ATV

Category: Lajme

  • Adrian Civici: Turizmi dhe ndërtimi, lokomotiva të ekonomisë shqiptare në vitin 2024

    Adrian Civici: Turizmi dhe ndërtimi, lokomotiva të ekonomisë shqiptare në vitin 2024

    Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici, në emisionin “Ekspres” në RTSH, vlerësoi se ekonomia shqiptare gjatë vitit 2024 ka ndjekur një trajektore të qëndrueshme, duke ruajtur stabilitetin dhe rritjen.

    Ai tha se ekonomia nuk është ndikuar nga kriza të mëdha politike, gjeopolitike apo klimaterike, duke theksuar se ka përfituar nga stabilizimi pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

    “Ka qenë një ekonomi pak a shumë normale dhe e stabilizuar. Nuk ka qenë nën presionin e ndonjë krize madhore dhe ka ndjekur tendencat e viteve të fundit, që përfshijnë periudhën post-Covid dhe absorbimin e efekteve të luftës në Ukrainë mbi tregtinë dhe çmimet e energjisë”, tha Civici.

    Ai vlerësoi se turizmi dhe ndërtimi mbeten sektorë kryesorë që nxisin rritjen ekonomike, duke shtuar se edhe konsumi gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm.

    “Turizmi ka një efekt të madh në ekonominë shqiptare. Ndërtimi ka vazhduar me ritme të larta, dhe konsumi ka ndikuar në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto, duke mbajtur rritjen ekonomike në nivelin 3.8% deri 3.9%”, shtoi ai.

    Duke folur për pasojat e tërmetit dhe pandemisë, Civici tha se ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë dhe është rikuperuar shpejt.

    “Tre goditjet kryesore – tërmeti, pandemia dhe konfliktet gjeopolitike – kanë lënë pasoja, por ekonomia jonë arriti të rikuperohej dhe të ruante stabilitetin falë sektorëve si ndërtimi dhe turizmi”, vlerësoi rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici.

    Intervistën e plotë të Adrian Civicit në emisionin “Ekspres” në RTSH, e gjeni videon më poshtë:

  • Shahini: Kosova përballet me sanksione dhe investime të ulëta, dobët mbetet dhe prodhimi vendor

    Shahini: Kosova përballet me sanksione dhe investime të ulëta, dobët mbetet dhe prodhimi vendor

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se si shkak i përqindjes së ulët të investimeve kapitale, rritja ekonomike në vend ishte e dobët. Sfidë, i konsideron sanksionet e mungesën e mbështetjes së prodhimit vendor nga shteti, raporton EO.

    Në kon koherencën përmbyllëse të vitit me temën “Ekonomia e Kosovës 2024 si dhe sfidat e saj ne vitin 2025”, Shahini ka thënë se Kosova vazhdon të përballet me sanksione ekonomike dhe politike nga BE-ja, duke humbur mbi 1 miliard euro.

    “Të kthejmë vëmendjen edhe një herë se çka ndodhi në vitin 2024 në aspektin ekonomik dhe çka pritet për vitin 2025 në aspektin ekonomik dhe në aspekt socio-ekonomik-politik dhe integrues. Kosova edhe në vitin 2024 mbetet një nga vende e rralla në Ballkanin Perëndimor që prin me importin mbi 6 miliardë euro nga vendet e ndryshme, Kosova po hynë në vitin e dytë të sanksionuar ekonomikisht politik dhe faktorëve ndërkombëtarë dhe nga BE-ja, ku efektet e saj janë më shumë se 1 miliardë euro. Prodhimi vendor mbetet ende i dobët dhe pa mbështetje institucionale të pa mjaftueshme. Kosova dhe bizneset e saj e patën një vit të rëndë ekonomik dhe politik duke u prekur edhe siguria nacionale dhe ajo vitale është ajo e sulmit në Veri që kjo është theksuar për investitorët vendor dhe të huaj”, deklaroi Shahini.

    Shahini theksoi se Kosova nuk arriti njohje ndërkombëtare dhe nuk u anëtarësua në asnjë mekanizëm ndërkombëtar.

    Megjithatë, ai shtoi se sektori privat ka përjetuar rritje, me paga që janë rritur mbi 20%, dhe energjia solare mbetet një prioritet.

    “Edhe vitin 2024 nuk solli për Kosovën asnjë njohje njëkohësisht nuk arriti Kosova që të anëtarësohet asnjë mekanizëm ndërkombëtarë prandaj Qeveria e vendit këtë vit e mbylli pa një dialog të mirëfilltë ekonomik dhe social me partnerët e vet. Tatimi në pronë ishte një tatim i vënë në këtë vit AKB-ja e kundërshtoj dhe kundërshtimi i saj ky të prongolohet për vitin 2026 dhe jo siç çështje planifikuar në fillim të vitit 2025. Por shpresojmë se Qeveria e re do të ndryshoj plotësisht këtë ligj”, theksoi Shahini.

    Gjithashtu, Shahini theksoi rëndësinë e investimeve në energjinë solare si një prioritet për vitin 2025, duke theksuar se sektori energjetik mbetet një sfidë e madhe për vendin.

    “Investimet kapitale ishin të ulëta dhe të vogla prandaj edhe rritja ekonomike ishte e dobët, pavarësisht që ishte pozitive Kosova mbetet një nga vendet më të varfëra në Ballkanin Perëndimor. Rritja ekonomike ka ardhur kryesisht nga sektori privat, kushtet e punës për punëtorët për vitin 2024 janë rritur dukshëm më mirë sesa vitin 2023, prandaj pagat edhe në sektorin privat janë rritur pothuajse mbi 40 për qind në disa kompani dhe mesatarit mbi 20 për qind në tërë Kosovën në sektorin privat. Kjo e ka bërë që punëtorët të jenë më të trajtuar në sektorin privat në krahasim me vitet e kaluara. Kosova këtë vit tentoj që të jep disa tenderë për energji solar por mbetet një nga prioritete që duhet të mbetet edhe në vitet 2025. Ky vit u mbyll pa energji elektrike dhe më e shtrenjta dhe patën vështirësi me prodhuesit vendor”, përfundoi ai.

    Fadil Maxhuni, anëtar i AKB-së, theksoi se sektori i ndërtimtarisë është kyç për zhvillimin ekonomik të Kosovës, pasi lidh shumë sektorë të tjerë, si punësimi dhe materialet ndërtimore.

    Ai kritikoi mungesën e investimeve kapitale, që ka ngadalësuar zhvillimin ekonomik dhe ka kontribuar në ikjen e të rinjve.

    “Sektori i ndërtimtarisë si më i fuqishëm që nxit zhvillimin ekonomikë të vendit tonë, ky sektor që i lidh të gjithë sektorët e tjerë duke filluar prej punësimit të fuqisë punëtorë, pastaj të materialit ndërtimor, e sektorë të tjerë që janë hallka të tjera të sektorit të ndërtimit, çka e ka karakterizuar sektorin e ndërtimtarisë mungesa e investimeve kapitale që ka qenë shumë e ulët këto vitet e fundit si pasojë e këtyre investimeve ka çaluar edhe zhvillimin ekonomik i vendit. Si mungesë e këtyre investimeve kemi edhe ikjen e fuqisë së të rinjve tanë. Problem tjetër është edhe normat e larta të interesit bankar si pasojë e mungesës së parasë në qarkullim shumë firma iu janë adresuar bankave, e dimë që normat e larta të interesit për investimet shumë firma janë në kolaps. Ballafaqimi i bizneseve e ka bërë edhe zvarritja e madhe e gjyqësorit si penguese që ka qenë në realizimin e kontesteve gjyqësorë që ka shkaktuar mungesë të projekteve kapitale që kanë pasur firmat sidomos në kryeqytet”, ka theksuar Maxhuni.

  • Maysaa Sabrine, gruaja e parë që emërohet guvernatore e Bankës Qendrore të Sirisë

    Maysaa Sabrine, gruaja e parë që emërohet guvernatore e Bankës Qendrore të Sirisë

    Pushtetarët e rinj të Sirisë e kanë emëruar zonjën Maysaa Sabrine si guvernatore të Bankës Qendrore, ka thënë një zyrtar i lartë sirian.

    Sabrine, e cila më parë ka shërbyer si zëvendësguvernatore e Bankës Qendrore, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, raporton gazeta “The Times of Israel”.

    Ajo do të jetë gruaja e parë që do ta udhëheqë institucionin e rëndësishëm financiar për më shumë se 70 vjet histori që nga themelimi i tij, duke e zëvendësuar Mohammed Issam Hazime-n, i cili ishte emëruar guvernator më 2021 nga presidenti tashmë i rrëzuar nga pushteti, Bashar al-Assad.

