja e trafikut do të bëhet nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.

  • Shkarkimi i Agron Bekës, Gjykata Kushtetuese konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje

    Shkarkimi i Agron Bekës, Gjykata Kushtetuese konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje

    Gjykata Kushtetuese të enjten ka konstatuar se Kuvendi nuk ka bërë shkelje në shkarkimin e anëtarit jo-prokuror të Këshillit Prokurorial, Agron Beka në seancën e 15 dhjetorit të vitit të shkuar.

    Shkarkimi i Bekës ishte dërguar në Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës. Por Kushtetuesja ka thënë se vendimi i Kuvendit nuk ka tejkaluar autorizimet kushtetuese dhe ligjore.

    “Vendimi është në përputhje me kompetencat e Kuvendit dhe në bazë të Ligjit të Këshillit Prokurorial…”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Kushtetueses.

    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e patën shkarkuar Bekën nga pozita e anëtarit të KPK-së.

    Komisioni për Legjislacion pati miratuar rekomandimin për shkarkimin e tij.

  • Arrestohen dy zyrtarë të kadastrit në Graçanicë, komuna thotë se po dyshohen për korrupsion

    Arrestohen dy zyrtarë të kadastrit në Graçanicë, komuna thotë se po dyshohen për korrupsion

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës sot ka zhvilluar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Nga ky operacion dy persona janë shoqëruar në polici për intervistim.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

    “Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Ky operacion policor, deri më tani ka rezultuar me shoqërimin e dy personave të dyshuar për intervistim dhe procedura të mëtejme policore”, ka thënë Kelani, i cili tha se pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor do të bëhen të ditura informacionet shtesë.

    Megjithatë, informata rreth këtij rasti ka dhënë edhe kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Shubariq, e cila para gazetarëve tha se se janë arrestuar dy zyrtarë të kadastrit të komunës së Graçanicës, shkruan Insajderi.

    “Komuna e Graçanicës dëshiron të informojë opinionin se sot pas ardhjes së Policisë së Kosovës në departamentin tonë, përkatësisht në Drejtorinë Komunale të Kadastrës, kanë ndaluar dy zyrtarë. E mira është se me këtë hetim dhe arrestim nuk u vu në dyshim puna e menaxhmentit komunal apo e menaxhmentit të Drejtorisë së Kadastrës. Është punë e vetinicuar e zyrtarëve të caktuar, kështu që ata tani janë të ndaluar. Do të ketë një hetim dhe nuk do të spekulonim më tej për procedurën e mëtejshme. Kur të marrim informacione të detajuara do të informoheni”, ka thënë ajo.