ATV

Category: Lajme

  • Veton Berisha thotë se do të votojë për kryeparlamentarin

    Veton Berisha thotë se do të votojë për kryeparlamentarin

    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se do të mbështesë secilin kandidat që do ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentar.

    Sa i përket mbështetjes së Qeverisë nga LVV-ja, Berisha tha se “ende nuk kemi marrëveshje”.

    “Ne jemi për të ndërtuar institucionet e Kosovës, pastaj shohim se si do të veprojmë”, tha ai duke iu referuar mbështetjes për ekzekutivin e ri.

    Për më shumë rreth Konstituimit të Kuvendit ndiqni Studion e Hapur në linkun e mëposhtëm:

  • Muja: Kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese

    Muja: Kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese

    Profesori i shkencave politike, Basri Muja, në STUDIO E HAPUR në ATV, tha se pozita e kryetarit të Kuvendit i takon partisë që fiton zgjedhjet, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Ai tha se kjo është një çështje e rregulluar dhe nuk lë vend për interpretime politike.

    “Është çështje e rregulluar dhe nuk ka shumë çka të diskutohet, edhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo pozitë i takon partisë fituese”, tha Muja.

    Ndërkohë, ai theksoi se formimi i Qeverisë është një proces më kompleks që kërkon më shumë negociata.

    “Zgjedhja për Qeveri është një procedurë tjetër, e cila kërkon, mendoj, biseda më të thella”, shtoi Muja.

    Deklaratën e plotë të Basri Mujës në STUDIO E HAPUR, e gjeni në videon më poshtë:

  • Haradinaj: Për kryetar të Kuvendit nuk bëjmë pengesa, për qeverinë e dini qëndrimin tonë

    Haradinaj: Për kryetar të Kuvendit nuk bëjmë pengesa, për qeverinë e dini qëndrimin tonë

    “Nuk besoj se ka ndryshime. Me siguri se do të japin betimin, nëse shumica ka vota dhe do të votohet kryetari i Kuvendit. Në princip ne kemi qenë dhe mbesim që me u konstitu Kuvendi, mirëpo do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën.

    Pra, nuk do të ndahemi. Ka deklarime se opozita nuk do të merr pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit , por nëse ndryshon diçka, sa na përket neve për kryetar të Kuvendit, nuk bëjmë pengesa, pastaj për qeverinë e dini qëndrimin tonë”, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton EO.

  • Ambasadorët e akredituar mbërrijnë në Kuvend

    Ambasadorët e akredituar mbërrijnë në Kuvend

    Ambasadorët e akredituar në Kosovë kanë mbërritur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së seancës konstituive. Seanca ishte caktuar të fillojë në ora 10:00.

    Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës mbahet sot, më 15 prill. Aty, deputetët pritet ta bëjnë betimin dhe më pas të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

    Deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese e zgjedhjeve – nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit.

    Kjo parti ende nuk ka treguar edhe nëse i ka votat për formimin ne qeverisë së re, hap ky që vjen pas konstituimit të Kuvendit.

    Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë nevojiten 61 vota.

    Seanca sot do të udhëhiqet nga deputeti më i moshuar i legjislaturës së nëntë që është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetja më e re në moshë, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Kjo seancë ka gjithsej 4 pika: formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, pastaj betimin e 120 deputetëve të rinj dhe pastaj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe më pas zgjedhjen e nënkryetarëve./KP

  • ​Limaj pyetet nëse u takua me Kurtin, refuzon t’i përgjigjet mediave

    ​Limaj pyetet nëse u takua me Kurtin, refuzon t’i përgjigjet mediave

    Në Kuvendin e Kosovës, ka hyrë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

    Në hyrje ai u ndaluar nga mediat të cilat e kanë pyetur nëse është takuar mbrëmë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për të diskutuar për koalicionin e ardhshëm por ai ka refuzuar të përgjigjet.

  • ​Emilija Rexhepi deklarohet para nisjes së seancës konstituive

    ​Emilija Rexhepi deklarohet para nisjes së seancës konstituive

    Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka konfirmuar se do ta mbështesë votimin e qeverisë së re e cila sipas saj do të drejtohet nga Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka marrë ndonjë ofertë për të qenë ministre edhe një mandat.

    “Patjetër që do e votoj qeverinë, ne jemi pjesë e qeverisë veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministre, kthehem në parlamentar por jemi pjesë 3 Qeverisë”, tha Rexhepi.

    “Dikush prej boshnjakëve duhet me qenë, unë nuk jam kundër, këtë e vendos kryeministri”, shtoi Rexhepi, ku u pyet nëse pozita e ministres i është ofruar Duda Baljes.

    Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës mbahet sot, më 15 prill.

    Aty, deputetët pritet ta bëjnë betimin dhe më pas të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

    Deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese e zgjedhjeve – nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit.