    Në një zhvillim tjetër, ministri i ri sirian i Punëve të Jashtme, Asaad Hassan al-Shibani, ka thënë se ka pranuar ftesë nga homologu i tij nga Arabia Saudite, Princi Faisal bin Farhan bin Abdullah, që ta vizitojë këtë shtet, në atë që do të ishte udhëtimi i tij i parë zyrtar jashtë vendit.

  • Vetëm 7 nga 54 mësimdhënës e kaluan provimin për licencë të avancuar

    Vetëm 7 nga 54 mësimdhënës e kaluan provimin për licencë të avancuar

    Nga 54 mësimdhënës që i janë nënshtruar provimit për pajisje me licencë të avancuar, vetëm 7 e kanë kaluar atë, ka thënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në konferencën për media të fundvitit, raporton Ekonomia Online.

    Nagavci ka theksuar se në gusht të këtij vitit ka hapur mundësinë për aplikim për mësimdhënësit që duan t’i nënshtrohen provimit kualifikues për t’u pajisur me licencë të avancuar.

    “Në vitin 2024 e filluam me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me ministrinë e punëve të jashtme të Hungarisë për programin e bursave, sipas kësaj marrëveshje do të përfitojnë 245 studentë të cilët kanë mundësinë të studiojnë në universitetin e Hungarisë. Pas miratimit të ligjit për edukimin në fëmijërinë e hershme këtë vit kemi punuar për kutikulën në fëmijërinë e hershme ka filluar pilotimit i kutikulës. Këtë vit numri i mobiliteteve të aprovuara është 115 dhe janë realizuar me sukses 96 prej tyre. Të gjitha këto përvoja dhe rezultatet tashmë kanë dhënë rezultate në avancim të performancën”, ka thënë Nagavci.

    Po ashtu ajo theksoi se puna me asistentët për nevoja të veçanta vazhdon, me 500 vende të lira të punësimit vetëm 369 të punësuar, sipas saj, mbetet sfidë për shkak se të bashkëpunimit të dobët të komunave.

    “Në kuadër të teksteve për fëmijët tanë në mërgatë, sivjet kemi kompletuar tekstet për gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, edhe teksti i nivelit të tretë është finalizuar dhe brenda javësh do të nënshkruajmë bashkë me ministrinë e Shqipërisë. Një nga premtimet që kemi punuar që nga marrja e mandatit është punësimi i asistentëve të nevojave të veçanta si ministri jo vetëm se kemi ndihmuar në kuadrin e sistemit duke ofruar mundësinë e zhvillimit profesional kemi trajnuar mbi 409 asistentë të kualifikuar dhe kemi ndarë buxhetin mbi punësimit e 500 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta. Një nga sfida ka mbetur bashkëpunimi jo mjaftueshëm efikas i komunave ndonëse janë buxhetor 500 asistentëve aktualisht janë të punësuar 369 asistentë në institucionet edukative”, ka thënë ajo.

    Me Udhëzimin e ri Administrativ, mësimdhënësit kanë tri lloje të licencave – ajo e karrierës, e avancuar dhe licenca e përhershme.

  • Reduktimet e energjisë, Hoti drejtuar Qeverisë: Propagandues dhe të paaftë

    Reduktimet e energjisë, Hoti drejtuar Qeverisë: Propagandues dhe të paaftë

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurtin për (mos)menaxhimin e situatës energjetike në vend, duke i përshkruar si “propagandues” dhe të paaftë për të adresuar krizën e reduktimeve të energjisë elektrike.

    Sipas Hotit, ndërprerjet e gjata të energjisë po ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e familjeve dhe në vështirësimin e aktiviteteve biznesore.

    Ai u shpreh i revoltuar ndaj një deklarate të kryeshefit të KOSST-it, i cili i justifikoi reduktimet si pasojë e “zhvillimit ekonomik”

    “Ndërprerjet e gjata të energjisë po cenojnë mirëqenien e familjeve dhe po e rëndojnë aktivitetin biznesor. Në vend se të kërkojë përgjegjësi nga KEDS-i, Qeveria del me fraza tallëse se reduktimet janë rezultat i zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Hoti.

    Ai akuzoi qeverinë se në vend që të kërkojë llogaridhënie nga KEDS-i, përdor deklarata tallëse që nuk i adresojnë problemet reale të qytetarëve dhe bizneseve.

    Deputeti i LDK-së shtoi se qeveria ka humbur katër vite pa bërë asnjë hap për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike apo përgatitjen e një plani për furnizim të qëndrueshëm.

    “U humbën katër vite. Këta propagandues, jo që nuk nisën ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, por as plan nuk përgatitën për të siguruar furnizim të qëndrueshëm. Qindra miliona euro vazhdojnë të shpenzohen për import të energjisë, që po shkon në kurriz të buxhetit të familjeve përmes faturave të larta”, ka shtuar Hoti.

  • Përparim Rama e liron nga detyra drejtoreshën Maloku

    Përparim Rama e liron nga detyra drejtoreshën Maloku

    Doruntinë Maloku është liruar nga detyra e drejtoreshës së Pronës në Komunën e Prishtinës.

    Ajo është liruar nga detyra me vendim të kryetarit Përparim Rama.

    Maloku, tha se kërkesa për lirimin e saj nga detyra ka qenë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

    “Me kërkesë të Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, i jam bashkuar Shtabit të LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, e rrjedhimisht për ta dhënë përkushtimin maksimal për suksesin e LDK-së, sot, jam liruar nga detyra e Drejtores së Pronës dhe Kadastrit të Kryeqytetit”, tha ajo.

    “Falënderoj kryetarin Rama dhe gjithë ekipin e Komunës së Prishtinës për punën e përbashkët”, tha ajo.

    Në vend të saj, në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës është emëruar Brahim Mehmetaj nga AAK-ja.

  • Zgjedhjet 2025, Rama i bindur për fitoren e PS: Partitë e tjera luftojnë për vendin e dytë

    Zgjedhjet 2025, Rama i bindur për fitoren e PS: Partitë e tjera luftojnë për vendin e dytë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot me bindje se në zgjedhjet e vitit 2025, Partia Socialiste del e fituar, ndërsa lufta sipas tij bëhet për vendin e dytë.

    Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u pyet nëse PS ndjen konkurrencë nga figurat e reja politike që kanë dalë në skenë, ndërsa u shpreh se “kundërshtari më i madh i Partisë Socialiste është vetë Partia Socialiste”.

    “Kështu të bashkuar bashkë Llapaj-Qorri-Shabani-Shehaj si tringëllim ngatërrohen pak, por nuk ka asnjë kundërshtar apo alternativë në fushë. Kundërshtari më i madh i PS-së është PS”, tha Rama.

    Kryeministri theksoi se në zgjedhjet e vitit 2025 luftohet për vendin e dytë.

    “Luftohet për vendin e dytë për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse PS është e vetmja forcë popullore, të tjerat janë forca të pjesëve të caktuara të Shqipërisë, por parti popullore është PS. Është punuar shumë dhe punohet shumë për këtë, nuk është diçka që ndodh se del në televizor. Ne bëjmë takime dhe organizime”, tha Rama.

    Ndërkohë sipas tij, “lufta për vendin e dytë duket e fortë dhe vendi i dytë nuk është i sigurt për asnjërin subjekt”.

    Një koment e dha edhe mbi protestat e opozitës dhe mosbindjen civile.

    “Nuk janë pjesë e bilancit të qeverisë në këtë fundvit”, tha Rama.

    “Sa i përket gabimeve, mund t’ju siguroj që, besoj unë, do kemi bërë, jo një, por më shumë se një, me siguri dhe e them pa asnjë ironi sepse të marrësh kaq shumë vendime sa merren në të gjitha nivelet dhe të gjitha vendimet të mos çalojnë për një arsye apo për një tjetër. Mua nuk më shqetësojnë gabimet që rezultojnë si të tilla kur një vendimmarrje merret me synimin që të bëhet gjëja e duhur. Ajo që është e papranueshme janë gabimet që bëhen me qëllim për të shfrytëzuar fuqinë e vendimmarrjes për të nxjerrë përfitime të tjera. Për këto, secili përgjigjet individualisht ndërsa për sa i përket pastaj vendimmarrjeve që, duke i parë më pas, mendon që mbase nuk ishin në kohën e duhur, mbase nuk ishte në formën e duhur, mbase nuk ishte kjo rruga e duhur, të jesh i sigurt që ka më shumë se një në të gjithë këtë volum pune që bëjmë por në pikturën e madhe unë mendoj që faktet dhe rezultatet flasin vetë”, shtoi Rama.

