Një burrë është raportuar i zhdukur në Podujevë.
Rasti po hetohet.
“PERSON I ZHDUKUR- Podujevë 17.04.2025, 20:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.”

Një burrë është raportuar i zhdukur në Podujevë.
Rasti po hetohet.
“PERSON I ZHDUKUR- Podujevë 17.04.2025, 20:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ua ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë, ortodoksë dhe protestantë.
Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo festë është një ftesë për reflektim, rilindje dhe shpresë.
Ai po ashtu ka uruar që Pashkët t’i bëjnë të fuqishëm me durimin për mundimet, për betejën me të padrejtën dhe për vështirësinë e ndryshme.
“Këtë vit Pashkët i festojnë bashkë në të njëjtën datë besimtarët katolikë, ortodoksë e protestantë në të gjithë botën, e bashkë me ta edhe besimtarët shqiptarë kudo ku jetojnë. E diela e Pashkës është dita më e madhe që kremtohet në çdo shtëpi besimtari, në çdo altar kishe prej 2025 vitesh, çdo vit. Është më shumë se një festë, është një ftesë për reflektim, rilindje dhe shpresë. Kjo ditë na e sjell pranë mendjes e shpirtit dritën, dashurinë dhe ripërtëritjen. Ta duam njëri-tjetrin dhe atdheun në pambarim. Ta kemi shpresën të madhe sa dëshirat. Ta mbrojmë dritën siç e mbrojmë veten. Ta përmbushim sprovën e të qenit njerëz me besim e me virtytin e të mirës. Qoftë kjo festë e Pashkëve e mbarë për të gjithë, për familjet e besimtarëve, për shqiptarët që mbrëmë i ndezën dritat e besimit në kishë, e sot kremtojnë në familjet e tyre. Na bëftë të fuqishëm me durimin për mundimet, për betejën me të padrejtën, për vështirësinë e ndryshme ashtu që ta ndihmojmë përherë njëri-tjetrin me plot dashuri. Qofshin lutjet e kësaj dite e mira që përhapet midis nesh”, ka shkruar ai.

Pasi u largua nga Silicon Valley për arsye politike dhe biznesi, Elon Musk po ndërton një kampus korporate në Teksas rurale – por fqinjët e tij të rinj kanë pikëpamje të përziera.
Gjysmë ore në lindje të Austin, pas aeroportit, trafiku i bllokuar fillon të shkrihet dhe fushat e Teksasit Qendror hapen, duke lënë pas qytetin në lulëzim, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Diku përgjatë autostradës kryesore me dy korsi, një kthesë majtas i çon shoferët në rrugën Farm-to-Market Road 1209. Duket si një adresë e pamundur për një qendër të teknologjisë së lartë, por kjo është pikërisht ajo që Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe një nga aleatët më të ngushtë të Presidentit Donald Trump, shpreson se do të bëhet.
Regjistrimet gjyqësore tregojnë se një ndërtesë e madhe metalike e përfunduar në muajt e fundit do të jetë selia e re e X, platforma e tij e mediave sociale.
Pak larg, një logo e madhe e kompanisë Boring, kompanisë së infrastrukturës së Musk, është suvatuar në anën e një selisë tjetër. Dhe në të gjithë FM 1209 është një strukturë me rritje të shpejtë të SpaceX e cila prodhon pajisje interneti satelitore Starlink.
Ashtu si shumica e manjatëve të teknologjisë, Musk prej kohësh e kishte bërë Silicon Valley shtëpinë dhe selinë e tij. Dikur një mbështetës i demokratëve, lëvizja e tij në Teksas është pjesë e një tendence më të madhe botërore të teknologjisë dhe gjithashtu duket se pasqyron pikëpamjet e tij të transformuara ideologjike.
Këtu toka është (relativisht) e lirë, punëtorët e kualifikuar të teknologjisë nga Austin aty pranë janë të shumtë dhe ligjet lokale janë të favorshme për zhvillimin.
Natyrisht, ka edhe këndvështrime specifike politike për këtë lëvizje.
Në korrik 2024, Musk tha se po largohej nga Kalifornia pasi shteti miratoi një ligj që ndalonte mësuesit të zbatonin rregullat për njoftimin e familjeve kur ndryshon identiteti gjinor i studentëve.
Musk ka një vajzë transgjinore të larguar dhe ka folur kundër atij që ai e quan “virusi i mendjes së zgjuar” – të cilin ai e përshkruan në intervista si politikë përçarëse të identitetit – së bashku me idetë anti-meritokratike dhe kundër fjalës së lirë.
Dhe kështu Musk ngriti shkopinj dhe u nis për në Teksas, një bastion i republikanëve dhe shteti me rritjen më të shpejtë në SHBA.

Të paktën pesë persona janë mbytur pasi dallgët e mëdha kanë goditur disa pjesë të Australisë, raporton BBC.
Edhe dy persona të tjerë janë zhdukur në brigjet e shteteve të Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias.
Të shtunën trupi i një burri u gjet në ujë pranë Tathras në Uellsin e Ri Jugor. Kjo ndodhi një ditë pasi një peshkatar 58-vjeçar dhe dy burra të tjerë u gjetën të vdekur.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për një burrë pranë Sidneit. Gjithashtu të premten, një grua u mbyt dhe një burrë është zhdukur pasi grupi i tyre mbeti në det në San Remo të Victorias.
“Një nga gratë arriti të kthehej në breg, por gruaja tjetër dhe burri nuk mundën”, ka njoftuar policia e këtij vendi.
Kryeministrja e Victorias, Jacinta Allan, tha se ky është një fillim i tmerrshëm i fundjavës së Pashkëve.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar Pashkët për besimtarët katolikë dhe ortodoksë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, festës së ringjalljes, besimit dhe shpresës, uron nga zemra paqe, gëzim e harmoni të gjithë qytetarëve që festojnë.
“Pashka është kujtesë se pas çdo errësire vjen drita – një thirrje për të mos humbur kurrë shpresën për një të ardhme më të mirë”.
“Kosova, me gjithë sfidat, ka ruajtur frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërnjerëzor. Këtu, uroj përjetësisht, Bajram e Pashkë të festohen bashkë – një vlerë që na nderon dhe duhet ta kultivojmë më tej”.
“Për shumë mot Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë! Paqe dhe mirëkuptim për të gjithë!”, ka thënë Krasniqi.