    Kjo parti ende nuk ka treguar edhe nëse i ka votat për formimin ne qeverisë së re, hap ky që vjen pas konstituimit të Kuvendit./KP

  • ​Kurti dhe ministrat e tij, a do të betohen si deputetë?

    ​Kurti dhe ministrat e tij, a do të betohen si deputetë?

    Nga kabineti aktual qeveritar, votat e mjaftueshme për deputetë i kanë fituar, Albin Kurt, Donika Gërvalla-Schwarz, Faton Peci, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu, Ejup Maqedonci, Hekuran Murati, Hajrulla Çeku, Arben Vitia, Arbërie Nagavci, Rozreta Hajdari, tre ministra që janë nga komuniteti pakicë e që kanë arritur të bëhen deputetë, Elbert Krasniqi, Nenad Rashiq, Fikrim Damka, dhe zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi.

    Por, në seancën e sotme konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës do të dihet nëse këta emra do të vendosin ta mbajnë postin e deputetit, raporton KP.

    Pika e parë e Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2022, thotë se në rast se një anëtar i Qeverisë në detyrë, zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë, para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

    Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat në detyrës që kanë siguruar votat për deputetë të ardhshëm të Kuvendit nuk dhanë dorëheqje, raporton KosovaPress

    Kjo çështje rregullohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku specifikohet në mënyrë të qartë se ushtrimi i dy pozitave në të njëjtën kohë është i pamundur.
    Neni 70 i Kushtetutës së Kosovës për “Mandatin e Deputetit”, sqaron se mandati i deputetit fillon në ditën e certifikimi të rezultateve.

  • Deputetët arrijnë në Kuvend për seancën konstituive

    Deputetët arrijnë në Kuvend për seancën konstituive

    Deputetët tashmë po arrijnë në Kuvend, për të mbajtur seancën konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Në pamjet e siguruara nga ATV shihet se deputetet e Vetëvendosjes janë ndër të parët që hyjnë në kuvend.

    Në këtë seancë të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët dhe po ashtu deputetët të bëjnë betimin.

    Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, duhet të propozojë emrin për kryeparlamentarin e ri, për zgjedhjen e të cilit duhen 61 vota. Deri më tani nuk dihet se kë do të propozojë LVV-ja për këtë post.

    Konstituimi i Kuvendit i hap rrugën formimit të Qeverisë. Por, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ende nuk ka njoftuar se i ka siguruar votat për ekzekutivin.

  • Ende nuk dihet kandidati për kryeparlamentar, pikëpyetje nëse do të propozohet Glauk Konjufca

    Ende nuk dihet kandidati për kryeparlamentar, pikëpyetje nëse do të propozohet Glauk Konjufca

    Ndonëse ka mbetur vetëm edhe pak deri në fillim të seancës konstituive të Kuvendit, e caktuar për sot në orën 10:00, Lëvizja Vetëvendosje, së cilës i takon posti i kryeparlamentarit, ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit që pritet të votohet.

    Është pikëpyetje nëse do të propozohet për kryetar të Kuvendit për mandat të ri, Glauk Konjufca, i cili e mbajti këtë post mandatin e shkuar katërvjeçar, raporton Ekonomia Online.

    Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është pikë e tretë e rendit të ditës.

    Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes në legjislaturën e kaluar, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se Vetëvendosjes i duhen edhe dy vota që të arrijë 61-shin, duke përfshirë këtu edhe tri votat e Nismës Socialdemokrate, për çka tha se Limaj ka shprehur gatishmëri, por që nuk ka marrëveshje të finalizuar.

    Është raportuar në media se kryetari i Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari Nismës Sociademokrate mund të takohen edhe para seancës së sotme konstituive, por nuk ke asgjë të konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra palë.

    Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave dhe do t’i ketë 48 deputetë në Kuvend, domethënë nuk i ka marrë votat e nevojshme që të mund ta formojë e vetme qeverinë. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesit e partive të komuniteteve joshumicë, ndërsa ftesë për konsultime i dërgoi edhe LDK-së, e cila e refuzoi.

    Në bazë të këtyre rezultateve, ulëse në Kuvend ka fituar edhe Partia Demokratike e Kosovës me 24 deputetë, Lidhja Demokratike me 20 deputetë si dhe koalicioni AAK-Nisma me 8 deputetë.

  • Policia njofton se dy persona janë zhdukur në Fushë Kosovë që nga data 13 prill

    Policia njofton se dy persona janë zhdukur në Fushë Kosovë që nga data 13 prill

    Dy persona raportohet se janë zhdukur që nga data 13 prill.

    Policia njofton se personat e zhdukur janë nga Fushë Kosova.

    “Fushë Kosovë 13.04.2025 – 14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”.

    “Fushë Kosovë 13.04.2025 – 09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia.