ATV

Category: Lajme

  • Prishtina edhe sot ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë

    Prishtina edhe sot ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë

    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është në listën e qyteteve më të ndotura në botë.

    Në datën 1 janar Prishtina ishte qyteti i katërt me ajrin e ndotur, gjersa sot në orët ndodhet në vendin e 10 në listën e IQAir.

    Indeksi i ajrit në Prishtinë në ora 09:07 ishte 162, që cilësohet me ajër të pashëndetshëm.

    Derisa nga qytet e rajonit me ajër më të ndotur është Sarajeva e cila ndodhet në vendin e tretë me indeksin e ajrit 233.

  • Të shtëna me armë jashtë një klubi nate në New York, të paktën 11 të plagosur

    Të shtëna me armë jashtë një klubi nate në New York, të paktën 11 të plagosur

    Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat masive në klubin e natës Amazura në Queens, New York.

    Departamenti i Policisë së New York (NYPD) nuk ka dhënë detaje rreth incidentit ndërkohë që postimet në mediat sociale kanë treguar një prani të madhe të policisë.

    Të plagosurit janë dërguar në spitalet lokale.

  • Mbi 83 mijë persona u pajisën me patentë shoferë brenda vitit 2024 në Kosovë

    Mbi 83 mijë persona u pajisën me patentë shoferë brenda vitit 2024 në Kosovë

    Kosova njihet si një prej vendeve me më së shumti qarkullim të automjeteve.

    Mungesa e metrove, mos-përdorimi i biçikletave si dhe kaosi që shkaktohet zakonisht brenda autobusëve ua pamundëson thuajse lëvizjen me ndonjë mjet tjetër transporti, përpos automjeteve.

    Kësisoj shumë prej banorëve të vendit tonë detyrohen që të mbajnë veturat ndoshta shpesh herë me më shumë shpenzime familjare, por që të arrijnë të kryejnë obligimet të cilat kanë.

    Nevoja për të lëvizur nga një vend në tjetrin me makina e ka bërë edhe më të lartë numrin e atyre të cilët testohen e më pas pajisen me patentë shoferë.

    Numër i lartë i personave të cilët janë pajisur me patentë-shoferë po del të jetë edhe viti 2024. Brenda vitit që kemi lënë pas janë gjithsej 83 mijë e 579 qytetarë të cilët janë pajisur me patentë shoferë.

  • Piu gjithë ditën, mori armën dhe kreu krimin- Çka dihet deri tash për tragjedinë në Cetinje

    Piu gjithë ditën, mori armën dhe kreu krimin- Çka dihet deri tash për tragjedinë në Cetinje

    Detaje të reja të tragjedisë që ndodhi dje në Cetinjë po dalin në dritë. I dyshuari për vrasjen e plot 12 personave Cetinje, Aco Martinoviq, dyshohet se aktin e kreu në katër lokacione të ndryshme.

    Kështu ka bërë të ditur mbrëmë vonë drejtori i Policisë malazeze, Llazar Shqepanoviq.

    Dyshohet se sulmuesi Martinoviq që la të vdekur 12 persona dhe plagosi rëndë katër të tjerë, më herët ka qenë duke pirë në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive në Cetinje.

    Sipas Shqepanoviq, Martinoviqi kishte pirë në atë ndërtesë gjatë gjithë ditës, pas së cilës ai shkoi në shtëpi dhe mori një armë.

    Ai shtoi se në të dhënat zyrtare, Martinoviq nuk kishte armë në posedim.

    Shqepanoviq dha edhe një detaj tjetër. Ai tha se sulmuesi në fjalë ishte dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje të dhunshme.

    “Edhe në vitin 2022 janë ndërmarrë masa dhe veprime të caktuara dhe se është bërë kontroll paraprak dhe është gjetur një pushkë ajrore dhe armë e lëndë plasëse dhe është dënuar në shkallë të parë me tre muaj dhe se nuk është dënuar me finaliteti”.

    Ministri i Punëve të Brendshme Danilo Sharanoviq ka thënë se Martinoviq ka vrarë dy fëmijë të mitur të familjes Vuletiq dhe babain e tyre, i cili është pronar i tavernës “Velestovo”.

    “Ka kryer vrasje të shumta në territorin e Cetinjes dhe ka marrë jetën e anëtarëve të familjes së tij”.

    Policia kishte rrethuar zonën ku dyshohet se fshihej sulmuesi, pasi kishte kryer aktin e tmerrshëm.

    Prokurorja Andrijana Nastiq ka konfirmuar se në Cetinje janë vrarë 12 persona dhe se i dyshuari Aco Martinoviq ka kryer vetëvrasje.

    Ajo kreu një hetim në gjashtë lokacione, pesë prej të cilave ishin ku ishin kryer vrasjet dhe në vendin ku i dyshuari qëlloi veten.

    Martinoviq vrau katër persona në dy lokacione, dy fëmijë në të tretën dhe një person në dy të tjerat.

    Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike.

    Drejtori i Qendrës Klinike, Aleksandar Radoviq, ka bërë të ditur se sonte janë operuar tre persona dhe se janë në Repartin e Mjekimit Intensiv.

    Operacioni i të plagosurit të katërt, siç ka sqaruar Radoviq, me lëndime të shumta do të zgjasë deri në orët e vona të natës.

    “Më duhet të them se të gjitha lëndimet e shkaktuara janë në rrezik për jetën, por ne do të monitorojmë gjendjen e tyre. Për momentin parametrat jetikë janë të kënaqshëm”, tha ai.

    Radoviq tha se pacienti i katërt ka lëndime të shumta në bark, gjoks dhe kokë dhe se operacioni do të zgjasë gjatë natës.

    LEXONI EDHE:

    Presidentja Osmani u shpreh ngushëllime familjeve të të vrarëve në Cetinje të Malit të Zi

  • Presidentja Osmani u shpreh ngushëllime familjeve të të vrarëve në Cetinje të Malit të Zi

    Presidentja Osmani u shpreh ngushëllime familjeve të të vrarëve në Cetinje të Malit të Zi

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidaritetin e saj me popullin e Malit të Zi pas ngjarjes tragjike në Cetinje, ku së paku 10 persona humbën jetën.

    Në një mesazh ngushëllimi, Osmani tha se mendimet e saj janë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, duke theksuar se në këtë kohë të vështirë, ngushëllimet e përzemërta shkojnë për ata që po përballen me këtë tragjedi.

    “Mendimet e mia janë me të gjithë komunitetin teksa ata vajtojnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm dhune që ka marrë kaq shumë jetë”, shkroi Osmani në një postim në rrjetet sociale.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Cetinje, ku përveç të vdekurve, janë plagosur edhe katër persona, dy prej të cilëve janë fëmijë.

    Vdes burri që dyshohet se vrau dhjetë persona në Mal të Zi

  • Vdes burri që dyshohet se vrau dhjetë persona në Mal të Zi

    Vdes burri që dyshohet se vrau dhjetë persona në Mal të Zi

    I dyshuari për krimin në Cetinje në Mal të Zi, Aco Martinoviq, ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjatë përpjekjes për vetëvrasje.

    Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq, shkruan vijesti.me.

    ““Operacioni policor në kërkim të Martinoviqit u krye me sukses”, tha Sharanoviq në konferencën e dytë të jashtëzakonshme për shtyp në Cetinje.

    Sipas të njëjtave informacione, Martinoviqi i plagosur rëndë është gjetur pranë shtëpisë së tij në lagjen Humci ndërsa ndërroi jetë teksa po dërgohej në spital.

    Të paktën 10 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë sot në një krim masiv në Cetinje.

    Mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po luftojnë për jetën e katër banorëve të tjerë të Cetinjes.

    Martinoviq e filloi krimin në kafenenë “Velestovo”, pranë Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjes, ku vrau katër persona.

    Më pas, në tre vende të tjera të qytetit, ai vrau të paktën edhe shtatë persona të tjerë, përfshirë tre gra dhe dy djem, dy vëllezër të moshës 10 dhe 13 vjeç. /Telegrafi/

  • Kurti takon grupin e parë të qytetarëve nga BeH që hynë pa viza në Kosovë

    Kurti takon grupin e parë të qytetarëve nga BeH që hynë pa viza në Kosovë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot grupin e parë të qytetarëve nga Bosnja e Hercegovina të cilët hynë sot në orët e para të mëngjesit pa viza në vendin tonë. Me këtë rast Kurti tha se Kosova dhe BeH janë miq që duhet të ndërtojnë ura të reja.

    Me ndërrimin e motmoteve, më 1 janar 2025, grupi i parë i qytetarëve që erdhën nga Bosnja në Kosovë u mirëpritën nga zëvendëskryeministrja e vendit Emilia Rexhepi në pikën kufitare.

    Kurti tha se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Sarajevës është i rëndësishëm për sigurinë e rajonit, por edhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

    “Është nderi dhe kënaqësia e madhe që ju pres në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kemi pritur gjatë diçka që është liria elementare e lëvizjes dhe tani duhet ta kompensojmë kohën e humbur, prandaj konsideroni se gjithmonë keni një partner në Qeverinë e Kosovës që gjithmonë dëshiron që ju të vini në Kosovë dhe të bashkëpunoni sa më shumë dhe sa më shpesh.

    Urime Viti i Ri 2025! Mendoj se do të jetë edhe më i mirë se ai i kaluari sepse rrjedha historike e njerëzve dhe kombeve për liri dhe drejtësi nuk mund të ndalet. Ka forca të ndryshme politike dhe të tjera që mund të na vënë pengesa, por megjithatë ato pengesa vetëm sa na kalitin për sfidat e ardhshme në të cilat do të fitojmë, andaj me këtë rast dua të them se Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës janë dy shtete dhe dy popuj miq që duhet të ndërtojnë ura të reja në kuptimin ekonomik, arsimor dhe kulturor. Dua që Prishtina dhe Sarajeva t’i ndërtojnë ato ura, sepse janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sigurinë e rajonit tonë por edhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, edhe një herë mirë se erdhët dhe jam shumë i lumtur që jemi sot bashkë”, tha ai.

    E pranishme në këtë takim ishte edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi.

    “Është kënaqësi që ju kam këtu në Qeverinë e Republikës së Kosovës, së pari ju uroj ju dhe të dashurve tuaj. Gëzuar Vitin e Ri dhe ndjehuni këto dy-tri ditë si në Sarajevë si në shtëpinë tuaj… Është një nder i madh për mua që t’ju drejtohem sot, ditën e parë të këtij viti 2025, pikërisht kur hoqëm regjimin e vizave dhe ju erdhët mbrëmë me letërnjoftimet tuaja si zyrtarët e parë të Bosnjës dhe Hercegovinës në vendin tonë”, tha ajo.

  • Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtare të plota të Zonës Schengen

    Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtare të plota të Zonës Schengen

    Rumania dhe Bullgaria janë bërë edhe zyrtarisht anëtare të plota të Zonës për lëvizje të lirë Schengen, duke iu bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian, plus disa shteteve tjera, banorët e të cilave mund të lëvizin lirshëm pa kryer kontrolle të pasaportës.

    Fishekzjarrët kanë shpërthyer në qiell në mesnatë në zonën kufitare bullgare, Ruse teksa ministrat e Brendshëm të Bullgarisë dhe Rumanisë i kanë hequr simbolikisht barrierat në Urën e Miqësisë mbi lumin Danub.

    Kjo pikë kalimi është rrugë e madhe transiti për tregti ndërkombëtare.

    “Ky është moment historik”, ka thënë kryeministri bullgar, Dimitar Glavchev.“Nga Greqia në jug, deri në Finlandë në veri, dhe gjithë rrugën për në Portugali, do të mund të udhëtohet pa kufij”.

    Kontrollet në kufijtë detarë dhe ata ajrorë janë hequr qysh prej marsit të vitit 2024 për këto dy shtete, mirëpo kontrollet tokësore kanë vazhduar derisa Austria nuk ka hequr dorë nga një veto që e ka përdorur, meqë ka shprehur shqetësime për mundësinë e rritjes së migrimit të paligjshëm.

    Kufijtë në mes të Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut, janë hequr më 1985. Zona Schengen tani mbulon 25 prej 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

    Irlanda dhe Qiproja nuk janë anëtare të Zonës Schengen. /REL

  • Ndërprerjet e mëdha të rrymës, flet ZRrE-ja

    Ndërprerjet e mëdha të rrymës, flet ZRrE-ja

    Ditëve të fundit, ndërprerjet e energjisë elektrike janë bërë një problem shqetësues në Kosovë, me rajone si Gjilani, Ferizaj, Malisheva, etj që raportojnë ndërprerje të zgjatura. Institucionet përkatëse, përfshirë Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), KEDS, KOSTT dhe KESCO, kanë dhënë shpjegime, por përgjigjet e tyre mbeten më shumë justifikime sesa zgjidhje konkrete.

    Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe Qeverisë së Kosovës, ndërprerjet po ndodhin për shkak të mbingarkesës së rrjetit, jo për shkak të mungesës së energjisë.

    ZRRE ka konfirmuar se disa ndërprerje janë pasojë e mbingarkesave të rrjetit të menaxhuar nga KOSTT dhe ka kërkuar masa për sanimin e prishjeve dhe përmirësimin e menaxhimit të ngarkesave.

    Gjithashtu, investimet në infrastrukturën e rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes janë të domosdoshme, pasi dallimet ndërmjet prodhimit vendas dhe konsumit mbulohen me importe.

    Çfarë është mbingarkesa dhe pse ndodhë?

    Mbingarkesa ndodhë kur kërkesa për energji tejkalon kapacitetin e rrjetit, për disa arsye kryesore:

    Orët e pikut: Konsumi rritet ndjeshëm gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, veçanërisht për ngrohje dhe pajisje shtëpiake.
    Dimri: Energjia elektrike përdoret për ngrohje, duke tejmbushur rrjetin.
    Infrastruktura e vjetruar: Pajisjet e rrjetit nuk janë modernizuar për të përballuar kërkesën në rritje.
    Mungesa e investimeve: Zonat me rritje të popullsisë dhe industrializim vuajnë nga investime të pamjaftueshme.
    Planifikimi i dobët: Nuk merren masa për të shtuar kapacitetet në përputhje me rritjen e konsumit.
    Në këtë situatë, kërkohet jo vetëm kursim nga konsumatorët, por edhe veprime strategjike nga institucionet për të modernizuar rrjetin dhe për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm.

  • Policia thotë se nata e parë e Vitit të Ri kaloi pa incidente fatale në vend

    Policia thotë se nata e parë e Vitit të Ri kaloi pa incidente fatale në vend

    Policia e Kosovës ka njoftuar se nata e parë e Vitit të Ri ka kaluar pa incidente me pasoja fatale.

    Megjithatë, janë raportuar disa raste me lëndime trupore dhe dëme materiale, kryesisht si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike.

    Sipas njoftimit, disa prej rasteve më të spikatura përfshijnë “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”, zjarrvënie, lëndime trupore dhe armëmbajtje pa leje. Të gjitha këto raste janë trajtuar nga policia në bashkëpunim me prokurorin për procedime të mëtejshme ligjore.