Një burrë është arrestuar të shtunën në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka goditur me motoçikletë një shtetas të huaj.
Ngjarja ka ndodhur më 19 prill rreth orës 12:35.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit.

Shefi i Njësisë së Trafikut Rrugor në Prishtinë, Vedat Zuka, ka njoftuar se policia ka hartuar një plan operativ për parandalimin e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, duke theksuar se ky fenomen është shkaktar i rreth 50% të aksidenteve në trafik.
Në një intervistë për Ekonomia Online Zuka njoftoi se përdorimi i telefonit gjatë vozitjes është një rrezik serioz për jetën e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
“Njësia e trafikur rrugor të Prishtinës e kemi të hartuar një plan operativ në lidhje me parandalimin e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, telefoni është jashtëzakonisht i rrezikshëm gjatë vozitjes. Aksidentet me për 50 përqind shkaktohen nga përdorimi i telefonit, policia është aktivizuar kemi hartuar planin operativ, dhe bëjë apel të gjithë vozitësve mos ta përdorin telefonin, mos të shkaktojnë probleme”, ka thënë Zuka.
Ai shtoi se vetëm të dielën janë shqiptuar afër 60 gjoba për këtë shkelje në kryeqytet
“Vetëm ditën e diel janë shqiptuar afër 60 gjobave për përdorim të telefonit , po flas vetëm në kryeqytet pa pjesët tjera përreth e qytetet tjera. Arsyet janë disa të aksidenteve të natyrave të ndryshme por në mesin e arsyeve janë edhe përdorimi i telefonit. Mund të them se muajt e fundit jemi aktivizuar për shkak të shtimit të numrit të madh të aksidenteve gjatë përdorimit të telefonit”, ka theksuar ai.
Policia apelon te të gjithë vozitësit që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe të kontribuojnë në sigurinë rrugore.
“Nëse dilni në qytet mundeni me pa dhe janë shqetësuese se si përdoren telefonat duke shënuar mesazhe apo duke qëndruar ne rrjetet sociale. Unë bëjë thirrje që mos i përdorni telefona dhe mos shkaktoni aksidente sepse është shqetësuese edhe për qytetarët e tjerë. po vjen tek problemi aksidenti dhe tek shumë dukuri të tjera”, përfundoi Zuka.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Pashkët.
Ajo ka shkruar se kjo festë na e kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë.
“Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne”, ka uruar Osmani.
Urimi i Presidentes Osmani për Pashkët:
Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje!
Kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë.
Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne.
Gëzuar për shumë mot Pashkët!

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se ka urdhëruar forcat e tij të “ndalojnë të gjitha aktivitetet ushtarake” në Ukrainë, pasi ai shpalli “armëpushimin e Pashkëve” deri në fund të së dielës.
Ai tha se armëpushimi 30-orësh do të zgjasë deri në orën 22:00 të dielën (00:00 me orën e Moskës), duke shtuar se forcat ruse duhet të jenë të përgatitura për t’iu përgjigjur “çdo shkeljeve të mundshme”.
Por, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Kievi do t’i përmbahet armëpushimit, por akuzoi Moskën për shkeljen e tij, shkruan BBC.
“Nëse Rusia tani është papritur gati për t’u përfshirë me të vërtetë në një format heshtjeje të plotë dhe të pakushtëzuar, Ukraina do të veprojë në përputhje me rrethanat – duke pasqyruar veprimet e Rusisë”, tha ai.
Por, ai tha se luftimet vazhduan në rajonet Kursk dhe Belgorod të Rusisë dhe dronët rusë ishin ende në përdorim, por shtoi se disa zona ishin bërë më të qeta.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Veton Prelvukaj, bëri të ditur se çdo qytetar që paraqet një biletë valide të udhëtimit nga një qytet i Kosovës, mund të përfitojë një biletë të integruar falas në Prishtinë.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Prelvukaj, tha se qëllimi i kësaj mase është zvogëlimi i barrës financiare për qytetarët dhe lirimi i komunikacionit në kryeqytet.
Ai vë në dukje se ky proces vlen për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm për studentët, dhe po ndihmon në vetëdijesimin për përdorimin e transportit publik,” tha ai.
Kjo iniciativë është promovuar në të gjitha mjetet e informimit dhe sipas Prelvukajt çdo ditë po rritet numri i përfituesve.
“Si proces është i rregulluar që qytetari duhet ta ketë biletën që ta ketë si dëshmi që është ardhur nga një qytet i caktuar. Me atë dëshmi në sportelin tonë e prezanton dëshminë dhe e merr biletën e integruar falas. Çdo qytetar e jo vetëm studentët. Qëllimi i këtij veprimi është zvogëlimi i barrës së shpenzimeve lidhur me trafikun. Kjo kjo ka qenë me qëllim lirimin i komunikacionit të qytetit, në mënyrë që të vetëdijesohen qytetarët dhe ta shfrytëzojnë trafikun.
Kushti i vetëm është që bileta e udhëtimit të jetë valide për atë ditë dhe të jetë lëshuar nga ndonjë qytet brenda Kosovës”, tha ai.