ATV

Category: Lajme

  • Kastrati: 200 mijë qytetarë kanë ik prej zorit

    Kastrati: 200 mijë qytetarë kanë ik prej zorit

    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, në emisionin CONTEXT në ATV, ka shprehur shqetësim të thellë për rritjen e emigrimit nga Kosova.

    Sipas Kastratit, mungesa e vendeve të punës është shkaku kryesor i këtij fenomeni.

    “Dhe emigracioni pse bëhet pyetja themelore, është kjo: sepse nuk ka vend në të reja të punës”, deklaroi Kastrati.

    Duke përdorur të dhëna statistikore për të ilustruar shkallën e problemit, ai tha se Kosova ka pësuar një rënie të konsiderueshme të popullsisë në vitet e fundit.

    “Po të gjykojmë nga njëqind e tridhjetë e sa mijë banorë më pak, mirëpo nëse merret lindja, trendi lindjeve minus vdekjet, atëherë do të kishte pasë mundësi të ishin 2 milionë […] ti sot i ke potencialisht katërqind mijë më pak”, shtoi ai.

    Kastrati ka lidhur emigrimin direkt me keqqeverisjen dhe mungesën e mundësive ekonomike në vend.

    “Këto së bashku me këtë 200 mijë afërsisht që kanë emigru dhe kanë emigru shumë si është shumë qartë për shkak të keqqeverisjes në rastin e parë apo të mos qeverisjes hiç në rastin e dytë”, tha deputeti Kastrati.

    Intervistën e plotë të tij në emisionin CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

  • Kastrati: Jemi të paktë në Evropë që i kemi publikuar të dhënat e regjistrimit kaq shpejt, kjo nuk është vlerësuar në media

    Kastrati: Jemi të paktë në Evropë që i kemi publikuar të dhënat e regjistrimit kaq shpejt, kjo nuk është vlerësuar në media

    Drejtori i Përgjithshëm i ASK-së, Avni Kastrati, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ASK-ja i ka publikuar të dhënat e regjistrimit të popullisë për një kohë rekorde, gjë që e cila, sipas tij nuk është vlerësuar nëpër media.

    “Sipas rekomandimit që i publikon në EUROSTAT-i, thotë dhënat e para finale, po në Ligje kemi ne, publikohen 15 muaj pas datës së regjistrimit. Kështu që, kësaj here, atë kohën që kemi humb pak me prolongimin, e kemi kompensuar me publikimin pas shtatë muajsh. Është një e arritur, që nuk është vlerësu nëpër media, sepse jemi të paktë në Evropë që i kemi publiku të dhënat për një kohë kaq të shkurtër”, tha Kastrati.

    Ai tha se jo të gjitha të dhënat që grumbullohen në terren, janë të verifikueshme kur vijnë nga terreni.

    “Ne kemi publiku vetëm disa të dhëna finale, që është një praktikë, është një standard që e përdorin të gjitha shtetet, po jo të gjitha për shembull i publikojnë shumë indikatorë në të dhënat e para finale. Po e marrim këtu në regjion, Mali i Zi i ka publiku vetëm dy indikatorë, numrin e popullsisë dhe sipas përkatësisë etnike, sepse është një protokoll që publikimi i dhënave finale, pasi statistikat zyrtare nevojitet kohë domethënë përpunimi i tyre, verifikimi dhe krahasimi me burime tjera. Jo të gjitha dhënat që grumbullohen në terren, janë të verifikueshme kur vijnë nga terreni”, tha Kastrati.

    Intervistën e plotë të tij në CONTEXT në ATV, e gjeni ën videon më poshtë:

  • Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike

    Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, në emisionin CONTEXT në ATV, duke folur për zgjidhjen e problemit të energjisë, përmendi se LDK e ka në plan program që brenda mandatit katër vjeçar, Kosovës do t’i shtohen një mijë megavat, 500 me erë dhe 500 përmes paneleve solare.

