ATV

Category: Lajme

  • Tarifa 104% e SHBA-së për Kinën, Pekini: Nuk do i përkulemi dhunuesit

    Tarifa 104% e SHBA-së për Kinën, Pekini: Nuk do i përkulemi dhunuesit

    Faza e fundit e tarifave globale gjithëpërfshirëse të presidentit amerikan përfshin 104% tarifa për mallrat nga Kina, eksportuesi më i madh në botë. Tarifat shtesë ndaj Kinës filluan pasi Pekini refuzoi të përmbushë afatin e Trump për të tërhequr taksat e veta hakmarrëse ndaj SHBA-së.

    Këto tarifa janë një goditje e madhe për këdo në Kinë që dëshiron të shesë në tregun amerikan.

    Është vetëm një lojë pritjeje tani ndërsa përgatitemi që qeveria kineze të zbulojë kundërmasat e saj të premtuara.

    Mesazhi nga Pekini ka qenë se ata mund ta kalojnë këtë.

    Zëdhënësi i Donald Trump thotë se ekziston një besim se Kina duhet të negociojë mirë, por Kina nuk mendon se duhet të bëjë asgjë.

    Ky është një vend masiv, i fuqishëm dhe Pekini thotë se nuk do t’i përkulet një dhunuesi.

  • Senati amerikan i dorëzon provat drejtorit të FBI-së dhe Prokurores së Përgjithshme për Jack Smith-in lidhur me ndjekjen politike ndaj Trumpit

    Senati amerikan i dorëzon provat drejtorit të FBI-së dhe Prokurores së Përgjithshme për Jack Smith-in lidhur me ndjekjen politike ndaj Trumpit

    Senati Amerikan tashmë i ka dorëzuar provat tek drejtori i FBI-së, Kash Pateli dhe Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi për ish-kryeprokurorin e Speciales, Jack Smith për përndjekjen politike ndaj Donald Trumpit.

    Në raportin hetues janë përfshirë edhe agjentët e CIA-së që e ndihmuan Smithin edhe gjatë punës së tij në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, transmeton Demokracia.com

    Sipas gazetarit Fitim Çeku, aktakuza kundër Thaçit dhe të tjerëve u shtye nga Bruce Schwartz dhe u ngrit nga Jack Smith për të penguar administratën Trump nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

  • Kurti bën homazhe në Koshare: Te varret e dëshmorëve ia përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre

    Kurti bën homazhe në Koshare: Te varret e dëshmorëve ia përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre

    Në përvjetorin e 26-të të Betejës së lavdishme të Koshares, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare, raporton Ekonomia Online. Ai tha se vijmë tek varret e dëshmorëve që t’ia përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre.

    “26 vjet më parë me Betejën e lavdishme të Koshares, UÇK-ja me luftëtarë pothuajse nga të gjitha njësitet e zonave operative të saj, e shembi kufirin që ndante shqiptarët, kufirin që ndante Kosovën nga Shqipëria e që ishte i vjetër që nga viti 1913, respektivisht 1918. Nga radhët e UÇK-së ranë dëshmorë 114 luftëtarë në krye me komandantin Agim Ramadanin- Katanën dhe Sali Çekun, por gjithashtu kishim edhe mbi 400 të plagosur. U vranë së paku 108 ushtarë e oficerë të ushtrisë agresore e okupatore serbe dhe përveç kësaj në radhët e UÇK-së kishim vullnetarë nga Franca e Algjeria, nga Italia, Suedia e Britania, ndërkaq në radhët e Ushtrisë së Serbisë kishte mercenarë nga Rusia. Ne vijmë këtu tek varret e dëshmorëve që t’ia përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme është lufta e UÇK-së dhe sa i madh është çmimi i lirisë që e gëzojmë e të shtetit, të cilin po e ndërtojmë së bashku”, tha Kurti.

  • Kosova shënon Ditën e Kushtetutës

    Kosova shënon Ditën e Kushtetutës

    Më 9 prill 2008 ishte miratuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ajo hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

    Si akti më i lartë juridik, ky dokument garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të shtetit.

    Pjesa më e madhe e Kushtetutës rrjedh nga Plani i Ahtisaarit dhe u ofron të drejta specifike grupeve minoritare.

    Në përkufizim të shtetit ajo thekson se Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm dhe se s’ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti apo pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti.

    Që nga 2008-a kjo ditë shënohet si festë zyrtare në Kosovë.

