Në ditën e fundit të vitit 2024, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu vizitoi gjatë ditës Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ku dhe u pritën nga Kryetari i saj, Myftiu Naim Tërnava.Diskutuan për bashkëpunimin e afërt ndërmjet Qeverisë dhe BIK-ut, si ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë me Departamentin e Gruas në BIK, ashtu edhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame përmes Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe BIK-ut.Ruajtja e trashëgimisë islame në Kosovë ka qenë prioritet i gjatë qeverisjes. Shumë xhami të Kosovës sot janë në gjendje më të mirë dhe u shërbejnë besimtarëve e vizitorëve, si rezultat i restaurimeve profesionale, në këto më pak se katër vjet. Vetëm këtë vit janë hartuar projektet e restaurimit për pesë xhami, teksa në buxhetin e viteve 2025-2027, vetëm për 6 xhami janë ndarë 4.22 milionë euro.Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre të çmueshëm, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për gatishmërinë që ai të vazhdojë e të thellohet në vitet në vijim.
Category: Lajme
-

Hamza: Në vitin 2025 po hyjmë me shpresë, besim dhe optimizëm për një të ardhme më të mirë
Kandidati për kryeministër, njëherësh kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka uruar qytetarët për festat e fundvitit.
Hamza përmes një video mesazhi nën atmosferën e tij familjare ka shkruar se viti 2024 po i numëron orët e fundit, por rrugëtimi i tyre sapo ka filluar.
“Përgatitjet janë po aq të veçanta sa vetë festa e Vitit të Ri. Dekorimet e bredhit, pjekja e ëmbëlsirave, mbështjellja e dhuratave dhe ngrohtësia familjare i mbushin zemrat dhe shtëpitë tona plot me gëzim.
Viti 2024 po i numëron orët e fundit, por rrugëtimi ynë sapo ka filluar. Në vitin 2025 po hyjmë me shpresë, besim dhe optimizëm se do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, sepse Kosova mundet ma mirë.
Nga familja jonë, gëzuar Vitin e Ri juve dhe familjeve tuaja”, ka shkruar Hamza.
-

Sallahu: Sistemi gjyqësor dhe opozita po përkrahin Listën Serbe
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që hodhi poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për vendimin e PAZP-së lidhur me vendimin certifikimit të Listës Serbe.
Ai ka theksuar se, pavarësisht pengesave ligjore, mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe parandalimi i akteve terroriste duhet të kishin përparësi, duke kërkuar që ankesa të shqyrtohej në meritë.
“Ne kemi qenë të vetëdijshëm për pengesat procedurale, por për shkak të veprimeve të vazhdueshme antikushtetuese dhe antiligjore, në mbrojtje të akteve terroriste, me të cilin është cenuar seriozisht siguria e shtetit ishte dashur që mbrojtja e sigurisë nacionale shtetërore t’i mbivendoset pengesave procedurale dhe kësisoj ankesa jonë të ishte shqyrtuar në mënyrë meritore dhe kështu t’i ndalohej Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare 2025”, ka shkruar ai në Facebook.
Sallahu e ka cilësuar vendimin si një hap përpara për një subjekt politik antikushtetues dhe ka akuzuar sistemin gjyqësor dhe opozitën për mbështetje të Listës Serbe, duke e cilësuar certifikimin e saj si një akt skandaloz.
“Gjykata Supreme i ka hapur rrugë një subjekti politik antikushtetues dhe mbështetës i parezervë i veprimeve terroriste të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Pse po duan ta lejojnë certifikimin e Listës Serbe me patjetër? Dhe në këto momente tepër vendimtare për vendin përgjegjësinë e këtij certifikimi skandaloz për partinë e Radojçiqit do ta mbajë sistemi gjyqësor dhe opozita. Të dyja po shpalosen si pjesë përkrahëse të Listes serbe në një formë apo formën tjetër”, ka shkruar tutje ai.
Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e LV-së, urdhëron KQZ-në ta certifikojë Listen Serbe
-

