ATV

Category: Lajme

  • Sot protestohet në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

    Sot protestohet në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

    Shtrenjtimi i energjisë elektrike po vazhdon të ngjallë reagime të ashpra në vend. Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka paralajmëruar një rritje prej 15% të çmimit të rrymës, gjë që ka nxitur organizimin e një proteste nga qytetarët në Prishtinë.

    Protesta do të mbahet sot dhe është thirrur nga grupi “Asnjë cent më shumë”, përmes të cilit organizatori Luan Hasanaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve.

    Përmes një deklarate, Hasanaj ka kërkuar edhe nga bizneset që, në shenjë solidarizimi, të mbyllin lokalet e tyre nga ora 15:00 deri në 16:00.

    Ai ka theksuar se rritja e çmimit të energjisë nuk përbën barrë vetëm për qytetarët, por godet rëndë edhe bizneset, duke ndikuar në rritjen e kostove të operimit dhe duke rrezikuar qëndrueshmërinë e aktiviteteve ekonomike.

  • Pas rasteve në Shqipëri, AUV-i shton kontrollet për mishin nga Brazili në Kosovë

    Pas rasteve në Shqipëri, AUV-i shton kontrollet për mishin nga Brazili në Kosovë

    Pas rastit alarmues në Shqipëri, ku u zbuluan tetë tonë mish pule të kontaminuar me salmonellë me origjinë nga Brazili, autoritetet në Kosovë kanë shtuar masat për të garantuar sigurinë ushqimore.

    Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaqi, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë veprime shtesë në pikat kufitare dhe në tregun e brendshëm për të eliminuar çdo dyshim për praninë e mishit potencialisht të rrezikshëm.

    “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes trupave inspektuese, ka ndërmarrë të gjitha veprimet ekzekutive për të hequr dyshimet për mishin me origjinë nga Brazili. Pas lëshimit të urdhëresës për kontrolle shtesë, në import kanë ardhur 7 ngarkesa. Nga secila ngarkesë është marrë nga një mostër, ku sipas procedurës, ngarkesat mund të bllokohen deri në daljen e rezultateve. Po ashtu, në kontrollin e brendshëm janë realizuar dy kontrolle në pika shitjeje, nga të cilat janë marrë dy mostra nga lote të ndryshme prodhimi”, tha Thaqi.

    AUV ka realizuar kontrolle shtesë në import dhe në pika shitjeje, duke marrë mostra për testim.

    Sasitë e dyshuara janë tërhequr dhe bllokuar deri në daljen e rezultateve.

    “Sasitë e lotëve të mostruar janë tërhequr dhe bllokuar deri në rezultate. Është inspektuar edhe depoja e operatorit ekonomik importues, ku përveç masës së ndalimit të përkohshëm të nxjerrjes në treg të produktit në stok, është marrë një mostër për testim. Të gjitha mostrat janë mbledhur nga pikat kufitare dhe kontrolli i brendshëm. Ato janë në laborator dhe ka nisur procesi i testimit. Për kohën e nxjerrjes së rezultateve, nuk mund të japim afat ose datë tani. Gjithçka varet nga dinamika e procesit të testimit nga laboratori. Në momentin e parë të nxjerrjes së rezultateve, do ta informojmë publikun me të gjeturat”, shtoi ai për EO.

    Tutje, Thaçi bën të ditur se kontrolli vazhdon në kufij dhe brenda vendit për të siguruar konsumatorët dhe për të garantuar sigurinë ushqimore.

  • Sot i jepet lamtumira e fundit policit nga Peja që gjet pa shenja jete në Prishtinë

    Sot i jepet lamtumira e fundit policit nga Peja që gjet pa shenja jete në Prishtinë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku zyrtari i Policisë së Kosovës, Alban Tolaj, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ahmet Korenica”. Polici 47-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, ku sipas Policisë dyshohet se ai i dha fund jetës, mirëpo hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

    Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët kanë thënë se Tolaj ka ndërruar jetë tragjikisht.

    Ata po ashtu kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në varrezat e qytetit të Pejës, në ora 16:30.

  • 76-vjetori i NATO-s, presidentja Osmani e bindur: Kosova partnere, kontribuese dhe anëtare e ardhshme

    76-vjetori i NATO-s, presidentja Osmani e bindur: Kosova partnere, kontribuese dhe anëtare e ardhshme

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar NATO-n për 76 vjetorin e themelimit të saj, teksa e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

    Në një postim në platformën X, ajo ka shtuar se sot nderohet aleanca e cila ka qëllimin se liria, dinjiteti dhe paqja ia vlen të mbrohen.

    Osmani ka përmendur edhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë para 26-viteve, ku me këtë u shënua edhe përfundimi i luftës së fundit.

    “Njëzet e gjashtë vjet më parë, NATO ndihmoi në shpëtimin e miliona jetëve në Kosovë. Ajo mbetet ende shtylla kurrizore e paqes dhe sigurisë – në rajonin tonë, në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën”.

    “Kosova është e gatshme të kthejë. Ne kemi qëndruar krah për krah me aleatët tanë dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë – si partnerë, si kontribuues dhe si anëtarë të ardhshëm”, tha Osmani.

    Ajo ka thënë se anëtarësimi në NATO nuk është vetëm qëllim i Kosovës, por është kapitulli tjetër në një udhëtim të përbashkët për paqen dhe sigurinë afatgjatë.

  • Nesër protestohet në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

    Nesër protestohet në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

    Nesër do të mbahet një protestë në Prishtinë, e cila ka për qëllim kundërshtimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike, ku Zyra e Rregullatorit për Energji Eletrike (ZRRE) ka paralajmëruar rritje për 15%.

    Njëri ndër organizatorët e kësaj proteste, njëherit edhe i grupit “Asnjë cent më shumë”, Luan Hasanaj ka bërë thirrje për mbështetje nga qytetarët për të marrë pjesë nesër në këtë protestë.

    Madje, ai ka kërkuar nga bizneset, në shenjë solidarizmi, t’i mbyllin lokalet e tyre nga ora 15:00 deri 16:00.

    Hasanaj ka thënë se kjo rritje e çmimit të energjisë nuk është barrë vetëm për qytetarët, por edhe për bizneset, duke rritur kostot e operimit dhe duke rrezikuar qëndrueshmërinë e aktiviteteve ekonomike.

    news image

  • Raportohet për vdekje të dyshimtë të një polici në Prishtinë

    Raportohet për vdekje të dyshimtë të një polici në Prishtinë

    Një polic raportohet se ka humbur jetën sot në Prishtinë.

    Viktima e këtij rasti është polici 47-vjeçar, A.T.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se po vazhdojnë hetimet për vdekjen e viktimës, pasi që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje.

    “Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.

    Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, njoftoi Policia.

  • DhTIK mbështetë protestën e thirrur për të shtunën për të kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të energjisë

    DhTIK mbështetë protestën e thirrur për të shtunën për të kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të energjisë

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mbështetë protestën e thirrur për datën 5 prill për të kundërshtuar rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë.

    Që nga ditët e para kur është përmendur rritja e çmimit të energjisë, DhTIK ka ngritur alarmin duke u kërkuar institucioneve që të veprojnë për ta parandaluar një veprim të tillë, raporton KosovaPress.

    Në njoftimin e DhTIK thuhet se bizneset dhe qytetarët nuk duhet të dënohen për shkak të dështimit të institucioneve që të sjellin investime në prodhim të energjisë apo shkaku i dështimit të mirëmbajtjes më kohë të stabilimenteve energjetike.

    “DhTIK rithekson se rritja e paralajmëruar e çmimit të energjisë do të ketë ndikim negativ zinxhirë, pra do të ulë të hyrat e biznesit e për pasoj do ulen edhe të hyrat e buxhetit, do rrezikohen vendet e punës, si dhe bizneset pa dashjen e tyre, do të detyrohen të rrisin çmimin e produkteve, duke u vënë në situatë të vështirë karshi konkurrencës nga jashtë”, thuhet në komunikatë, transmeton KosovaPress.

    Më tej thuhet se: “Në takimet e shumta që kemi mbajtur me bizneset tona anëtare, shumë prej tyre kanë plane për të investuar apo rritur kapacitetin e prodhimit të energjisë nga era dhe dielli, por se këtë po e pamundësojnë ligjet dhe rregulloret e ZRRE-së”.

    Po ashtu sipas DhTIK, një pengesë e madhe është bërë edhe Ligji për Pronën Publike, i cili ka pamundësuar rritjen e investimeve në prodhim të energjisë dhe sjelljes së investimeve të huaja.

    “Ne poashtu jemi kundër propozimit të Ministrisë së Ekonomisë për shtimin e numrit të brezave (blloqeve) të konsumit për mbi 800 kËh”, thuhet në reagimin e DhTIK.

    Me këtë rast DhTIK fton të gjitha bizneset që t’i bashkohen protestës.

    “DhTIK është duke shqyrtuar edhe ndërmarrjen e masave tjera për të kundërshtuar si rritjen e çmimit të energjisë, ashtu edhe planin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut”. thuhet në njoftim.

    Paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës, ka ngjallur reagime të mëdha dhe pakënaqësi te qytetarët dhe bizneset. Këtë shtrenjtim e ka kund dhe presidenca, por deri tash Qeveria e Kosovës nuk ka kundërshtuar shtrenjtimin, përveç që ka kërkuar shtimin e numrit të blloqeve për konsumatorë.

    Për shkak të pakënaqësive, më 5 prill është paralajmëruar edhe një protestë në Prishtinë, raporton KosovaPress.

  • Në Prishtinë organizohet protestë kundër dhunës dhe vrasjeve

    Në Prishtinë organizohet protestë kundër dhunës dhe vrasjeve

    Shoqata “Roja e Kohës” organizoi protestë paqësore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, si reagim ndaj ngjarjeve të rënda të fundit që kanë tronditur vendin dhe kanë ngritur shqetësime për sigurinë.

    Protesta vjen pas disa rasteve të vrasjeve që kanë shokuar shoqërinë dhe kanë ngritur pyetje mbi masat e sigurisë dhe reagimin e institucioneve.

    Tubimi mblodhi qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre përmes pankartave dhe mesazheve sensibilizuese.

  • Mbrojtja e Krasniqit: Drejtësia do të triumfojë – aktgjykimi përfundimtar do ta vërtetojë pafajësinë

    Mbrojtja e Krasniqit: Drejtësia do të triumfojë – aktgjykimi përfundimtar do ta vërtetojë pafajësinë

    Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, ka deklaruar se rruga drejt drejtësisë për klientin e saj, ka qenë e gjatë dhe sfiduese, por që sipas saj Mbrojtja ka qenë e palëkundur në përkushtimin e saj për të vërtetën dhe drejtësinë.

    Ajo tha se që nga arrestimi i Krasniqit kanë kaluar mbi katër vjet, ndërsa gjykimi është në vitin e dytë.

    Tutje theksoi se strategjia e Mbrojtjes ka qenë gjithmonë e bazuar në fakte, ligj dhe integritet.

    “Për Z. Jakup Krasniqi, rruga drejt drejtësisë ka qenë e gjatë dhe e mbushur me plot sfida. Duhet të theksohet se kanë kaluar gati katër vjet e gjysmë që kur klienti im është arrestuar, përfshirë fazën e procedurës paraprake të gjykimit dhe dy vjet të plota që kur ka nisur gjykimi. Përgjatë kësaj periudhe, Mbrojtja ka qenë e palëkundur në përkushtimin e saj për të vërtetën dhe drejtësinë. Që nga fillimi i gjykimit, strategjia jonë ligjore ka qenë e bazuar në fakte, ligj dhe integritet. Gjatë paraqitjes së rastit të Prokurorisë, ne vazhdimisht kemi mbajtur dhe vërtetuar qëndrimet që kemi prezantuar në fjalën hyrëse. Ato qëndrime mbesin të palëkundura”, tha Alagendra.

    Ndër të tjera, Alagendra theksoi se Mbrojtja mbetet e palëkundur në bindjen se drejtësia do të triumfojë dhe aktgjykimi përfundimtar do ta vërtetojë pafajësinë e Krasniqit.

    “Duke iu afruar përmbylljes formale të rastit të Prokurorisë gjatë ditëve të ardhshme, edhe ne do të vazhdojmë me hapat tjerë procedural siç parashihet me Rregullore. Ne jemi të përkushtuar për t’u siguruar që këta hapa të përmbushen pa vonesë ashtu që verdikti përfundimtar të merret sa më parë që është e mundur. Ne mbesim të palëkundur në bindjen tonë se drejtësia do të triumfojë dhe aktgjykimi përfundimtar do ta vërtetojë pafajësinë e Z. Krasniqi”, tha ajo në një përgjigje për media.

  • Policia arreston dy persona që po kërkonte gjykata, një 19-vjeçar për dhunim dhe një 18-vjeçar për grabitje

    Policia arreston dy persona që po kërkonte gjykata, një 19-vjeçar për dhunim dhe një 18-vjeçar për grabitje

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, në dy lokacione të ndara.

    Në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj, në shtëpinë e tij është arrestuar i dyshuari E.K. (19 vjeç), i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Dhunim”.

    Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej dy vitesh.Në një rast tjetër, në fshatin Dubravë, është arrestuar i dyshuari E.A. (18 vjeç), i kërkuar për veprën penale “Grabitja”.

    Edhe ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej një viti.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj tha se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave për kapjen e personave të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjeve ligjore.

    “Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë”.