ATV

Category: Lajme

  • Bashar al-Assad dyshohet se u helmua në tentativë për ta eleminuar

    Bashar al-Assad dyshohet se u helmua në tentativë për ta eleminuar

    Një tentativë helmimi pretendohet se është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Bashar al-Assad.

    Assad dhe familja e tij ikën në Rusi dhe thuhet se janë në Moskë, pasi rebelët morën kontrollin e Sirisë. Kremlini më pas theksoi se Putini mori personalisht vendimin për evakuimin e Assadit.

    Gjatë fundjavës, në media të ndryshme ruse u shfaqën raporte se Assadi ishte helmuar, raporton Vijesti.ba

    Sipas kanalit Telegram General SVR, i cili dyshohet se drejtohet nga një nga ish-agjencitë më të larta të inteligjencës ruse, Asad filloi të ndihej i sëmurë të dielën, duke thënë se kishte vështirësi në frymëmarrje. Siç mësohet, ish-diktatori sirian ka kërkuar ndihmë mjekësore, pas së cilës raportohet se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar më tej.

    “Pothuajse menjëherë pas thirrjes për ndihmë mjekësore, ai filloi të kollitej fort dhe të mbytej”, ka shkruar gjenerali SVR.

    Zyrtarët e Kremlinit thuhet se u informuan menjëherë për situatën dhe u dha një urdhër që Assad të trajtohej në shtëpi dhe jo në ndonjë institucion mjekësor, megjithatë, sipas gjeneralit të SVR, deri të hënën gjendja e tij shëndetësore ishte stabile dhe thuhet se ndihej më mirë.

    Megjithatë, analizat e gjakut të marra nga Assadi thuhet se treguan “gjurmë të ekspozimit ndaj një substance toksike në trupin e tij”.

    “Siç thuhet në raportin e dërguar ndihmësit të presidentit rus, Nikolai Patrushev, hetimi është në vazhdim, por ende nuk është e mundur të përcaktohet se si Bashar al-Assad u ekspozua ndaj helmit”, njoftoi gjenerali SVR.

  • Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban

    Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban

    Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit publik në kryeqytet, me bileta të integruar ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat. Nga 1 janari i këtij viti, siç njofton Komuna, të gjithë operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte sikurse Trafiku Urban.

    Çmimet e biletave do të jenë të njëjta dhe do të lirohen nga pagesa 7 kategori.

    Njoftimi i plotë:

    Qytetarët e Prishtinës tani kanë sistem të unifikuar të transportit publik urban, me bileta të integruara ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat! 🚍

    📅 Nga 1 Janar 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si Trafiku Urban, duke garantuar shërbim të standardizuar dhe cilësor për të gjithë qytetarët.

    💳 Çmimet e biletave:

    • 0.50€ për një udhëtim të vetëm.

    • 0.80€ për biletën ditore (vlefshme për të gjitha linjat).

    • 4€ për biletën javore.

    • 12€ për biletën mujore për studentë.

    • 14€ për biletën mujore për punëtorë.

    🎉 Kush përfiton udhëtime falas?

    Kategoritë e liruara nga pagesa për të gjitha linjat urbane janë:

    • Pensionistët

    • Policia

    • Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)

    • Veteranët

    • Zjarrfikësit

    • Personat me aftësi të kufizuara

    • Nxënësit e shkollave fillore

    Drejtoria e Shërbimeve Publike.

  • Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë trajnim në Boondsteel

    Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë trajnim në Boondsteel

    KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në Kosovë, kanë kryer trajnime në hedhjen e flakëve nga avioni, në Kampin Bopondsteel.

    Nga KFOR është thënë se edhe ky trajnim është pjesë e misionit të përditshëm që ka ky mision për të mbështetur të gjitha komunitetet.

    Postimi i plotë:

    Ushtarët e Ushtrisë Amerikane të caktuar në Komandën Rajonale të Task Forcës Lindore të Aviacionit të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen trajnime për të marrë përvojë në gjuajtjen e flakëve nga një avion në Kampin Bondsteel, Kosovë.

    Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës.

    KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

  • Vdes ish zv/ministri, Anton Berisha

    Vdes ish zv/ministri, Anton Berisha

    Ka vdekur sot Anton Berisha, i cili gjatë jetës së tij ishte angazhuar dhe në politikë dhe kishte shërbyer si ambasador i Republikës së Kosovës dhe si zv.ministër i Punëve të Jashtme.

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, duke treguar se Berisha ka vdekur pas një sëmundje të shkurtër.

    Varrimi i tij do të bëhet më 3 janar në varrezat katolike në Pejë.

    Njoftimi i familjes:

    Të dashur familjarë dhe miq,

    Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona.

    Homazhet do të mbahen nesër (3 Janar) nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.

    Varrimi i tij do të bëhet më datë 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike. Ndërsa e pamja do të mbahet më 4 janar në restorantin “Koha 3”, në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

  • Publikohen pamjet kur sulmuesi hyn me automjet në rrugën me shumë njerëz në New Orleans

    Publikohen pamjet kur sulmuesi hyn me automjet në rrugën me shumë njerëz në New Orleans

    Janë publikuar pamje nga momenti i sulmit kur një automjet hyn në një turmë njerëzisht në New Orleans në SHBA. Nga ky sulm mbetën të vdekur 15 persona, ndërsa 35 janë të plagosur.

    Pamjet e kamerave CCTV tregojnë kamionçinë e bardhë Ford F-150 Lightning pak çaste përpara se të kalonte me shpejtësi në rrugën Bourbon, në lagjen franceze të New Orleans dhe të përplasej me një turmë të madhe njerëzish në orët e para të Vitit të Ri.

    Siç ka raportuar BBC, besohet se sulmuesi, Shamsud-Din Jabbar, e ka marrë me qira automjetin elektrik nëpërmjet një aplikacioni të quajtur Truro.

    Në këtë video, BBC ka hequr një pjesë të pamjeve ku duket automjeti duke goditur njerëzit.

    Videon mund ta shikoni në këtë LINK:

    https://www.bbc.com/news/live/cn4x88455qpt?post=asset%3A6f7a43c2-f374-4ae5-8687-b07fce0ff7fb#post

  • Arrestohen katër të dyshuar për posedim të narkotikëve, në mesin e tyre një zyrtar policor

    Arrestohen katër të dyshuar për posedim të narkotikëve, në mesin e tyre një zyrtar policor

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar mbrëmë nga Policia e Kosovës për një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve ku dyshohej se ishin përfshirë tre qytetarë dhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare).

    IPK-ja njofton se më të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë qenë prezent edhe njësi të tjera policore dhe prokurori.

    “Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë para mesnatës kur njësitë policore nga Stacioni Jugu në Prishtinë gjatë patrullimit në rrugën ‘Bejtush Gërbeshi’ kanë ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin katër të dyshuarit.

    Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur 2 qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit kokainë (me peshë 1.1 gram) dhe një qese e vogël që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë (me peshë 1 gram)”, thuhet në njoftim.

    Gjatë kontrollit trupor te një nga pasagjerët është gjetur dhe konfiskuar një armë e kalibrit 7.65 mm dhe një karikator pa fishekë.

    Në këtë rast janë arrestuar katër të dyshuarit përfshirë edhe zyrtarin policor dhe të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” (dhe armëmbajtje pa leje ndaj të dyshuarit nga i cili është konfiskuar arma e zjarrit).

    Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

    Hetuesit e IPK-së dhe të PK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. /Telegrafi/

  • Mjegulla në Prishtinë, ministri Aliu tregon pse janë anuluar 12 fluturime në ardhje

    Mjegulla në Prishtinë, ministri Aliu tregon pse janë anuluar 12 fluturime në ardhje

    Për shkak të mjegullës disa fluturime janë anuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndonëse javë më parë është instaluar sistemi i avancuar i aterimit – ILS CAT 3B.

    Lidhur me këtë ka njoftuar sot ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili theksoi se ky sistem është funksional dhe sipas tij, fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.

    “Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.

    Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.

    46 ardhje-shkuarje janë realizuar me sukses, derisa 12 janë anuluar në ardhje”, tha ai. /Telegrafi/

  • Policia apelon për kujdes në kushte të mjegullës

    Policia apelon për kujdes në kushte të mjegullës

    Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve gjatë mjegullës, duke theksuar rreziqet që kjo gjendje paraqet për sigurinë në trafik.
    Në njoftim, policia këshillon drejtuesit që të përdorin dritat e mjegullës për të përmirësuar dukshmërinë dhe për t’u bërë më të dukshëm për shoferët e tjerë.
    Po ashtu, përmendet rëndësia e mbajtjes së shpejtësisë nën kontroll dhe ndjekjes së krahut të djathtë të rrugës për të shmangur përplasjet e mundshme.
    “Mjegulla mund të krijojë iluzione optike, duke bërë që shoferët të mos e kuptojnë saktë shpejtësinë e automjeteve përpara tyre”, shkruhet tutje në postimin e policisë në Facebook.

  • Kryeministri malazez thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, pas ngjarjes tragjike në Cetinje

    Kryeministri malazez thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, pas ngjarjes tragjike në Cetinje

    Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, më 3 janar, pas rastit tragjik të djeshëm në Cetinje.

    Siç raporton Vijesti”, aty do të marrin pjesë edhe prokurori suprem i shtetit Milorad Markoviq dhe kryeprokurori special Vladimir Novoviq.

    “Gjatë seancës, Këshilli do të fokusohet në sfidat kryesore në zbulimin dhe sekuestrimin e armëve pa leje, si dhe do të propozojë një sërë masash që synojnë luftimin e krimit dhe mbrojtjen e qytetarëve. Në agjendë do të përfshihet edhe një nismë për zbatimin e veprimeve urgjente në të gjitha qytetet e vendit. Mali i Zi me qëllim të zbulimit dhe konfiskimit të armëve ilegale, si dhe shpalljes së konkursit publik për rekrutimin e policëve të rinj me qëllim të forcimit të kapaciteteve të institucioneve të sigurisë”, njofton Qeveria.

    Ata thanë se do të rishikohet edhe niveli aktual i zbatimit të dispozitave ligjore, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit të ri për Armët. Me atë rregullore, sqaruan ata, planifikohen kontrolle më rigoroze dhe kushte më të rrepta për dhënien e lejeve për mbajtjen dhe mbajtjen e armëve të shkurtra.

    Këshilli i Sigurisë Kombëtare rikujton se mbrojtja e jetës dhe pronës është obligim themelor i të gjitha organeve kompetente dhe pret bashkëpunimin e plotë të qytetarëve dhe institucioneve”, thuhet në njoftim.

    Fillimi i seancës së nesërme është në orën 14, pas së cilës “do të shpallen konkluzionet dhe hapat e mëtejshëm në drejtim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve”.

    Dje në Cetinje janë vrarë 12 persona, ndërsa i dyshuari Aco Martinoviq ka kryer vetëvrasje. Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike.

  • Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova në Merdarë e te Dheu i Bardhë

    Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova në Merdarë e te Dheu i Bardhë

    Deri në një orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.

    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar në orën 09:30, kolona në Merdar është rreth 500 metra, ndërsa të Dheu i Bardhë 400.

    Sipas këtyre të dhënave në pikën kufitare në Jarinje, ka pritje deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë.

    Ndërkohë që në pikat e tjera nuk ka pritje as për në hyrje e as në dalje.