ATV

Category: Lajme

  • Pas katër vitesh, Mali i Zi dërgon ambasador në Kosovë

    Pas katër vitesh, Mali i Zi dërgon ambasador në Kosovë

    Në seancën e djeshme, Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi ka përkrahur propozimin e Qeverisë për emërimin e Bernard Çobajt për ambasador në Kosovë.

    Veç tij, edhe Nebojsha Gjokoviq është emëruar për ambasador në Serbi, raporton REL.

    Kjo do të plotësojë pozitat ambasadore në Prishtinë dhe Beograd dhe pas katër vitesh.

    Në vitin 2020, ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, i skadoi mandati për shkak se e kishte mbërritur moshën e pensionimit.

    Po në atë vit, edhe ambasadori në Beograd, Tarzan Millosheviq, u shkarkua pas ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi.

    Ai ishte anëtar i Partisë Demokratike të Socialistëve në atë kohë në pushtet të ish-presidentit Millo Gjukanoviq.

    Për dallim nga Gjokoviq, i cili u votua në mënyrë unanime, Çobaj nuk u votua nga deputetët e partive pro-serbe që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Ambasadori i ardhshëm i Malit të Zi në Kosovë deri vonë ishte i ngarkuar me punë në ambasadën në Prishtinë.

    “Ambasada e Malit të Zi njihet si një nga ambasadat më të dukshme në Kosovë. Këtë ia detyrojmë më së shumti diplomacisë kulturore”, tha Çobaj.

    Ai i cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si marrëdhënie të mira fqinjësore të orientuara drejt një të ardhmeje evropiane.

    Para se të hynte në diplomacinë malazeze, Çobaj punoi për vite me radhë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë.

    Ai nuk është anëtar i asnjë partie.

    Procedura e përzgjedhjes së ambasadorit

    Ligji për Punë të Jashtme parasheh që propozimin për emërimin e ambasadorit e bën Qeveria, me propozim të shefit të diplomacisë malazeze.

    Pas arritjes së marrëveshjes së shtetit pritës dhe mendimit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të Malit të Zi, Presidenti i Shtetit emëron ambasadorin me dekret.

    Në rastin e Gjokoviqit dhe Çobajt, mbetet vetëm që presidenti malazez, Jakov Millatoviq, të nxjerrë dekret për emërimin e tyre.

    Në rastin e Gjokoviqit dhe Çobajt, mbetet vetëm që presidenti malazez, Jakov Millatoviq, të nxjerrë dekret për emërimin e tyre.

  • Edhe shtatë vendvotime të paprocesuara, numërimit i të votave po shkon drejt fundit

    Edhe shtatë vendvotime të paprocesuara, numërimit i të votave po shkon drejt fundit

    Që nga mbrëmë në orën 22:12 nuk ka ndryshuar asgjë. Kjo ishte ora kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e fundit të rezultatit në faqen e saj.

    Edhe 7 vendvotime kanë mbetur të paprocesura për të përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta për zgjedhjet.

    Nga 2533 vendvotime, deri të mërkurnë në orën 22:12 janë procesuar 2526 ose 99.72 për qind.

    Nga procesimi i 2526 vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka 40.84 për qind të votave, apo 341 mijë e 672 vota.

    Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 499 vota apo 22.05 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e treta me 17.67 për qind apo 147 mijë e 827 vota.

    Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët ka marrë 62 mijë e 309 vota apo 7.45 për qind, si subjekti i fundit që ka siguruar kalimin e pragut prej 5 për qind.

    Ndërkohë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka nisur të mërkurën edhe në 14 komuna, krahas Prishtinës, Lipjanit, Obiliqit e Parteshit, ku numërimi ka nisur një ditë më parë.

    Në 20 komuna të tjera, ky proces ende nuk ka nisur.

    Uebfaqja e KQZ-së që nga nisja e numërimit ka pasur probleme në shfaqjen e numrave. Në mbrëmjen e 9 shkurtit, KQZ-ja njoftoi se të dhënat nuk duhet të merren parasysh për shkak të telasheve me faqen.

    Në mëngjesin e së hënës, KQZ-ja tha se kjo çështje është rregulluar, por faqja sërish ka pasur probleme.

