ATV

Category: Lajme

  • ​Clinton para 28 viteve ndaloi kërkimet për klonim të njeriut

    ​Clinton para 28 viteve ndaloi kërkimet për klonim të njeriut

    Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton në vitin 1997 ndaloi kërkimet për klonim të njeriut. Kurse, Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka konsideruar miratimin e legjislacionit për ndalimin e klonimit të njerëzve.

    Mundësia për klonimin e njeriut, doli kur shkencëtaret skoceze në Institutin Roslin krijuan delen e shumëpërfolur “Dolli” (gjini 385, 810-13, 1997), që rriti interesin dhe shqetësimin në gjithë botën për shkak të komplikimeve të saj shkencore dhe etike.

    Bëma e përcaktuar nga revista Shkenca si revolucioni i 1997-es, gjithashtu solli pasiguri mbi kuptimin e ”klonimit”—një term mbrojtës i përdorur tradicionalisht nga shkencëtaret për të përshkruar proceset e ndryshme për dyfishimin e materialit biologjik, KosovaPress.

    Mjekët nga Shoqata Mjekësore Amerikanë dhe shkencëtare nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës kanë botuar deklarata formale publike duke kundërshtuar klonimin riprodhues human. Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka konsideruar miratimin e legjislacionit për ndalimin e klonimit të njerëzve.

    Lidhur me joefikasitetin e klonimit të kafshëve vetëm një ose dy pasardhës të gjallë për ç’do 100 eksperimente dhe mungesat në kuptimin e plote të klonimit riprodhues, shumë shkencëtare dhe mjekë këmbëngulin shumë fort se do të që joetike të provohej të klonohej njeriu.

    Jo vetëm që shumica e përpjekjeve për klonimin e gjitarëve dështojnë, por rreth 30 % e kloneve të lindur të gjalle janë të prekur me sindromën e “pasardhësve me përmasa të mëdha” dhe kushte të tjera dobesuese.

    Një numër i madh i kafshëve të klonuara kanë ngordhur parakohë nga infeksionet dhe komplikimet e tjera. Te njëjtat probleme duhet të priten në klonimin e njerëzve. Për me tepër, shkencëtaret nuk e dine si do të ndikonte klonimi në zhvillimin mendor. Ndërsa intelekti dhe gjendja shpirtërore mund të mos jene aq të rëndësishme për një lope ose për një mi, ato janë vendimtare për zhvillimin e humaneve të shëndetshëm. Me kaq shumë të panjohura për klonimin riprodhues, përpjekja për të klonuar njeriun për momentin konsiderohet fuqishëm e rrezikshme dhe e papërgjegjshme nga ana etike.

  • ​Tetë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

    ​Tetë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

    Para tetë viteve (më 4 mars 2017) në Prishtinë u mbajt protesta gjithëpopullore kundër mbajtjes peng të Ramush Haradinajt në Francë.

    Protesta ishte thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës është Haradinaj, ndërsa u përkrah edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, raporton KP.

    Kryeministri i tanishëm Haradinaj ishte ndaluar më 4 janar 2017 nga policia franceze, për shkak të fletarrestit nga Serbia për kinse krime lufte, gjë e cila çoi në protesta të mëdha në të gjitha qytetet shqiptare dhe qytetet e mëdha evropiane.

    Haradinaj u lirua nga gjykata franceze e Colmar, më 27 prill 2017.

  • Shkalla e inflacionit të Eurozonës ngadalësohet në 2.4% në shkurt

    Shkalla e inflacionit të Eurozonës ngadalësohet në 2.4% në shkurt

    Shkalla e inflacionit vjetor të Eurozonës pritet të jetë ngadalësuar në 2.4 për qind në shkurt, krahasuar me 2.6 për qind në të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar dhe 2.5 për qind në janar, sipas një vlerësimi të shpejtë të publikuar sot nga Eurostat.

    Duke parë komponentët kryesor të inflacionit të zonës euro, Zyra Statistike Evropiane pret që sektori i shërbimit të pozicionojë shkallën më të lartë vjetore në shkurt (3.7 për qind, të krahasuar me 3.9 për qind në janar), më pas ushqimi, alkooli dhe tabako (2.7 për qind, krahasuar me 2.3 për qind në janar), produktet industriale jo-energjike (0.6 për qind, krahasuar me 0.5 për qind në janar) dhe energjia (0.2 për qind, krahasuar me 1.9 për qind në janar).

    Inflacioni bërthamor, i cili nuk përfshin elementet e paqëndrueshme si alkooli dhe produktet e ushqimeve të përpunuara, është i vlerësuar 2.6 për qind në shkurt, duke rënë prej 2.7 për qind në janar dhe 2.1 për qind në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, raporton ANSA.

