ATV

Category: Lajme

  • Agjencia e Statistikave ka publikuar të dhënat e moshave dhe gjinive mesatare nëpër komunat e Kosovë

    Agjencia e Statistikave ka publikuar të dhënat e moshave dhe gjinive mesatare nëpër komunat e Kosovë

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Komuniteti ashkali, ka moshën më të re mesatare nga të gjithë banorët në Kosovë.

    Sipas Agjencisë së Statistikave, mosha mesatare e tyre është 26,5 vjet.

    Pas ashkalinjve komuniteti rom ka po ashtu moshë mesatare të re, 27.7 vjet pasuar nga egjiptianët e shqiptarët.

    Ndërkaq, komunat që prin më numrin me të larte të vajzave janë Prishtina, Peja e Gjakova ndërkaq me gjininë e kundërt djemtë, prinë Dragashi, Kamenica, Obiliqi.

    Të enjten e kaluar, Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi të dhënat për regjistrimin e popullsisë.

    Regjistrimi tregon se popullsia e përgjithshme e Kosovës është 1.6 milion banorë, me një ndarje pothuajse të barabartë gjinore—50.2% meshkuj dhe 49.8% femra.

  • 66% e kallëzimeve penale për korrupsion kanë përfunduar me pushim të hetimeve nga të gjitha prokuror

    66% e kallëzimeve penale për korrupsion kanë përfunduar me pushim të hetimeve nga të gjitha prokuror

    Përgatiti: Nora Luta

    Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti organi i akuzës ka ngritur 154 aktakuza.

    Të gjitha prokuroritë e vendit kanë pasur në punë 499 raste, por kanë hedhur 220 kallëzime penale, ndërsa kanë pushuar hetimet ndaj 110 personave.

    Por, rreth të dhënave nga raporti i Komisionit mbikëqyrës për korrupsion dhe krimet ekonomike, të prezantuar në mbledhjen e Këshillit Prokurorial, patën vërejtje disa nga anëtarët e KPK-së.

    Hedhja e një numri të madh të kallëzimeve penale, sipas tyre është shqetësuese.

    Ndërkohë gjatë kësaj mbledhje është prezantuar edhe raporti për muajt korrik- shtator për luftimin e krimit ekonomik.

    Brenda kësaj periudhe janë sekuestruar 11 milionë euro, por ende nuk ka asnjë rast të konfiskimit.

    KPK-ja në këtë mbledhje ka shqyrtuar ankesat e dy kandidateve për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Sherbiane Selimi- Muçaj dhe Ikramije Bojaxhiu.

    Por, ankesat e tyre lidhur me vlerësimet e intervisitmit janë refuzuar.

  • Aeroporti “Adem Jashari” regjistroi katër milionë pasagjerë

    Aeroporti “Adem Jashari” regjistroi katër milionë pasagjerë

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot i ka regjistruar katër milionë pasagjerë, përfshirë këtu shqiptarë e të huaj, nga brenda e jashtë vendit, që kanë udhëtuar nga dhe drejt Prishtinës.

    Aty sot i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi.

    Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria, Kurti citohet të ketë thënë se prej liberalizimit të vizave ka më shumë se dyfishim të pasagjerëve, 46% rritje të fluturimeve, si dhe janë shtuar 16 destinacione të reja e 16 operatorë të rinj.

    “Me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së aeroportit, kryeministri njoftoi se janë krijuar lehtësira të tjera për zhvillimin e transportit ajror, siç është zgjatja e pistës nga 2,500m në 3,040m, avancimi i sistemit të aterimit – Instrument Landing System (ILS), i cili ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e kapacitetit të aeroportit për pranimin e avionëve më të mëdhenj dhe më shumë fluturime, si dhe hapa e korridorit ajror përmes Shqipërisë që ka shkurtuar rrugën e fluturimit nga Republika e Kosovës për në Bashkim Evropian deri në 15 minuta”.