  • Problemet serioze në sistem, Kryeziu: Qeveria e Kosovës s’ka të bëjë me serverët e as softwaret- e KQZ-së

    Problemet serioze në sistem, Kryeziu: Qeveria e Kosovës s’ka të bëjë me serverët e as softwaret- e KQZ-së

    Sistemi online i KQZ-së ku raportohen votat e numëruara dhe procedohen me përqindje, ka pasur probleme të theksuara që nga mbrëmja e 9 shkurtit. Ka pasur shumë kritika në adresë të KQZ-së dhe institucioneve përgjegjëse për mirëmbajtjen e faqes dhe sistemit online.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka dalë me një reagim në profilin e tij, duke thënë se Qeveria s’ka të bëjë as me serverët e as me pjesën softuerikë të KQZ-së.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me softuerë-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve në zgjedhje dhe rezultateve preliminare. Për informim të qytetarëve, KQZ ka pranuar serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga shteti i Gjermanisë kurse prokurimi për softëare-in e KQZ-së është bërë nga OSBE, gjithashtu si donacion. Për këtë ka njoftim publik dhe raportim mediatik.”, ka shkruar Kryeziu.

    Ai tutje ka thënë se votat do të numërohend he se vullneti i qytetarëve s’do të tjetërsohet.

    “Akuzat në drejtim të Qeverisë për problemet teknike të sistemit digjital të KQZ-së janë përpjekje e ulët për të shkaktuar huti me qëllim që të ulët besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij.

    Falënderojmë qytetarët për pjesëmarrjen e madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarinë e lartë të treguar përgjatë procesit të votimit dhe për aktivizmin qytetar për të raportuar çdo lëshim apo gabim të evidentuar gjatë numërimit të votave.

    Vota e gjithsecilit do të mbrohet, vullneti i qytetarëve nuk do të tjetërsohet”, ka thënë Kryeziu.

  • ​Mark Rutte: NATO do të punojë me këdo që udhëheqë Kosovën

    ​Mark Rutte: NATO do të punojë me këdo që udhëheqë Kosovën

    Aleanca Veri-Atlantike pret që pas zgjedhjeve në Kosovë të ketë një qeveri stabile dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që udhëheq me vendin.

    Në një konferencë për media sot në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se zgjedhjet kanë qenë demokratike dhe se pret që të formohet një qeveri stabile sa më shpejt që të jetë e mundur.

    “Sigurisht që po ndjekim atë çfarë po ndodh në Kosovë, në Prishtinë. Natyrisht, është një proces demokratik. Me sa e kam kuptuar, tani i kemi vetëm rezultatet fillestare, dhe deri sot ende nuk ka rezultate përfundimtare. Komisioni zgjedhor mbetet të raportojë për rezultatet përfundimtare. Dhe bazuar në rezultatet fillestare, duket se do të ketë një qeveri koalicioni. Dhe natyrisht ne do të sigurohemi që të punojmë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Dhe, natyrisht, u urojmë politikanëve të gjitha të mirat në përpjekjet e tyre për të naviguar në hapësirën politike, duke u përkujdesur që të formohet një qeveri stabile sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Rutte.

    Konferenca e Rutte u mbajt në prag të takimit të ministrave të Mbrojtjes nesër në Bruksel, për të filluar përgatitjet për Samitin e NATO-s në Hagë në qershor.

    Kujtojmë, më 9 shkurt në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare, ku sipas rezultateve preliminare prin Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët-Ideal.

    Albin Kurti ka thënë se Vetëvendosje do ta formojë në mënyrë të pavarur Qeverinë, teksa opozita ka përjashtuar mundësinë e hyrjes në ndonjë koalicion qeverisës.

  • ​Qeveria hedh poshtë akuzat e drejtuara ndaj saj për problemet teknike të KQZ-së

    ​Qeveria hedh poshtë akuzat e drejtuara ndaj saj për problemet teknike të KQZ-së

    Qeveria e Kosovës ka reaguar pas akuzave për problemet teknike të sistemit digjital të KQZ-së, duke thënë se ato janë përpjekje e ulët për të shkaktuar huti, me qëllim që të ulet besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij.

    Përparim Kryeziu, në një postim në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me softuerin e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve në zgjedhje dhe rezultateve preliminare.

    “Akuzat në drejtim të Qeverisë për problemet teknike të sistemit digjital të KQZ-së janë përpjekje e ulët për të shkaktuar huti me qëllim që të ulet besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës.

    Kryeziu ka përkujtuar se KQZ ka pranuar serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga Gjermania, ndërsa prokurimi për softuerin e KQZ-së është bërë nga OSBE, gjithashtu si donacion.

    “Falënderojmë qytetarët për pjesëmarrjen e madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarinë e lartë të treguar përgjatë procesit të votimit dhe për aktivizmin qytetar për të raportuar çdo lëshim apo gabim të evidentuar gjatë numërimit të votave. Vota e gjithsecilit do të mbrohet, vullneti i qytetarëve nuk do të tjetërsohet”, ka përfunduar Kryeziu.

    Ueb faqja e KQZ-së gjatë ditës së zgjedhjeve ishte pothuajse shumicën e kohës jashtë funksionit, gjë e cila shkaktoi konfuzion te publiku që priste publikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

    Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, njoftoi të dielën vonë se softueri i numërimit të votave ka dështuar, duke mos dhënë më shumë detaje

    Ueb faqja e KQZ-së u rikthye në funksion të hënën, por vazhdoi të kishte probleme të kohëpaskohshme.

    Numërimin e saktë e ka kërkuar edhe presidentja Vjosa Osmani menjëherë pas njoftimit për dështimin e softuerit.

    Deri më tash janë numëruar 99.57 për qind, Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.87 për qind, pason Partia Demokratike e Kosovës me 22.03 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.61 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 7.46 për qind.

    Dje ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

    Në rezultatet preliminare nuk janë përfshirë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës. Ato do të numërohen në një fazë të mëvonshme pasi të përfundojë numërimi në qendrat komunale të numërimit.

  • Policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

    Policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

    Një person është vrarë pasditen e sotme në Skenderaj.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Zahiti ka bërë të ditur se viktima është një 42-vjeçar dhe i njëjti është vrarë brenda një lokali.

    “Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë Zahiti.

    Ai ka shtuar se hetimet po zhvillohen në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.

  • Rutte: NATO-ja do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën

    Rutte: NATO-ja do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një Qeveri stabile dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Ai e ka thënë këtë në një konferencë me gazetarët, ku ka folur për takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, që zhvillohet të enjten në selinë e kësaj aleance në Bruksel.

    “Ky ka qenë një proces demokratik. Ajo që ne kuptojmë është se i kemi rezultatet fillestare, por ende po vazhdon numërimi i votave dhe do t’i kemi edhe rezultatet finale. Dhe, bazuar në rezultatet deri tash duket se do të ketë një qeveri të koalicionit”, ka thënë Rutte.

    “Natyrisht, ne sigurojmë që do të punojmë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Dhe natyrisht u dëshirojmë të gjithë politikanëve gjithë të mirat në drejtimin e hapësirës politike dhe që të sigurojnë që të ketë një Qeveri stabile sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Rutte.

    Të dielën, më 9 shkurt, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

    Nga rezultatet preliminare të publikuara deri më tash nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar 40.81 për qind të votave.

    Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, i ka fituar 22.16 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar 17.60 për qind të votave.

    Koalicioni mes Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA-s, fitoi 7.46 për qind të votave. Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.43 për qind të votave.

    Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë.

    Vëzhguesit thanë se zgjedhjet ishin të qeta, me disa parregullsi, por pa incidente të mëdha.

    Dalja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje ka votuar edhe diaspora, nëpërmjet postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë.

  • Vritet një person në shesh të Skenderaj

    Vritet një person në shesh të Skenderaj

    Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodh sot në Skenderaj. Atje raportohet se ka vdekur një person pas të shtëna me armë.

    Siç merr vesh Gazeta Sinjali, rasti ka ndodh në fshatin Klinë e Ulët.

    Ende nuk dihen detaje tjera, pasi Policia s’ka folur për rastin.

  • Përplasje verbale mes serbëve në veri, qytetarët mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad

    Përplasje verbale mes serbëve në veri, qytetarët mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad

    Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë të mërkurën në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës, në kujtim të 15 viktimave që vdiqën pas rrënimit të çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit të kaluar.

    Studentët mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Studentë nga Beogradi me kolegët nga Mitrovica”, “Nëna me studentët”, “Kush mund të mësojë derisa ndërgjegjja e mundon” dhe të ngjashme.

    Mirjana Peroviq, studente nga Fakulteti i Arkitekturës në Beograd, e ka arsyetuar pjesëmarrjen e vogël të studentëve në këtë tubim, duke thënë se ata janë jashtëzakonisht të frikësuar.
    “Kolegët nga këtu janë shumë të frikësuar. Gjysma prej tyre kanë frikë se si do të punësohen nesër, nëse vijnë këtu, prindërit dhe miqtë e tyre a do të arrijnë t’i ruajnë pagat të cilat i marrin, thjeshtë frikësohen dhe unë i kuptoj ata pse nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ardhur”, ka thënë ajo.

    Pas fjalimit të saj, njëri nga qytetarët kalimtar ka hedhur fjalë fyese ndaj studentes nga Beogradi, të cilën e akuzoi se “po ia mban anën opozitës e cila po paguhet vetëm sa për ta shkatërruar shtetin e Serbisë”.

    “Jo për opozitën e cila dëshiron ta shkatërrojë shtetin, e cila është e paguar dhe e cila nuk ua dëshiron të mirën as juve dhe as neve”, tha ai.
    Kjo pastaj shkaktoi reagime të qytetarëve tjerë që ishin pjesëmarrës të tubimit, ku pati edhe përplasje verbale mes tyre.

    Ndryshe, ky tubim që u organizua nga studentët e të ashtuquajturit universitet i Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës, ka kaluar pa ndonjë incident të madh, ndërsa pjesëtarët e policisë dhe të KFOR-it vëzhguan nga afër ngjarjen./KosovaPress

  • Selimi: S’ka pasur ShIK gjatë 1998-ës, u krijua më 1999

    Selimi: S’ka pasur ShIK gjatë 1998-ës, u krijua më 1999

    Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka thënë se nuk ka pasur Shërbim Informativ të Kosovës (SHIK) gjatë 1998-ës dhe se kjo strukturë është krijuar më 1999, ndonëse Sabit Geci dhe një person tjetër është thirrur me këtë emërtim.

    Fillimisht, dëshmitarit iu prezantua një deklaratë që e ka dhënë të martën, ku kishte thënë se Rasim Kiçina nuk ka qenë pjesë e grupit të Sabit Gecit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Për Gecin dhe një person tjetër të cilit avokati iu referua me “Personi 1”, dëshmitari pohoi se ka deklaruar për ZPS-në se këta dy persona kanë thënë që veprojnë në emër të SHIK-ut. Selimi kishte thënë që kjo doli të ishte e pavertetë ndonëse ata thonin që veprojnë në emër të Kadri Veselit.

    Këtë gjë e pohoi edhe sot në sallën e gjyqit Selimi, duke shtuar se në ate kohë nuk e njihte as Veselin dhe se në ZO të Drenicës nuk kishte një strukturë të tillë.

    “Me Veselin nuk kisha kontakte, por nuk kishte një shërbim të tillë. Nuk ishte në ZO të Drenicës dhe as nuk kisha degju në atë kohë”, tha Selimi.

    Ndërsa për Gecin dhe personin tjetër, Selimi tha se ka dyshuar në ata dhe se ata janë thirrur me emërtime të ndryshme.

    Dëshmitari pohoi se ky grup s’ka pasur rol të tillë dhë iu ka thënë të mos pretendojnë që janë nga ajo strukturë.

    “Nuk kanë vepru më dhe nuk janë thirrë me atë emër”, tha Selimi.

    Selimi tha gjatë dëshmisë se tij se me nofkën Luli e ka njohur Veselin, por që ka pasur mundësi që edhe persona të tjerë ta kenë këtë nofkë.