ATV

Category: Lajme

  • Ndahet nga jeta babai i Presidentit Thaçi

    Ndahet nga jeta babai i Presidentit Thaçi

    Nacionale merr vesh nga burime brenda QKUK-së se ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit, i cili ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare në gjendje të rëndë shëndotësore, ku edhe ditëve të fundit u vizitua nga Hashim Thaçi.

    Nacionale kupton që Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë në QKUK para disa minutave.

    Babai i Thaçit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore duke i trajtuar në klinikën interne.

    Ish-Presidenti Thaçi kreu vizitë te babai i tij, tash i ndjeri, ditë më parë nën masa të rrepta sigurie për një kohëzgjatje rreth tri orësh.

  • 15 të arrestuar për tragjedinë në Koçan, mes tyre edhe ish-zyrtarë shtetërorë

    15 të arrestuar për tragjedinë në Koçan, mes tyre edhe ish-zyrtarë shtetërorë

    Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan, ku si pasojë humbën jetën 59 persona dhe 155 të tjerë u lënduan.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski bëri të ditur se në mesin e të arrestuarve ka organizatorë të ngjarjes në klubin e natës, pjesëtarë të obliguar për sigurimin e ahengut, por edhe përfaqësues institucionesh si ish-sekretari i Ministrisë së Ekonomisë dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

    “Ka të dyshuar, më shumë se 20 persona. Rreth 15 persona janë në stacion policor. Një pjesë e të dyshuarve për shkaktim të kësaj ngjarje penale kanë ndërruar jetë, sipas dyshimeve që i kemi deri më tani nga aspekti i të dyshuarit”.

    “Një pjesë janë në spital. 4 persona momentalisht kemi siguruar në spital, dy pjesëtarë të grupit muzikor, djali i pronarit të diskotekës dhe drejtues i personit juridik i cili e ka menaxhuar diskotekën. Një pjesë e personave të arrestuar të cilët momentalisht janë në stacion policorë, janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje penale sipas provave që i kemi mbledhur deri më tani. Gjegjësisht, është arrestuar një person i cili është organizator i ngjarjes”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

    “Gjithashtu, të arrestuar janë edhe ish sekretari i Ministrisë së Ekonomisë, ish udhëheqës, mendoj se edhe aktual i një sektori në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë. Kemi arrestuar ish drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe tre të punësuar në kuadër të Drejtorisë”, u shpreh tutje ministri.

    Toshkovski konfirmoi gjithashtu se klubi i djegur nuk ka pasur licencë të vlefshme për punë dhe kjo, sipas tij, është e lidhur me korrupsion.

    “Licencë legale për punë, kjo kompani nuk ka. Nuk dua të zbuloj më shumë detaje në atë drejtim pasi jemi në fazën shumë të herët në kuadër të kësaj procedure, por dua diçka të them, e ajo është se edhe kjo licencë, ashtu sikur shumë punë tjera në të kaluarën në Maqedoni, është e lidhur me ryshfet dhe korrupsion”, theksoi Pançe Toshkovski.

    Ai gjithashtuy bëri të ditur se në ahengun e mbrëmshëm kanë marrë pjesë gjithsej 500 persona, ndërsa prej gjithsej 59 viktimave deri më tani 3 janë identifikuar 3 të mitur.

    “Deri më tani janë konstatuar mbi 20 persona të mitur që janë lënduar dhe 3 persona të mitur kanë ndërruar jetë . Në diskotekë ka pasur diku, sipas informatave të para që i kemi, rreth 500 persona. Diku rreth 250 bileta janë shitur sipas informatave që i kemi fituar. Emrat e të ndjerëve, pas mbarimit të identifikimit do të dorëzohen te familjet. Shumica e viktimave janë identifikuar. Të gjithë trupat që kanë qenë në kuadër të ngjarjes janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes. Në gjendje kritike kemi 22 persona dhe një pjesë e këtyre personave do të transferohen në Turqi, një pjesë në Bullgari, një pjesë në Greqi dhe të njëjtëve do t’u jepet trajtim përkatës për mjekimin e tyre”, u shpreh tutje Ministri i Punëve të Brendshme./Alsat.mk

  • Hoti: KQZ ka dështuar të sigurojë proces zgjedhor kredibil e me integritet

    Hoti: KQZ ka dështuar të sigurojë proces zgjedhor kredibil e me integritet

    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se KQZ ka dështuar të sigurojë një process zgjedhor kredibil dhe me integritet.

    Sipas tij kjo është për keqardhje “pas kulturës demokratike të treguar nga qytetarët në ditën e zgjedhjeve”.

    Ai ka thënë se për këti dështime duhet të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore.

    “Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve pas 5 jave tregon dështimin e sistemit për menaxhimin e procesit zgjedhor. KQZ-ja ka dështuar të siguroj një proces zgjedhor kredibil e me integritet. Kjo është për keqardhje pas disa palë zgjedhjeve të organizuara sipas standardeve evropiane, që e veçonin Kosovën nga vendet e tjera të Ballkanit. Kjo është për keqardhje pas kulturës demokratike të treguar nga qytetarët në ditën e zgjedhjeve. Njollë e këtyre zgjedhjeve do të mbetet edhe çështja e votave nga diaspora, për të cilat janë hedhur dyshime, si për votimin në ambasada/konsultata, ashtu edhe për votimin me postë. Këtë nuk e ka merituar Kosova. Për këto dështime duhet të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore.”