    “Nuk i bën këto investime shteti… ka forma se si shteti në partneritet publiko privat, zhbllokon potencialin për sektorin privat që ai të investojë duke i garantu blerjen e asaj energjie elektrike me një çmim të paracaktuar”, tha Mustafa.

    Intervistën e plotë të tij në emisionin CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

  • Hashani: Programi i LDK-së është i orientuar vetëm kah shpenzimet, por si do të sigurohen të hyrat

    Hashani: Programi i LDK-së është i orientuar vetëm kah shpenzimet, por si do të sigurohen të hyrat

    Profesori i ekonomisë, Medain Hashani, në emisionin CONTEXT në ATV, duke komentuar programin e LDK-së me të cilin kjo e fundit do të garojë në zgjehjde, tha se ky program është i orientuar kryesiht kah shpenzimet dhe vetëm një pjesë paraqet të hyrat.

    “E kam analizuar programin e LDK-së që e ka prezantuar, është program i cili është i orientuar kryesisht te shpenzime publike dhe vetëm një pjesë e paraqet tek të hyrat. Ne si financier që jemi, fokusi kryesor i një financieri është të analizojë se nga do t’i ketë të hyrat. Nëse gjykohet pjesa e buxhetit të Kosovës dhe programi i LDK-së që është, unë kam ba analizë për katër vitet e ardhme nga viti 2025 deri në vitin 2028, sa do të kishte mundësi me pasë kapacitet me këto të cilat janë prezantuar”, tha Hashani.

    Bisedën e tij të plotë në emisionin CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Mustafa: Qytetarët votojnë edhe për program

    Mustafa: Qytetarët votojnë edhe për program

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se një pjesë e mirë e qytetarëve votojnë edhe për program, jo vetëm për liderin.

    “Besoj që ka një pjesë të mirë të qytetarëve që votojnë edhe për program. Pra, jo vetëm për program, ka për votojnë për liderin, votojnë për ekipin, votojnë për frymën, votojnë për programin, por edhe programi është pjesë e arsyeve pse njerëzit votojnë një mandat tjetër”, tha Mustafa.

    Intervistën e plotë të tij në emisionin CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

  • “Prioritet në shërbime”, mbi 3 mijë policë iu nënshtruan shërbimeve mjekësore

    “Prioritet në shërbime”, mbi 3 mijë policë iu nënshtruan shërbimeve mjekësore

    Përgatiti: Alma Hysenaj

    Në institucionet publike shëndetësore, brenda këtij viti, mbi 3 mijë pjesëtarë të Policisë dhe Njësisë Speciale iu nënshtruan kontrolleve mjekësore sistematike dhe periodike, ndërsa mbi 2 mijë rekrutë të rinj iu nënshtruan kontrolleve mjekësore psikologjike.

    Kjo është bërë e ditur nga Drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, i cili mes tjerash tha se për të njëjtit do të vazhdojnë shërbimet edhe në vitet në vazhdim.

    “Ajo që është më e veçanta e këtij viti, për 150 për qind kemi shtim të pjesëtarëve policorë në shërbimin shëndetësor. Pavarësisht angazhimit si menaxhment,, falënderoj secilin pjesëtarë për shërbimet që kanë bërë. Me të gjitha organe që kemi bashkëpunim, të jenë në gatishmëri për të ofruar këto shërbime edhe në vitet vijuese”, tha Hajdari.

    Veç kësaj, Hajdari potencoi se kategoritë e sistemit të sigurisë kanë prioritet, dhe se për ta evitohet lista e pritjes.

    Ndërkaq duke vlerësuar përkushtimin e stafit mjekësor ndaj zyrtarëve policor, Drejtoresha e Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Lindita Kajtazi tha se bashkëpunimi me institucionet publike shëndetësore ka ndikuar pozitivisht në mirëqenien e tyre.

    “Ofrimi i shërbimeve mjekësore kanë ndikuar në ruajtjen e mirëqenies shëndetësore të të gjithë pjesëtarëve, zyrtarëve të Policisë së Kosovës”, tha Kajtazi.

    Në vitin 2023, Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar nënshkruan marrëveshje për dhënien e shërbimeve mjekësore me prioritet për zyrtarët policorë.

  • Zgjedhjet, nuk u zgjat afati për mërgatën, s’ka ankesë në supreme për LS-në

    Zgjedhjet, nuk u zgjat afati për mërgatën, s’ka ankesë në supreme për LS-në

    Përgatiti: Fatlum Jashari

    Në mungesë kuorumi, dështoi mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – në të cilën, mes tjerash në rend dite ishte njoftimi për afatin për aplikimin për regjistrimin të votuesve jashtë Kosovës.

    Para mbylljes zyrtare së mbledhjes, kreu i KQZ-së sqaroi se në agjendë nuk ishte çështja e vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për anulimin e vendimit KQZ-së për mos-certifikimin e Listës Serbe.

    “Jo, jo. Lidhur me vendimin e PZAP-së, duhet të kalojë afati për ankesë dhe atëherë do ta trajtojmë në KQZ-së. Sot bëhet i plotfuqishëm vendimi”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

    Ndërkohë, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komision akuzuan kolegët e tyre nga partitë opozitare për mos-pjesëmarrje të qëllimshme në mbledhje.

    Edhe pse tha se ka mjaftueshëm dëshmi kundër Listës Serbe, duke folur në emër të dy anëtarëve të LV-së në KQZ, Sami Kurteshi, tha se ata nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së.

    “Janë disa aspekte formale që i ka trajtua PZAP-ja sipas parimit, në letër gjithçka në rregull. Ne kemi shumë dëshmi dhe fakte për involvimin e Listës Serbe dhe anëtarëve të saj në veprime të dhunshme, terroriste kundër Republikës së Kosovës”, tha Kurteshi.

    Ndërsa, në ditën e fundit të afatit 120 ditësh për regjistrim si votues jashtë vendit, anëtari tjetër partisë në pushtet, Alban Krasniqi, akuzoi opozitën se po ia mohon mërgatës të drejtën për votë – duke mos e zgjatur afatin edhe për tri ditë.

    “Është një shkelje e të drejtës elementare dhe qytetare kjo qasje kështu, kjo mosdhënie e mundësisë së qytetare që të mund të realizojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar dhe votuar”, tha Krasniqi.

    Afati për aplikimin për regjistrim si votues jashtë vendit ishte hapur më 29 Gusht dhe do të mbyllet në sekondën e fundit të 26 Dhjetorit.

  • Rrugë e trotuare në kryeqytet, të pamirëmbajtura

    Rrugë e trotuare në kryeqytet, të pamirëmbajtura

    Përgatiti: Besmire Kluna

    Komuna e Prishtinës, në tetor ka dhënë tender në vlerë 2 milionë e 450 mijë euro, për mirëmbajtjen e rrugëve por edhe trotuareve gjatë stinës së dimrit. Tenderi është i ndarë në 13 Lote për 13 kompani fituese.

    Por përkundër kësaj, gjendja e rrugëve dhe trotuareve në kryeqytet, pas reshjeve të borës së ditëve të fundit nuk është e mirë. Qytetarët në rrugët ‘’Mbretëresha Teutë’’, Rr.‘’Nazim Gafurri’’, dhe Rr. ‘’Kika’’, thonë se trotuaret janë vështirë të kalueshme.

    Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës Donat Lushaku, e pranon se ankesat e qytetarëve janë të arsyeshme, pasi disa kompani nuk e kanë kryer punën si duhet.

