ATV

Category: Lajme

  • Presidentja Osmani ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit

    Presidentja Osmani ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të veprimtarit Bajram Qerkinit, kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, raporton Ekonomia Online.

    “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit, njeriun që me përkushtim dhe guxim i dha zë dhimbjes së mijëra familjeve të personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Si Kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajrami ishte simbol i qëndresës, i drejtësisë dhe i përkushtimit të palëkundur për ta zbardhur fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Për më shumë se dy dekada, ai jetoi me dhimbjen për të birin e tij të zhdukur, duke mos u ndalur kurrë në kërkimin për të vërtetën”, thuhet në telegramin e presidentes.

    Osmani ka thënë se Kosova humbi një zë të fuqishëm të kauzës për drejtësi, por trashëgimia e tij mbetet e gjallë.

    “Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Qerkini, miqve dhe të gjithë atyre që mbështetën betejën e tij për të zhdukurit me dhunë. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Bajram Qerkinin!”, shkruan Osmani.

  • Thaçi kthehet në sallën e gjykimeve në Hagë pas problemeve shëndetësore

    Thaçi kthehet në sallën e gjykimeve në Hagë pas problemeve shëndetësore

    Thaçi kthehet në sallën e gjykimeve në Hagë pas problemeve shëndetësore

    Hashim Thaçi është kthyer në sallën e gjykimeve në Gjykatën Speciale të Hagës.

    Ai është paraqitur sot pas dy seancave mungesë, për shkak të problemeve shëndetësore.

    Gjyqtari Smith ka bërë të ditur se të gjithë të akuzuarit janë në sallë.

  • Forca të mëdha policore në Kuvendin e Novi Sadit para zgjedhjes së kryetarit të komunës

    Forca të mëdha policore në Kuvendin e Novi Sadit para zgjedhjes së kryetarit të komunës

    Një numër i madh i policëve kanë mbërritur në Kuvendin e Novi Sadit të hënën herët në mëngjes, ku sot mbahet seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri.

    Aty pritet një protestë e organizuar nga opozita e Novi Sadit.

    Policët janë të vendosur edhe në Kuvendin e Vojvodinës, i cili ndodhet përballë rrugës.

    Që herët në mëngjes, rreth orës 6:30, në ndërtesën e Kuvendit kanë nisur të mbërrijnë efektivë të policisë. Sipas videove të postuara në rrjetin social “X” nga gazetari Zharko Bogosavljeviq, policët ishin të veshur me pajisje të plota në hyrje të parlamentit të qytetit, raporton N1.

    Rreth orës shtatë, siç shihet në pamje, makinat e policisë kanë mbërritur para Kuvendit të Novi Sadit. Menjëherë pas kësaj, një grup tjetër oficerësh policie mbërriti në ndërtesën e parlamentit të Novi Sadit.

    Vetëm 15 minuta më vonë, siç njoftoi gazetari në llogarinë e tij X, mbërritën edhe makina të tjera policie.

  • “Ishte fuqia e prindërve në pritje dhe zemra e një populli”, Memli Krasniqi me mesazh ngushëllimi për vdekjen e Bajram Qerkinit

    “Ishte fuqia e prindërve në pritje dhe zemra e një populli”, Memli Krasniqi me mesazh ngushëllimi për vdekjen e Bajram Qerkinit

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për vdekjen e Bajram Qerkinit, kryetarit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”.

    Ai e cilësoi atë si një simbol të fuqisë dhe këmbënguljes për drejtësinë.

    “Baca Bajram nuk i gjeti kurrë eshtrat e djalit të tij, Reshatit. Ai jetoi me atë dhembje dhe e shndërroi në forcë, në këmbëngulje, në një betejë të pandalshme për të vërtetën, kujtimin dhe drejtësinë”, ka shkruar Krasniqi.

    Krasniqi thotë se kauza e Qerkinit dhe e shumë të tjerëve mbetet një amanet që nuk do të harrohet kurrë.

    Postimi i plotë në facebook:

  • ​Vajza shkrep armën pas mosmarrëveshjes më të dashurin, arrestohet

    ​Vajza shkrep armën pas mosmarrëveshjes më të dashurin, arrestohet

    Një vajzë është arrestuar në Prishtinë, pasi pas një mosmarrëveshje verbale ia kishte vjedhur armën e zjarrit të dashurit të saj, dhe në shenjë revolte kishte shkrepur një fishekë.

    Sipas Policisë, arma me 9 copë fishekë është konfiskuar, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër arresti për Natanyahun, Merz e fton në Gjermani

    Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër arresti për Natanyahun, Merz e fton në Gjermani

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu uroi Friedrich Merz pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare gjermane.

    Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e Netanyahut, thuhet se Merz e ftoi liderin izraelit në Gjermani.

    “Merz falënderoi kryeministrin për bisedën dhe tha se do ta ftonte për një vizitë zyrtare në Gjermani, në kundërshtim me vendimin skandaloz të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ta cilësuar kryeministrin si kriminel lufte”, thuhet në deklaratë.

    Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​një urdhër arresti për Netanyahun, për ish-ministrin e mbrojtjes të Izraelit dhe komandantin ushtarak të Hamasit. Nëse Netanyahu udhëton në një shtet anëtar të Gjykatës së Hagës, ai mund të përballet me arrestim dhe vetë Gjermania, e njeh autoritetin e kësaj gjykate.