    “Ndërkaq, bazuar në marrëveshjen bilaterale me Zvicrën është arritur që për herë të parë të dizajnohet një operator ajror për transportin e udhëtarëve mes Kosovës dhe Zvicrës me kritere të caktuara nga shteti i Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

    Tutje, Kurti tha se gjeografikisht, Kosova gjendet mu në mes të Ballkanit Perëndimor, çka e bënë edhe qendër rajonale dhe pikë strategjike të udhëtimit, dhe se zhvillimi i Kosovës kalon edhe nëpërmjet vendosjes së vendit si urë lidhëse mes shteteve të rajonit, por edhe mes rajonit dhe Evropës Qendrore e perëndimit në përgjithësi.

  • Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murselit dhe dy të dyshuarve tjerë u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murselit dhe dy të dyshuarve tjerë u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për nga dy muaj të tjerë masën e paraburgimit Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M., G.P., dhe K.K., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 20.12.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve N.M., G.P., dhe K.K., iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj për secilin, e cila masë iu llogaritet nga data 24.12.2024 deri më datë 23.02.2025”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

    Fillimisht, tre të dyshuarve, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, ua kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të cilin vendim e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

    Ende nuk dihen motivet se pse ka ndodhur vrasja e Ademajt, e cila kishte nënshtetësi suedeze bashkë me burrin e saj dhe dy djemtë.

    Në këtë rast të dyshuar për vrasjen e Ademajt, janë bashkëshorti i saj Naim Murseli si i dyshuar se organizoi vrasjen, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, si dhe T.D.

  • Kremlini “nuk komenton” përplasjen e aeroplanit në Kazakistan deri në përfundimin e hetimit

    Kremlini “nuk komenton” përplasjen e aeroplanit në Kazakistan deri në përfundimin e hetimit

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se ai nuk do të komentojë mbi përplasjen e aeroplanit të ‘Azerbaijan Airlines’ në Kazakistan deri në përfundimin e hetimit që aktualisht është në vazhdim, transmeton Anadolu.

    Duke folur me gazetarët në Moskë, Peskov tha se vetëm autoritetet ruse të aviacionit mund të ndajnë informacione që kanë të bëjnë me incidentin.

    “Një hetim për këtë incident aviacioni është në vazhdim dhe ne nuk e konsiderojmë veten me të drejtë për të bërë ndonjë vlerësim derisa të dalin konkluzionet nga hetimi dhe nuk do ta bëjmë atë. Në të njëjtën kohë, kemi autoritetet tona të aviacionit që mund ta bëjnë këtë dhe disa informacione mund të ketë vetëm nga ata”, tha Peskov.

    Fluturimi i kompanisë ajrore ‘Azerbaijan Airlines’ me 67 persona në bord udhëtonte nga kryeqyteti Baku i Azerbajxhanit drejt qytetit Grozny të Republikës Çeçene të Rusisë, kur u rrëzua në qytetin Aktau në bregdetin Kaspik në Kazakistan.

    Zyrtarët e Kazakistanit thanë se 38 persona humbën jetën, ndërsa 29 të tjerët i mbijetuan përplasjes së aeroplanit të pasagjerëve.

    Azerbajxhani dhe Kazakistani kanë nisur hetime për shkakun e aksidentit.

    Zyrtarë të lartë azerbajxhanas konfirmuan për Anadolu se përplasja u shkaktua nga një sistem raketor rus.

    Por autoriteti i aviacionit civil i Rusisë ‘Rosaviatsia’ tha se përplasja me sa duket u shkaktua nga goditja nga një tufë e zogjve, gjë që çoi aeroplanin të devijojë në qytetin Aktau. Aeroplani ishte nisur nga Baku për në Grozny, por doli nga kursi i tij mbi Detin Kaspik para se të përplasej.

    Autoritetet në Kazakistan dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, apeluan për përmbajtje ndaj spekulimeve, duke theksuar se moti i keq mund të ketë luajtur një rol në devijimin e fluturimit.

    Aeroplani ndodhi mes aktivitetit të shtuar të mbrojtjes ajrore ruse që po shënjestron dronët ukrainasë në rajon. Të dhënat publike të aeroplanit tregojnë bllokimin e GPS-it në zonë, duke shkaktuar më tej pyetje.

  • VV-ja ankohet në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

    VV-ja ankohet në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

    Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së që urdhëroi KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Ankesa është dorëzuar në Supreme nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, shkruan EO.

    Më 25 dhjetor, PZAP-ja aprovoi ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit të KQZ-së për të mos ta certifikuar atë.

    Sipas arsyetimit të këtij mekanizmi, Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara.

    Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi, të enjten ka thënë se nuk do të ankohen në Supreme, pasi sipas tij edhe ajo do ta ketë të njëjtin arsyetim për këtë çështje.

  • Azemi: Kjo qeveri ka deshtuar la në terr qytetarët e bizneset, s’kanë plan e as zgjidhje

    Azemi: Kjo qeveri ka deshtuar la në terr qytetarët e bizneset, s’kanë plan e as zgjidhje

    Kandidati për deputet i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pas konferencës që sot ka mbajtur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas takimit me KOSST dhe KEDS për krizën me energjinë elektrike.

    Azemi ka thënë se kjo qeveri, ka dështuar të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji, duke lënë qytetarët dhe bizneset në terr.

  • Petrit Kryeziu zgjidhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren

    Petrit Kryeziu zgjidhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren

    Petrit Kryeziu është votuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren me mandat katërvjeçar dhe me mundësi kandidimi edhe për një mandat tjetër.

    Votimi i Kryeziut për kryeprokuror e bë në mbledhjen e 260-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Konstatohet se me 10 vota për emërohet Petrit Kryeziu kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren për katër vjet me mundësi edhe një për mandat tjetër” tha kryesuesi Ardian Hajdaraj.

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin ku ka theksuar se procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht ishte meritor dhe transparent, probleme më të theksuara në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Apelit.

  • ​Ngrihet aktakuzë ndaj 5 të pandehurve për vrasjen e 8 civilëve shqiptarë

    ​Ngrihet aktakuzë ndaj 5 të pandehurve për vrasjen e 8 civilëve shqiptarë

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë Departamentin Special ndaj të pandehurve D.C., D.N., M.SH., N.S. dhe S.J., nën dyshimet se gjatë kohës së luftës në Kosovë kanë kryer krime në rajonin e Gjilanit.

    Pesë të pandehurit në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, kanë marrë pjesë në vrasjen e 8 civilëve shqiptarë.

    Konkretisht dy nga këto viktima i kanë vendosur në grumbull drurësh, ku njëri nga ta është djegur për së gjalli, kishin rrahur, maltretuar, torturuar, plaçkitur, dëbuar popullatën civile shqiptare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe konventave ndërkombëtare të Gjenevës dhe protokolleve shtesë.

    Ndërsa, për të pandehurit M.SH. dhe N.S., ekziston dyshimi i bazuar se gjatë zbatimit të urdhër-kontrolleve, janë gjetur në pronësi dhe posedim armë, në kundërshtim me ligjin, me çka të njëjtit kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

  • Limaj: Do ta ndërtojmë termocentralin me 500 megavat

    Limaj: Do ta ndërtojmë termocentralin me 500 megavat

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur skandaloze shumat e paguara për import të energjisë elektrike.

    Limaj tha se prioritet do ta kenë renovimin dhe transformimin e blloqeve ekzistuese.

    “Statistikat e publikuara në media për shumat marramendëse të paguara për import të energjisë elektrike tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie. Për katër vite, sipas raporteve të publikuara janë shpenzuar rreth 560 milionë euro për të blerë rrymë. Kjo më të vërtetë është skandaloze. Prandaj, të nderuar qytetarë, është shumë më rëndësi ta kemi pavarësimin energjetik. Dhe ne do ta bëjmë, nëse na jepni besimin më 9 shkurt’”, tha ai.

    Brenda tri viteve, ia ka premtuar se do ta ndërtojnë termocentealin me 500 megavat dhe do ta zgjidhin një herë e përgjithmonë çështjen e energjisë elektrike.

    “Prioritet i yni është edhe renovimi dhe transformimi i blloqeve ekzistuese”, tha ai.