ATV

Category: Lajme

  • Vdes këmbësori që u godit javën e kaluar nga një veturë në Pejë

    Vdes këmbësori që u godit javën e kaluar nga një veturë në Pejë

    Një këmbësor që ishte goditur nga një veturë në Pejë më 23 qershor ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar.

    Aksidenti kishte ndodhur më 23 qershor rreth orës 20:30, kur një i dyshuar, shtetas i Kosovës, duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se kishte goditur këmbësorin.

    Më 2 korrik, mjekët kanë njoftuar policinë se viktima ka ndërruar jetë.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    “Pejë 23.06.2026-20:30. Është raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij dyshohet se kishte goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovare i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Me datë 02.07.2026 është raportuar nga mjekët kompetent se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.

  • ​Hamza s’do t’i përgjigjet Kurtit në WhatsApp: Ftesa duhet të jetë zyrtare, i përgjigjemi zyrtarisht

    ​Hamza s’do t’i përgjigjet Kurtit në WhatsApp: Ftesa duhet të jetë zyrtare, i përgjigjemi zyrtarisht

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se nuk do t’i përgjigjej Albin Kurtit në një ftese për takim të dërguar përmes WhatsApp, duke theksuar se komunikimi për çështje të tilla duhet të jetë vetëm zyrtar.

    Në intervistën në Rubikon të Klan Kosovës, Hamza tha se një ftesë për takim duhet të ketë përmbajtje të qartë.

    “Nëse Kurti na fton në takim, ftesa duhet të jetë zyrtare, ftesë me përmbajtje, në mënyrë që edhe përgjigjja të jetë zyrtare. Jo me WhatsApp. Arsyeja është se nuk dëshiroj që pas takimit, për të cilin nuk i dihet përmbajtja, të dalim dhe unë ta përdor takimin në mënyrën si më konvenon, apo dikush tjetër ta përdorë si i konvenon”, tha Hamza.

    Ai shtoi se për PDK-në prioritet mbeten temat që lidhen me interesin e shtetit dhe vetëm pas dakordimit për to mund të diskutohet për formulat e krijimit të institucioneve.

    “Për PDK-në janë prioritete çështjet e vendit. Fillimisht duhet të diskutohet për to dhe, nëse ka dakordim, atëherë mund të flasim edhe për formula të tjera. Në një ftesë për takim, për ne janë me rëndësi temat dhe prioritetet, e më pas formula e krijimit të institucioneve – Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti”, tha Hamza.

  • Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

    Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

    Autoritetet turke kanë ndaluar ankorimin në portet e vendit të një anijeje turistike që u shërben udhëtarëve amerikanë LGBTQ+, duke përmendur “standardet morale” dhe “vlerat familjare”, ka njoftuar drejtori ekzekutiv i kompanisë së eventeve që qëndron pas turneut të ardhshëm mesdhetar.

    Anija turistike “Athinë-Venecia”, e cila niset nga Greqia më 5 korrik, pritej të ankorohej në qytetin portual turk të gjallë të Kuşadasit dy ditë më vonë, e më pas një udhëtim për në Stamboll, sipas Atlantis Events, e cila po organizon udhëtimin.

    Por në një veprim të diskutueshëm, autoritetet lokale në Turqi thanë se e kanë anuluar “eventin” pasi anija – e cila pritet të presë më shumë se 1,000 pasagjerë nga SHBA-ja – ishte marrë me qira nga grupe “të njohura për sjellje të papajtueshme me strukturën e shoqërisë dhe vlerat tona morale”.

    Anija, e quajtur Scarlet Lady , është në pronësi të linjës së lundrimit Virgin Voyages, e mbështetur nga Richard Branson, sipas MarineTraffic.

    Atlantis Events tha se tani do të ndalet në Kajro, Egjipt dhe ishullin grek të Kretës në vend të Turqisë.

  • Theret me thikë një person në Shtime, dërgohet për trajtim në spital

    Theret me thikë një person në Shtime, dërgohet për trajtim në spital

    Një person ka mbetur i plagosur pasi është therur me thikë nga persona të panjohur në Shtime.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 2 korrikut, rreth orës 22:12. Viktima, shtetas i Kosovës, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte goditur me thikë.

    Ai është dërguar për trajtim në Spitalin e Ferizajt, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.

    “Shtime 02.07.2026-22:12. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte therë me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar në spitalin e Ferizajt. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore”.

  • Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë

    Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë

    Sot mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në periudhën e luftës në Kosovë.

    Seanca pritet të zhvillohet me fillim nga ora 10:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Në seancën e sotme palët pritet të paraqesin qëndrimet e tyre, kurse gjykata do të vazhdojë me administrimin e provave dhe shqyrtimin e çështjes.

    Ekrem Bajroviq akuzohet nga Prokuroria Speciale për përfshirje në krime lufte në luftën e fundit në Kosovë kundër popullatës civile.

  • Sot diplomon gjenerata e 2026-ës e kadetëve të FSK’së

    Sot diplomon gjenerata e 2026-ës e kadetëve të FSK’së

    Sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të diplomojë gjenerata e 2026-ës të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Në ceremoninë e diplomimit që do të nisë nga ora 10:00 pritet të marrin pjesë edhe krerët e institucioneve.

  • Këto vende mbesin pa rrymë sot

    Këto vende mbesin pa rrymë sot

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Prishtinë:

    1.

    Nga TS 110/20 kV Prishtina 7 do të ndërpritet:
    Dalja 20 kV J23 Veterniku 1 (kodi: 19000094) nga ora 10:00 deri 11:30
    Vendet: Rr. Ali Vitia, Rr. Rexhep Krasniqi te TMK, Lagjja e Spitalit te BMW, 351 Holger Petersen, Rr. Shkupi Lokal-3, Rr. Behar Begolli Hyr/G, Hill Rejs obj. 6, Puhiza II, Al Trade, Hyrja I, Objekti I, Hyr/G, Richard Holbrook B02.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, instalimi i transformatorit toroidal.

    2.

    Nga TS 110/20 kV Prishtina 7 do të ndërpritet:
    Dalja 20 kV J25 Hajvalia 1 (kodi: 19000098) nga ora 11:30 deri 13:00
    Vendet: Hajvali Shkolla, Hajvali Policia, Hajvali Ulzat 1, Hajvali Ulzat 2, Mili Hajvali.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, instalimi i transformatorit toroidal.

    3.

    Nga TS 110/20 kV Prishtina 7 do të ndërpritet:
    Dalja 20 kV J27 Hajvalia–Irfani (kodi: 19000099) nga ora 13:00 deri 14:30
    Vendet: Zllatar te Liqeni i Badovcit, Zllatar Bejtush Gërbeshi.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, instalimi i transformatorit toroidal.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 35/10 kV Prizreni IV do të ndërpritet:
    Dalja 10 kV J09 Qendra Teknike (kodi: 30033009) nga ora 11:00 deri 12:00
    Vendet: Rrugët: Ismet Jashari – Kumanova (një pjesë), Hoxhë Tahsini (një pjesë), Ramadan Zaskoci, Suzi Çelebi, Beteja e Koshares (një pjesë), Azem Hajdari, Kaçanik, Aleksandër Moisiu, Bajram Kelmendi, Sefedin Laçi, Jul Variboba, Beran Gashi, Norë Kelmendi, Betim Berisha, Dukle, Sylejman Vokshi (një pjesë), Halim Spahiu, Karl Topia, Rugova (një pjesë), Asret Poniku dhe Alajdin Gjezari.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, testimi i Mbrojtjes Rele.

    2.

    Nga TS 35/10 kV Prizreni IV do të ndërpritet:
    Dalja 10 kV Bajram Curri J08 (kodi: 30033008) nga ora 12:00 deri 13:00
    Vendet: Rrugët: Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi, Mbreti Pleurat, Bajram Curri, William Walker. Afaristë: “Afioni”, “Etem-Trade”, “EULEX”, “Kuk-Komerc”, “Sharri Beton”, “Sharri Pllast”.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, testimi i Mbrojtjes Rele.

    3.

    Nga TS 35/10 kV Prizreni IV do të ndërpritet:
    Dalja 10 kV J16 KFORI Turk (kodi: 30033016) nga ora 13:00 deri 14:00
    Vendet: Rr. Sali Bytyqi, Rr. Turgut Özal, Rr. Elbasani, Rr. Beteja e Lumes, Rr. Mbreti Pleurat.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, testimi i Mbrojtjes Rele.

