ATV

Category: Lajme

  • Trump thotë se përplasja e avionit dhe helikopterit mund të ishte parandaluar

    Trump thotë se përplasja e avionit dhe helikopterit mund të ishte parandaluar

    Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, tha herët në mëngjes të enjten se përplasja në ajër midis një helikopteri të ushtrisë amerikane dhe aeroplanit të pasagjerëve të American Airlines ishte një “situatë e rëndë që duket se mund të ishte parandaluar”.

    “Aeroplani ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë afrimi drejt aeroportit. Helikopteri po shkonte drejt në aeroplan për një periudhë të gjatë kohore. Është një natë e kthjellët, dritat në aeroplan po flakërojnë, pse helikopteri nuk u ngjit, as nuk u ul, as u kthye. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

    “Kjo është një situatë e rëndë që duket se është mundur të parandalohet. JO MIRË!!!”, vazhdoi presidenti.

    Nuk ishte menjëherë e qartë nëse postimi i Trump bazohej në informacionin mbi të cilin ai ishte informuar zyrtarisht.

    LEXONI EDHE:

    Dalin pamjet nga momenti i përplasjes së aeroplanit dhe helikopteri ushtarak në ShBA

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Në seancën e sotme dëshmitari i radhës pritet të dëshmojë përmes video-lidhjes.

    Kurse dje ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 118-të, Naser Krasniqi.

    Dëshmia e e Krasniqit filloi të hënën dhe me kërkesën e tij, iu hoqën masat mbrojtëse.

    Gjatë kohës sa dëshmonte në sallë, ai përfaqësohej nga një avokat i cili ndodhej jashtë sallës së gjyqit, por që sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, avokati ishte i disponueshëm në rast që dëshmitari kërkon konsultim ligjor lidhur me ato që do të thoshte në Hagë ose me çështje që mund ta inkriminonin.

    Gjatë fundit të dëshmisë, Krasniqi përveç nga trupi gjykues, u mor në pyetje sërish nga mbrojtja e Kadri Veselit, përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon.

  • Përplasen avioni dhe helikopteri i ushtrisë amerikane në Uashington, raportohet për 18 të vdekur

    Përplasen avioni dhe helikopteri i ushtrisë amerikane në Uashington, raportohet për 18 të vdekur

    Një aeroplan i American Airlines është përplasur me një helikopter të ushtrisë amerikane në Uashington DC, tha Administrata Federale e Aviacionit.

    Sipas raportimeve të mediave amerikane, avioni i American Airlines që u rrëzua është ndarë në gjysmë në lumin Potomac. Helikopteri që u përfshi në përplasje ndodhet pranë avionit.

    American Airlines ka konfirmuar se në bordin e avionit ndodheshin 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

    Zyrtarët e policisë i kanë thënë CBS News se 18 trupa janë gjetur nga ekipet e kërkimit në vendin e përplasjes dhe se asnjë i mbijetuar nuk është gjetur deri më tani.

    Nuk ka ende një përditësim zyrtar nga autoritetet për numrin e viktimave.

    Ngjarja ndodhi gjatë afrimit të pistës 33 në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit Reagan rreth orës 21:00.

  • Dalin pamjet nga momenti i përplasjes së aeroplanit dhe helikopteri ushtarak në ShBA

    Dalin pamjet nga momenti i përplasjes së aeroplanit dhe helikopteri ushtarak në ShBA

    Një numër i madh policësh janë në terren pasi një avion pasagjerësh me 64 persona u përplas me një helikopter ushtarak “Black Hawk” në Washington. Siç raportojnë mediat e huaja, shërbimet e urgjencës po kërkojnë lumin Potomak, ku avioni u rrëzua.

    Dhjetëra oficerë policie, ambulanca dhe ekipe shpëtimi ndodhen në lumë. Siç raporton CBS, duke cituar policinë në terren, të paktën 18 trupa janë gjetur deri më tani. Kërkimi është duke vazhduar.

    VIDEO

    John Donnelly, shefi i departamentit të zjarrfikësve dhe shërbimeve të urgjencës në Uashington DC, thotë se ky është një operacion shumë kompleks dhe “kushtet atje janë jashtëzakonisht të vështira”.

    Donnelly vë në dukje kushtet e ngrirjes dhe errësirës në ujë si sfida për të arritur tek të mbijetuarit potenciale.

    “Ka erë. Ka copa akulli në ujë… Dhe për shkak se nuk ka shumë dritë, ju jeni atje jashtë duke kërkuar çdo centimetër katror të hapësirës,” thotë ai. “Këto janë kushte shumë të vështira për [shpëtuesit] për t’u zhytur,” shton ai.

    Donnelly thotë se ndërsa prioriteti i parë i reaguesve të parë është të kërkojnë të mbijetuar, ata gjithashtu do të punojnë me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit për të ndihmuar në ruajtjen e provave.

