ATV

Category: Lajme

  • Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

    Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

    Tefik Mustafa është liruar nga burgjet serbe ku po mbahej që nga 1 qershori i vitit 2024.

    Ai nesër pritet të kthehet në Kosovë, meqë fillimisht pasi është shtetas italian, është dërguar në Itali.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar djali i tij, Fati.

    “Babin e kanë liruara të premten. Tash gjendet në Itali.”, ka thënë ai.

    Sipas tij, gjendja shëndetësore e Tefikut është e mirë.

    Ai po ashtu ka thënë se në Itali është duke i kryer disa kontrolle shëndetësore.

    Tefik Mustafa, ishte arrestuar në Serbi më datën 1 ershor 2024.

    Ai akuzohej për rrëmbimin dhe vrasjen e tre policëve serbë më 19 qershor 1999, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

    Ai akuzohet për “krime lufte kundër popullatës civile”, si bashkëkryes, bazuar në deklaratat e dëshmitarëve që e lidhin atë me zhdukjen e tre zyrtarëve policorë serbë pranë Llabjanit, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

  • ​Kompania ajrore finlandeze anulon 110 fluturime për shkak të grevës

    ​Kompania ajrore finlandeze anulon 110 fluturime për shkak të grevës

    Kompania ajrore finlandeze “Finnair”, njoftoi se ka anuluar 110 fluturime për shkak të një greve të sindikatës, transmeton Anadolu.

    Transmetuesi publik YLE raportoi se punonjësit e Sindikatës Finlandeze të Aviacionit (IAU) vendosën të hyjnë në grevë.

    Thuhet se 110 fluturime u anuluan për shkak të grevës sindikale dhe se afërsisht 14 mijë pasagjerë do të preken negativisht nga ky vendim.

    Raportohet se greva do të ndikojë gjithashtu në trajtimin e bagazheve, si dhe në operacionet tokësore dhe shërbimet e ushqimit në Aeroportin e Helsinkit në kryeqytet.

    Gjithashtu thuhet se pasagjerëve iu dha mbështetje për të rirezervuar fluturime alternative.

    Njoftohet se nëse nuk mund të arrihej një marrëveshje midis kompanisë dhe IAU-së, grevat mund të mbaheshin më 30 maj dhe 2 qershor.

    Duke operuar fluturime vendase dhe ndërkombëtare nga Aeroporti i Helsinkit, kompania “Finnair” shquhet si linja ajrore kryesore e Finlandës në Evropën Veriore.

  • Foshnja e sapolindur që u gjet në deponi, rezulton pa shenja jete – në vend ngjarjeje IML, hetimet dhe forenzika

    Foshnja e sapolindur që u gjet në deponi, rezulton pa shenja jete – në vend ngjarjeje IML, hetimet dhe forenzika

    Burime nga vendi i ngjarjes konfirmojnë për Sinjalin se njësia e emergjencës, pas mbërritjes në lokacion, ka konstatuar se foshnja e sapolindur, e gjetur e braktisur në një qese të zezë në zonën e deponisë në rrugën “Butofci”, Matiqan, ishte pa shenja jete.

    Aktualisht, në vendin e ngjarjes po qëndrojnë njësia e hetimeve, krim-teknika dhe njësia mbështetëse. Ndërkohë, në lokacion kanë arritur edhe ekspertët e forenzikës, si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, që pritet të ndërmarrë procedurat për ekzaminimin e trupit të pajetë të foshnjës.

    Rrethanat e rastit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur identitetin e nënës dhe motivet që mund të kenë çuar në këtë akt të rëndë.

  • Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

    Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, foli për herë të parë që nga diagnostikimi i tij me kancer me një postim në rrjetet sociale të hënën në mëngjes.

    “Kanceri na prek të gjithëve“, shkroi ish-presidenti në X.

    “Ashtu si shumë prej jush, unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera“, shtoi ai.

    “Faleminderit që na ngritët me dashuri dhe mbështetje“.

    Biden publikoi një “selfie” të tij dhe ish-zonjës së parë Jill Biden së bashku me macen e tyre.

  • Lirohet Safet Gjici

    Lirohet Safet Gjici

    Gjykata e Apelit ka vendosur të lirojë nga vuajtja e dënimit ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili ishte dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës pas publikimit të një videoje me përmbajtje seksuale të realizuar në ambientet e zyrës së tij.

    Vendimi i lirimit është marrë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të Gjicit, sipas dokumentacionit të paraqitur në gjykatë. Burime pranë gjyqësorit bëjnë të ditur se ai kishte edhe rreth 8 muaj të mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë më herët.

    Gjici ishte dënuar pas skandalit që tronditi opinionin publik, kur në qershor të vitit 2023 u publikua një video komprometuese. Ai dha dorëheqje menjëherë pas publikimit të materialit dhe më pas u hetua dhe u dënua nga drejtësia për shpërdorim të funksionit publik.

  • Përplasje në Novi Sad: Aktivistët e SNS sulmojnë protestuesit

    Përplasje në Novi Sad: Aktivistët e SNS sulmojnë protestuesit

    Qytetarët e Novi Sadit kanë protestuar gjatë gjithë ditës së djeshme para selisë së Partisë Progresive Serbe (SNS) në Bulevarin e Oslobodjenjes, duke bërë zhurmë me fishkëllima dhe duke brohoritur parulla si “pumpaj” dhe “kush nuk kërcen, ai është Qaci”.

    Protesta nisi si reagim ndaj dhunës së mëparshme ndaj studentëve, përfshirë rastin kur një studente e Akademisë së Arteve ishte rrahur dhe i ishte thyer nofulla, ngjarje që ndodhi para më shumë se tre muajsh në të njëjtën lokacion.

    Nga ana tjetër të rrugës ishin mbledhur aktivistë të SNS-it, ndërsa midis dy palëve qëndronin njësi të shumta të Njësisë Speciale të Xhandarmërisë.

    Situata u tensionua më tej kur disa nga aktivistët e SNS nisën të gjuajnë drejt protestuesve me shishe plastike dhe vezë, duke goditur edhe pjesëtarë të policisë.

    Si pasojë, policia ndërhyri dhe përdori shkopinj gome kundër disa aktivistëve të SNS, të cilët sipas raportimeve nga agjencia Beta, kishin qenë veçanërisht agresivë.

    Policia, e pajisur me veshje të plota për kontroll të turmës, i shtyu më të dhunshmit nga aktivistët e SNS brenda ambienteve të selisë së partisë. Ndërkohë, u raportua se disa protestues u plagosën kur u goditën në kokë me shishe të mbushura me ujë.

    Në vendngjarje u panë edhe zyrtarë të njohur lokalë si Dina Vuciniq, kryetarja e Kuvendit të Qytetit të Novi Sadit, dhe Mihailo Vuceviq, djali i liderit të SNS-it dhe aktualisht kryetar i Kuvendit Kombëtar, Milosh Vuceviq.

    Për shkak të protestës, policia bllokoi qarkullimin në një drejtim në kryqëzimin e rrugës Kralja Petra dhe Bulevarit të Oslobodjenjes. Po ashtu, në terren ndodhej edhe një automjet i ndihmës së shpejtë.

    Ky protestë është vazhdimësi e pakënaqësisë së qytetarëve ndaj dhunës politike dhe pasivitetit të institucioneve në zbardhjen e rasteve të dhunës ndaj protestuesve dhe studentëve.

  • ​AKP tërheq nga shitje dy asete

    ​AKP tërheq nga shitje dy asete

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes dy njësi të KB Flora Tokë Bujqësore Pakashticë e Poshtme.

    Sipas njoftimit, të dy këto asete ishin paraparë për t’u shitur përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit, e cila do të mbahet më datë 28 maj të këtij viti, ndërsa tërheqja nga shitja është bërë me vendim të bordit të drejtorëve të AKP-së bazuar në kërkesën e Komunës së Podujevës.

    “Lista e aseteve që janë në shitje përmes shitjes së aseteve përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në ueb faqen e AKP-së: www.pak-ks.org. Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 28 maj në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave”, thuhet në njoftim.

  • Bajrami reagon ndaj kërkesës së Vetëvendosjes: As 10 minuta s’do të duhej të ndërpriteshin seancat

    Bajrami reagon ndaj kërkesës së Vetëvendosjes: As 10 minuta s’do të duhej të ndërpriteshin seancat

    Pas dështimit 18 herë të Vetëvendosjes që ta zgjedhë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit , Vetëvendosja ka propozuar që vazhdimi i seancave konstitutive të bëhej një herë në javë e jo çdo të dytë ditë, siç parashihet me Rregullore të Kuvendit.

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se për Vetëvendosjen nuk përbën problem se vendi ka mbetur pa institucione – por “orari i seancave”.

    “Në situatën në të cilën gjendemi seanca konstituive nuk do të duhej të ndërprehej më të gjatë se 10 minuta deri në konstituim”, tha Bajrami.

    Postimi i plotë:

    LVV e ka reduktu paaftësinë për konstituimin e Kuvendit në një problem teknik: “mbledhja e deputetëve çdo 48 orë”

    Fakti që Rregullorja e Kuvnedit përcakton se “Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë mentë gjata se 48 orë” është aty në funksion të përshpejtimit të konstituimit të Kuvendit.

    Për LVV-në, ky është problem, dmth. problem që deputetëve po ju duhet të vijnë në Kuvend çdo 48 orë. Pra, për ata nuk është problem fakti që vendi është pa Kuvend funksional, pa Qeveri legjitime, pa institucione që u përgjigjen sfidave të qytetarëve, me projekte të bllokuara dhe qindra miliona euro donacione të humbura, problemi për LVV-në është orari i seancave.

    Në situatën në të cilën gjendemi seanca konstituive nuk do të duhej të ndërprehej më të gjatë se 10 minuta deri në konstituim.

    LVV, si partia e parë nuk ka obligim ndaj parive të tjera, por ka një obligim madhor: t’u japë qytetarëve institucionet ose të deklarohet që nuk janë të aftë as për bashkpunim dhe as për qeverisje dhe t’i hapin rrugë alternativave tjera.

    Ata kanë ikur nga përgjegjësia gjatë gjithë mandatit të kaluar dhe sot po vazhdojnë të bllokojnë çdo mundësi për stabilitet në vend. Kjo është papërgjegjësi, jo politikë.

  • ​Spitali i Pejës pajiset me laser modern për thyerjen e gurëve në veshka, donacion nga Austria

    ​Spitali i Pejës pajiset me laser modern për thyerjen e gurëve në veshka, donacion nga Austria

    Reparti i Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, sot ka pranuar donacion një laser për intervenimin e thyerjes së gurëve në veshka. Kjo aparatura e para e këtij lloji në këtë spital erdhi si dhurata nga Konsullata Austriake.

    Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Fahri Hasani tha se përmes kësaj aparture tashmë pacientët e Pejës, do të kenë ndërhyrje urologjike më të lehtë dhe pa dhimbje.

    “I nevojitet spitalit për metoda urologjike jo invazive për thyrjen e gurëve në veshka në rrugët urinare. Ndihmesa do të jetë shumë e madhe për arsye se deri më sot metoda ka qenë kryesisht invazive i ndihmon pacientët ta kalojnë në mënyrë shumë më të lehtë dhe pa dhimbje”, tha ai.

    Ish-drejtori i po këtij spitali, Fazli Shala i cili ka qenë edhe iniciues i këtij donacioni, tha se meqenëse patologjia e gurëve në veshka është rritur si sëmundje te pacientët, nevoja për një aparturë të tillë ka qenë e madhe.

    Ai shtoi se ky laser është inovativ për ndërhyrje kirurgjikale urologjike.

    “Qëllimi i donacionit ka qenë të zëvendësojmë aparaturën e vjetër për thyerjen e gurëve qe ka qenë më metodë pneumatike, mjaftë e dhimbshme, kjo është metodë laserike, inovative për procedurë kirurgjikale. Ne e kemi patologjinë në rritje, numrin e pacientëve e kemi shumë të shtuar numri vazhdimisht është në rritje për shkak të mënyrës së të ushqyerit tani e tutje të gjithë pacientët që kanë marr shërbime në institucione tjera kanë shansin ta marrin këtë shërbim në institucionin tonë”, theksoi ai.

    Profesori austriak, Alfred Holld tha se për të ka qenë shumë e rëndësishme të sjell diçka që ndihmon pacientët e Pejës.

    “Ishte shumë i rëndësishëm për mua personalisht që të sillja diçka në Pejë për pacientët, që do të ndihmojë menjëherë. Prandaj jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita ta sjell këtë pajisje në këtë shtëpi (institucion). Dhe shpresoj për një bashkëpunim shumë të gjatë dhe të suksesshëm me të gjithë ekipin e spitalit”, theksoi ai.

    Përfaqësuesi i Konsullatës Austriake për rajonin e Pejës, Avdyl Qetaj do ta mbështesin këtë soptal edhe në të ardhen.

    “Është një aparat shumë i nevojshëm për Spitalin e Pejës. Unë mendoj se është vetëm fillimi dhe inkurajoj menaxhmentin e spitalit që të detektojnë se ku kanë pika në të cilat ne mund t’u ndihmojmë”, tha ai.

    Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës ka ndarë mirënjohje për profesorin austriak, Alferd Holld dhe përfaqësuesin e Konsullatës Austriake për rajonin e Pejës, Avdyl Qetaj./kp

  • A do e udhëheq seancën e parë të Kuvendit? Përgjigjet Berisha

    A do e udhëheq seancën e parë të Kuvendit? Përgjigjet Berisha

    Kreu i PD-së Sali Berisha, pas daljes së tij nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, iu drejtua mediave të Shqipërisë dhe foli lidhur me procesin zgjedhor e qëndrimin e tij politik.

    I pyetur nëse do të drejtojë seancën e parë të Kuvendit, Berisha ritheksoi se qëllimi i tij kryesor është vazhdimi i “betejës për rikthimin e votës së lirë”.

    “Unë do vazhdoj betejën gjerë në rikthimin e të drejtës së votës së lirë. Kjo ka qenë një vjedhje monstruoze, më e rënda në 32 vite të zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri. Ne nuk intimidohemi, nuk impresionohemi. Përpjekjet për të përligjur këtë vjedhje vetëm sa tregojnë bashkëfajësi”, tha ai, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

    Berisha shtoi se vjedhja e votave këtë herë “ka ndodhur publikisht, me vendime qeverie, pa u fshehur fare”, duke lënë të kuptohet se do të vijojë të sfidojë legjitimitetin e procesit zgjedhor dhe mazhorancës aktuale.