  • KEDS: Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjet elektrik

    KEDS: Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjet elektrik

    KEDS-i ka thënë se shkaku i erërave të forta gjatë tri ditëve të fundit, janë dëmtuar shtylla elektrike dhe përçues elektrik. Kjo ka thënë se është arsyeja që një numër i konsumatorëve kanë mbetur pa rrymë. Sipas KEDS-it rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova e Prizreni.

    “Përgjatë tri ditëve të fundit, vendi ynë ka qenë i prekur nga erëra të forta, të cilat do të vazhdojnë ende. Si pasojë e këtyre erërave, janë shkaktuar dëme në shtylla elektrike dhe në përçues elektrikë, çka ka lënë një numër të  caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike. Rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova dhe Prizreni. Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë me intensitet të shtuar për t’ua rikthyer sa më shpejt furnizimin me energji elektrike konsumatorëve të prekur, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS-it në Facebook. 

  • Ambasada Amerikane në Kosovë reagon pas tragjedisë në Koçan

    Ambasada Amerikane në Kosovë reagon pas tragjedisë në Koçan

    Ambasada e Amerikës në Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga zjarri në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

    “Jemi thellësisht të pikëlluar nga zjarri tragjik i lokalit të natës në Koçan. Ngushëllimet tona për viktimat, të dashurit e tyre dhe popullin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në “X”.

    Deri në këto momente raportohet se 59 persona kanë vdekur dhe 155 janë të lënduar.

  • Zelensky shpreh ngushëllime për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut

    Zelensky shpreh ngushëllime për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut

    Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, ku në një diskotekë nga zjarri vdiqën 59 të rinj dhe ngelen të lënduar dhjetra persona.

    “Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e viktimave, President Gordana Siljanovska-Davkova dhe popullit maqedonas. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Ukraina vajton përkrah miqve tanë maqedonas në këtë ditë të trishtë”, ka shkruar Zelensky.

  • Qeveria maqedonase pritet të shpallë 7 ditë zie pas tragjedisë në Koçan

    Qeveria maqedonase pritet të shpallë 7 ditë zie pas tragjedisë në Koçan

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite në ora 16:00, pritet të shpallë 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan.

    Gjithashtu do të merret vendim për një inspektim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa.

    Nga zjarri që shpërtheu brenda klubit të natës në Koçan kanë mbetur të vdekur 59 persona dhe rreth 155 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

  • Një ekip special prej pesë prokurorësh e marrin në hetim rastin e tragjedisë në Koçan

    Një ekip special prej pesë prokurorësh e marrin në hetim rastin e tragjedisë në Koçan

    Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut ka formuar një ekip prokurorial që do t’i udhëheqë veprimet hetimore lidhur me zjarrin në Koçan.

    Në ekipin e prokurorisë, siç shkruajnë mediat maqedonase, janë pesë prokurorë nga Koçani, Shtipi dhe Shkupi.

    Prokurori publik Ljupço Kocevski dhe të gjithë prokurorët, të cilët së bashku me shërbimet tjera kompetente janë në terren, janë në Koçan, njoftoi Prokuroria.

    Në zjarrin tragjik në një klub nate në Koçan humbën jetën të paktën 59 të rinj dhe mbi 150 janë lënduar.

  • Toshkovski pas tragjedisë në Koçan: Është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për katër persona

    Toshkovski pas tragjedisë në Koçan: Është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për katër persona

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka deklaruar se është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për katër persona, lidhur me tragjedinë në Koçani.

    “Është lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë për 4 persona. Nga ana e MPB-së në koordinim me Prokurorinë Publike është duke u vepruar në këtë moment dhe në Ministrinë e Ekonomisë nga ku po kërkohet dokumentacioni I diskotekës në fjalë, si dhe persona të përfshirë në të. Deri në orën 11:30, sipas informacioneve që i kemi në dispozicion, të vdekur janë gjithsej 59 persona”, ka deklaruar Toshkovski.

    Toshkovski tha se ndjen përgjegjësi morale për këtë rast dhe se i njëjti do të hetohet me korrektësi maksimale.

  • Drejtoresha e spitalit të Koçanit: Viktimat janë nga 14 deri në 24 vjeç, shumë prej tyre vdiqën në vendngjarje

    Drejtoresha e spitalit të Koçanit: Viktimat janë nga 14 deri në 24 vjeç, shumë prej tyre vdiqën në vendngjarje

    Drejtorja e spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova në deklaratën e parë për media njoftoi se në këtë spital trajtohen rreth 20 pacientë me lëndime më të lehta, ndërsa të lënduarit që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar në Klinikat e Shtipit dhe Shkupit.

    Serafimova zbardhi se një numër i madh i viktimave kishin ndërruar jetë në vendngjarje por disa prej tyre sapo kishin mbërritur në spital.

    Sipas drejtores së spitalit te Koçanit personat e vdekur janë nga mosha 14-24 vjeçare. Janë identifikuar për momentin vetëm ata që kane pasur me vete letërnjoftime. Personat që trajtohen në spitale kanë pësuar djegie dhe janë helmuar nga tymi i zjarrit. /Alsat.mk