    Në rrjete sociale është shfaqur një video e përplasjes, ndërsa video është transmetuar edhe nga disa media.

    Videoja u kap nga një kamerë vëzhgimi në Qendrën Kennedy aty pranë dhe tregon momentin e përplasjes.

    Përplasen avioni dhe helikopteri i ushtrisë amerikane në Uashington, raportohet për 18 të vdekur

  • ​Osmani fal një të dënuare, mësohet arsyeja

    ​Osmani fal një të dënuare, mësohet arsyeja

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka nënshkruar sonte dekretin me të cilin të dënuarës Arza Cakolli, për shkaqe humanitare, i është falur pjesa e mbetur e dënimit, pas shqyrtimit të propozimit nga Komisioni për Falje dhe në përputhje me procedurat ligjore.

    Vendimi është marrë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, ngase e dënuara ka lindur foshnjën e saj të parë gjatë vuajtjes së dënimit dhe ndodhet në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan së bashku me foshnjën e saj.

    Në marrjen e vendimit për falje, janë marrë parasysh edhe faktorë të tjerë, duke përfshirë faktin se e dënuara nuk ka kryer asnjë vepër penale më herët, vepra penale për të cilën është dënuar është për “rrezikim të trafikut publik”, pra është kryer aksident pa dashje, ndërkaq është vërtetuar se nuk ka qenë nën ndikim të alkoolit apo substancave të tjera kur ka ndodhur aksidenti.

    Përveç këtyre, gjithashtu janë marrë parasysh sfidat shëndetësore të nënës dhe foshnjës.

    E dënuara ka filluar mbajtjen e dënimit prej një vit e dy muaj burg, në korrik 2024, ndërsa duhej të lirohej në mënyrë të rregullt nga burgu më 14 shtator 2025.

    Dosja me propozimin e shqyrtuar nga Komisioni si dhe nga ekipi ligjor i Presidentes, ka arritur sot në tavolinën e Presidentes.

    “Duke marrë parasysh faktorët humanitarë dhe vlerësimet profesionale të të gjitha institucioneve relevante, presidentja ka vendosur faljen e pjesës së mbetur të dënimit të saj”, thuhet në komunikatë.

  • Retkoceri: Me Bedri Hamzën kryeministër, do ta bëjmë Kosovën vend më të mirë

    Retkoceri: Me Bedri Hamzën kryeministër, do ta bëjmë Kosovën vend më të mirë

    Kandidati për deputet nga PDK, Leutrim Retkoceri, në emisionin COMPASS në ATV, tha se me Bedri Hamzën si kryeministër, qeveria e ardhshme do të punojë për ta bërë Kosovën një vend më të mirë, duke u fokusuar në meritokracinë, llogaridhënien dhe qeverisjen efikase.

    Sipas Retkocerit, lidershipi dhe ekspertiza e Bedri Hamzës do të sigurojnë një qeverisje që realizon aspiratat e qytetarëve të Kosovës.

    “Ne, së bashku me kandidatin tonë për kryeministër, zotëri Bedri Hamza, i cili ka një lidership të jashtëzakonshëm, ekspertizë dhe besueshmëri të lartë, do të kujdesemi që t’i realizojmë aspiratat e popullit të Kosovës. Qëllimi ynë është ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë” tha Retkoceri.

    Ai tha se në mandatin e ardhshëm qeverisës, PDK do të sjellë ndryshime të prekshme dhe domethënëse për jetën e qytetarëve.

    “Detyrimisht, duhet të kujdesemi që meritokracia, llogaridhënia dhe qeverisja të jenë më të mira në mandatin e ardhshëm qeverisës me kryeministër zotëri Bedri Hamza,” u shpreh Retkoceri.

    Deklaratën e plotë të Leutrim Retkocerit në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

  • Hoxha: Kjo legjislaturë do të mbahet mend si një nga më të dobëtat në historinë e Kosovës

    Hoxha: Kjo legjislaturë do të mbahet mend si një nga më të dobëtat në historinë e Kosovës

    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Edmond Hoxha, në emisionin COMPASS në ATV, tha se kjo legjislaturë do të mbahet mend si një nga më të dobëtat në historinë e Kosovës.

    Sipas Hoxhës, Kuvendi është përdorur më shumë për shfaqje politike sesa për ofrimin e alternativave konkrete për zhvillimin e vendit.

    “Kjo legjislaturë realisht do të mbahet mend si një ndër më të dobëtat në historinë e Republikës së Kosovës. Për këtë është përgjegjëse është qeveria, por edhe opozita, pasi Kuvendi është përdorur më shumë për shfaqje sesa për ngritje të alternativave”, tha Hoxha.