    Mitrovicë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërpritet:
    TR 1 (J03) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10 kV dhe një dalje 20 kV prej orës 10:00 deri në ora 16:00
    Vendet: Rrugët: Ukshin Kovaçica, Isa Boletini, Rr. 18 Prilli, Rr. Kadri Zeka, Adnan Shyti, Ahmet Selaci, Arsim Tahiri (një pjesë), Avni Rrustemi, Basri Beqiri (një pjesë), Drini i Bardhë (një pjesë), Ganimete Terbesh i (një pjesë), Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Hamdi Gashi (një pjesë), Haxhi Zeka (një pjesë), Faruk Beqiri (një pjesë), Sahit Avdyli (një pjesë) dhe Shote Galica.
    Fshatrat: Banjska, Dobërllukë, Kçiq i Madh, Pasomë, Sllatinë, Smrekonicë dhe Tërllabuç.
    Fshatrat: Akrashticë, Ashlan, Balinc, Beqiq, Bruznik, Bukosh, Dolak, Dubovc, Galicë, Hercegov, Liqej, Lugmir, Mikushnicë (një pjesë), Novolan (një pjesë), Okrashticë, Oshlan, Pantinë, Shtitaricë, Shtruher, Stacioni Hekurudhor dhe Taraxha (një pjesë).
    Fshatrat: Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë.
    Rrugët: 2 Maji, Azem Bejta, Azem Galica (një pjesë), Bahri Kuqi, Basri Ali Hyseni (një pjesë), Cetines (një pjesë), Dëshmorët e Kombit (një pjesë), Drenicës, Rrustem Hyseni, e Shalës, Shote Galica (një pjesë), Fahrul Beqiri (një pjesë), Gjergj Kastrioti (një pjesë), Gjon Buzuku (një pjesë), Haxhi Zeka, Hoxhë Kadri Prishtina (një pjesë), Isa Mërnica (një pjesë), Ismail Qemajli, Lutfi Musiqi, Magjistralja, Januz Jashari (një pjesë), Vushtrri (një pjesë) dhe fshatrat: Begaj, Novosellë e Begut, Studime, Studime e Ulët, Sutjeska.
    Rrugët: Bahri Kuqi, Ismail Qemajli (një pjesë). Fshatrat: Begaj, Gojbulë, Gumnishtë, Karaçë, Novosellë e Begut (një pjesë), Shilovicë, Skromë, Studime, Studime e Ulët dhe Studime e Epërme.
    Pesove Mulliri, konsumatorë komercialë Pompat e Ujit “Ibër Lepenci” në Vushtrri dhe Samadrexhë (një pjesë), NATO Support and Procurement Agency në fshatin Novosellë.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – mirëmbajtje e nënstacionit.

    NS 35/10 kV Shupkovci do të ndërpritet:
    Nga dalja 10 kV Shala në degëzimin e Rashanit do të ndërpriten këta TS nga ora 10:00 deri 15:30:

    TS 10/0.4 kV Rashan-2-Shkolla (kodi: 70000101015)
    TS 10/0.4 kV Rashan 1 (kodi: 70000101016)
    TS 10/0.4 kV Rashan 3 (kodi: 70000101017)
    TS 10/0.4 kV Tërsten (kodi: 70000101018)
    Vendet: Rashan, Tërstenë.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim traseje
    Gjakovë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërpritet:
    Dalja 10 kV Xërxa (kodi: 82081003) nga ora 10:00 deri 15:30
    Vendet: Xërxë – kryesisht konsumatorë komercialë – biznese.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim traseje.

  • Përplasjet në protestën para Parlamentit në Shqipëri, arrestohen 19 persona, procedohen penalisht 12 të tjerë

    Përplasjet në protestën para Parlamentit në Shqipëri, arrestohen 19 persona, procedohen penalisht 12 të tjerë

    Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona dhe ka proceduar penalisht 12 të tjerë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para Parlamentit.

    Sipas Policisë, të arrestuarit akuzohen se kanë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta efektivët e rendit, kanë dëmtuar një automjet policie, si edhe kanë sulmuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit.

    Mes të arrestuarve është edhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur një gazetar gjatë protestës.

    Autoritetet bëjnë me dije se gjatë përplasjeve mbetën të lënduar 15 punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa u dëmtua edhe një automjet policie.

    Ndërkohë, 12 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për përfshirjen e tyre në ngjarje.

    Policia njofton se puna vijon për identifikimin e edhe gjashtë personave të tjerë, të cilët janë dokumentuar me pamje filmike duke kryer veprime të dhunshme gjatë protestës.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Tiranë

    Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie si dhe sulmuan deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit të zhvilluar dje, arrestohen 19 shtetas.

    Procedohen penalisht 12 shtetas.

    Vijon puna për identifikimin dhe të 6 shtetasve të tjerë që janë dokumentuar me pamje filmike për veprime të dhunshme.

    Gjatë tubimit u dëmtuan 15 punonjës policie dhe një automjet policie.

    Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje pranë Parlamentit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    -B. K., 35 vjeç; A. E., 24 vjeç; G. P., 36 vjeç; D. B., 32 vjeç; K. P., 46 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. Y., 40 vjeç; N. Q., 43 vjeç; Y. Sh., 52 vjeç; E. Gj., 39 vjeç; F. B., 56 vjeç; R. P., 35 vjeç; A. T., 34 vjeç; A. N., 35 vjeç; E. B., 45 vjeç; A. H., 35 vjeç; E. G., 23 vjeç, E. B., 20 vjeç.

    Si dhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, pasi ka goditur një gazetar.

    Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. D., 63 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; E. Gj., 38 vjeç; T. T., 43 vjeç; E. A., 31 vjeç; G. S., 20 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. M., 39 vjeç; M. J., 47 vjeç, A. G., 47 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe.

    Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

  • Plagosja e katërfishtë në Podujevë, policia i ka bastisur shtëpitë të dyshuarve, iu gjeti armë e mbi 100 fishekë – detaje

    Plagosja e katërfishtë në Podujevë, policia i ka bastisur shtëpitë të dyshuarve, iu gjeti armë e mbi 100 fishekë – detaje

    Plagosja e katërfishtë në Podujevë, 28 gëzhoja plumbash u gjetën në vendngjarje, policia ua bastisi shtëpitë të dyshuarve

    Policia e Kosovës doli me njoftim të ri për plagosjen e katërfishtë që ndodhi dje në Podujevë.

    Në raportin 24-orësh, policia tha se pas gjuajtjeve me armë zjarri ku u plagosën tre të dyshuar dhe një burrë, kalimtar rasti, u gjetën 28 gëzhoja të plumbave.

    “Ka ndodhur një rast gjuajte me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar (kalimtar i rastit), të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin kanë intervenuar menjëherë zyrtarë policorë dhe njësitë relevante policore, të cilat në vendngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja”.

    Policia gjithashtu tha se i ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku ka gjetur armë e fishekë të shumtë.

    Në vendngjarje ka dalë stafi i lartë menaxhues i PK-së, ekipet mjekësore dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë. Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

  • Ambasada e SHBA në Shqipëri i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard

    Ambasada e SHBA në Shqipëri i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar këtë të enjte se në kryeqytetin shqiptar po vijojnë protestat e përnatshme përpara ndërtesës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza.

    Sipas njoftimit, tubimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe mund të shtrihen potencialisht edhe në qytete të tjera të vendit. Ambasada thekson se, megjithëse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt.

    Autoritetet paralajmërojnë se në zonat ku zhvillohen protestat mund të ketë prani të shtuar policore, bllokime rrugësh, devijime të trafikut dhe vështirësi në qarkullim, veçanërisht në orët para dhe gjatë zhvillimit të tubimeve. Po ashtu, nuk përjashtohet zgjerimi i protestave në zona përreth, përfshirë institucione të tjera qeveritare.

    Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë dhe publikut në përgjithësi që të shmangin demonstratat, të jenë të kujdesshëm ndaj rrethinës, të kufizojnë shpërqendrimet si përdorimi i telefonit apo kufjeve në vende publike dhe të ndjekin mediat lokale për informacion të përditësuar.

    Gjithashtu rekomandohet që qytetarët të kenë gjithmonë një plan emergjence ose daljeje dhe të mbajnë profil të ulët gjatë lëvizjes në zonat ku mund të ketë grumbullime.