ATV

Category: Lajme

  • Komisioni i përkohshëm konstaton vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të rinj

    Komisioni i përkohshëm konstaton vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të rinj

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, njoftoi se Komisioni i përkohshëm ka shqyrtuar dokumentacionin zgjedhor dhe ka konstatuar vlefshmërinë e mandateve për 120 deputetët e rinj të legjislaturës së nëntë.

    Ai tha se verifikimi u bë në mbështetje të Rregullores së Kuvendit dhe në bazë të dokumenteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    “Në mbështetje të nenit nëntë pika pesë të Rregullores së Punës së Kuvendit, Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumeve dhe të mandateve, në mbledhjen e mbajtur më 15 prill 2025, e shqyrtoi dokumentacionin përkatës zgjedhor… dhe konstaton se në legjislaturën e nëntë janë certifikuar 120 deputetë”, tha Abrashi.

    Ai gjithashtu bëri të ditur ndarjen e mandateve sipas subjekteve politike që dolën nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    “Lëvizja Vetëvendosje – 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës – 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës – 20 deputetë, Lista Serbe – 9 deputetë, AAK, Nisma, Konservatorët dhe Intelektualët – 8 deputetë, KDTP – 2 deputetë, IRDK – 1 deputet, Nova Demokratska Stranka – 1 deputet, Sa Sllobodu, Pravdu i Ops, Tanak – 1 deputet”, u shpreh Abrashi.

    Deklaratën e plotë të deputetit Artan Abrashi nga seanca konstituive të Kuvendit të Kosovës, e gjeni në videon më poshtë:

  • Jakaj: Shtyrja e konstituimit të Kuvendit nuk mund të shkojë në pafundësi

    Jakaj: Shtyrja e konstituimit të Kuvendit nuk mund të shkojë në pafundësi

    Përfaqësuesi i Institutit Kosovar për Drejtësi, Naim Jakaj, në STUDIO E HAPUR në ATV, tha se sipas Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet dhe nuk mund të zvarritet pafundësisht.

    Ai tha se, ndonëse aktgjykimi i Kushtetueses nuk parasheh shkuarjen automatikisht në zgjedhje nëse nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit, ai e detyron deputetët të marrin pjesë dhe të votojnë.

    “Edhe në Kushtetutë, po edhe në aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, nuk tregohet që shkohet në zgjedhje në rast se nuk zgjedhet kryetari i Kuvendit. Dhe kjo shkon pa mbarim, por sipas aktgjykimit të Gjykatës thuhet që është detyrë e Kuvendit, është detyrë e deputetëve që me marrë pjesë në seancë, me votu për, kundër ose abstenim”, tha Jakaj.

    Sipas tij, themelimi i institucioneve nuk është vetëm çështje politike, por detyrim kushtetues.

    “Nuk është parim demokratik, po është e detyrueshme që institucionet me i themelu, në këtë rast Kuvendin dhe më pastaj edhe Qeverinë e Kosovës”, u shpreh Jakaj.

    Deklaratën e plotë të Naim Jakajt në STUDIO E HAPUR, e gjeni në videon më poshtë:

  • Damka kapet duke diskutuar ndarjen e pozitave me Kurtin gjatë seancës konstituive

    Damka kapet duke diskutuar ndarjen e pozitave me Kurtin gjatë seancës konstituive

    Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kamerat kanë kapur një bisedë të shkruar nga deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ku zbulohet një komunikim për ndarjen e posteve me kryeministrin Albin Kurti, raporton ATV.

    Në mesazhin e shkruar nga Damka, përmendet propozimi i Kurtit që Emilja Rexhepi të emërohet nënkryetare e Kuvendit, ndërsa një përfaqësues tjetër të marrë një post zëvendësministror.

    “Fidani le ta propozojë zv.ministrin në Ministri të Mbrojtjes ose Shëndetësisë. Nënkryetare me marrë Emilija”, thuhet në mesazhin që i referohet një marrëveshjeje të propozuar nga Kurti.

    Në përgjigje, Damka shpreh se propozimi nuk është pranuar nga kryeministri dhe se negociatat nuk po japin rezultat.