  • Presidentja Osmani: Kosharja akt besimi se për liri populli i Kosovës i gatshëm të paguajë çdo çmim

    Presidentja Osmani: Kosharja akt besimi se për liri populli i Kosovës i gatshëm të paguajë çdo çmim

    Presidentja e Kosoëvs, Vjosa Osmani, në 26 vjetorin e Betejës së Koshares, tha se Kosharja ishte një akt i pastër besimi se për liri, populli i Kosovës është i gatshëm të paguaj çdo çmim.

    “Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë!

    Aty ku regjimi gjenocidal i Serbisë kishte ngritur murin ndarës me Shqipërinë, vajza e djem të UÇK-së, ngritën një ideal e mbollën guxim e frymëzim për breza të tërë.

    Aty ku dukej e pamundura, ata sollën fitoren.

    Kosharja ishte një akt i pastër besimi se për liri, populli i Kosovës është i gatshëm të paguaj çdo çmim. Lavdi përjetë dëshmorëve të lirisë!”, u shpreh presidentja Osmani.

  • Kurti nuk përgjigjet se a do t’i ftojë partitë e tjera opozitare për takim për qeverinë e re

    Kurti nuk përgjigjet se a do t’i ftojë partitë e tjera opozitare për takim për qeverinë e re

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se a do të ftojë partitë e tjera opozitare për takim pas refuzimit të LDK-së, raporton EO.

    Ai nuk pranoi të komentojë as refuzimin e letrës që i ka bërë kreu i LDK-së Kurtit pas kërkesës për takim për formimin e institucioneve të reja.

    Kryeministri në detyrë, Kurti, u pyet pas homazheve të rënëve në Betejën e Koshares.

  • Për 3 muaj 8 punëtorë të vdekur në vende pune, Sindikata: I kemi çuar duart nga institucionet, s’e bëjnë as punën më të vogël

    Për 3 muaj 8 punëtorë të vdekur në vende pune, Sindikata: I kemi çuar duart nga institucionet, s’e bëjnë as punën më të vogël

    Humbja e jetës së një punëtori nga shembja e dheut gjatë punës në ndërtimtari në Prishtinë risolli në vëmendje problemin e sigurisë në punë.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në intervistë për Ekonomia Online, shpreh shqetësim për rritjen e rasteve të vdekjes në vendin e punës, duke vënë në dukje se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar tetë viktima.

    “Është rast i rëndë kur në një vend të punës që vdes punëtori për një neglizhencë shumë të vogël. Ka mundur të vijë deri tek evitimi i kësaj. Ka qenë punëtori duke bërë izolimin, ka rrëshqitur dheu dhe fatkeqësisht njëri punëtor vdiq, ndërsa është duke marrë trajtim mjekësor. Të gjitha rastet i marrim me një shqetësim shumë më të madh, por për të ndryshuar gjendjen nuk mjafton vetëm sindikata, por edhe inspektorati dhe pronarët e kompanive duhet të jenë ata që duhet të japin kontributin e tyre”, tha ai.

    Azemi tha se 95 për qind të punëtorëve janë pa pajisje mbrojtëse dhe se nuk ka mbështetje financiare për familjet e viktimave, duke shtuar se sindikata po merr iniciativë private për të ndihmuar këto familje.

    “Rast i rëndë kur i kam vizituar, por rast i rëndë është që kjo familje që ka humbur ky punëtor ka mbetur me një pension dhe nuk ka asnjë financim. Më e rënda është ajo që po na ndodhin rastet në familjet që janë me gjendje të rëndë sociale dhe ne si institucione nuk jemi të gatshme që së paku të kemi një mbështetje financiare për një periudhë të gjatë. Në momentin kur vdes punëtori ka vdekur me çdo gjë”.

    “Nuk po e kryejnë punën siç duhet, sepse këta punëtor kanë qenë në ditë vikendi. Në vend që të pushojnë këtyre u është imponuar të punojnë edhe ditëve të uikendit. Është normale që nuk po e kryejnë detyrën Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë. Ka raste të vdekjeve që i devijojnë me qëllim që të përfitojnë pronarët e kompanive. Çdo kompani që ka mbi 25 punëtorë është e obligueshme që ta ketë personin e certifikuar lidhur me rrezikshmërinë në punë. Po të kishim shtet këta persona do të jepnin llogari dhe përgjegjësi”, tha Azemi.

