ATV

Category: Lajme

  • Kurti viziton BIK-un, uron për Fitër Bajram: Sa më shumë dashuri, paqe dhe begati në sofrat tuaja!

    Kurti viziton BIK-un, uron për Fitër Bajram: Sa më shumë dashuri, paqe dhe begati në sofrat tuaja!

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti vizitoi Baskësinë Islame të Kosovës dhe uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

    Pas pritjes nga myftiu Naim Tërnava, Kurti uroi sa më shumë dashuri, paqe dhe begati.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson dhe e çmon lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosoëvs në të gjitha etapat e zhvillimit, përparimit dhe rezistencës. Urime dhe gëzuar! Për hajr Bajrami, Zoti kabull agjëruesve! Një mirënjohje për Bashkësinë Islame të Kosovës që ndihmon të varfrit. Në këtë pranverë përkujtojmë 37 dëshmorët që vijnë nga imamët e Kosovës. Sa më shumë dashuri, paqe dhe begati në sofrat tuaja “, tha kreu i qeverisë Kurti.

  • Krasniqi uron festën: Bajrami, moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin

    Krasniqi uron festën: Bajrami, moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, uroi festën e Fitër Bajramit. Ai tha se kjo festw është moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin.

    “Gëzuar Festën e Fitër Bajramit! Kjo ditë le të sjellë në mesin tonë paqe, dashuri dhe harmoni. Bajrami është moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin, ndaj le të shfrytëzojmë këtë ditë për të përhapur mirësi dhe solidaritet. Sepse, siç ka thënë edhe Profeti Muhamed: “Njeriu më i dashur te Zoti është ai që u sjell më shumë dobi njerëzve”. Uroj që shtëpitë tuaja të jenë të mbushura me gëzim, tryezat tuaja me bereqet dhe zemrat tuaja me dashuri.”, u shpreh kryetari i PDK-sw Memli Krasniqi.

  • Ipeshkvi Gjergji uron për Fitër Bajram: Ne të gjithë jemi vëllezër, duam të jetojmë bashkë për një të ardhme më të mirë

    Ipeshkvi Gjergji uron për Fitër Bajram: Ne të gjithë jemi vëllezër, duam të jetojmë bashkë për një të ardhme më të mirë

    Bashkësia Islame e Kosovës me rastin e Fitër Bajramit organizon pritje në selinë e kësaj bashkësie.

    Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji vizitoi Bashkësinë Islame, duke e uruar myftiun Naim Tërnava me rastin e Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.

    Ipeshkvi Gjergji theksoi rëndësinë e sakrificës dhe dashurisë për Zotin, duke vlerësuar përkushtimin e besimtarëve gjatë Ramazanit.

    “Kam nderin që jam këtu për të uruar festën e Bajramit. Urime, sidomos për ata që kanë agjëruar. Çdo sakrificë që bëhet në emër të dashurisë së Zotit është për t’u vlerësuar dhe Zoti sigurisht që e vlerëson. Ne të gjithë jemi vëllezër dhe të gjithë duam të jetojmë bashkë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji.

  • Kurti uron për Fitër Bajramin: Të jetë rikthim te vlerat më të pastra njerëzore

    Kurti uron për Fitër Bajramin: Të jetë rikthim te vlerat më të pastra njerëzore

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit, duke theksuar që të jetë “rikthim te vlerat më të pastra njerëzore – dashuria, mëshira dhe solidariteti.

    “Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia. Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti. Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit”, shkroi kryeministri Kurti në Facebook.

  • Sot mot i vranët dhe me shi

    Sot mot i vranët dhe me shi

    Në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu gjatë tërë ditës, bëri të ditur

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

    Temperaturat minimale do të jenë nga 4°C deri 6°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 16°C.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

    Mot i ngjashëm do të mbajë gjatë tërë javës së parë të prillit.

  • Sot ndryshoi ora, akrepat lëvizin një orë përpara

    Sot ndryshoi ora, akrepat lëvizin një orë përpara

    Të dielën e fundit të marsit ora ndryshoi, duke sjellë kështu orën verore. Pra, më 30 mars 2025, të gjithë do të duhet të lëvizim akrepat e orëve tona një orë përpara.

    Konkretisht, kur ora tregoi 2:00 i çojmë akrepat e orës për të treguar 3:00.

    Pak vite më parë u përfol për një ndalim të ndryshmit të orës. Por masa e shfuqizimit të tij, e miratuar në Bashkimin Evropian, nuk është zbatuar. Në mars 2019, Parlamenti Evropian votoi pro përfundimit të kësaj praktike, të rregullimit të orës me një orë në pranverë dhe vjeshtë, me synim zbatimin e saj në vitin 2021. Megjithatë, siç tregon gjithçka jemi ende larg zbatimit të masës.

    Argumenti kryesor për heqjen e ndryshimit të orës është se qytetarët nuk duhet të rregullojnë më orën. Ndryshimi ishte një burim konfuzioni, pasi nuk është e vetëkuptueshme se kur dhe në çfarë drejtimi duhet të ndryshojë koha.

  • Konjufca uron Fitër Bajramin: Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia

    Konjufca uron Fitër Bajramin: Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, uroi të gjithë qytetarët dhe besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

    Në urimin e tij, Konjufca theksoi se mësimet e sakrificës gjatë muajit të Ramazanit kulmojnë në këtë ditë festive dhe pasqyrojnë një periudhë suksesi në përballimin e sfidave.

    “Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia, dashuria e gëzimi, që ndriçojnë jo vetëm jetët personale, por edhe të atyre që kemi pranë dhe atyre me të cilët ndajmë fatin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh Konjufca.

    Ai gjithashtu shtoi se mësimet e Ramazanit, që përfunduan me sukses, forcojnë shpirtin dhe virtytet dhe janë një hap përpara në përmirësimin e solidaritetit dhe kujdesit për ata që kanë nevojë më shumë.

  • Myftiu Tërnava: Kush vret një njeri pa të drejtë sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin

    Myftiu Tërnava: Kush vret një njeri pa të drejtë sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, u ndal edhe te vrasjet e ditëve të fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektohet jeta e gjithsecilit.

    “Humbën jetën katër qytetarë të vendit tonë që është shqetësim dhe brengosje për të gjithë ne. Në islam vrasja është akt i ndaluar, i shëmtuar dhe një nga gjynahet më të mëdha. Kush vret një njeri pa të drejtë është sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin. Apelojmë për respektimin e jetës së çdo individi. Të gjithë duhet të jemi unikë për të treguar paqe dhe solidarizim”, tha myftiu Tërnava.

  • Edhe dy ditë kohë për zyrtarët publikë që ta deklarojnë pasurinë

    Edhe dy ditë kohë për zyrtarët publikë që ta deklarojnë pasurinë

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI

    Brenda 29 ditëve mbi 7 mijë e 900 zyrtarë publik e kanë deklarua pasurinë nga mbi 11 mijë sa janë të obliguar të kryejnë këtë proces.

    Megjithatë edhe mbi 3 mijë zyrtarë publikë kanë kohë vetëm edhe 48 orë për të deklaruar pasurinë e tyre.

    Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, thonë se ky zakon që obligimi të përmbushet në ditët e fundit duhet të ndryshoj sepse po sjell vështirësi.

    “Krahasuar me vitin e kaluar trendi është i ngjashme pra shumica e zyrtarëve publik e lënë në ditën e fundit për të kryer obligimin e vet…”, deklaroi drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

    E sipas Buleshkajt, të dhënat e atyre që e deklaruan pasurinë do të jenë publike qysh në javën e parë të muajin të ardhshëm.

    Por masa më të rrepta ndaj atyre që nuk e kryejnë këtë obligim po kërkojnë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

    Deklarimi i pasurisë bëhet çdo vit duke nisur nga 1 deri më 31 mars.

    Ndërkaq në deklarimin e pasurisë për vitin e shkuar asnjë zyrtar publik nuk mbeti pa e deklaruar pasurinë, përveç 96 prej tyre që e deklaruan me disa ditë vonesë.

  • Parku i tekstilit shndërrohet në deponi mbeturinash në Podujevë

    Parku i tekstilit shndërrohet në deponi mbeturinash në Podujevë

    PËRGATITI: DRITON SADIKU

    Mbeturat që si zuri kontejneri i lanë në tokë. Veçse perimetri, u zgjerua goxha si shumë, saqë tërë kjo hapësirë u mbush me bërllok.

    Mbeturina të llojeve të ndryshme janë gjuajtur gjithandej në këtë hapësirë që dikur shërbente si park i tekstilit këtu në Podujevë, e i cili pas mbylljes, është shndërruar në deponi ilegale të mbeturinave.

    Edhe objektet përreth, kanë filluar të demolohen.

    Por gjendjen aktuale, e arsyetojnë në komunën e Podujevës, meqë thonë se së shpejti aty pritet të nis një projekt goxha i madh.

    Megjithatë lënia në atë gjendje qoftë përkohësisht, po konsiderohet e papranueshme nga qytetarët.

    E kurdo që plani i Komunës nisë së zbatuari, në këtë vend pritet të ndërtohen 133 njësi banimi për qiftet e reja, kostoja e të cilave kap vlerën e 19 milionë eurove.