ATV

Category: Lajme

  • Palestinezët në Gazë e shënojnë Bajramin me mungesë ushqimi dhe me një luftë të pambarim

    Palestinezët në Gazë e shënojnë Bajramin me mungesë ushqimi dhe me një luftë të pambarim

    Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të festuar të dielën, kur nisi shënimi i festës treditore të Fitër Bajramit, pasi furnizimet me ushqim janë duke iu pakësuar me shpejtësi, ndërsa luftës mes Izraelit dhe Hamasit nuk po i shihet fundi.

    Hamasi, grup militant palestinez, është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Shumë njerëz e falën namazin e Bajramit jashtë xhamive të shkatërruara të dielën.

    Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit dhe duhet të jetë një ngjarje e gëzueshme, kur familjet mblidhen për festa dhe blejnë rroba të reja për fëmijët – por shumica e 2 milionë palestinezëve në Gazë po përpiqen thjesht të mbijetojnë.

    “Është Bajrami i Trishtimit”, tha Adel al-Shaer pasi mori pjesë në faljen e Bajramit në natyrë në qytetin qendror të Deir al-Balah.

    “Humbëm të dashurit tanë, fëmijët tanë, jetën tonë dhe të ardhmen tonë. Humbëm studentët tanë, shkollat dhe institucionet tona. Humbëm gjithçka”, tha ai.

    Ai tha mes lotësh se 20 anëtarë të familjes së tij të zgjeruar janë vrarë nga sulmet izraelite, përfshirë katër nipër të tij të vegjël vetëm disa ditë më parë.

    Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin dhe e rifilloi luftën në fillim të marsit, pasi grupi militant nuk i pranoi ndryshime në marrëveshjen e arritur në janar.

    Sulmet izraelite kanë vrarë qindra palestinezë, dhe Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e ushqimit, karburantit apo ndihmës humanitare për katër javë.

    “Ka vrasje, zhvendosje, uri dhe një rrethim”, tha Saed al-Kourd, një tjetër besimtar.

    “Ne dalim për të kryer ritualet e Zotit vetëm sa për t’i gëzuar fëmijët, por në lidhje gëzimin për Bajram? Nuk ka Bajram”, shtoi ai.

    Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 251 pengje.

    Hamasi ende po mban 59 pengje – 24 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë – pasi shumica e të tjerëve u liruan përmes armëpushimeve apo marrëveshjeve të mëparshme.

    Bombardimet dhe sulmet tokësore të Izraelit kanë vrarë mbi 50.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në statistikat e saj.

    Izraeli thotë se i ka vrarë rreth 20.000 militantë, pa dhënë prova për këtë.

    Lufta e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe, në kulmin e tyre, e ka detyruar rreth 90% të popullsisë të zhvendoset brenda vendit, në raste disa herë. /REL/

  • Kryetari i Prishtinës Përparim Rama viziton BIK-un, uron për Fitër Bajram

    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama viziton BIK-un, uron për Fitër Bajram

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, duke uruar myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajram.

    “E çmojmë gjithë veprimtarinë e Bashkësisë Islame të Kosoëvs për të krijuar një harmoni, një bashkëpunim dhe një te ardhme më të mirë për Prishtinën dhe për gjithë Kosovën. Urime festa e Bajramit!”, tha kryetari i Prishtinës Rama.

  • Kurti: Synojmë një seancë, zgjedhjen e kryetarit, kryesisë së Kuvendit dhe Qeverinë të njëjtën ditë

    Kurti: Synojmë një seancë, zgjedhjen e kryetarit, kryesisë së Kuvendit dhe Qeverinë të njëjtën ditë

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare pret që pasi të bëhet zgjedhja e kryesisë së Kuvendit dhe kryetarit të Parlamentit, të votohet edhe qeveria.

    Kështu tha Kurti para mediave në takimin me rastin e Festës së Fitër Bajramit me myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

    “Pasi u certifikuan rezultatet, është një seancë ku jepen betimet edhe pastaj synojmë një seancë ku zgjedhen edhe kryetari, kryesia e Kuvendit edhe Qeveria qysh e kemi bërë edhe herën e kaluar për të njëjtën ditë”, tha Kurti.

  • Ambasada Amerikane uron kosovarët për Fitër Bajram

    Ambasada Amerikane uron kosovarët për Fitër Bajram

    Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar festën e Fitër Bajramit.

    Ambasada ka postuar një fotografi ku shkruan “Eid Mubarak” “Për të gjithë ata që po festojnë Bajramin në #Kosovë dhe në mbarë botën: Me Fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak!”, thuhet në postimin e ambasadës.

  • Sondazhet e reja në SHBA: Trump, më i pëlqyer se në mandatin e parë presidencial

    Sondazhet e reja në SHBA: Trump, më i pëlqyer se në mandatin e parë presidencial

    Rritja e popullaritetit të Donald Trump në këtë fazë të karrierës së tij politike është domethënëse sepse tregon qëndrueshmërinë dhe tërheqjen e tij, pavarësisht përballjes me sfida të shumta, duke përfshirë betejat ligjore dhe inflacionin. Kjo rritje e mbështetjes tregon se ai ka një bazë të fortë votuesish që vazhdojnë ta mbështesin atë.

    Sondazhi i fundit i Gallup, i kryer nga 3 deri në 16 mars midis 1002 të rriturve, tregon se Trump është përmirësuar në vlerësimet e tij të miratimit që nga mandati i tij i parë. Në përgjithësi, 45 përqind e amerikanëve tani e miratojnë performancën e Trump, nga 42 përqind gjatë mandatit të tij të parë në 2017-një rritje modeste prej 3 pikë përqindjeje. Sondazhi kishte një diferencë gabimi prej ± 2 pikë përqindjeje.

    Sondazhi i Newsweek tregon gjithashtu se Trump është më popullor tani sesa ishte gjatë mandatit të tij të parë, sipas sondazhit të Gallup. Gjurmuesi tani tregon se vlerësimi i tij i miratimit tani qëndron në 47 për qind, ndërsa 50 për qind nuk e miratojnë.

    Sondazhi i RealClearPolitics tregon se vlerësimi i miratimit të Trump aktualisht qëndron në 48 për qind, ndërsa 49 nuk e miratojnë. Kjo e bën atë më popullor se sa ishte në të njëjtën pikë në 2017, kur vlerësimi i tij i pëlqimit ishte 42 për qind, ndërsa vlerësimi i mosmiratimit të tij ishte 52 për qind, duke i dhënë atij një vlerësim neto të miratimit prej -10 pikë.

    Sondazhi i Gallup sugjeron se rritja e popullaritetit të Trump është kryesisht e nxitur nga rritja e mbështetjes nga burrat, amerikanët zezakë, hispanikët dhe votuesit e Gen Z.

    Ndërsa burrat kanë favorizuar tradicionalisht republikanët , rritja e vlerësimit të miratimit të Trump midis amerikanëve zezakë, hispanikëve dhe votuesve të Gen Z është e dukshme sepse këto grupe kanë formuar historikisht një pjesë kyçe të bazës së Partisë Demokratike.

  • Abdixhiku me mesazh për Fitër Bajram: Të solidarizohemi me njërin-tjetrin

    Abdixhiku me mesazh për Fitër Bajram: Të solidarizohemi me njërin-tjetrin

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë vizitës së tij në bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava, theksoi nevojën për solidaritet të ndërsjellë.

    “Duke u lutur që sakrifica dhe kontributi gjatë muajit të Ramazanit t’u pranohet qytetarëve, le të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të solidarizohemi me njërin-tjetrin”, tha Abdixhiku.

  • Presidentja Osmani për Fitër Bajram: Kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit

    Presidentja Osmani për Fitër Bajram: Kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit.

    Ajo uroi të gjithë besimtarët myslimanët, duke bërë thirrje që kjo frymë e solidaritetit të përcillet gjatë tërë vitit.

    “Është nder që nga Bashkësia Islame e Kosovës të urojmë të gjithë qytetarët: me fat Bajrami me shpresën që lutjet e tyre tw jenë pranuar. Shpresoj që kjo festë, por edhe gjithë muaji i shenjtë i Ramazanit të jenë inspirim për të gjithë që kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit”, tha presidentja Osmani.

  • Moment historik në Siri: Presidenti i ri emëron qeverinë kalimtare pas rrëzimit të Asadit

    Moment historik në Siri: Presidenti i ri emëron qeverinë kalimtare pas rrëzimit të Asadit

    Në Siri po shkruhet historia. Presidenti i ri, Ahmed al-Sharaa, njoftoi për formimin e një qeverie të re kalimtare, duke shënuar një kthesë të madhe pas dekadave të sundimit të familjes Asad, raporton Reuters.

    Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, rebelët e udhëhequr nga lëvizja Hayat Tahrir al-Sham morën pushtetin, duke rrëzuar nga froni Bashar al-Assadin.

    Pas triumfit të tyre, ata nisën procesin e tranzicionit, duke krijuar një qeveri të përkohshme, e cila tashmë ka marrë edhe formën zyrtare.

    Perëndimi dhe OKB-ja kanë vënë kushte të qarta: respektim i të drejtave të njeriut dhe përfshirje e të gjitha komuniteteve në strukturat e reja qeveritare.

    Tani mbetet për t’u parë se si do të ecë Siria në këtë kapitull të ri të historisë së saj.

  • Krasniqi: Urojmë edhe krerët e UÇK-së në Hagë, në festat e tjera festofshim bashkërisht!

    Krasniqi: Urojmë edhe krerët e UÇK-së në Hagë, në festat e tjera festofshim bashkërisht!

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava, ua uroi të gjithë besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin, veçanërisht uroi ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë.

    “Gëzuar te gjithë besimtarëve Festën e Fitër Bajramit! Kjo ditë le të sjellë në mesin tonë paqe, dashuri dhe harmoni. Pas përmbylljes së Ramazanit që simbolizon sakrificë shpresoj që këto vlera të vazhdojnë edhe në 11 muajt e tjerë, sepse janë të rëndësishëm për shoqërinë tonë. Urojmë edhe krerët e UÇK=së që janë duke u gjykuar padrejtësisht në Hagë dhe që festat e tjera t’i festojmë bashkërisht”, tha kryetari i PDK- Memli Krasniqi.

  • Haradinaj uron për Fitër Bajram: Jeta jonë ka kuptim, kur kemi njerëz të vyeshëm dhe atdhetarë

    Haradinaj uron për Fitër Bajram: Jeta jonë ka kuptim, kur kemi njerëz të vyeshëm dhe atdhetarë

    Me rastin e Fitër Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

    Haradinaj tha se kjo festë është e harmonisë.

    “Festë që na bashkon. Festë e harmonisë dhe e presim me gzëim me familjet tona. Jeta jonë ka kuptim, kur kemi njerëz të vyeshëm dhe atdhetarë. Urime edhe një herë festa!”, tha kryetari i AAK-së Haradinaj.