Disa nga rezultatet dhe të arriturat e Policisë së Kosovës gjatë të vitit 2024
Policia e Republikës së Kosovës ka paraqitur disa nga rezultatet dhe arritjet e përgjithshme në përmbushjen e objektivave strategjike, specifike por edhe të aktiviteteve të parapara për këtë periudhë kohore, mesi i dhjetorit të vitit 2024.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të dhënat zyrtare dhe rezultatet pozitive të arritura tregojnë përkushtimin e organizatës dhe të secilit zyrtar policor, në realizimin e planit të punës së Policisë.
“Edhe pse viti që po lëmë pas ishte mjaft sfidues për Policinë e Kosovës sa i përket sigurisë në përgjithësi, e në veçanti në veri të vendit, puna angazhimi dhe përkushtimi për ruajtje të rendit kushtetues, vërtetuan se Policia e Kosovës është e gatshme dhe e përgatitur për t’u përballur me të gjitha rreziqet dhe kërcënimet ndaj rendit publik dhe sigurisë së vendit në përgjithësi”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim ndër objektivat dhe detyrat kryesore të PK-së, kanë qenë zbatimi i ligjit në mënyrë efikase dhe efektive, parandalimi dhe luftimi i të gjitha formave të kriminalitetit, mbikëqyrja dhe kontrolli i kufirit shtetëror, bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit si dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët pa dallim.
“Siguria e përgjithshme në Kosovë edhe gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti ka qenë e qetë, në përjashtim në veri të vendit, ku situata ka qenë e brishtë dhe e cenuar nga disa sulme kriminale e terroriste, duke veçuar sulmin terrorist ndaj Stacionit Policor në Zveçan, sulmin terrorist në objektin e Komunës së Zveçanit, sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Iber Lepencit në Zubin Potok, si dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake”.
Tutje në njoftim thuhet se rastet dhe sulmet e tilla kriminale e terroriste në veri të vendit kishin për qëllim cenimin e rendit dhe sigurinë publike si dhe pengimin e zbatimin të ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, mirëpo Policia e Kosovës me vendosmërinë e sajë ka arritur të menaxhojë situatën në mënyrën më profesionale të mundshme.
“Policia e Kosovës përveç të arriturave të mëdha në menaxhimin e situatës së sigurisë në vend e në veçanti në veri të vendit e cila vazhdon të jetë një ndër sfidat kryesore, ka arritur rezultate të theksuara edhe në shumë fusha tjera, përfshirë edhe uljen e rasteve kriminale në vend dhe rritjen e zbulueshmërisë së tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Në vijim paraqesim disa nga statistikat e raportimit të krimit për këtë periudhë kohore të 2024;
– Numri i përgjithshëm i rasteve ka shënuar rëne nga 47903 në 46300 ose -3.34%– Numri i veprave penale ka shënuar rëne nga 27560 në 26775 ose -2.38%.– Zbulueshmëria ka shënuar rritje për 3.34%;NUMRI I RASTEVE NË FORMË TABELARE
NUMRI I VEPRAVE PENALE NË FORMË TABELARE
VRASJET DHE DISA NGA VEPRAT PENALE MË TË VEÇANTA