  • AAK: Qeveria Kurti dështoi ta zgjidhte problemin me furnizim me ujë në Anamoravë, ne kemi hartuar një program për këtë

    AAK: Qeveria Kurti dështoi ta zgjidhte problemin me furnizim me ujë në Anamoravë, ne kemi hartuar një program për këtë

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar Qeverinë për dështim në realizimin e investimeve në infrastrukturën kritike për vazhdimin e ndërtimit të kapërderdhëses në digën e Përlepnicës në Gjilan, gjë që sipas kësaj partie do të kishte qenë zgjidhja afatgjate për furnizimin me ujë në rajonin e Anamoravës.

    AAK-ja tha në një reagim në Facebook se “nuk dihet si do të reagojë kjo qeveri nëse, gjatë viteve të ardhshme, Gjilani përballet me periudha të zgjatura thatësirë për shkak të mungesës së reshjeve, siç është paralajmëruar në raportet e fundit nga institucionet dhe ekspertët e fushës”.

    Partia e Ramush Haradinaj thotë se ka një zgjidhje për furnizim me ujë për një periudhë 100-vjeçare.

    Postimi i AAK-së në Facebook:

    Zgjidhja Afatgjatë për Furnizimin me Ujë në Rajonin e Anamoravës

    Ishte qeveria Haradinaj, gjatë mandatit të së cilës u ndanë fonde për investime në infrastrukturën kritike për vazhdimin e ndërtimit të kapërderdhëses në digën e Përlepnicës. Deri në atëkohë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar qeverive, ky investim nuk ishte realizuar, edhe pse projekti kishte rëndësitë madhe për sigurinë e digës dhe jetën e qytetarëve. Mos investimi në këtë projekt rrezikonte drejtpërdrejt jetën e banorëve, veçanërisht të fshatit Përlepnicë, i cili ndodhet vetëm 700 metra larg digës.

    Për qytetarët e Gjilanit, një nga zhgënjimet më të mëdha ka qenë qeverisja aktuale e Kurtit dhe mungesa e realizimit tëpremtimeve për përmirësimin e infrastrukturës. Kjo qeveri do tëmbahet mend për dështimin në realizimin e projekteve kyçe, sindërtimi i autostradës së Gjilanit, stadiumit të qytetit dhe shumë projekteve të tjera infrastrukturore.

    Përshtypja negative thellohet kur merret parasysh se kjo qeveri, e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kishte mbështetjen e mbi 50% të qytetarëve dhe se e njëjta parti ishte në krye të qeverisjes lokale në Gjilan.

    Ndoshta mungesa e investimeve në ujë mund të vlerësohet sidështimi më i madh i kësaj qeverie, pasi në të gjitha raportetzyrtare Gjilani paraqitet si rajoni me mungesat më të mëdha të ujit në gjithë Republikën e Kosovës. Mosinteresimi për zgjidhjen e këtij problemi jetik për qytetarët e Anamoravës ngaqeveria Kurti është, përpos zhgënjimit, edhe injorim ndajqytetarëve të Anamoravës, të cilët padyshim, me votat e tyre, ishin vendimtarë që kjo qeveri të kishte këtë përqindje votash.

    Nuk dihet si do të reagojë kjo qeveri nëse, gjatë viteve të ardhshme, Gjilani përballet me periudha të zgjatura thatësirë për shkak të mungesës së reshjeve, siç është paralajmëruar në raportet e fundit nga institucionet dhe ekspertët e fushës.

    Si do të menaxhohej situata nëse furnizimi me ujë bëhej pothuajse i pamenaxhueshëm, duke pasur parasysh se transporti i ujit nga një rajon në tjetrin nuk është i mundur për të përmbushur kërkesat e qytetarëve? Sipas parashikimeve dhe raporteve, situata mund të përkeqësohet nëse ciklet e thatësirës përsëriten gjatë vitit të ardhshëm, pasi këto periudha shpesh janë të vështira për t’u menaxhuar. Ky rajon, i njohur për problemet e tij kronike me furnizimin me ujë, mund të përballet me një krizë tëthellë, duke bërë që furnizimi me ujë për banorët dhe bizneset lokale të bëhet pothuajse i pamundur. Kjo mund të përkeqësohet edhe më shumë gjatë muajve të verës, kur kërkesa për ujë rritet ndjeshëm, ndërkohë që burimet ekzistuese bëhen gjithnjë e më të pamjaftueshme.

