Një sulmues vrau dy persona me thikë në një qendër tregtare në qytetin çek Hradec Kralove të enjten, tha policia, duke shtuar se ata e kishin arrestuar sulmuesin e dyshuar menjëherë pas incidentit.
Televizioni shtetëror raportoi se i dyshuari ishte një shtetas çek, 16-vjeç.
“Edhe pse ne ishim në vendngjarje brenda pak minutash nga raportimi, të dy viktimat pësuan lëndime aq të rënda sa që nuk mund të shpëtoheshin me gjithë përpjekjet e reaguesve”, tha policia në një postim në X, raporton Reuters.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për partitë politike, ndërkohë që në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.
Në web-faqen e KQZ-së në 09:46 u përditësuan rezultatet nga procesimi i të gjitha vendvotimeve.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342,281 vota apo 40.80%.
Partia Demokratike e Kosovës ka 184,811 vota apo 22.03%.
Lidhja Demokratike e Kosovës 147,888 vota apo 17.63%.
Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët ka marrë 62,588 vota apo 7.46%.
Ndërsa janë numëruar shumica e votave të kandidatëve për deputetë, KQZ-ja ka paralajmëruar të martën se para shpalljes së rezultateve përfundimtare po përpiqet t’i publikojë rezultatet e votave të kandidatëve të të gjitha partive politike për deputetë të cilat i kanë arritur deri më tani.
“Sa i përket çështjes së rezultateve të kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë përpjekje që para shpalljes së rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, t’i publikojmë këto rezultate për vendvotimet të cilat janë numëruar në qendrat komunale të numërimit deri më tani dhe pastaj edhe rezultatin nga vendvotimet të cilat do të numërohen në vazhdim”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën kërkohet heqja e masave të Bashkimit Evropian të vendosura në qershor të vitit 2023.
“Ftojmë për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe përshtatjen me politikat e BE-së” thuhet në draft.
Në draft gjithashtu vlerësohet përkushtimi i Kosovës për integrim në BE, ndërsa nënvizohet se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga një zonë gri është në interes edhe të Kosovës edhe të BE-së.
Në këtë draft raport mbështetet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimit Evropian dhe ftohen vendet anëtare të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë pa vonesa të reja.
Një grua në Mitrovicë dyshohet se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u dërgua në mbajtje, kurse viktima pranoi ndihmë mjekësore.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00 dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, viktima me dëshirën e saj ka shkuar te familja e saj dhe rasti është nën hetime.
Istog- Një person dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë një tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën në Dubravë rreth orës 13:15 dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Pas një mosmarrëveshje në mes dy meshkujve kosovar, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë”, thuhet në njoftim.
Rasti thuhet se u procedua në procedurë të rregullt.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Mary May Simon, me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit, raporton Ekonomia Online.
Në mesazhin e saj, Guvernatorja e Përgjithshme ka theksuar lidhjet e ngushta ndërmjet dy vendeve, të cilat bazohen në vlerat dhe qëllimet e përbashkëta, përfshirë angazhimin për paqe, stabilitet rajonal dhe demokraci. Ajo ka ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për rrugën evropiane dhe transatlantike të Kosovës dhe ka vlerësuar përparimin e bërë në këtë drejtim.
Sipas Guvernatores së Përgjithshme, mërgata kosovare në Kanada përfaqëson një komunitet të gjallë dhe të angazhuar që kontribuon ndjeshëm në shoqërinë kanadeze përmes trashëgimisë kulturore, angazhimit akademik dhe pjesëmarrjes në jetën sociale dhe ekonomike.
Në përfundim të urimit, Guvernatorja e Përgjithshme ka shprehur dëshirën për të vazhduar forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe bashkëpunimit në forume ndërkombëtare, duke uruar Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për shëndet, lumturi dhe prosperitet në vitin e ardhshëm.
Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim për të gjithë ata që banojnë në lagjen Dardania në Prishtinë. Sipas këtij njoftimi, bëhet e ditur se një rrugë aty, që ka qenë njëkahore, tashmë është vendosur të bëhet dykahore.
“Kryeqyteti ka miratuar ndryshime në qarkullimin e mjeteve motorike në lagjen Dardania për të lehtësuar lëvizjen në këtë zonë. Rruga që ka qenë njëkahore nga kryqëzimi në rrugën Sali Çeku deri te rruga Ymer Elshani do të bëhet dykahore”.
Sipas këtij njoftimi, lëvizja do të zhvillohet nga kryqëzimi me rrugën Isë Boletini, në drejtim të rrugës 28 Nëntori, deri te kryqëzimi me rrugën Sali Çeku, që lidhet me rrugën Ilaz Kodra dhe përfundon te rruga Ymer Elshani.
“Ndryshimi do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rregullimet e ardhshme infrastrukturore”.
Disa lokale të vogla janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Incidenti ka ndodhur në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin.
Si dhe sipas Policisë nuk raportohet për persona të lënduar
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”.
Gjatë ditës së enjte, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës priten edhe reshje shiu.
Temperaturat pritet të lëvizin nga -3 deri në 5 gradë Celsius.
“Moti parashikohet kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, njofton IHMK-ja.
Ky institutit bën thirrje që pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve në rrugë.