  • Vdes pas 6 ditësh në spital nëna e tre fëmijëve, u qëllua nga partneri me armë zjarri në kokë

    Vdes pas 6 ditësh në spital nëna e tre fëmijëve, u qëllua nga partneri me armë zjarri në kokë

    Pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, ka vdekur mëngjesin e sotëm Anila Ndoka Prendushi.

    Ajo u qëllua me pistoletë nga i dashuri i saj, i cili më pas vrau veten. Plumbi i kishte prekur një pjesë të trurit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ishte në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën.

    44 vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve, 20, 18 dhe 9 vjeç.

    Sipas informacioneve, çifti ishte konfliktuar disa herë me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit, për shkaqe që nuk dihen.

    Ndërsa më herët, gjatë pesë viteve bashkëjetesë, Kolë Manaj dhe Anila Prendushi postonin vazhdimisht në rrjetet sociale foto nga çastet që kalonin bashkë.

    “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”, është mbishkrimi krahas një postimi të çiftit në “TikTok”.

    Anila prej vitesh punonte në një qendër për gratë që kanë rënë pre e dhunës së burrave./ Top Channel

  • Von der Leyen viziton Kievin në përvjetorin e tretë të pushtimit të Rusisë

    Von der Leyen viziton Kievin në përvjetorin e tretë të pushtimit të Rusisë

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa kanë mbërritur, në Kiev në shenjë mbështetjeje në përvjetorin e tretë të pushtimit të Rusisë ndaj fqinjit të saj.

    Pas mbërritjes së saj të hënën, Von der Leyen tha se ishte në Kiev sepse Ukraina është Evropë”, shkroi ajo në X.

    “Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në lojë. Është edhe fati i Evropës”, tha Von der Leyen.

    Ajo së shpejti do të paraqesë një plan për të rritur prodhimin e armëve dhe aftësitë mbrojtëse të BE-së – nga e cila do të përfitojë edhe Ukraina.

    Von der Leyen ka njoftuar gjithashtu masa të mëtejshme për të rritur sigurinë energjetike të Ukrainës dhe BE-së.

    Ajo tha se qëllimi është integrimi i plotë i tregjeve të energjisë elektrike të Ukrainës dhe Moldavisë në rrjetin energjetik të BE deri në fund të vitit të ardhshëm.

    Përveç Von der Leyen dhe Costa, një numër liderësh perëndimorë priten në kryeqytetin ukrainas për të shënuar përvjetorin e luftës, përfshirë kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.

  • SHBA’ja i kërkon OKB’së që të votojnë kundër draftit të paraqitur nga Ukraina dhe shtetet e Evropës

    SHBA’ja i kërkon OKB’së që të votojnë kundër draftit të paraqitur nga Ukraina dhe shtetet e Evropës

    Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të mbështesë rezolutën e tyre për të shënuar përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës të hënën, si dhe të kundërshtojnë çdo amendament dhe të votojnë kundër një teksti rivalizues ndaj tyre, të hartuar nga Ukraina dhe aleatët evropianë.

    Në një notë diplomatike të dërguar të dielën dhe të parë nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, Shtetet e Bashkuara e përshkruan rezolutën e saj të shkurtër si “rezolutë largpamëse e fokusuar në një ide të thjeshtë: përfundimin e luftës”.

    “Përmes kësaj rezolute, Shtetet Anëtare mund të ndërtojnë një moment drejt paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, ruajtja e së cilës është qëllimi kryesor i Kombeve të Bashkuara”, thuhet në rezolutë, duke u kërkuar vendeve të “votojnë kundër çdo rezolute apo amendamenti tjetër të paraqitur” gjatë takimit të së hënës.

    Projekt-rezoluta e SHBA-së, e paraqitur të premten, vihet kundër asaj të Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, të cilët gjatë muajit të kaluar kanë negociuar me vendet anëtare të OKB-së për rezolutën e tyre për luftën në Ukrainë, e cila përsërit kërkesën e OKB-së që Rusia të tërheqë trupat e saj dhe të ndalojë armiqësitë.

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së prej 193 anëtarësh ka mbështetur unanimisht dhe vazhdimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht që nga fillimi i luftës.

  • Ndërron jetë simboli i rezistencës kundër Sllobodan Millosheviqit

    Ndërron jetë simboli i rezistencës kundër Sllobodan Millosheviqit

    Ka vdekur Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër Sllobodan Millosheviqit.

    Lajmin e bëri të ditur, aktivisti i drejtave të njeriut, Belgzim Kamberi. Kamberi njoftoi se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e Dragodanit, në Prishtinë, në ora 15:00.

    Faik Rexhepi, i cili punonte në ndërmarrjen “Feronikeli” në Drenas, në gusht të 90-ës bashkë edhe me kolegët e tjerë kishin dalë që ta prisnin një delegacion të Kongresit amerikan.

    Me këtë rast, policia serbe kishte ndërhyrë ashpër, duke tentuar që ta shpërndante masën.

    Por, i vetmi që nuk luajti vendit ishte Faiku, i cili u ul këmbëkryq midis turmës.