    “Jo kryeministër nuk e pranon, nuk po bi…”, shkruan Damka në mesazh gjatë seancës. /atvlive.tv

  • Kuvendi shkon në pauzë

    Kuvendi shkon në pauzë

    Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, gjatë mbledhjes së parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, ka dërguar kuvendin në një pauzë të shkurtër për t’i dhënë kohë komisionit të verifikimit të mandateve të mblidhet dhe të raportojë.

    Dehari kërkoi që komisioni të mblidhet menjëherë dhe Kuvendit t’i paraqitet raporti brenda kohës së caktuar.

    “Ftoj komisionin që të takohet menjëherë në sallën numër dhjetë dhe pastaj Kuvendit t’ia paraqesë raportin. Përafërsisht pesëmbëdhjetë minuta duhet të zgjasë pauza pushimi”, tha Dehari.

  • Avni Dehari hap seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

    Avni Dehari hap seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

    Deputeti Avni Dehari, si më i vjetri për nga mosha në Legjislaturën e nëntë, ka hapur sot seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

    Ai tha se e merr këtë përgjegjësi në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe do të kryesojë seancën deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

    “Kam nderin dhe kënaqësinë që, mbështetur në nenin 9 pika 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, unë, Avni Dehari, në cilësinë e deputetit më të vjetër për nga mosha, në Legjislaturën e nëntë, ta kryesoj seancën konstituive të Kuvendit… deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit”, tha Dehari.

    Ai falënderoi të gjithë të pranishmit, përfshirë ambasadorët dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, për pjesëmarrjen në këtë seancë.

    “Kam kënaqësi të veçantë që t’ju përshëndes dhe t’u dëshiroj mirëseardhje mysafirëve të nderuar… ambasadorëve të vendeve mike të akredituar në Prishtinë dhe të gjithë të ftuarve të tjerë të pranishëm në këtë seancë konstituive, si dhe mediave që po e përcjellin”, u shpreh Dehari.

    Deklaratën e plotë të Avni Deharit në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e gjeni në videon më poshtë:

  • Këto janë procedurat e konsitituimit të Kuvendit

    Këto janë procedurat e konsitituimit të Kuvendit

    Gazetari Leart Hoxha, në STUDIO E HAPUR në ATV, sqaroi në detaje procedurat që duhet ndjekur gjatë konstituimit të Kuvendit, duke theksuar pikat që mund të shkaktojnë komplikime ligjore.

    Ai tha se seanca hapet nga deputeti më i vjetër dhe më pas formohet Komisioni për verifikimin e mandateve, ku mund të lindë edhe kontesti i parë.

    “Pritet që seanca të drejtohet nga Avni Deharja si deputeti më i vjetër dhe Sala Jashari si deputetja më e re. Caktohet nga re anëtar për Komision të përkohshëm të verifikimit të kuorumit dhe mandateve… kishte spekulime që pikërisht këtu mund të jetë pengesa e parë dhe mund të shkojë krejt procedura në komplikime të reja ose mund të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, në rast se konstatohet që ministrat ose anëtarët e Kabinetit qeveritar nuk kanë dhënë dorëheqje edhe e bëjnë betimin e deputetit”, tha Hoxha.

    Më tej, ai shpjegoi se propozimi për kryetar Kuvendi i takon subjektit më të madh, e më pas tri partitë tjera nominojnë nënkryetarët.

    “Subjekti më i madh parlamentar e propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit. Këtë punë po e dimë, i takon Vetëvendosjes. Më pas votohet, dhe tri partitë tjera më të mëdha nominojnë kandidatët e tyre për nënkryetarë, ku duhet të jetë edhe përfaqësimi gjinor”, u shpreh Hoxha.

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • Deputetët e LDK-së futen në sallën kryesore të Kuvendit,

    Deputetët e LDK-së futen në sallën kryesore të Kuvendit,

    Deputetët e zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës sapo janë futur sallën kryesore në Kuvend në pritje të nisjes së seancës konstituive.

    Aty më herët janë futur edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Po ashtu, në Kuvend janë tashmë edhe disa deputetë të pakicave.

    Por në sallën ku pritet të mbahet seanca konstituive, mungojnë ende deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate.

    Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka bërë përpjekje intensive dje deri vonë dhe sot herët për ta marrë Nismën e Fatmir Limajt në një koalicion qeverisës.

    Ata të dy me të mbërritur në objektin e Kuvendit pa iu përgjigjur interesimit të gazetarëve nëse kanë tashmë një marrëveshje.

  • LDK thotë se nuk do të votojë për propozimin e LVV-së për kryeparlamentarin

    LDK thotë se nuk do të votojë për propozimin e LVV-së për kryeparlamentarin

    Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t’i votojë Vetëvendosjes propozimin për kryetar të kuvendit, tha nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, pak para nisjes së seancës konstitutive.

    “Nuk kemi asnjë marrëveshje me deputetët Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim. Ne konsiderojmë se në qoftë se LVV-ja ka propozim për emrin e kryetarit të Kuvendit, atëherë duhet t’i kenë edhe votat për të votuar atë”, u përgjigj shkurt nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

    Për më shumë rreth Konstituimit të Kuvendit ndiqni Studion e Hapur në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=2VGwfNlX5RY
  • “Është një pozitë që duhet të negociohet” – Jakaj komenton deklaratën e Konjufcës për kryetarin e Kuvendit

    “Është një pozitë që duhet të negociohet” – Jakaj komenton deklaratën e Konjufcës për kryetarin e Kuvendit

    Naim Jakaj nga Institutit Kosovar për Drejtësi, në STUDIO E HAPUR në ATV, komentoi deklaratën e Glauk Konjufcës, duke thënë se pozita e kryetarit të Kuvendit është çështje që duhet të negociohet si pjesë e krijimit të një koalicioni.

    Sipas Jakajt, Vetëvendosja nuk ka propozuar emër për kryetar të Kuvendit, meqë janë në pritje të një marrëveshjeje për koalicion.

    “Vetëvendosja nuk e ka dhënë emrin e kryetarit të Kuvendit, sepse ai është një pozitë që do të negociohet për ndonjë koalicion me ndonjë parti… Kjo është arsyeja pse nuk kemi dhënë një emër për kryetar të Kuvendit, sepse jemi duke pritur një koalicion të madh, në kuptimin që plus një parti shqiptare, në këtë rast pretendimi atë ditë për ne ishte që do të ishte me LDK-në”, tha Jakaj.

    Ai tha se pa një marrëveshje me një parti tjetër, nuk pritet të ketë as propozim për kryetar të Kuvendit.

    “Këtë deklaratë unë e kam lexuar në kuptimin që sot nuk mund të ketë propozim për kryetar të Kuvendit në mungesë të një koalicioni me një parti tjetër që nuk do të duhej të kishte më së paku gjashtëdhjetë e një, po ta kishte një numër më të madh të deputetëve”, shtoi Jakaj.

    Deklaratën e plotë të Naim Jakajt në STUDIO E HAPUR, e gjeni në videon më poshtë:

  • Jashari: Kuvendi duhet të konstituohet mbi bazën e parimeve dhe vendimeve kushtetuese

    Jashari: Kuvendi duhet të konstituohet mbi bazën e parimeve dhe vendimeve kushtetuese

    Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në STUDIO E HAPUR në ATV, tha se procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të zhvillohet mbi baza të qarta ligjore dhe kushtetuese, siç janë përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese dhe rregullorja e Kuvendit.

    Ai tha se historia e deritanishme ka treguar se mund të ketë vonesa, por shpreson që këtë herë gjithçka të rrjedhë në mënyrë normale.

    “Historia e deritashme e konstituimit të Kuvendit po u ka përcjellë edhe skenarë të tillë që nuk është befasi që mund të ndodhë edhe sot… Interesi i të gjithëve, edhe i qytetarëve të vendit, është të shohin konstituimin e Kuvendit mbi bazën e parimeve mirë të themeluara dhe interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Jashari.

    Deklaratën e plotë të Hilmi Jasharit në STUDIO E HAPUR, e gjeni në videon më poshtë: