ATV

Category: Lajme

  • Dialogu Kosovë – Serbi, sot zyrtarizohet përfaqësuesi i posaçëm i BE-së

    Dialogu Kosovë – Serbi, sot zyrtarizohet përfaqësuesi i posaçëm i BE-së

    Këshilli për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian, sot ka në rend dite zyrtarizmin e vendimit për emërimin e Peter Sorensen në pozitën e Përfaqësuesit të Posaçëm të për Dialogun Kosovë-Serbi.

    Caktimin e diplomatit danez, i cili në të kaluarën kishte shërbyer në Kosovë si pjesë e UNMIK-ut, nga analistët vlerësohet si ndryshim pozitiv.

    Peter Sorensen do të pasojë në detyrë emisarin aktual Miroslav Lajcak, të cilit i skadon mandati më 31 Janar.

  • Hamza propozon që TVSH-ja të paguhet vetëm pasi mallrat të shiten, e jo në kufi

    Hamza propozon që TVSH-ja të paguhet vetëm pasi mallrat të shiten, e jo në kufi

    Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, në emisionin CONTEXT në ATV, theksoi nevojën për reforma strukturore në ekonomi, sidomos në politikat fiskale dhe lehtësimin e qasjes në financa, për ta ndihmuar sektorin privat.

    Ai nënvizoi se rregullat fiskale duhet të adaptohen sipas kohës, dhe se politikat e dikurshme mund të rishikohen për të forcuar likuiditetin e bizneseve.

    “Dhe kemi nevojë për reforma strukturore në ekonomi, edhe në pjesën e politika fiskale, edhe në lehtësimin e qasjes në financa. Diçka çfarë është vendosur para disa vjetëve, nuk do të thotë që duhet me vazhdu në infinit,” tha Hamza.

    Sipas tij, pagesa e TVSH-së pas shitjes së mallrave do t’i ndihmojë ndërmarrjet vendore të shmangin pagesat e hershme dhe të ruajnë likuiditetin.

    “Kjo nënkupton që importuesit, ndërmarrësit, me pagu tatimin në vlerën e shtuar pasi që mallrat shiten, jo në kufi me rastin e importimit, sepse kështu i bie që ata në fakt e paguajnë tatimin në avanc,” u shpreh Hamza.

    Intervistën e plotë me Bedri Hamzën në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Hamza: Termocentrali me gaz mund të ndërtohet brenda 4 viteve

    Hamza: Termocentrali me gaz mund të ndërtohet brenda 4 viteve

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Context” në ATV, ka folur edhe për programin e tij për ndërtimin e një termocentrali me gaz.

    Sipas Hamzës, ky termocentral mund të ndërtohet për 4 vjet nëse fillon me kohë.