    Ai tha se kjo qeveri ka larguar Kosovën nga rruga e integrimeve euroatlantike dhe e ka dëmtuar zhvillimin ekonomik të vendit.

    “Kjo qeverisje e ka nxjerrë vendin nga binarët e duhur, nga integrimet euroatlantike dhe nga rruga e zhvillimit ekonomik. Sot po jetojmë me pasojat e kësaj, duke u përballur me sanksione ndërkombëtare”, u shpreh Hoxha.

    Deklaratën e plotë të Edmond Hoxhës në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • Syla nga Koalicionin për Familje: Çështja e pragut zgjedhor as që diskutohet

    Syla nga Koalicionin për Familje: Çështja e pragut zgjedhor as që diskutohet

    Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familje, Donat Syla, në emisionin COMPASS në ATV, tha se subjekti i tij politik po fiton një përkrahje të jashtëzakonshme dhe se çështja e kalimit të pragut zgjedhor nuk është fare në diskutim.

    Sipas Sylës, përkundër që Koalicioni për Familje është një subjekt i ri në skenën politike, ai ka marrë mbështetje të madhe dhe fryma për këtë lëvizje po rritet vazhdimisht.

    “Ka qenë një sfidë interesante për ta parë veten dhe për të testuar këtë subjekt të ri politik, i cili, edhe pse i pasprovuar, ka marrë një përkrahje të jashtëzakonshme. Fryma është në rritje dhe tashmë çështja e pragut as që diskutohet”, tha Syla.

    Ai tha se ka pasur oferta nga subjekte të tjera politike, por ka vendosur të sfidojë veten brenda këtij koalicioni të ri.

    “Kam njohje personale me shumë kryetarë partish dhe kam pasur oferta nga të gjitha subjektet politike. Megjithatë, vendosa të sfidoj veten me këtë subjekt të ri dhe të shohim se si do të performojmë”, u shpreh Syla.

    Deklaratën e plotë të Donat Sylës në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

    Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

    Udhëheqësi i rebelëve të Sirisë që rrëzuan presidentin Bashar Al- Assad muajin e kaluar u emërua president i përkohshëm i vendit të mërkurën.

    Ahmad Al-Sharaa, një rebel dikur i lidhur me Al-Qaidan është kreu i grupit, Hayat Tahrir al-Sham (HTS) i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

    Emërimi i tij erdhi pasi ish-kryengritësit anuluan Kushtetutën ekzistuese, duke thënë se një e re do të hartohej së shpejti.

    Njoftimi u bë nga zëdhënësi për sektorin e ri të operacioneve ushtarake të qeverisë de fakto të Sirisë, kolonel Hassan Abdul Ghani, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

    Al-Sharaa pritej të shfaqej në një fjalim televiziv pas takimit, por nuk e bëri këtë menjëherë dhe mbeti e paqartë nëse do ta bënte.

    Mekanizmi i saktë sipas të cilit ai u zgjodh president të përkohshëm nuk ishte gjithashtu i qartë.

    Al-Sharaa, i njohur më parë si Abu Mohammed Al-Jolani udhëhoqi ofensivën e rrufeshme që rrëzoi Asadin në fillim të dhjetorit.

    Shtetet e Bashkuara kishin vendosur më parë një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e Al-Sharaas, por e anuluan atë muajin e kaluar pasi një delegacion amerikan vizitoi Damaskun dhe u takua me të.

    Vendet perëndimore, megjithëse kanë lëvizur për të rivendosur lidhjet me Damaskun pas përmbysjes së Assadit, janë ende disi të kujdesshëm ndaj sundimtarëve të rinj islamikë të Sirisë.

  • Gruda: Gjykata Speciale do të jetë prioriteti absolut i Qeverisë së Kosovës

    Gruda: Gjykata Speciale do të jetë prioriteti absolut i Qeverisë së Kosovës

    Kandidati për deputet nga PDK, Perparim Gruda, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se çështja e Gjykatës Speciale do të jetë fokusi kryesor i qeverisë së ardhshme, e udhëhequr nga Bedri Hamza.

    Gruda tha se Gjykata Speciale është një problem serioz që ka rënduar mbi Kosovën dhe që qeveria do të luftojë për ta rivendosur atë në kuadrin e drejtësisë evropiane.

    “Gjykata Speciale është një çështje serioze që rëndon edhe mbi Kosovën. Çështja e Gjykatës Speciale është prioriteti absolut i Qeverisë së Kosovës. Kandidati për kryeministër, zoti Hamza, e ka thënë këtë edhe në takim me veteranë”, tha Gruda.

    Ai shtoi se qeveria do të dialogojë me vendet financuese, si SHBA dhe BE-në, për të kthyer institucionin në binarët normalë të drejtësisë.

    Deklaratën e plotë të Perparim Grudës në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: