ATV

Category: Lajme

  • Qëllohet për vdekje burri që dogji Kuranin në Suedi

    Qëllohet për vdekje burri që dogji Kuranin në Suedi

    Burri që pati nxitur protesta të dhunshme pas djegies së librit të shenjtë Kuranit, është qëlluar për vdekje në Suedi, sipas raportimeve të mediave lokale.

    Salwan Momika, 38-vjeçar, raportohet të jetë vrarë në një apartament në Sodertalje të Stokholmit, në pasditen e së mërkurës.

    Ai pati nxitur trazira të mëdha pasi pati djegur kopje të Kuranit jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit më 2023.

    Policia në Stokholm ka thënë përmes një deklarate se pesë persona janë arrestuar pasi një burrë në të 40-at është qëlluar për vdekje përgjatë natës.

    Mediat lokale kanë raportuar se Momika ishte kyçur drejtpërdrejt në rrjetet sociale rreth kohës kur është qëlluar.

    Momika, irakian që ka jetuar në Suedi, është akuzuar në gusht, bashkë me një tjetër person, për “agjitacion kundër një grupi etnik”, në të paktën katër raste, në verën e vitit 2023.

    Vendimi, që ishte paraparë të bëhej publik të enjten, është shtyrë pasi është konfirmuar se “njëri prej të pandehurve ka vdekur”, ka thënë gjykata në Stokholm.

    Momika ka organizuar disa herë protesta kundër Islamit, dhe kështu pati nxitur protesta në shumë shtete me shumicë myslimane.

    Qeveria suedeze i pati dhënë leje Momikas për protesta, në të cilat ka djegur librin e shenjtë, me arsyetimin se veprimet e tij janë në linjë me ligjet për liri të shprehjes.

    Më vonë zyrtarët qeveritarë patën thënë se janë duke shqyrtuar mjete ligjore për moslejim të protestave në të cilat mund të digjen tekste./REL

  • 230 mijë euro dëm, “Trainkos” zbulon manipulime me arkat fiskale – shkarkon 12 punëtorë

    230 mijë euro dëm, “Trainkos” zbulon manipulime me arkat fiskale – shkarkon 12 punëtorë

    Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. ka njoftuar opinionin publik lidhur me një rast të dyshuar të manipulimit me arkat fiskale, që ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar.

    Sipas njoftimit thuhet se pas një hetimi të brendshëm të ndërmarrjes, më pas edhe me mbështetje nga Administrata Tatimore e Kosovës, është zbuluar se ka pasur ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave të arkave fiskale, duke fshehur dhe dëmtuar raportimet e shitjeve të biletave për një periudhë të gjatë kohore, që nga viti 2016 deri në fund të vitit 2024.

    “Nga ky lexim ka rezultuar se ka dyshime për ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave, si dhe fshehje dhe dëmtim të raportimit të shitjeve të biletave gjatë operimit me arka për një periudhë të gjatë kohore. Të gjitha këto dyshime janë dokumentuar e vërtetuar përmes leximeve nga personat e autorizuar përgjegjës të operatorit në fjalë”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, në njoftimin e kompanisë bëhet e ditur se dëmi i shkaktuar deri tani kalon shumën prej 230 mijë eurosh, dhe “kjo shumë mund të rritet, meqë janë edhe katër pajisje fiskale të cilat kanë pasur memorie të ndërruar dhe të njëjtat ende nuk i kemi.”

    Ndërmarrja ka marrë masa disiplinore ndaj 12 punonjësve të dyshuar dhe ka shkëputur marrëdhënien e punës me ta.

    Sipas njoftimit, Trainkos ka informuar organet e rendit dhe të hetuesisë, dhe ka kërkuar që “Prokuroria e vendit të nisë hetimet” për vepra penale, duke theksuar se manipulimet e bëra përbëjnë një shkelje të rëndë të ligjit.

  • Studentët serbë nisin marshin dyditor nga Beogradi në Novi Sad

    Studentët serbë nisin marshin dyditor nga Beogradi në Novi Sad

    Studentët serbë janë nisur këmbë nga Beogradi për në Novi Sad me sloganin “Një hap larg drejtësisë”.

    Ata do të ndalojnë në disa pika përpara se të arrijnë në Novi Sad.

    Studentët do të përshkojnë 80 kilometra në marshin dyditor, raportoi Danas.

    Një grup i dytë i studentëve do të nisen po ashtu nga Beogradi të premten, por me biçikleta.

    Synimi është që të bllokojnë tri ura në Novi Sad më 1 shkurt, që shënon tre muaj nga shembja e strehës së një stacioni treni ku vdiqën 15 persona.

    Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se ministria do të sigurojë rrugën për ecjen e studentëve. Trafiku gjatë rrugës së tyre do të jetë i ndalur, policë, ambulanca e cisterna me ujë do të vendosen përpara dhe prapa kolonës së studentëve.

  • Rreth 1 mijë e 800 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia në 24 orët e fundit

    Rreth 1 mijë e 800 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia në 24 orët e fundit

    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 779 tiketa trafiku.

    Në raportin e policisë thuhet se kanë ndodhur 38 aksidente, prej tyre 33 me të lënduar dhe 35 me dëme materiale.

    Ndërsa, janë arrestuar 23 persona dhe në mbajtje janë dërguar 16.

  • Kontroll e rreptë brenda burgut në Dubravë, konfiskohen tetë paketime me drogë

    Kontroll e rreptë brenda burgut në Dubravë, konfiskohen tetë paketime me drogë

    Policia e Kosovës së bashku me zyrtarët e Qendrës Korrektuese në Dubravë, kanë kryer një bastisje në disa dhoma të burgut ku kanë gjetur dhe konfiskuar disa paketime me drogë.

    Policia ka njoftuar se bastisja e dhomave të burgut është kryer të mërkurën rreth orës 09:00 ndërsa janë gjetur tetë paketime me lënde narkotike, ku pesha e tyre ishte 11 gram.

    “Pas raportimit se në Qendrën Korrektuese dyshohet për narkotikë, njësiti policor së bashku me zyrtarët korrektues, kanë bërë kontrollin nëpër disa dhoma ku gjatë bastisjes në dhomë në një gyp kanë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime të dyshuara marihuanë me peshë 11 gram. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori rasti iniciohet posedim i narkotikëve”, thuhet në raportin e policisë.

  • Tre persona raportohen të zhdukur në 24 orët e fundit, dy prej tyre të mitur

    Tre persona raportohen të zhdukur në 24 orët e fundit, dy prej tyre të mitur

    Dy djem dhe një vajzë janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit, prej tyre, dy të mitur.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një person në Fushë-Kosovë ka raportuar se djali i tij i mitur është zhdukur nga 22 janari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Rr. 17 Shkurti, Fushë Kosovë 29.01.2025 – 10:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmija i tij mashkull i mitur, që nga data 22.01.2025 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendin e ndodhjes së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

    Kurse, në Kaçanik një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka raportuar se vajza e tij e mitur është zhdukur.

    “Rr. Skënderbeu, Kaçanik 27.01.2025 – 15:00. Ankuesi mashkull i Maqedonisë Veriut me banim ne Ferizaj, ka raportuar se vajza e tij e mitur, që nga data 27.01.2025 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Rasti në hetime”, njofton Policia.

    Kurse, në Ferizaj nëna ka raportuar se djali i saj është zhdukur nga 22 janari.

    “Fsh. Pleshin, Ferizaj 22.01.2025, 17:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, njofton Policia.

  • Ushtarët letonezë patrullojnë në Zubin Potok

    Ushtarët letonezë patrullojnë në Zubin Potok

    Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it në Kosovë, kanë kryer patrullime rutinë në Zubin Potok, për të siguruar stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes në zonë.

    Sipas një njoftimi nga ana e KFOR-it, këto patrullime janë përpjekje e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.

  • Arrestohen katër të dyshuar, planifikuan vrasjen e një personi

    Arrestohen katër të dyshuar, planifikuan vrasjen e një personi

    Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë planifikuar përgatitjen e vrasjes së viktimës, në Prishtinë.

    Të dyshuari janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës, njofton Policia.

    Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshme si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme.

    Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

  • KQZ-ja mban mbledhje, ndryshohen tre lokacione të qendrave të votimit në Leposaviq

    KQZ-ja mban mbledhje, ndryshohen tre lokacione të qendrave të votimit në Leposaviq

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

    Sipas njoftimit për media, mbledhja pritet të filloj nga ora 13;30 ndërsa në rend të ditës është edhe ndryshimi i tri lokacioneve të qendrave të votimit në komunën e Leposaviqit.

    Rendi i ditës:

    1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

    2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr. 08/2025

    3. Këshillat e KQZ

    3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

    Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të Qendrave të Votimit 1211, 1207 dhe 1210, në komunen Leposaviq
    Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN
    Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve në Përfaqësi Diplomatike

    Këshilli për Buxhet dhe Financa

    Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë Financiar i KQZ-së për vitin 2024,

    Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë të Derivate për vitin 2024,

    Këshilli për Mardhënie me Jashtë

    5. Të ndryshme.

  • Osmani ngushëllon popullin amerikan, pas aksidentit në Uashington

    Osmani ngushëllon popullin amerikan, pas aksidentit në Uashington

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas aksidentit ajror që ndodhi mes një helikopteri ushtarak dhe një avioni, në Uashington të SHBA-së.

    Përmes një postimi në “X”, Osmani u shpreh se është thellë e pikëlluar nga ky aksident, duke shtuar se me zemër është pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi.

    “E pikëlluar thellësisht nga përplasja tragjike ajrore pranë Uashingtonit, DC. Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet gjatë kësaj kohe zemërthyese”, shkroi Osmani.

    Më herët reagoi edhe presidenti amerikan, Donald Trump, duke thënë se një aksident i tillë është i dyshimtë dhe duke kërkuar llogari se përse helikopteri nuk është sinjalizuar nga kulla e kontrollit, për avionin që ka përballë.

    Trump thotë se përplasja e avionit dhe helikopterit mund të ishte parandaluar