Një grua është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Siç mund të shini në pamjet e siguruara nga ATV-ja, në vendngjarje kanë dalë edhe policia, derisa ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Një grua është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Siç mund të shini në pamjet e siguruara nga ATV-ja, në vendngjarje kanë dalë edhe policia, derisa ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Deputeti i Demokracisë së Re, ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, Konstandinos Tasoulas është zgjedhur këtë të mërkurë (12 shkurt) si President i Greqisë.
Tasoulas, kandidati i partisë konservatore në pushtet, siguroi 160 vota në Parlamentin prej 300 vendesh. Në votim morën pjesë gjithsej 276 ligjvënës.
Në raundin e katërt dhe të fundit të votimit, pragu për zgjedhje ishte shumica e thjeshtë prej 151 votash. Me Demokracinë e Re që mbante 156 vende, fitorja e Tasulas ishte e garantuar, përcjell ATSh, transmeton.
Tasos Giannitsis, i mbështetur nga partia kryesore opozitare PASOK, mori 34 vota, ndërsa Louka Katseli, kandidati i mbështetur nga e majta SYRIZA dhe e majta e re, mori 29 vota. Kostas Kyriakou, kandidati i partisë së ekstremit të djathtë Niki, mori 14 vota.
Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, në mesazhin e tij për zgjedhjen e Presidentit shprehu bindjen se Tasoulas, do të përmbushë rolin e tij si simbol i unitetit kombëtar dhe garantues i stabilitetit kushtetues.
“Kuvendi zgjodhi sot Presidentin e 10-të të Republikës së Tretë të Greqisë. Dua të përgëzoj përzemërsisht Konstantinos Tasulasin, i bindur se do të përmbushë rolin e tij të lartë si simbol i unitetit tonë kombëtar, por edhe si garantues i normalitetit demokratik dhe stabilitetit kushtetues. Për misionin e tij, në fund të fundit, ai ka edhe prestigjin edhe përvojën politike. Karakteristika që ai i ka shfaqur tashmë në postet publike që i ka shërbyer vazhdimisht për dekada, por kryesisht nga selia e Kryetarit të Dhomës, detyrë ku u zgjodh me mbështetje të gjerë ndërpartiake. Prandaj ai ka respektin e të gjithëve ne”, u shpreh Mitsotakis.
Tasoulas do të pasojë Katerina Sakellaropoulou, mandati i së cilës përfundon më 13 mars. Ceremonia e betimit pritet të bëhet në të njëjtën ditë.

Kur administrata Trump urdhëroi një ngrirje 90-ditore të ndihmës ndërkombëtare, duke ndaluar rrjetin e gjithë zhvillimit global të SHBA-ve brenda natës, spitali i kampit Mae La në Tajlandë u detyrua të mbyllë dyert, duke shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin e refugjatëve.
Mae La është kampi më i madh dhe spitali i tij i financuar nga SHBA është burimi i vetëm i kujdesit shëndetësor për më shumë se 37,000 njerëz që jetojnë aty, kryesisht nga pakica etnike karen.
Këtë lajm e ka raportuar agjencia e lajmeve CNN News.
Video të postuara nga refugjatët në mediat sociale treguan pacientë në qendër që ngriheshin nga shtretërit e spitaleve dhe transportoheshin me “hammock” të mbuluar me batanije.
Rosella, një vajzë 9-vjeçare ka nevojë për vëmendje mjekësore të pandërprerë për gjendjen e kockave me të cilën është lindur, e cila ka lënë brinjët e saj të shtyjnë rrezikshëm mbi mushkëritë, njëra prej të cilave nuk funksionon siç duhet. Ajo u transferua në një qendër shëndetësore të improvizuar afër, së bashku me pacientë të tjerë me kushte kronike. Por tani nuk ka më mjekë për ta trajtuar.
Punonjës të shumtë të ndihmës në veriperëndim të Tajlandës përshkruan panik të gjerë dhe hutim pas pezullimit të papritur të ndihmës, veçanërisht midis atyre që ofrojnë shërbime jetike për disa nga njerëzit më të pambrojtur dhe më të varfër të botës në të dyja anët e kufirit.
Disa thanë për CNN se kishin vetëm një muaj e gjysmë fonde për të ushqyer dhjetëra mijëra njerëz.
“Ne nuk kemi hasur kurrë një problem si ky më parë,” tha Saw Bweh Say, sekretar i Komitetit të Refugjatëve Karen, i cili përfaqëson refugjatët në kampet e Tajlandës.

Interi është optimist se Marcus Thuram do të jetë në dispozicion për ndeshjen e tyre vendimtare në Serie A kundër Juventusit të dielën e ardhshme, pavarësisht se sulmuesi i tyre u detyrua të largohej herët për shkak të lëndimit në pjesën e parë të takimit të tyre të fundit në shtëpi me Fiorentinën.
Trajneri Simone Inzaghi e zëvendësoi sulmuesin francez me Marko Arnautovic pas 28 minutash dhe gjendja e tij ka qenë shqetësuese pasi u raportua se kishte një problem me kyçin e këmbës së majtë.
Thuram pritet të rikuperohet në kohë për përballjen vendimtare të Interit për Juventusin Megjithatë, “Corriere dello Sport” raporton se 27-vjeçari pësoi vetëm një kontuzion të vogël, që do të thotë se ai pritet të shërohet në kohë për “Derby d’Italia” të së dielës, përcjellë KosovaPress.
Ndeshja në “Allianz Stadium” do të jetë veçanërisht e rëndësishme për të dyja palët, dhe rikthimi i Thuram do të ishte një shtytje e rëndësishme për Interin, i cili është i etur për të vazhduar përpjekjet e tyre për titullin e Serie A pasi reduktoi diferencën e tyre me liderin Napoli në një pikë fundjavën e kaluar.
Aftësia e sulmuesit për të bërë vrapime të thella dhe për të mposhtur mbrojtësit në duelet një-në-një është e pakrahasueshme në skuadrën e Inzaghit, kjo është arsyeja pse prania e tij do të detyronte skuadrën e Thiago Motta-s t’i kushtonte vëmendje shtesë francezit.
Thuram është golashënuesi kryesor i Interit me 13 gola nga 24 paraqitje në Serie A, megjithëse ai ka mbetur pa gola në katër ndeshjet e tij të fundit në ligë.

Intensiteti dhe rrezikshmëria e kërcënimeve hibride, por edhe dezinformimi është në rritje viteve të fundit, derisa Rusia dhe Kina konsiderohen aktorët kryesor të këtyre kërcënimeve.
Kështu u tha në konferencën “Balkan Disinfo 2025”, e cila po mbahet në Prishtinë dhe ku po marrin pjesë njohës të kësaj fushe nga shtete të ndryshme të botës.
Diplomati finlandez, Tapio Pysalo u shpreh se qëllimi i këtyre kërcënimeve hibrike dhe dezinformatave nga Rusia dhe Kina po bëhet që të krijohet pasiguri dhe frikë, si dhe ndasi brenda BE-së dhe NATO-s.
Diplomati finlandez tha se këto dy shtete po bashkëpunojnë për të përhapur dezinformimin duke shfrytëzuar edhe inteligjencën artificiale.
“Intensiteti dhe rrezikshmëria e kërcënimeve hibride është në rritje viteve të fundit veçanërisht duke marr parasysh Rusinë dhe Republikën Popullore të Kinës si aktorët kryesor të kërcënimit. Objektiv për ata mbi të gjitha është minimi i partneriteteve tona duke mbjell ndasi brenda BE-së dhe NATO-s, duke penguar zgjerimin e NATO-s veçanërisht, edhe BE-së në Ballkanin Perëndimor, minimin e institucioneve demokratike duke përfshirë kredibilitetin e zgjedhjeve, cenimin e besimit të publikut dhe duke i polarizuar shoqëritë tona, duke ndikuar në stabilitetin e shoqërisë sonë. Qëllimi është që të mbillet pasiguri, frikë, duke cenuar besimin publik dhe duke e dobësuar mbështetjen që ia japim ne Ukrainës. Besoj që të gjitha këto mund të zbatohen edhe për dezinformimin si trende të përgjithshme dhe tek dezinformomi shohim se edhe Kina edhe Rusia kanë përshkallëzuar operacionet e tyre në Evropë dhe SHBA. Rusia ka investuar shumë në dezinformim”, u shpreh ai.
Matarina Klingova nga GLOBSEC nga Sllovakia u shpreh se numri më i madh i dezinfomrimit po përhapet nga vetë liderët politik.
Sipas saj narrativa të rreme po përhapen përmes përmbajtjes së sponsorizuar në media sociale.
“Dezinformomi po përhapet nga liderët tanë politikë, nuk është diçka që ju mund ta ndjekni në website apo në Facebook e kanale të Twitter, tani po ngritet, po paraqitet nga lidershipi ynë politik. E ndez TV-në apo ndonjë debat politik para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, dhe aty gjen një narrativ polarizues të cilat prezantohen nga hisedarë të ndryshëm. Dhe pastaj kemi fushata të cilat mundohen t’i njollosin organizatat e ndryshme qeveritare, pastaj gazetarët, pastaj dezinformata nga aleatët tanë nëpër institucionet e BE-së dhe NATO. Pastaj kemi aktorë vendorë të cilët përhapin narrativ të cilët e prishin luftën në Ukrainë apo që prekin çfarëdo ndihme nga NATO dhe BE-ja. Nga anketat tona varësisht nga narrativi shohim e kemi 66% të sllovakëve në vitin 2023 mendonin se SHBA-ja po mundohet që tërhiqet nga lufta në Ukraninë dhe tani shumica e Evropës Qendrore e shohin Rusinë si kërcënim, por ai perceptim në Sllovaki ka rënë në 62% në vitin 2022, në 49% në vitin 2024”, theksoi ai.
Shef i task-forcës për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Divizionit Strategjik të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel, Alen Musaefendic u shpreh se si divizion në Ballkanin Perëndimor kundër dezinforimit po punojnë nga viti 2018.
Ai thekson se liderët e Ballkani Perëndimor janë zotuar se do të punojnë në luftimin e FIMI-it, derisa shtoi se luftimi i dezinformimit është bërë pjesë e procesit për t’u anëtarësuar në BE.
“Është fatkeqësi kjo për shkak se një sërë rastesh të gjithë liderët politikë të Ballkanit janë zotuar që të punojnë më shumë për të luftuar FIMI-in dhe dezinformimin, shembull në vitin 2002 në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë në konkluza pika 25 është se ‘ne zotohemi se do të luftojmë FIMI-in [Dezinformimi, manipulimi, ndërhyrja në informacion nga aktorët e huaj] dhe kjo vlen edhe për liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Nga viti 2023 gjithashtu është pjesë e procesit për adresim në BE që të përvetësohet FIMI, është një risi që si pjesë e procesit për aderim në BE vendet kandidate që janë shumica e vendeve në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar që të bëjnë më shumë për të ngushtuar hapësirën për përhapjen e FIMI-it. Në mënyrë proaktive pozicionohemi si BE dhe pro BE në mënyrë që aktorët e kërcënimit të mos mund të mbjellin narrativa të rreme”, theksoi ai.
Konsulenti i specializuar në sfidat e reja për integritetin e zgjedhjeve, Ben Graham theksoi se në Britaninë e Madhe nga shteti ku ai vjen ka një forcim të narrativave pro-ruse nga rrjetet e Republikës Popullore të Kinës.
Por, ai shtoi se proceset e shumta zgjedhor që shënuan vitin e kaluar kanë krijuar disa aspekte pozitive për luftimin e dezinformimit në mënyrë më efikase.
“Shohim një përafrim strategjik më të madh sa i përket kundërshtarëve tanë shohim një zmadhim ose forcim të narrativave pro-ruse nga rrjetet e Republikës Popullore të Kinës dhe është me rëndësi që të punojmë së bashku për t’iu kundërvënë. Së dyti mendojmë se ende nuk e kemi zënë hapin duket se kemi ngecur në një kështjellë që është në shtet rrethim dhe si prirje i kemi t’i ngrehim mburojat por jo ndoshta na ndihmon aty për aty, por nuk na ndihmon që të fitojmë në territor në kuptim të luftimit të manipulimit të informacionit duhet t’i shikojmë edhe aspektet psikologjike pse njerëzit i besojnë këto dezinformomë dhe si mund t’i bindin njerëzit. Mendoj se duhet të punojmë më shumë elekuencë në kundërvënie”, theksoi ai.
Studiuesi dhe eksperti i inteligjencës digjitale veçanërisht për fushatat e manipulimit dhe ndikimin të informacionit të huaj, Benjamin Schultz nga Shtetet e Bashkuara, u shpreh se për shkak të urdhrave ekzekutiv të marr nga presidenca e re amerikane po ndodh një sulm ndaj hulumtuesve.
Sipas tij SHBA-ja është bërë një shoqëri e hiper-polarizuar.
“Në dy javët e ardhshme ka ndryshuar shumë në SHBA dhe tërë botën për shkak të urdhrave të ndryshme ekzekutiv dhe në SHBA një trend problematik që po qarkullon është sulmi ndaj hulumtuesve dhe websiteve të hulumtuesve. SHBA-ja po mundohet që ta përkul tani qasjen në Evropë, por njëherë për njëherë po duket se është problematike sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe në përballje me këto kërcënime hibride nga njëra anë nga Irani, Rusia, Kina dhe të tjerë. Po mundohem që të mos tingëlloj si politikan, por dezinformimi bëjnë një fjalë e pistë politike, sepse grantet shkencore tani janë tërhequr që nuk kanë të bëjnë asgjë me partinë kanë qenë punime bazike sa i përket impaktit shoqëror dhe që është shëndeti publik, IA gjithçka që thuajse pak e përmend fjalën dezinformatë, grua, apo anshmëri. Dhe grantet tani janë tërhequr vetëm në bazë të këtyre, tani jemi në një vend ku bashkëpunimi po sulmohet në mënyrë institucionaliste dhe të gjitha aspektet e hulumtimit shkencor dhe po bëhet si një dele e zezë“, u shpreh Schultz. /KP

Ukraina do të ofrojë shkëmbimin e territoreve me Rusinë në çdo negociatë paqeje të mundshme, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë të publikuar të martën, duke shtuar se Europa vetë nuk mund të mbajë barrën e luftës së Kievit.
Zelensky do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, të premten në Konferencën e Sigurisë në Mynih, tha zëdhënësi i liderit ukrainas, ndërsa Shtetet e Bashkuara shtyjnë për një fund të luftës afatgjate me Rusinë, shkruan France24.
Zelensky theksoi se “garancitë e sigurisë pa Amerikën nuk janë të vërteta” dhe se Ukraina do të ofrojë territoret që ka marrë nga Rusia, përfshirë ato në rajonin Kursk, në këmbim për territore të tjera, pa pasur ende një prioritizim të qartë.
Rusia thotë se ka aneksuar pesë rajone të Ukrainës, Krimenë në 2014 dhe pastaj Donetskun, Khersonin, Luganskun dhe Zaporizhzhian në 2022, megjithatë nuk ka kontroll të plotë mbi to.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pas përfundimit të votimit në vendvotime si dhe pas përfundimit të votimit jashtë Kosovës në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës, i gjithë angazhimi i institucionit është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ njoftoi se duhet të numërojë votat e kandidatëve për deputetë dhe të bëjë verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime; numërimin e votave me kusht; votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga votimi jashtë Kosovës.
“KQZ është e përkushtuar maksimalisht që të gjitha këto procese të kryhen në kohën më të shpejtë të mundur, por duke siguruar saktësi në evidentimin e vullnetit të çdo votuesi. KQZ sqaron se integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ njofton se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e votave të subjekteve politike, e kanë filluar gjatë ditës së djeshme në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh.
“Në QKN-të e Obiliqit, Lipjanit dhe Parteshit, procesi i numërimit dhe evidentimit të këtyre rezultateve në platformë elektronike dhe formularët digjital, është zhvilluar pa ndonjë problem, por në QKN-në e Prishtinës janë paraqitur probleme të herëpashershme. Aktualisht, procesi i numërimit është duke u zhvilluar në këto Qendra Komunale të Numërimit dhe gjatë ditës do të fillojë edhe në qendra të tjera, për të cilat do të njoftojmë”, thuhet në njoftim.
KQZ poashtu ka njoftuar se nisur nga fakti që të dielën në mbrëmje kishte probleme të mosfunksionimit të platformës për rezultatet preliminare, KQZ i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe institucioneve tjera të sigurisë për ta sqaruar situatën dhe për mbështetje teknike.
“KQZ është vënë në dispozicion për bashkëpunim me të gjithë akterët relevantë dhe po punon që të përfundojë numërimi dhe adresimi i çështjeve teknike të mosfunksionimit. Ndërkaq, lidhur me rezultatet preliminare të subjekteve politike dhe të pjesëmarrjes, që gjatë këtyre ditëve janë evidentuar pasaktësi, KQZ njofton se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet për të bërë përmirësimet e nevojshme dhe publiku do të njoftohet me kohë”, përfundon njoftimi.

Marc Fogel, një mësues amerikan që ishte mbajtur padrejtësisht në Rusi, u lirua dhe u kthye në SHBA, një zhvillim që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si një hap diplomatik për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.
Fogel, i cili u arrestua në gusht të vitit 2021 për udhëtime me marijuanë të recetuar, ishte dënuar me 14 vite burg. Ai u cilësua i mbajtur padrejtësisht nga administrata e Presidentit Biden, raporton France24 News.
Trump, i cili priti Fogel në Shtëpinë e Bardhë, lavdëroi Rusinë për ndihmën në lirimin e tij. Përsa i përket kushteve të marrëveshjes ai nuk dha detaje por tha: “Shumë të drejta, shumë, shumë të drejta, shumë të arsyeshme. Jo si marrëveshjet që keni parë gjatë viteve. Ato ishin shumë të drejta”. Ai gjithashtu njoftoi se një amerikan tjetër do të lirohej së shpejti. Lirimi i Fogel dhe planet për dërgimin e Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, në Kyiv mund të sinjalizojnë përpjekje për paqe në Ukrainë.
Ky zhvillim vjen pas një shkëmbimi të mëparshëm të të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë, dhe ka ringjallur shpresat për përparim në negociatat për mbylljen e luftës.

Trupi i ujit i njohur më parë në Shtetet e Bashkuara si Gjiri i Meksikës tani është i listuar për përdoruesit e Google Maps në SHBA si Gjiri i Amerikës.
Ky ndryshim vjen pas një urdhri ekzekutiv të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të ndryshuar emrin e zonës.
Google ka thënë më parë se ka “një praktikë të gjatë të përdorimit të ndryshimeve të emrave kur ato janë përditësuar në burimet zyrtare të qeverisë”, shkruan CNN.
“Përdoruesit që përdorin Maps në SHBA do të shohin ‘Gjirin e Amerikës,’ dhe përdoruesit në Meksikë do të shohin ‘Gjirin e Meksikës’. Të tjerët do të shohin të dyja emrat”, thuhet në një deklaratë të lëshuar të hënën.
Google tha muajin e kaluar se do të ndryshonte gjithashtu emrin e Malit McKinley, majës më të lartë të kombit, në Denali, pas urdhrit të Trump.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e SHBA lëshoi gjithashtu një njoftim të hënën lidhur me ndryshimet e emrave gjeografikë.
“Ju bëjmë me dije se FAA është në procesin e përditësimit të të dhënave dhe hartave tona për të shfaqur një ndryshim emri nga Gjiri i Meksikës në Gjirin e Amerikës dhe një ndryshim emri nga Denali në Malin McKinley”, tha agjencia.
Pjesa tjetër e Guardës Bregdetare të SHBA, përgjegjëse për patrullimin e ujërave bregdetare, ka filluar gjithashtu të përfshijë ndryshimin e ri të emrit të Gjirit të Amerikës në njoftimet e saj publike.

FBI-ja ka zbuluar rreth 2,400 regjistrime të reja të lidhura me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy pas një kërkimi të ri të dokumenteve, i cili u urdhërua nga Presidenti, Donald Trump.
FBI-ja tha në një deklaratë të hënën se ka kryer një kërkim të ri të regjistrimeve pas urdhrit ekzekutiv të Trump-it më 23 janar, i cili urdhëronte publikimin e më shumë dokumenteve të lidhura me vrasjet e JFK, Robert F. Kennedy dhe Martin Luther King Jr.
“Kërkimi rezultoi në rreth 2,400 dokumente të inventarizuara dhe të dixhitalizuara rishtazi, të cilat më parë nuk ishin njohur si të lidhura me dosjen e çështjes së vrasjes së JFK,” tha byroja në një deklaratë.
Axios raportoi i pari mbi këtë zbulim. Deklarata nuk ofron informacion shtesë mbi përmbajtjen e këtyre dokumenteve.
Që nga viti 2020, FBI-ja ka filluar të mbledhë dosje të mbyllura nga zyrat e saj në të gjithë vendin për t’i ruajtur në “Kompleksin Qendror të Regjistrave” në Virxhinia. FBI-ja tha se tani mund të kërkojë dhe të gjejë më shpejt dokumente falë një inventari më të plotë dhe “përparimeve teknologjike në automatizimin” e proceseve të saj të arkivimit.
FBI-ja tha se po punon për t’ia dorëzuar dokumentet Arkivave Kombëtare dhe Administratës së Regjistrave për t’u përfshirë në “procesin e vazhdueshëm të deklasifikimit.”
Gjatë mandatit të parë të Trump-it, qeveria e SHBA-së publikoi më shumë se 2,800 dokumente të lidhura me vrasjen e JFK për të përmbushur një ligj të vitit 1992 që kërkonte publikimin e tyre. Megjithatë, rreth 300 dosje mbetën të klasifikuara për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare të SHBA-së, zbatimin e ligjit dhe marrëdhëniet e jashtme. Një tjetër publikim dokumentesh ndodhi në vitin 2018.
Në vitin 2023, administrata e Biden-it tha se Arkivat Kombëtare kishin përfunduar rishikimin e dokumenteve të klasifikuara mbi vrasjen e JFK, me 99% të dokumenteve që tashmë ishin bërë publike.
Trump premtoi gjatë fushatës së tij të vitit 2024 se do të zbulojë të gjitha dokumentet e lidhura me vrasjen e JFK, e cila ka qenë subjekt i disa teorive konspirative.
Kennedy u qëllua dhe u vra më 22 nëntor 1963, ndërsa udhëtonte në një limuzinë të hapur në qendër të Dallasit. Lee Harvey Oswald u arrestua dhe u akuzua për vrasjen e Kennedy-t, por u vra para se të dilte në gjyq.