    Duke marrë parasysh situatën aktuale dhe nevojën për rritjen e kapaciteteve të furnizimit me ujë për Anamoravën, Aleanca përArdhmërinë e Kosovës, përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore, ka hartuar një program që ofron zgjidhje për furnizimin me ujë për një periudhë 100-vjeçare. Ky program përfshin tri opsione kryesore:

    1. Ndërtimi i digës në rrjedhën e lumit Llapushnica, pranëfshatit Pogragjë të Gjilanit. Ky projekt ka karakter lokal dhe parashikon furnizimin vetëm të qytetit të Gjilanit dhe fshatrave përreth. Vëllimi i akumulacionit mund të arrijë deri në 6 milion metra kub ujë, të mjaftueshëm për nevojat e banorëve për 100 vitet e ardhshme.

    2. Ndërtimi i digës në Shush të Vitisë. Ky projekt ka karakterrajonal, duke përfshirë furnizimin me ujë të komunave Gjilan dhe Viti, së bashku me fshatrat përkatëse. Akumulacioni mund të ketë kapacitet mbi 20 milion metrakub ujë, duke siguruar furnizim gjithashtu për mbi 100 vitete ardhshme.

    3. Projekti i Lepencit ka karakter kombëtar dhe synonfurnizimin me ujë të disa komunave, si Shtërpca, Ferizaj, Vitia, Gjilani, Shtimja dhe vendbanime të tjera. Edhe pse është realizuar një studim fizibiliteti, ende nuk është e qartë mënyra se si do të implementohet ky projekt.

    Aleanca ka parashikuar gjithashtu përgatitjen e një studimi të fizibilitetit për të përcaktuar opsionin më të përshtatshëm që do të plotësonte nevojat e banorëve të rajonit të Anamoravës. Ky studim është i domosdoshëm për të siguruar një qasje shkencore dhe të bazuar në të dhëna për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë, i cili vazhdon të jetë një ndër sfidat më të mëdha të rajonit.

    Pas ndryshimit të pushtetit më 9 shkurt, pritet të fillohet me hapa konkretë për zbatimin e këtij projekti, që konsiderohet jetik përbanorët e kësaj ane. Prioriteti i qeverisë së re do të jetë sigurimi i fondeve të nevojshme për realizimin e fazave të para të këtij projekti.

    Pas kësaj date, pritet t’i jepet fund mashtrimeve dhe premtimeve të pambajtura, duke krijuar një standard të ri për qeverisjen e përgjegjshme. Kosova duhet të ketë një qeveri që jo vetëm premton, por edhe vepron në interes të qytetarëve, duke i dhënë përparësi zgjidhjes së problemeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.

    AAK, Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore

  • Haxhiu thotë se MD-ja gjatë vitit 2024 shënoi epokë ndryshimesh të thella në drejtësi

    Haxhiu thotë se MD-ja gjatë vitit 2024 shënoi epokë ndryshimesh të thella në drejtësi

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë një konference për media, ka theksuar arritjet e kësaj periudhe, duke përmendur reformat e thella dhe përkushtimin ndaj sundimit të ligjit, raporton EO.

    Ajo ka theksuar se janë miratuar mbi 120 akte normative dhe janë arritur rezultate të rëndësishme, përfshirë një zbatim të suksesshëm të strategjive kombëtare.

    Haxhiu foli për progresin në vettingun e sistemit të drejtësisë dhe për sfidat e hasura, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për të garantuar një drejtësi të pavarur dhe efikase.

    “Këto vite, nuk janë thjeshtë një periudhë angazhimi institucional, por një epokë ndryshimesh të thella dhe reformash që kanë trasuar rrugën drejt transformimit të plotë të sistemin e drejtësisë. Në emër të Ministrisë së Drejtësisë, shpreh mirënjohjen më të thelle për ekipet tona të dedikuara, për partnerët vendor dhe ndërkombëtare, dhe për secilin qytetar që ka mbështetur vizionin tonë për një Kosovë më të drejtë dhe më të barabartë. Kjo punë është dëshmi e qartë se kur vullneti politik dhe përkushtimi kombinohen, arritjet janë të pashmangshme. Duke ndjekur këtë ritëm, zotimi ynë për të ardhmen është i palëkundur: të shtyjmë përpara reforma të reja, të ndërtojmë institucione edhe më të forta dhe të sigurojmë drejtësi për të gjithë qytetarët tanë”, tha ajo.