    Ai tha se më e rënda që ne nuk kemi një aktivitet të pronarëve dhe kompanive që të përmirësojnë kushtet e punës.

    “Më e rënda që ky vit ka filluar një vit i rëndë vetëm në tre mujorin e parë kemi tetë raste të vdekjes në vendin e tyre të punës, që nuk ka ndodhur që nga vitit 2000 e tutje dhe më e rënda që ne nuk kemi një aktivitet të pronarëve dhe kompanive që të përmirësojnë kushtet e punës, 95 për qind të punëtorëve janë pa pajisje të rrezikshmërinë, inspektorët kalojën pranë tyre dhe asnjëherë nuk e japin atë për ata për çka paguhet”, tha ai.

    Azemi shtoi se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për të parandaluar këto tragjedi dhe se sindikata ka marrë iniciativën private për të ndihmuar familjet e viktimave.

    “I kemi çuar duart nga institucionet tona, nuk po e bëjnë punën, as më të voglën”, përfundoi kryetari i Sindikatës së sektorit privat.

  • Qytetarët shprehin shqetësim për zvarritjen e krijimit të institucioneve e reja

    Qytetarët shprehin shqetësim për zvarritjen e krijimit të institucioneve e reja

    Ecuritë drejt krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, po ndiqen vëmendshëm nga qytetarët e rëndomtë.

    Disa sish në kryeqytet, me të cilët bisedoi Agjencia e lajmeve Ekonomia Online, shfaqën shqetësim për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, që sipas tyre sjell pasoja shumëdimensionale.

    Qytetari, Ramë Ahmeti, vë theksin te braktisja e Kosovës nga qytetarët, për shkak të përkeqësimit të situatës në vend.

    “Nuk ka gjë deri më 15 prill. Vonesa e krijimit të institucioneve të reja është shumë e dëmshme. Kemi pasur të ardhura më herët, tani po shkon edhe më keq. Njerëzit janë duke e lëshuar vendin. Dobët është duke shkuar puna. Ne duam formimin e qeverisë. Të forcohet ekonomia. Shumë poshtë jemi. Kemi filluar nga zero. Populli po ankohet për çdo ditë”, tha Ahmeti.

    Qytetari tjetër, Izet Saraqi, shpreh pakënaqësi për qeverisjen, duke kritikuar se pushtetarwt më shumë po përkujdesen për vetveten sesa për qytetarët.

    “Ndikon shumë keq kjo vonesë. Të gjitha institucionet po mbesin bosh. Qeveria po punon për vete. Për popullatë nuk ka asgjë. Shpresa vdes e fundit. por me këtë qeveri nuk kam asnjë shpresë” ” tha Saraqi.

    Qytetari, Shpend Venhari është i mendimit se vonesa e krijimit të institucioneve të reja ka ndikim negativ edhe për investimet e huaja.

    “Jemi mësuar me vonesa në krijimin e institucioneve. Nuk është hera e parë. Do të ndikojë çdo vonesë. Edhe në jetë kur vonohesh ka pasoja. Do të ketë koalicion, nuk besoj që do të ketë zgjedhje të reja. E shfrytëzojnë në emër të patriotizmit të lavdërohen e këndej e gërryejnë shtetin. Jemi në fazën e rrumbullakimit në aspektin politik. Nuk vijnë investitorët pa pasur siguri”, u shpreh Venhari.

  • Sulm seksual ndaj një gruaje në Gjilan, i dyshuari arrestohet

    Sulm seksual ndaj një gruaje në Gjilan, i dyshuari arrestohet

    Një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një grua. Rasti është iniciuar si “sulm seksual”, njoftoi policia e Kosovës.

    “Me 09.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Sot përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Kaçanik, në homazhe edhe kryeministri Kurti

    Sot përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Kaçanik, në homazhe edhe kryeministri Kurti

    Sot në komunën e Kaçanikut përkujtohen 28 dëshmorë dhe 32 martirë, në 26-vjetorin e rënies.

    Ceremonitë përkujtimore nisin në ora 11:00, me homazhe në Lagjen e Re në Kaçanik dhe vazhdojnë në orën 12:00 në Rakoc.

    Aktivitetet përfundojnë në ora 13:00, me homazhe në Kompleksin Memorial “Varrezat e Dëshmorëve”.

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti do të vizitojë Kaçanikun në përkujtim të 28 dëshmorëve dhe 32 martirëve të luftës nga ky qytet.