    “ Sektori i energjisë është shyllë e zhvillimit ekonomike. Ne e dimë që kemi një diskrepancë bukur të madhe mes kapaciteteve prodhuese dhe konsumit. Kapacitetet prodhuese kryesisht i kemi mbi bazën e thëngjillit dhe janë të stërvjetëruara. E dimë që “Kosova A” është e viteve të ’60 dhe “Kosova B”, e viteve të ’80 dhe kapacitetet janë të pamjaftueshme dhe jemi vonuar si Kosovë, të gjitha qeveritë pa dallim. Jemi vonuar në ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese dhe për këtë drejtim dhe për këtë qëllim unë jam shumë i përkushtuar që t’i rrisim kapacitetet prodhuese. Dhe të gjitha resurset e mundeshme me i pas si alternativë edhe gazin, edhe energjinë e ripërtritshme, hidro kemi kapacitete të limituara. Por realisht viteve të fundit ka pasur mungesë edhe për shkak tash mes Rusisë dhe Ukrainës, furnizimit me gaz në Evropë, disa vende shumë të zhvilluara evropiane kanë filluar që t’i riaktivizojnë edhe termocentralet e tyre. Prandaj ne do t’i kemi në konsideratë të gjitha potencialet e mundshme, gjithmonë duke i respektuar edhe rregullat. Por çka është e sigurt, ne kemi nevojë për kapacitete të reja gjeneruese dhe sigurisht se një prej tyre është edhe ndërtimi i kapaciteteve mbi bazën e gazit që ka qenë edhe një projekt dhe unë do të jem shumë insistues që ai projekt të kryhet dhe të fillojë me kohë. Kur jemi te ndërtimi i kapaciteteve të reja në këtë drejtim, duhet ta dimë se përveç aspektit financiar si kosto edhe koha e ndërtimit me ekspertët që kam biseduar, është 3 më e shkurta por optimalja është 4 por mund të jetë edhe 5 vjet. Prandaj kjo duhet të startohet, duhet të fillojë, sepse mungesa e energjisë elektrike është pengesë për zhvillimin ekonomik. Ne e shohim bizneset çfarë kosto po paguajnë, ekonomitë familjare, por përtej kësaj e përkeqëson deficitin tregtar sepse ne po importojmë shumë energji elektrike dhe e cenon stabilitetin maktofiskal në fazën e fundit nëse vim te një kolaps i kapaciteteve ekzistuese energjetike për shkak të vjetërsisë, atëherë ne detyrohemi ose me u përball në periudha të gjata kohore me mungesë të energjisë elektrike ose me importu dhe kur të importojsh çmimet munden me qenë shumë të larta”, u shpreh Hamza.

    Sipas tij, në bazë të përllogaritjeve që janë bërë, për ndërtimin e këtij termocentrali do të nevojiten rreth 800 milionë euro.

    “Mendoj që me u fillu në kohë arrin në një periudhë afatmesme me u ndërtu. Sikurse që është edhe kostoja e përllogaritur, këto tash ndryshojnë por po flasim se dikund duhet ti kemi në dispozicion për me ndërtua kapacitete të reja, kur po flas kapacitete të reja, kapacitete në pronësi publike. Por jemi duke folur diku përafërsisht rretj 800 milionë euro që ki me i investue në kapacitete të reja për me fitu kapacitete të reja të një madhësie të caktuar”, u shpreh Hamza.

    Intervistën e plotë me Bedri Hamzën në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Hamza: Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, është prioriteti i im kryesor për Kosovën

    Hamza: Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, është prioriteti i im kryesor për Kosovën

    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është prioriteti i tij kryesor kur të vjen në pushtet.

    Ai tha se çmimet e produkteve bazike kanë pësuar rritje deri në njëqind për qind, duke rënduar gjendjen financiare të qytetarëve.

    “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është prioriteti kryesor, për shkak se ne kemi nevojë me ndërru gjendjen ekonomike në Kosovë. Viteve të fundit ne jemi përballë me një inflacion shumë të lartë. Çmimet e produkteve bazike kanë lëvizë prej katërdhjetë deri në njëqind përqind”, tha Hamza.

    Hamza tha se konsumatorët po shpenzojnë më shumë se gjysmën e pagës për artikuj të domosdoshëm, duke nënvizuar nevojën për veprime konkrete.

    Intervistën e plotë me Bedri Hamzën në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Hamza: Marrëveshja e Brukselit e pamjaftueshme, duhet synuar njohjen e ndërsjellë

    Hamza: Marrëveshja e Brukselit e pamjaftueshme, duhet synuar njohjen e ndërsjellë

    Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë, pasi, sipas tij, Marrëveshja e Brukselit nuk mjafton për zgjidhje përfundimtare.

    Ai tha se procesi ka pësuar regres vitet e fundit, duke kujtuar se fillimisht qëllimi kryesor ka qenë pikërisht arritja e njohjes së ndërsjellë.

    “Ne kemi thënë që marrëveshja e Brukselit është e pamjaftueshme… fillimi i dialogut ka qenë me qëllimin final njohjen e ndërsjellë,” tha Hamza.

    Hamza tha se Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në dhe vendet e BE-së, për t’i bindur se marrëveshja finale do të sjellë mbyllje të plotë të këtij procesi.

    “Unë jam insistues në atë që të shkohet në marrëveshjen finale, që nënkupton njohja e ndërsjellë edhe përfundimi i këtij procesi,” u shpreh ai.

    Intervistën e plotë me Bedri Hamzën në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Hamza: Edhe nëse hiqen sanksionet, Kosovës ia kanë e kanë prodhu damin ekonomik

    Hamza: Edhe nëse hiqen sanksionet, Kosovës ia kanë e kanë prodhu damin ekonomik

    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit euro-atlantik, por theksoi se sanksionet i kanë sjellë vendit një dëm të konsiderueshëm financiar.

    Ai tha se vendi duhet t’i përmirësojë standardet në infrastrukturë, sundim të ligjit dhe ekonomi, jo vetëm për Bashkimin Evropian, por për interesin e vet.

    “Kosova ka veç një rrugë, nuk ka alternativë. Rruga e Kosovës është integrimi euro-atlantik. Dhe ne do t’i plotësojmë standardet, jo për BE-në, po ne do t’i plotësojmë standardet për vete”, tha Hamza.

    Sipas Hamzës, dëmi ekonomik për Kosovën mbetet i përhershëm, edhe nëse sanksionet hiqen, pasi humbjet dhe vonesat kanë ndodhur tashmë.

    “Dhe përveç damit financiar qysh tundohet që sanksionet edhe nesër me u hjek, e kanë prodhu damin ekonomik. Jo për shkak se veç i kanë ardhë projekteve, po ti është deshtë me i shpenzu ato para, me i ekzekutu ato para dhe me i marrë tjerat. Ju tash me thanë u hoqën sanksionet që s’kena bo dam. Jo, dami financiar ka ndodh”, deklaroi Hamza.

    Intervistën e plotë me Bedri Hamzën në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Hamza: Kosova duhet ta shfrytëzojë thëngjillin, por brenda rregullave ambientale

    Hamza: Kosova duhet ta shfrytëzojë thëngjillin, por brenda rregullave ambientale

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Kosova duhet të shfrytëzojë pasuritë natyrore, përfshirë thëngjillin, por pa e cenuar ambientin dhe duke respektuar standardet ligjore.

    Ai tha se rezervat e thëngjillit arrijnë rreth 13 miliardë, duke potencuar se ky resurs mund të ofrojë përfitime të mëdha ekonomike.

    “Ne, pasuritë tona natyrore duhet me i maksimalizu fitimet e tyre. Unë edhe pare e thashë që, varësisht prej avancimit teknologjive, varësisht prej ndryshimit të rregullave, nuk përjashtohet që të përdoret thëngjilli, të cilën pasurie ka Kosova”, tha Hamza.

    Hamza nënvizoi se duhen respektuar rregullat mjedisore dhe ligjore, duke e parë thëngjillin si një burim strategjik për rritjen ekonomike.

    “Brenda atyre rregullave ne duhet me i shfrytëzu pasuritë tona natyrore. Se tash përveç thëngjillit, i kemi edhe fushën e minierave, i kemi edhe pasuritë, pyjet që duhet me i shfrytëzu” u shpreh Hamza.

    Intervistën e plotë me Bedri Hamzën në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Hamza premton kapacitete të reja gjeneruese, thotë se energjia mbetet pengesë për zhvillim

    Hamza premton kapacitete të reja gjeneruese, thotë se energjia mbetet pengesë për zhvillim

    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se gjendja e energjisë elektrike në vend paraqet sfidë për ekonominë, prandaj nevojitet angazhim konkret për ndërtimin e kapaciteteve të reja.

    Ai tha se ekziston një diferencë e theksuar mes prodhimit dhe konsumit, ndërsa termocentralet e vjetruara nuk po i përmbushin nevojat vendore.

    “Kur jemi te sektor energjisë së shtyllë e zhvillimit ekonomik, ne e dimë që kemi një diskrepancë bukur të madhe mes kapaciteteve prodhuese dhe konsumit. Kapacitetet ekzistuese kryesisht i kemi mbi bazën e thëngjillit, janë stërvjetruara”, tha Hamza.

    Sipas tij, Kosova është vonuar në ndërtimin e kapaciteteve të reja dhe duhet t’i shfrytëzojë të gjitha burimet, përfshirë gasin dhe energjinë e ripërtëritshme.

    “Ne duhet t’i kemi në konsideratë gjitha potencialet e mundshme, gjithmonë t’i respektojmë rregullat. Po çka është e sigurt, ne kemi nevojë për kapacitete të reja gjeneruese dhe një prej tyre është edhe ndërtimi i kapaciteteve mbi bazën e gasit,” u shpreh Hamza.

    Intervistën e plotë me Bedri Hamzën në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Australisë

    Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Australisë

    Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani ka uruar popullin australian me rastin e Ditës së Australisë.

    Nëpërmjet një postimi në “X”, Osmani thotë se Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj më Australinë, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe respektit.

    “Ne mezi presim të forcojmë më tej lidhjet e qëndrueshme midis vendeve tona. Paqja, prosperiteti dhe suksesi le të vazhdojnë të lulëzojnë në të gjithë vendin tuaj të bukur”, ka shkruar më tej e para e vendit.

  • Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

    Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

    Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e mbështetur nga Beogradi, njoftoi se persona të panjohur më 25 janar hodhën një koktej molotovi para shtëpisë familjare të aktivistes së saj, Aleksandra Popoviq, në Ranillug, një komunë me shumicë serbe në juglindje të Kosovës.

    Ky mjet shpërthyes, sipas Listës Serbe, e goditi makinën familjare të familjes Popoviqit, duke e “djegur plotësisht”.

    Më herët, Lëvizja Popullore Serbe njoftoi se persona të panjohur më 24 janar tentuan të djegin një billbord të saj në Moguillë, pranë Kllokotit, gjithashtu një komunë me shumicë serbe në rajonin e Gjilanit.

    Ky billbord ndodhej përballë shtëpisë familjare të Divna Andrews, kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Popullore Serbe.

    Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka konfirmuar se të dyja incidentet janë raportuar dhe se rastet po hetohen.

    Lista Serbe dhe Lëvizja Popullore Serbe pretendojnë se këto incidente janë “sulme të motivuara politikisht”.

    “Pa dyshim që bëhet fjalë për një sulm të motivuar politikisht dhe përpjekje për të frikësuar anëtarët e këshillave zgjedhore të Listës Serbe, me qëllim që t’i pengojnë ata nga ndjekja dhe kontrolli i zgjedhjeve, në mënyrë që të favorizohen disa parti të tjera të preferuara nga Prishtina”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

    Ndërkohë, Milija Bishevac nga Lëvizja Popullore Serbe ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të reagojë lidhur me përpjekjen për djegien e billbordit të tyre, duke deklaruar se në këto kushte nuk mund të mbahen zgjedhje demokratike.

    “Nuk na keni frikësuar”, deklaruan nga kjo parti.

    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt dhe, përveç Listës Serbe, në to marrin pjesë edhe pesë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Lëvizja Popullore Serbe, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Partia e Serbëve të Kosovës, Demokracia Serbe dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

    Megjithatë, për pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, mbështetjen e Beogradit e ka ekskluzivisht Lista Serbe, e cila bojkoton institucionet e Kosovës për më shumë se dy vjet në përputhje me vendimin për të braktisur institucionet në veri për shkak të insistimit të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për t’i ndaluar targat serbe.

    Lista Serbe i ka fituar mbi 90 për qind të votave në të gjitha zgjedhjet në të cilat ka marrë pjesë që nga formimi i saj në vitin 2013, por misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian ka shkruar në raportet e tij më 2021 për “monopolin dhe frikësimin” nga kandidatët dhe aktivistët e kësaj partie./REL/