  • Kurti nuk shkon në Prokurorinë Speciale

    Kurti nuk shkon në Prokurorinë Speciale

    Albin Kurti nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale të martën në orën 10:00, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Kryeministri, i cili është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar në një rast penal të keqpërdorimit të detyrës, në vend të zbatimit të urdhëresës së gjykatës, ka zgjedhur të jetë në Gjilan.

    Sipas agjendës së Zyrës së Kryeministrit, Kurti do të marrë pjesë sot në vënien e gurit themeltar të çerdhes së re në Gjilan.

    “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do të vendosin gurin themeltar të çerdhes së re në Gjilan. Vendosja e gurit themeltar bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

    Zyra e Kryeministrit ka thënë se Kurti është i gatshëm të dëshmojë, por jo në ambientet e Prokurorisë. Ai i kishte ftuar prokurorët në zyrën e tij.

  • Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj, hajnat tmerrojnë punëtoren dhe kapin 1 mijë euro

    Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj, hajnat tmerrojnë punëtoren dhe kapin 1 mijë euro

    Vjedhjet dhe grabitjet janë raste që ndodhin shumë shpesh në bizneset në Kosovë, duke shkaktuar pasiguri dhe humbje. Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e së hënës në Ferizaj, ku një market ishte cak i hajnave që kryen plaçkitje të armatosur, raporton Sinjali.

    Bazuar në informacionet e para, dy persona të armatosur janë futur në një market, prej ku kanë arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme parash.

    Mësohet se hajnat kanë kapur hiç më pak se 1 mijë euro para të gatshme.

    Punëtorja e marketit ishte ajo që u ballafaqua me të dyshuarit dhe për pasojë pësoi lëndime trupore, për çka mori tretman mjekësor.

    Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

    Të dyshuarit janë arratisur, ndërsa Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme për t’i identifikuar dhe arrestuar.

    Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit.

  • PDK dhe LDK në ‘luftë’ për një deputet: Ulëset në Kuvend bazuar në rezultatet aktuale

    PDK dhe LDK në ‘luftë’ për një deputet: Ulëset në Kuvend bazuar në rezultatet aktuale

    PDK dhe LDK duket se do të luftojnë deri në fund për një deputet.

    Kështu ka bërë të ditur njohësi i statistikave, Shenoll Muharremi.

    Bazuar në rezultatet aktuale, VV ka 48 deputetë, PDK 24 dhe LDK 20. Nëse ka ndryshime në votat e radhës, atëherë LDK-ja mund t’ia marrë një deputet PDK-së.

    Postimi:

    Rezultatet e Fundit: Mandati 100 Luhatës

    Sipas rezultateve më të fundit ku janë numëruar 90% të votave të diasporë dhe ku votat me kusht shpërndahen proporcionalisht me rezultatet e Kosovës, aktualisht me të dhënat e 4 mars 08:30h, sipas metohës D’Hondt, Mandati i 100 i mbetet ende PDK.

    Rezultatet* e mundshme finale sipas trendit aktual (4 mars 08:30h):

    LVV: 42.29% vota dhe 48 Mandate

    PDK: 20.96% vota dhe 24 Mandate

    LDK: 18.25% vota dhe 20 Mandate

    AAK-N: 7.07% vota dhe 8 Mandate

    Pakicat/tjera: 11.42% vota dhe 20 Mandate Pakicat

    *Këto vlerësime po bëhen në kohë reale dhe ende mund të ndryshojnë deri në fund.

  • Presidenti amerikan Trump pezullon të gjitha ndihmat ushtarake për Ukrainën

    Presidenti amerikan Trump pezullon të gjitha ndihmat ushtarake për Ukrainën

    Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën pas debatit të tij të së premtes në Zyrën Ovale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kështu tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN të hënën.

    Siç raporton CNN, një tjetër zyrtar ka deklaruar se pezullimi do të zbatohet për të gjithë pajisjet ushtarake që ende nuk kanë mbërritur në Ukrainë.

    “Presidenti ka qenë i qartë se ai është i përqendruar te paqja. Ne kemi nevojë që edhe partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi. Po e pezullojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për t’u siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje”, ka deklaruar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

    Sipas zyrtarit, ky pezullim është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj asaj që Trump e sheh si sjellje të keqe të Zelenskyt javën e kaluar.

    Ata theksuan se pezullimi mund të hiqet nëse Zelensky tregon një angazhim të ri për negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

  • A po rrëshqet Serbia në luftë civile?