    Haxhiu tha se kanë ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm dhe janë arritur rezultate të prekshme që flasin për përkushtimin e kësaj ministrie ndaj sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik.

    “Mbi 120 akte normative të miratuara në dikasterin qeveritar, mbi 81% zbatimi i Strategjisë për Sundimin e Ligjit (zbatuara plotësisht dhe në zbatim), mbi 85 % zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe në baza Gjinore (zbatuara plotësisht dhe ne zbatim, sipas raportit për zbatim të vitit të fundit), mbi 145 milion euro kursim Buxhetit të Republikës, nga tre fitoret në arbitrazhin ndërkombëtar, mbi 100% rritje e buxhetit, gjegjësisht 3 milion euro për mbështetje financiare për strehimoret dhe OJQ-të që ofrojnë shërbime sociale për vitin 2023 dhe 2024, nga fondi i MD-së, 200 mijë euro më shumë në vit për fëmijët pa përkujdesje prindërore. Kompensimi i viktimave, emërimi i 100 noterëve të rinj (është trefishuar numri i noterëve) një prej hapave më të rëndësishëm ka qenë procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë. Ky proces është themelor për të siguruar një drejtësi të pavarur, të besueshme dhe efikase”, ka deklaruar Haxhiu.

    Ajo theksoi gjithashtu mbështetje për kategoritë në nevojë dhe përpjekjet për të siguruar mbrojtjen e viktimave të dhunës dhe fëmijëve pa përkujdes prindëror.

    Ministria e Drejtësisë gjate këtij mandati, ka hartuar koncept dokumentin për vettingun në sistemin e drejtësisë, ka finalizuar amendamentet për vettingun në sistemin e drejtësisë. Kemi miratuar ligjin për familjen sociale dhe për familjet që janë në nevojë, fondi ishte 800 mijë euro në vitin e ardhshëm do të jetë 2.5 milionë euro. Ministria e Drejtësisë ka përballuar shumë sfida. Një nga sfidat ka qenë përpjeka e vazhdueshme e opozitës për të penguar reformat tona nga ana e Gjykatën Kushtetuese veçanërisht për ligjet tejet të rëndësishme, e cila ka pasur për qëllim ndjekjen e pasurisë së pajustifikueshme. Ministria ka vazhduar të nxis dialogun në vazhdim të reformave. Ata kanë refuzuar të jenë në projektin e Vettingut. Ne vazhdojmë të mbesim të shqetësuar me përqindjen e ulët të qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, ka thënë ajo.

  • Dogana e Kosovës, rreth 2 miliardë euro të hyra

    Dogana e Kosovës, rreth 2 miliardë euro të hyra

    Dogana e Kosova ka arritur që gjatë këtij viti të grumbullojë 1.8 miliard euro, 135 milionë euro më shumë apo 9.5%, se në vitin 2022.

    Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Agron Llugaliu, raporton EO.

    Këtë rritje, Llugaliu ia atribuon përmirësimit të Procedurave Doganore, implementimi i teknologjive të avancuara dhe procedurave të thjeshtuara ka kontribuar ndjeshëm në efikasitetin e procesit, Luftës Kundër Kontrabandës.

    “Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm në fushat që zbaton Dogana e Kosovës. Të hyrat doganore sivjet janë 1 miliard e 800 milionë euro, një rritje prej 151 milionë euro dhe kemi kaluar projeksionin prej 50 milionë. Janë disa faktorë që kanë arritur këtë rritje, si zhvillimi ekonomik dhe luftimi i korrupsionit”, tha ai.

    Llugalliu tha se importi nga Serbia është 127 milionë.

    “Sivjet kemi bërë prokurimin e një sofweri që zbaton çarkun doganor dhe kemi arritur që ta kemi aplikimin e Inteligjencës Artificiale i cili do të zbatohet tremujorin e ardhshëm”, u shpreh ai, teksa shtoi se vlera e konfiskimeve arrin në 19 milionë euro.

    “Import nga Serbia është 127 milionë dhe tri vendet e para që importojmë më shumë s’është Turqia, Gjermania dhe Kina. Nga kjo e fundit tregon për mallrat me origjinë. Nga Turqia janë 909 milionë euro dhe Gjermania është afër kësaj shifre që përfaqëson Turqia”, theksoi Llugaliu.