ATV

Category: Lajme

  • Vritet lideri i ISIS-it për Irakun e Sirinë, Abdullah al-Rifai

    Vritet lideri i ISIS-it për Irakun e Sirinë, Abdullah al-Rifai

    Udhëheqësi i ISIS-it për Irakun e Sirinë, Abdullah Maki Musleh al-Rifai, është vrarë.

    Këtë lajm e dha të premten kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

    Forcat irakiane të sigurisë, bashkë me koalicionin e udhëhequr nga ShBA-ja që lufton kundër ISIS-it, e vranë Al-Rifain, i cili njihet edhe si Abu Khadija, shtoi kryeministri irakian.

    Ish-udhëheqësi i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, e kishte shpallur kalifatin mbi një pjesë të konsiderueshme të Irakut e Sirisë më 2014 para se të vritej gjatë një operacioni të forcave special amerikane në pjesën veriperëndimore të Sirisë më 2019.

    Komanda Qendrore e ShBA-së tha në korrikun e vitit të kaluar se ISIS-i ka qenë duke u përpjekur që të “rikonstituohet pas disa viteve të kapaciteteve në rënie”.

  • Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

    Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë i cili ndodhi sot rreth orës 10:00 në të cilën humbën jetën dy vajza si dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc të Komunës së Ranillugut.

    Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, është ngritur dyshimi se nuk bëhet fjalë për vet aksident, por me aksident trafiku.

    Ai tha se dyshohet se drejtuesi i kamionit i vitit të lindjes 1970 si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humbë kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundon e rrokullisur jashtë rrugës, shkruan Telegrafi.

    Po ashtu Hashani ka treguar se i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë gjersa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

  • Nxënësit në Tetovë bojkotojnë mësimin, kërkojnë shkurtim të orarit gjatë Ramazanit

    Nxënësit në Tetovë bojkotojnë mësimin, kërkojnë shkurtim të orarit gjatë Ramazanit

    Që prej katër ditësh nxënësit e disa shkollave të mesme të Tetovës, që kryesisht mësojnë në ndërrimin e dytë, vazhdojnë të bojkotojnë mësimin. Shkak i këtij veprimi është vendimi i ministrisë që orët gjatë muajit të Ramazanit të mos shkurtohen.

    Nxënësit po kërkojnë që t’ua mundësojnë që iftarin ta hanë në shtëpi, sepse edhe pasi lëshohen nga mësimi, ata ankohen se nuk kanë me çka të kthehen në shtëpi.

    Në bojkot sot iu bashkuan edhe nxënësit e tjerë të ndërrimit të parë.

  • Prokuroria e BE-së kryen hetime lidhur rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad

    Prokuroria e BE-së kryen hetime lidhur rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad

    Zyra e Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO) ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se po kryhen hetime lidhur me mundësinë e keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Evropian sa i përket rindërtimit të stacionit hekurudhor të Novi Sadit.

    Pesëmbëdhjetë persona vdiqën dhe dy të tjerë u lënduan rëndë kur një strehë prej betoni u shemb në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024.

    EPPO-ja tha se Prokuroria duhet të vendosë për ushtrimin e juridiksionit të saj kur keqpërdorimi lidhet me fondet e BE-së të alokuara për vendet joanëtare.

    Në mesin e këtyre vendeve është edhe Serbia, shtet kandidat për anëtarësim në BE.

    Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) tha se prokuroria duhet të vendosë për ushtrimin e juridiksionit të saj kur mashtrimi lidhet me fondet e BE-së të alokuara për vendet joanëtare.

    Këto vende përfshijnë edhe Serbinë, e cila është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    “Duke pasur parasysh që dëmtimi i interesave financiare të BE-së është një pjesë përbërëse e veprës penale të mashtrimit, kur ky dëm ndodh në Belgjikë ose Luksemburg [pasi fondet paguhen atje, ku ndodhen institucionet e BE-së], ekziston juridiksioni i atyre shteteve anëtare dhe, rrjedhimisht, edhe juridiksioni i EPPO-së, pavarësisht se ku ka ndodhur vepra penale, për shembull në territorin e një vendi të tretë”, tha EPPO-ja.

    Kjo zyrë tha se asnjë detaj i hetimit nuk do të bëhet publik me qëllim që të mos rrezikohet ky proces.

    Tragjedia në Novi Sad shkaktoi shqetësim të madh në opinionin publik, teksa hetimet mbi shkaqet e shembjes së strehës po vazhdojnë.

    Incidenti ndodhi katër muaj pasi ishte mbajtur ceremonia e inaugurimit të rindërtimit të ndërtesës së stacionit hekurudhor, pas tre vjetësh të rikonstruktimit.

  • Prishtina bëhet me Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë

    Prishtina bëhet me Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë

    Komuna e Prishtinës ka mbajtur ceremoninë e themelimit të Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë të Kryeqytetit, një nismë për forcimin e kapaciteteve të reagimit emergjent dhe përfshirjen aktive të komunitetit në sigurimin e Kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.

    Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku, ka thënë se kjo Shoqatë do t’i shtoj qytetit siguri me të madhe.

    “Pas një punë të pa lodhshme të kryeqytetit, kemi arritur në një përmbyllje të suksesshme të këtij aktivitete që po e përurojmë që i shton kryeqyteti siguri më të madhe”, ka thënë ai.

    Drejtori i Shërbimeve Publike Lulzim Fushtica ka thënë se ky ka qenë një premtim i kryetarit të komunës që tani janë duke e përmbushur.

    Ai ka thënë se një prej premtimeve që kryetari Rama e ka pasur në fillim të mandatit ka qenë krijimi i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë të Kryeqytetit.

    “Më 5 mars e kemi regjistruar Shoqatën si OJQ, statuti është i aprovuara nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kryeqyteti tani e ka Shoqatën Vullnetare të Zjarrfikësve, jemi në përfundim të hartim të rregullores që do të përcaktoj kushtet dhe punën dhe përgjegjësin e shoqatës. Për herë të parë në Kosovë kemi një shoqatë të tillë. Do të jetë një ndihme e jashtëzakonshme e brigadës profesioniste. Në Evropë një barrë shumë të madhe  e bëjë këto shoqata. Vendin e kemi identifikuar se ku do të jetë ndërtesa. Kemi ndarë buxhetin për blerjen e uniformave. Objekti është caktuar në Lagjen Kolovica e Re jemi në fazën e rindërtim të ndërtesës. I ftojmë qytetaret që t’i bashkëngjiten kësaj Shoqate, pa marr parasysh profesionit. Do të kemi edhe mjek edhe profile të ndryshme. Ata do të jenë të angazhuar në baza vullnetare. Po në rast ku do të angazhohen, sipas ligjit në fuqi ata do të paguhen për shërbimin që e japin, për dy, tri orë”, tha Fushica

    Malë  Gashi, zëvendësuesi i komandatit të brigadës se Zjarrfikësve në Prishtinë, do t’i formojë  organet e kësaj shoqate dhe se presin që të kenë një numër të madh të vullnetareve që do të paraqiten.

    Ai ka shtuar se javën e ardhshme do të mbahet Kuvendi në të cilin do të caktohen bordi, komandanti i zjarrfikësve, zëvendës komandanti si dhe do të votohet rregullorja.

    “Ne do t’i ndërtojmë organet e shoqatës dhe pastaj do të bëjmë thirrje për qytetarë, ne po shpresojmë që të ketë numër të madh i njerëzve që do të inkuadrohen në këtë shoqatë. Për të ju ndihmuar qytetareve të kryeqytetit, sepse reagimi në zharre dhe fatkeqësi natyrore ka të bëjë në shpëtim të jetës, mirave materiale dhe ruajtjen e ambientit. Shpresojmë që do të jetë një numër i madhe i njerëzve që të japin kontribut në shoqatën vullnetare që do të jetë komponente kyçe për shërbimi profesional të zjarrfikësve dhe shërbimit. Akti i parë që do të votohet në Kuvend, që pritet që të mbahet javën e ardhshme, është akti i themelit të shoqatës dhe rregullores se si do të përcaktohen të gjitha kriteret, detyrat, përgjegjësit e secilit”, ka thënë Gashi.

  • Nesër protestohet në Shqipëri për shkak të mbylljes së TikTok-ut

    Nesër protestohet në Shqipëri për shkak të mbylljes së TikTok-ut

    Kryedemokrati i Shqipërisë Sali Berisha u bëri thirrje të rinjve që të jenë prezent nesër në protestën kundër mbylljes së platformës TikTok, vendim i marrë nga qeveria.

    Ndërsa e cilësoi censurë si në komunizëm, Berisha premtoi rikthimin e aplikacionit në datë 12.

    “Të protestojmë kundër censurës. Edi Rama censuron, TikTok, mjetin aktualisht më modern, bazuar fund e krye bazuar në intolerancën ndaj tij, të gjithë shkollarët e Shqipërisë, nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë e tjerë se më datë 12 TikTok do ta kenë në telefonat e tyre. Do ndëshkohet rëndë për megakrim të masave gjigante për këtë akt. Të lënë çdo gjë në respekt të fjalës së lirë, të protestojmë nesër në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë në mbështetje të tyre”, ka thënë ai, siç raporton Top Channel.

  • BE-ja konfirmon vizitën e Sorensenit në Kosovë

    BE-ja konfirmon vizitën e Sorensenit në Kosovë

    Për herë të parë, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Peter Sorensen, javën e ardhshme do të bëjë vizitë në Kosovë.

    Vizita e Sorensen është konfirmuar nga Bashkimi Evropian.

    Emisari evropian do të jetë në Prishtinë nga data 17 deri më 19 mars.

    “Mund të konfirmojmë se Përfaqësuesi Special i BE-së Peter Sorensen do të bëjë vizitën e tij të parë në Kosovë nga data 17-19 mars”, tha zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper.

    Do jetë kjo vizitë e parë e tij në cilësinë e përfaqësuesit të veçantë të Bashkimit Evropian për dialog prej se ai mori detyrën më 1 shkurt, kur e trashëgoi Miroslav Lajçakun.

  • Bislimi takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për konstituimin e Qeverisë

    Bislimi takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për konstituimin e Qeverisë

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi sot ka takuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit ata kanë biseduar edhe për konsituimin e Qeverisë së Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    “Së bashku biseduan për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë e fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm. Tutje, mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe konstituimi i qeverisë pas zgjedhjeve dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin dhe shtetin e Austrisë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

  • Pse nuk duhet të flini kurrë me çorape?

    Pse nuk duhet të flini kurrë me çorape?

    Shumë njerëz preferojnë mbathin çorape në shtrat, duke thënë se u ndihmojnë të qëndrojnë të ngrohtë e të flenë më mirë.

    Por ekspertët tani kanë zbuluar një arsye mjaft të tronditur se pse ky zakon mund t’ju bëjë më shumë dëm, se sa mirë.

    Shkencëtarët kanë zbuluar se mbathja e çorapeve në shtrat krijon mjedisin perfekt për “lulëzimin” e baktereve.

    Kombinimi i nxehtësisë së trupit, djersës dhe pëlhurës krijon një terren të favorshëm për mikrobet që mund të çojnë në infeksionet mykotike, erëra të pakëndshme dhe madje edhe probleme të lëkurës.

    Sipas ekspertëve të higjienës,disa njerëz nuk i ndryshojnë mjaft shpesh çorapët, që do të thotë se në mënyrë efektive po flenë me një grumbullim bakteresh gjatë gjithë ditës.

    Përmes një llogarie në TikTok, disa zbuluan se “studiuesit po u bëjnë thirrje njerëzve që të mos veshin çorape të papastra në shtrat”.

    Kjo të paktën do të sigurojë një lehtësim për ata që veshin vetëm çorape shtrati, sepse nuk do të thotë që ju duhet të duroni një dimër të ftohtë dhe të pakëndshëm.

    Por nëse i vishni të njëjtat çorape të cilat i keni pasur gjatë gjithë ditës, mund të dëshironi ta rishikoni këtë.

    Një studim tronditës zbuloi se çorapet mund të jenë edhe më të pista se një ndenjëse tualeti nëse vishen për periudha të gjata pa u larë.

    Sipas këtij studimi, djersa dhe lagështia e bllokuar brenda krijojnë një mjedis ideal për bakteret që të shumohen, duke çuar potencialisht në infeksione të këmbëve si ajo që njihet “këmba e atletit”.

    Çorapet e pista në shtrat gjithashtu mund të transferojnë baktere në çarçafët tuaj. /Telegrafi/

  • Nesër protesta masive në Beograd

    Nesër protesta masive në Beograd

    Nesër në Beograd do të nisë një tubim masiv i organizuar nga studentët, të cilët prej muajsh tashmë protestojnë.

    Ato nisën qysh pas 1 nëntorit kur 15 persona vdiqën në Novi Sad si pasojë e shembjes së strehës së stacionit të trenit.

    Studentët si çdoherë edhe tash kanë paralajmëruar protestë paqësore, por presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se tubimi mund të përfundojë me dhunë.

    Ai ka kërcënuar me arrestime masive të protestuesve nëse ata do të bëhen të dhunshëm. Ndërkaq, Ambasada amerikane ka lëshuar një paralajmërim sigurie për shtetasit amerikanë në Beograd për shkak të protestës së të shtunës që mund të mbledhë qindra-mijëra njerëz në kryeqytetin serb.

    Në thirrjen e saj kërkohet që të shmangen turmat dhe vendtubimet.