Periudha Krahasuese
2023
2024
%
Vrasjet
29
17
-41.38
Lëndim i rëndë trupor
209
197
-5.74
Lëndim i lehtë trupor
2445
2417
-1.15
Vjedhje
3844
3420
-11.03
Vjedhje e Rëndë
2555
1958
-23.37
Grabitje
81
70
-13.58
Dhune në familje
2251
2387
6.04
Kontrabandë me migrant
11
9
-18
Kontrabandë me mallra
84
56
-33
ARRESTIMET, KONFISKIMET DHE REALIZIMI I URDHËRESAVE
Asistime
6602
6980
5.7
Armë të konfiskuara
1286
1586
23.3
Municion i konfiskuar
35709
28859
-19.1
Gjithsejtë të arrestuar
13720
14036
2.3
Të ndaluar në Qen. Mbajtje
4831
5580
15.5
Urdhëresa të realizuara
18064
21055
16.56
Statistikat Krahasuese për periudhën e 2023/2024 tregojnë rënie të rasteve dhe veprave penale në përgjithësi duke përfshi edhe VP si: Lëndim i rëndë trupor, lëndim i lehtë trupor, vjedhje, vjedhje e rëndë dhe grabitje.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë një mori aktivitetesh policore, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit, shkatërrimit të grupeve kriminale, ofrimit të sigurisë së qëndrueshme, si dhe kontrollin e mbikëqyrjen e kufirit, ku ka arritur rezultate të theksuara në luftimin ndaj fenomenit të Fajdeve, Narkotikëve, , Kontrabandës me Migrant si dhe Kontrabandës së Mallrave etj.
DISA NGA STATISTIKAT E HETIMEVE
Operacione
278
Plane operative
63
Bastisje/ Lokale të kontrolluara
755
GRUPE KRIMINALE
Grupe kriminale të shkatërruara
25
TE TJERA -VIKTIMA
Viktima të identifikuar
14
Viktima të asistuar
66
KONFISKIME/SEKUESTRIME
Substance narkotike ( HEROINE)
27.8kg
Substance narkotike ( KOKAINE )
14kg
Substance narkotike ( MARIHUANA)
1278kg
Extasy
3.8kg
Amphetamin/Methamphetamin-Speed
415 copë
Substanca Narkotike (Bime Kanabisi)
7126 bimë
Substanca Narkotike (fara Kanabisi – gram)
26.5
Vetura
117
ASETET E NGRIRA/ SEKUESTRUARA
Shtëpi
1
Banesa
66
Lokale
4
Garazhe
30
Patundshmëri ( toka)
29
Ngrirje e xhirollogarive
13
Siguria në trafikun rrugor gjithashtu ka qenë njëri ndër prioritetet për Policinë e Kosovës, e cila ka hartuar dhe zbatuar shumë plane operative, ka arritur të sigurojë pajisje moderne për trafik, ka realizuar fushata të ndryshme sensibilizuese me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve, ku edhe janë arritur rezultatet pozitive në vijim;
Krahasimi i aksidenteve 01 Janar – 23 Dhjetor 2024 / 2023
Janar – 23 Dhjetor 2023
Janar – 23 Dhjetor 2024
( +/- )
%
Aksidente fatale
95
Aksidente fatale
88
-7
-7.37
Persona të vdekur
105
Persona të vdekur
96
-9
-8.57
Aksid. me lëndime
8,509
Aksid. me lëndime
7,896
-613
-7.20
Aksidente me dëme
14,214
Aksidente me dëme
13,854
-360
-2.53
Gjithsej aksidente
22,818
Gjithsej aksidente
21,838
-980
-4.29
Gjoba të shqiptuara
630,847
Gjoba të shqiptuara
711,953
81,106
12.86
Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, të vazhdoj primatin si një ndër institucionet më të besuara dhe transparente në vend, gjithmonë duke respektuar aktet ligjore dhe normative, si dhe duke garantuar të drejtat themelore të njeriut.
-

KEDS-i premton rrymë për natën e Vitit të Ri, thotë se ka angazhuar qindra punëtorë e makineri
KEDS-i, përmes një njoftimi, tha se janë bërë të gjitha parapërgatitjet e duhura për festat e fundvitit, duke shtuar se ka angazhuar rreth 1000 punëtorë e qindra makineri që festa të jetë me drita.
“Për festat e fundvitit, KEDS ka angazhuar rreth 1000 punëtorë, të cilët do të jenë në dispozicion që konsumatorët tanë të kremtojnë me drita. Përveç tyre, KEDS ka angazhuar edhe makineri të mjaftueshme si mbështetje logjistike e punëtorëve në mënyrë që intervenimi, në rast nevoje, të jetë sa më i shpejtë dhe efektiv. Po ashtu, për festat e fundvitit do të jenë në dispozicion 135 makineri e automjete, prej tyre: 68 vetura, 31 platforma, 16 makineri të rënda, 16 bagerë dhe 4 automjete për detektimin e kabllove”, thuhet në njoftimin e KEDS.
Bëhet me dije se përgjatë tërë verës janë kryer të gjitha mirëmbajtjet e parapara të rrjetit elektrik shpërndarës dhe janë implementuar afro 280 projekte në kuadër të planit investiv, me qëllim që të kemi një rrjet të qëndrueshëm.
Aktualisht, KEDS tha se sfidë vazhdon të mbetet rajoni i Ferizajt, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit dhe Gjilanit, si pasojë e mbingarkesave të shkaktuara.
Ndërkaq, për në Malishevë, KEDS tha se si rezultat i implementimit të super-përçuesit nga KEDS-i, kapacitetet janë dyfishuar dhe situata “po qëndron më mirë krahasuar me vitet e kaluara”.
Duke i uruar për Vit të ri, KEDS ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike kudo që është e mundur.
“Kujdes të shtuar me ngrohjen me energji elektrike. Ftojmë konsumatorët që nëse kanë alternativa të tjera për ngrohje, t’i përdorin ato. Çdo përpjekje për kursim kontribuon në lehtësimin e ngarkesës dhe në përmirësimin e situatës për të gjithë”.
“Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre gjatë këtyre sfidave. Paçi një vit të mbarë e të suksesshëm, ju dhe familjet e juaja! Gëzuar Viti i Ri 2025!“.
-

Osmani: Viti 2025 shpresoj shtetit tonë t’i sjell të gjitha të mirat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e të gjithë etnive për festat e fundvitit nga veriu i Mitrovicës.
Osmani po ashtu ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
Osmani ka falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre, derisa gjatë vizitës është shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës Gazmend Hoxha si dhe kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq.
“Në radhë të parë ishim në vizitë në drejtorinë e Policisë për t’i falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre të çdo ditshëm në interes të të gjithë qytetarëve në mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre. Për t’i inkurajuar ata që edhe kur ka netë festash dhe ata sakrifikojnë duke qenë larg familjes së tyre dhe për t’iu dhënë gjithë mbështetjen e mundshme institucioneve të Kosovës”, tha Osmani.
E para e vendit ka uruar qytetarët e të gjitha etnive për festat e fundvitit.
“Shfrytëzoj rastin që t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës të të gjitha etnive për festat e fundvitit duke iu dëshiruar të gjithëve shëndet dhe prosperitet me shpresën që viti 2025 do t’i sjell të gjitha të mirat për shtetin tonë”, tha Osmani.
Në kuadër të kësaj vizite të fundvitit, presidentja Osmani ka shfrytëzuar rastin të shpërndajë dhurata për fëmijët në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/
-

Rusia kryen sulm masiv ajror në gjithë Ukrainën
Sirenat ajrore ranë në gjithë Ukrainën mëngjesin e së martës për të paralajmëruar për bombardime ruse, derisa në disa pjesë të kryeqytetit Kiev u dëgjuan shpërthime.
Autoritetet lëshuan paralajmërime në rajonet Çernihiv, Sumi, Poltava, Luhansk, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Kiev, Çerkasi, Kriovohard dhe Vinitsia.
Administrata ushtarake e Kievit raportoi se tri ndërtesa private dhe dy automjete në qarkun e Darnitskut u dëmtuan sulmeve raketore të Rusisë. Sipas kreut të administratës, Serhiy Popko, nuk pati viktima.
Në anën tjetër, kreu i administratës komunale në Shostka, në rajonin Sumi, Mykola Noga, tha se 12 ndërtesa shumëkatëshe banimi dhe dy institucione arsimore u dëmtuan, ndërsa disa objekte të infrastrukturës u shkatërruan. Nuk dihet nëse ka viktima.
Ndërkohë, dronët ukrainas sulmuan një depo nafte në qarkun Yartsevo të rajonit Smolensk në Rusi.
Guvernatori i rajonit të Smolenskut, Vasily Anokhin, tha se copëzat e dronëve të rrëzuar shkaktuan një zjarr.
Këto sulme ndodhën vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do ta mbështesin Ukrainën me ndihmë shtesë ushtarake për forcimin e mbrojtjes përgjatë vijës së frontit.
Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se ndihma e re përfshin mbështetje ushtarake prej 1.25 miliard dollarësh nga rezervat amerikane dhe një paketë prej 1.22 miliard dollarësh nga Iniciativa për Ndihmë të Sigurisë për Ukrainën (USAI).
Disa orë më vonë, Departamenti i Thesarit njoftoi se Ukrainës do t’i ndahen edhe 3.4 miliardë dollarë si mbështetje e drejtpërdrejtë nga buxheti.
Shtëpia e Bardhë e ka rritur mbështetjen për vendin e rrënuar nga lufta para se mandati i presidentit Joe Biden të mbarojë muajin e ardhshëm.
Bideni është zotuar se do ta rrisë mbështetjen, por mbështetja e së hënës pritet të jetë e fundit gjatë administratës së tij për shkak të shqetësimeve se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, do ta kufizojë skajshëm apo do ta ndalë plotësisht furnizimin me armë për Ukrainën, në mënyrë që ta shtyjë Kievin të futet në bisedime për paqe me Rusinë.
Trumpi do ta marrë detyrën më 20 janar.
Rusia është duke i zmbrapsur trupat ukrainase në vijat e frontit tash e disa javë dhe tha më 29 dhjetor se e pushtoi një tjetër qytet në rajonin e Donjeckut në Ukrainë.
Ajo është duke i vazhduar përpjekjet e kamotshme gjatë dhe të përgjakshme për ta marrë nën kontroll Pokrovskun e shkatërruar pothuajse, i cili është qendër strategjike e logjistikës në jug të vendit.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më 30 dhjetor se forcat e saj e pushtuan Novotroitskin, një vendbanim me një popullsi para lufte prej 6.300 banorësh, rreth 16 kilometra në jug të Pokrovskut.
Ushtria ukrainase nuk komentoi në mënyrë specifike për Novotroitske, por tha se trupat ruse i kryen 133 sulme në pozicionet e saj, shumicën prej të cilave në zonën e Pokrovskut./REL
-

Rrahu gruan, arrestohet burri nga Ferizaj, në shtëpi iu gjetën armë e fishekë
Një burrë është arrestuar në Ferizaj, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshhortes, e cila ka pranuar dhe tretman mjeksor.
Policia njoftoi se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar armë dhe 43 fishekë.
“Ferizaj / 30.12.2024 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari m/kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k –bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari, në shtëpinë e tij janë sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pistoletë, dy karikatorë me 43 fishekë, një armë pistoletë pneumatike (me sfera) dhe tre fishekë të armës me gas. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.
-

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e LV-së, urdhëron KQZ-në ta certifikojë Listen Serbe
Gjykata Supreme e Kosovës doli me aktvendim duke hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me Listën Serbe.
Me këtë, urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojë subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti për zgjedhjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 09.02.2025, thuhet në aktvendimin e gjykatës.
Partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka bërë ankesë të premten në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ta urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
-

Shqipëria arreston të dyshuarin e kërkuar nga Kosova për substanca narkotike
Autoritetet e Shqipërisë kanë arrestuar të dyshuarin shtetas të Shqipërisë i cili ka qenë i kërkuar bazuar në një urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gjakovës lidhur me veprën e posedimit të substancave narkotike.
Policia e Kosovës njofton se i dyshuari përmes pikëkalimit kufitar Qafa e Prushit i është dorëzuar hetuesve të DHTN-së Gjakovë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