    ‘’Në shumicën e rrugës kryesore me e qujt të kryeqytetit ato dytësore të lagjeve dhe në disa prej fshatrave kanë intervenuar me kohë, ka disa kompani që nuk kanë dal me kohë në terren. Kompanitë operojnë sipas hartave dhe sipas radhës sidomos në raste kur ka nevojë për ndërhyrje të shpejtë dhe do të shohim në cilat raste ka pasur ngecje për të bashkëpunuar me ta fillimisht dhe nëse përsëritet këto vonesa pasohet edhe me me vërejte të ndryshme’’, tha Lushaku.

    Sipas Lushakut, ankesa kanë pranuar edhe për rrugën ‘’Kamer Loshi’’, Lagjen e trimave dhe rrugën C.

  • Rritja ekonomike për Kosovën pritet të jetë 4,3 për qind

    Rritja ekonomike për Kosovën pritet të jetë 4,3 për qind

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Kosova po e mbyllë vitin me 4,3 për qind rritje ekonomike.

    Pak a shumë rritje të njëjtë do të ketë edhe në vitin 2025, sipas Bankës Qendrore të Kosovës.

    Derisa viti po përmbyllet me mesatare të inflacionit 1,7 për qind.

    E në vitin 2024, kosovarët morën kredi më shumë së në vitin e kaluar për 768.9 milionë euro, derisa në total shuma e kredive arriti në 5 miliardë e 668 milionë euro.

    Ndërkaq ulje sipas guvernatorit pati në normat e interesit të bankave nga 6.35 për qind në 6.02 për qind.

    E pas zbatimit të rregullores për operacioni me para të gatshme që parasheh vetëm përdorimin e valutës euro, në komuna veriore u dyfishua numri i institucioneve financiare.

    Sipas BQK-së, këtë vit investimeve të huaja direkte, kanë arritur në 657 milionë euro.

    Në vitin që po e lëmë pas ka pasur ulje të remitancave në 1.3 miliardë euro, siç u tha për shkak të liberalizmit të vizave.

  • Mbyllen dy ndërmarrje publike paralele serbe në veri

    Mbyllen dy ndërmarrje publike paralele serbe në veri

    Përgatiti: Teuta Arifaj

    Drejtoria për Hapësirën Banesore dhe Biznesore dhe Drejtoria për Tokën Ndërtimore, dy ndërmarrje publike të cilat kanë vepruar në sistemin e Serbisë në Mitrovicën e Veriut janë mbyllur nga Policia.

    Siç ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, autoritetet lokale kërkuan ndihmë për të “çliruar disa zyra”.

    “Bazuar në kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut, ne erdhëm këtu për të asistuar. Sipas komunës, kjo pronë është e saj. Pasi policia hyri në objekt erdhëm në përfundim se ky mund të jetë institucion paralel. Atëherë ftuam prokurorinë dhe mblodhëm dëshmi. Aktualisht hetimet po zhvillohen në drejtim të falsifikimit të dokumenteve”, tha Elshani.

    Për këtë aksion të Policisë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se keqpërdorimi i realizuar nën flamujt dhe emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur, do të hetohet deri në fund.

    “Në respektim të plotë të legjislacionit tonë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë, sot është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre. Ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.

    Zyrat e këtyre dy ndërmarrjeve ndodheshin në një ndërtesë banesore në Mitrovicën e Veriut dhe për momentin nuk dihet në emër të kujt janë këto ambiente, ku kanë funksionuar këto ndërmarrje.

    Pas mbylljes së zyrave u deklarua edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë duke thënë se “po uzurpohen” institucionet e Serbisë në veri dhe se këto hapa janë “në kundërshtim me marrëveshjet e dakorduara”.

    Ndërkaq, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, njoftoi se “hyrja” e autoriteteve të Kosovës në ndërmarrjet serbe nuk do të vë në rrezik rreth 70 punëtorët të cilët do të vazhdojnë të marrin pagat.

    Deri më tash autoritetet kosovare kanë mbyllur një numër të organeve të përkohshme komunale si dhe disa kompani komunale.