    A po rrëshqet Serbia në luftë civile?

    Ajo që ka filluar po vazhdon. Problemet që e mundojnë Serbinë nuk po zgjidhen. Pushteti nuk ka një strategji të qartë për studentët. Është kapur në befasi dhe po vepron në mënyrë spontane, pa plan. Studentët, si çlirimtarë, dje marshuan nga të gjitha universitetet e Serbisë drejt Nishit, qytetit të tretë më të madh në vend, dhe e bllokuan atë për 18 orë. Nëpër rrugë ushtoi himni studentor, “Flaka në errësirë”.

    Populli u zgjua. Dhjetëra mijëra qytetarë dolën për të mbështetur studentët dhe shpalljen e “Ediktit Studentor”. Në këtë mënyrë, ata hodhën poshtë në mënyrën më të qartë gënjeshtrat e Vuçiçit, i cili po atë ditë deklaroi se mbështetja për studentët po binte dhe se protestat po shndërroheshin në ekstremizëm. Askush nuk mund t’u vërë faj studentëve që kërkojnë një Serbi më të mirë – një sistem që vlerëson dijen dhe punën, e jo bindjen dhe heshtjen. Koha është që apatia t’i lërë vendin veprimit, që heshtja të zëvendësohet me luftën e zhurmshme për një të ardhme më të mirë.

    Mjaft më me Vuçiçin dhe partinë e tij të djathtë, që kanë shtypur liritë demokratike dhe kanë ngritur një sistem kriminal, të mbështetur në korrupsionin vdekjeprurës. Çfarë është, në fakt, Edikti Studentor që u shpall dhe çfarë sjell ai, që qytetarët e vlerësuan me notën maksimale – dhjetë? Në këtë edikt, studentët kërkojnë liri dhe jo mëshirë. Kërkojnë një shtet që është pronë e përbashkët e të gjithë qytetarëve të tij. Kërkohet drejtësi, dinjitet, dije, solidaritet, rini dhe e ardhme.

    Kërkohet dorëheqja jote, Vuçiç – por ti nuk e pranon. Në Nish, Vuçiç, ishin 246 mijë qytetarë në protestë, e jo 16 mijë sa i numërove ti në kokën tënde. Formo një qeveri kalimtare, përndryshe – siç tha një gjeneral – do të përballesh me luftë civile. Qeveria kalimtare duhet të shpallë zgjedhje në të gjitha nivelet, të ndryshojë ligjin zgjedhor dhe të shkarkojë menaxhmentin e RTS.

    Studentët në Nish dërguan një mesazh të qartë për pakënaqësinë e popullit – e sa larg do të arrijë ky mesazh në Beograd më 15 mars, mbetet për t’u parë.

    Kushti është që gjithçka të ndalojë – trenat, autobusët, punëtorët, sindikatat. Të ndalet i gjithë sistemi. Të mos paguhen faturat ndaj shtetit – ndaj kësaj oktapodi kriminal e të korruptuar. Opozita duhet të dalë nga bodrumi ku është mbyllur. Duhet bllokim total i institucioneve. Historia tashmë ka ndezur sinjalin e kthesës dhe ka nisur tejkalimin.

  • Dyshohet për falsifikim të parasë në Zubin Potok të Mitrovicës, merret në pyetje një klient i bankës

    Dyshohet për falsifikim të parasë në Zubin Potok të Mitrovicës, merret në pyetje një klient i bankës

    Një rast i falsifikimit të parasë është identifikuar në Zubin Potok të Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.

    Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar.

    “Zubin Potok 03.03.2025 – 13:40. Ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka lajmëruar se kishte pranuar një kartëmonedhë në vlerë 200€ nga një klient i bankës dhe dyshohet se kartëmonedha është e falsifikuar. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Tre fëmijë dhe një grua raportohen të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit

    Tre fëmijë dhe një grua raportohen të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona janë raportuar si të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit, raporton EO.

    Sipas njoftimit, në Prishtinë dy fëmijë, një djalë e një vajzë të mitur janë larguar nga shtëpia më 24 shkurt e deri më tani nuk dihet vendndodhja e tyre.

    Rasti është iniciuar si “person i zhdukur”.

    Në Prizren një persona ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe s’ka njohur për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime.

    E në fshatin Ozdrim të Pejës, një burrë ka njoftuar se bashkëshortja e tij, me probleme psikike, është larguar nga shtëpia dhe s’ka njohuri se ku gjendet.

    “Fsh. Ozdrim, Pejë 27.02.2025 – 09:00. Me 03.03.2025 një mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare, me sëmundje psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor.