ATV

Category: Lajme

  • Orav: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm

    Orav: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm

    Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimit Evropian mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, përcjellë KP.

    Ai njoftoi se e ka takuar të martën sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

    “Përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar”, shkroi Orav në X.

    Gjatë vizitës së tij në Prishtinë më 11 mars, Mark Rutte tha se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton KosovaPress.

    “Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizomi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdojë te theksojë para të gjitha palëve në rajon”, tha Rutte të martën në konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Ai shtoi se zgjidhja për një paqe afatgjatë është politike.

    “Prania sot këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai, transmeton KosovaPress.

  • ​Antidroga realizon operacionin ‘Befasia’, sekuestrohen lëndë narkotike dhe arrestohet i dyshuari

    ​Antidroga realizon operacionin ‘Befasia’, sekuestrohen lëndë narkotike dhe arrestohet i dyshuari

    Antidroga e Policisë së Kosovës ka realizuar operacionin ‘Befasia’, ku janë sekuestruar lëndë narkotike dhe është arrestuar i dyshuari për trafikim të substancave narkotike.

    “Më datë 11 mars 2025, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve-Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë-Mitrovicë Jug, kanë realizuar një kontroll të planifikuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në lagjen Koloni në qytetin e Mitrovicës. Ky kontroll u realizua si pjesë e planit taktik të quajtur ‘Befasia’, në kuadër të luftës kundër krimeve të organizuara dhe trafikimit të substancave narkotike”, thuhet në njoftim, raporton KosovaPress.

    Gjatë kontrollit të realizuar në këtë operacion policor, janë sekuestruar: 24 qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 7.5 gram, 6 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 68.7 gram, 4 tableta Ekstazi, me peshë totale 2.2 gram, qese të zbrazëta, që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike në sasi të vogla dhe 1 telefon mobil që dyshohet të jetë përdorur për aktivitetet e paligjshme.

    “Në vendin e ngjarjes ka dalë një ekip i Krimteknikës Rajonale, i cili ka kryer fotografimin, evidentimin, matjen dhe sekuestrimin e të gjitha provave materiale. Hetuesit e DHTN-së, pas realizimit të veprimeve operative, kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në bazë të urdhrit të arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, i dyshuari ka një dënim të formës së prerë prej 2 vitesh burgim për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me këtë rast, është informuar Prokurori Kujdestar pranë Prokurorisë Themelore të Mitrovicës – Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili sipas policisë ka urdhëruar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në vuajtje të dënimit.

    “Rasti është duke u hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Mitrovicë Jug. Pas intervistimit, i dyshuari është dorëzuar në Stacionin Policor Mitrovica Jug, ku është dërguar për të vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Ky aksion sipas policisë është një tjetër hap në luftën e vazhdueshme kundër krimeve të organizuara dhe trafikut të narkotikëve, dhe dëshmon angazhimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë për mbrojtjen e qytetarëve dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale.

  • Transport i kundërligjshëm i drunjve, Agjencia e Pyjeve i konfiskon

    Transport i kundërligjshëm i drunjve, Agjencia e Pyjeve i konfiskon

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës është vërejtur transport i kundërligjshëm i drunjve.

    Patrulla policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili drejtonte kamionetën me targa vendore, në të cilën kishte ngarkesë drunore për të cilat nuk posedonte letërpërcjellëse.

    Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve dhe ata ia kanë konfiskuar drutë.

    “Drutë janë deponuar në SPMK Keqekollë, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt,” thuhet në njoftim.

  • ​Vjedhje e rëndë në brendinë e një shtëpie në Prishtinë

    ​Vjedhje e rëndë në brendinë e një shtëpie në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në Prishtinë që është kryer të martën më 11 mars në një shtëpi.

    Sipas policisë persona të panjohur dyshohet se me forcë kishin depërtuar në brendinë e shtëpisë së viktimës m/k dhe nga aty kishin vjedhur: një TV në vlerë 500 euro, një pushkë ajrore dhe dy kamerat e sigurisë në vlerë prej 200 euro, raporton KP.

    “Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

  • ​Qeveria sot mban mbledhjen e radhës, këto janë pikat e rendit të ditës

    ​Qeveria sot mban mbledhjen e radhës, këto janë pikat e rendit të ditës

    Qeveria e Kosovës sot do ta mbaj mbledhjen e radhës ku në rend dite janë paralajmëruar 18 pika.

    Në njërën nga pikat e rendit të ditës pritet të shqyrtohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes, raporton KosovaPress.

    Në mbledhje pritet të shqyrtohet edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar.

  • Pesë ministra evropianë të Mbrojtjes takohen për të diskutuar rreth Ukrainës

    Pesë ministra evropianë të Mbrojtjes takohen për të diskutuar rreth Ukrainës

    Ministrat e Mbrojtjes nga pesë shtetet kryesore të NATO-s në Evropë do të diskutojnë mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën në një takim sot pasdite në Paris.

    Takimi i tyre pason njoftimin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës për një rifillim të menjëhershëm të ndihmës ushtarake dhe të shërbimeve sekrete amerikane dhe një marrëveshje ukrainase për një armëpushim 30-ditor – nëse Rusia pranon. Ky ishte rezultati i takimit të nivelit të lartë midis dy vendeve në Xhedah të Arabisë Saudite, shkruan ATSH.

    Takimi i Parisit përfshin përfaqësues nga Franca, Gjermania, Italia, Polonia dhe Britania e Madhe, përcjell KosovaPress.

    Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, i cili ishte në takimin e Xhedahut, do të marrë pjesë përmes një lidhjeje me video.

    Gjithashtu, do të marrin pjesë përfaqësues nga BE-ja dhe NATO-ja.

    “Bisedimet do të fokusohen në forcimin e mbrojtjes evropiane”, sipas Ministrisë franceze të Mbrojtjes.

    Dje në mbrëmje, shefat e ushtrive të 36 vendeve u takuan në Paris për të diskutuar për dislokimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë.

  • Sot Apeli merr vendim për Erion Veliajn, SPAK paraqiti prova të reja

    Sot Apeli merr vendim për Erion Veliajn, SPAK paraqiti prova të reja

    Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë dje vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj, pas një seance të gjatë mbi 7 orë.

    Vendimi për Erion Veliajn u shty pasi avokatët mbrojtës do të njihen me provat e reja që kanë sjellë prokurorët e SPAK.

    Derisa, vendimi pritet të merret sot rreth orës 12:30.

    Këto prova pritet të rëndojnë pozitën e kryebashkiakut Veliaj, i cili nuk ka folur seancën e së martës, por pritet që sot të jetë i pranishëm dhe të flasë në seancë.

    Avokatët mbrojtës të Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie për Veliajn kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat.

  • ​Vazhdon Championsi, sot vëmendja në derbin madrilen

    ​Vazhdon Championsi, sot vëmendja në derbin madrilen

    Të martën u mësuan katër skuadrat e para që siguruan plasmanin në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve për edicionin 2024/25 ku Interi, Bayerni, PSG dhe Barcelona janë tashmë në tetëshen më të mirë të kësaj gare, shkruan KosovaPress.

    Ndërkohë nga ndeshjet që do të zhvillohen sonte do të mësohen edhe katër skuadrat tjera, derisa vëmendja më e madhe do të jetë në stadiumin “Wanda Metropolitano”, aty ku zhvillohet derbi i madh spanjoll ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit. Ndeshja e parë ndërmjet tyre, e zhvilluar javën e kaluar përfundoi me fitoren e “Los Blancos” me rezultat 2-1, raporton KosovaPress.

    Ndërsa tri ndeshjet tjera të ditës së sotme janë: Lille-Borussia Dortmund, Arsenal-PSV dhe Aston Villa-Clubb Brugge.

  • Prokuroria e Bosnjës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

    Prokuroria e Bosnjës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

    Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviq dhe kryetarit të Paralmentit të këtij entiteti, Nenad Stevandiq, me qëllim që të merren në pyetje.

    Lajmi është konfirmuar për Radio Televizionin e Republikës Sërpska nga Qeveria e Republikës Sërpska.

    Autoritetet në Republikën Sërpska planifikojnë që entitetin në Bosnje e Hercegovinë ta përcaktojnë si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën për vetëvendosje, të krijojnë ushtrinë e vet dhe të heqin Këshillin e Popujve, sipas një drafti të ri të Kushtetutës të Republikës Sërpska, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë. Këto ndryshime bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës.

    Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit u lëshua nga prokurori i Prokurorisë së Bosnjës, Çazim Hasanpahiq. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”, raportoi Radio Televizioni i Republikës Sërpska, duke cituar konfirmimin nga Qeveria e Republikës Sërpska.

    Ligji për procedurën penale i Bosnje dhe Hercegovinës parashikon mundësinë e lëshimit të urdhrit për sjellje të detyruar për dhënien e dëshmisë, në rast se personi i thirrur në institucionet gjyqësore refuzon ta bëjë këtë.

    Zyra e Prokurorit ka dorëzuar urdhrin për ndalim te policia gjyqësore dhe ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Brendshme e Republikës Sërpska dhe nga Agjencia për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), raportoi radioja në Republikën Sërpska.

    Drejtori i gjykatës policore në Republikën Sërpska, Zhellko Dragojeviq, i tha televizionit se kjo polici nuk ka dhe nuk mund të lëshojë urdhëra të ndalimit sepse kjo gjë është brenda juridiksionit të SIPA-së dhe Gjykatës Policore të Gjykatës së Bosnjës.

    Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska parashihet të diskutojë më 12 mars draft-kushtetutën e këtij entiteti më 12 mars, që paraqet edhe një lëvizje tjetër secesioniste nga autoritetet e këtij entiteti, pasi u miratuan ligje që ndalojnë funksionimin e institucioneve gjyqësore dhe hetuese të Bosnjës në territorin e Republikës Sërpska. Këto ligje hyn në fuqijavën e kaluar.

    Në një seancë më 12 mars, deputetët në Republikën Sërpska po ashtu pritet të diskutojnë për krijimin e një gjykate speciale dhe zyre të prokurorisë për të “mbrojtur rendin kushtetues”.

    Këto ligje jokushtetuese janë mriatuar pasi që Dodiku u dënua, në shkallë të parë, nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të postit të presidentit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.

  • Rahovec, FSK-ja e tërheq një mjet të dyshuar afër binarëve të trenit

    Rahovec, FSK-ja e tërheq një mjet të dyshuar afër binarëve të trenit

    Një mjet i dyshimtë eksploziv është gjetur dje në fshatin Radostë të Rahovecit, rreth orës 11:12.

    “Sipas një dëshmitari, ai e ka hasur mjetin gjatë punimeve në arën e tij, pranë binarëve të trenit. Pas raportimit, njësiti i EOD-së i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer asgjësimin e mjetit pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e policisë.