ATV

Category: Lajme

  • Merz: Evropa ka bërë shumë pak për të financuar mbrojtjen dhe sigurinë e saj

    Merz: Evropa ka bërë shumë pak për të financuar mbrojtjen dhe sigurinë e saj

    Kancelari gjerman Friedrich Merz ka pranuar akuzat e SHBA-së se Evropa po bënte shumë pak për të financuar mbrojtjen dhe sigurinë e saj, por tani beson se janë në të njëjtën linjë.

    “E dimë që duhet të bëjmë më shumë vetë dhe në të kaluarën kemi bërë shaka,” i tha ai programit Today të BBC-së, “ata po na kërkojnë të bëjmë më shumë dhe ne po bëjmë më shumë.”

    Merz ishte në Mbretërinë e Bashkuar për të forcuar lidhjet e mbrojtjes me Gjermaninë, si pjesë e një traktati historik miqësie që synon gjithashtu të trajtojë migracionin e parregullt dhe të promovojë shkëmbimet e të rinjve.

    Lufta e Rusisë me Ukrainën ka qenë një element që ka ndikuar në javët e para të mandatit të tij si kancelar, ashtu si edhe kërcënimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa importi prej 30% mbi eksportet e Bashkimit Evropian nga 1 gushti.

    Merz i tha Nick Robinson, në intervistën e tij të parë televizive në Mbretërinë e Bashkuar si kancelar, se ai e kishte takuar Trumpin tre herë dhe se ata kishin marrëdhënie të mira bisede: “Mendoj se Presidenti Trump është në të njëjtën linjë; ne po përpiqemi ta çojmë këtë luftë drejt fundit.”

    “Jemi në telefon një herë në javë; po koordinojmë përpjekjet tona. Një çështje është lufta në Ukrainë, dhe e dyta janë debatet dhe tarifat tona tregtare.”

    Merz ishte një mbështetës i zëshëm i Ukrainës gjatë fushatës zgjedhore dhe vizitoi Kievin muaj përpara se t’i çonte Kristian Demokratët e qendrës së djathtë të Gjermanisë drejt fitores në zgjedhjet e shkurtit.

    Katër ditë pasi u betua në fillim të majit, ai ishte në një tren për në Kiev në një shfaqje solidariteti me kryeministrin Sir Keir Starmer dhe presidentin Emmanuel Macron të Francës.

    “Po shohim një kërcënim të madh dhe kërcënimi është Rusia. Dhe ky kërcënim nuk është vetëm për Ukrainën. Është për paqen tonë, për lirinë tonë, për rendin politik të Evropës”, paralajmëroi ai.

  • Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, seanca e radhës mbahet më 22 korrik

    Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, seanca e radhës mbahet më 22 korrik

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, është mbajtur seanca e së enjtes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Seanca e radhës në këtë çështje gjyqësore u caktua më 22 korrik 2025.

    Në këtë seancë pritet të diskutohet për ecurinë e çështjes në këtë rast, pasi mbrojtësi i viktimave ka përfunduar me dëgjimin e dëshmitarëve që kishte thirrur.

    Trupi gjykues, i kryesuar nga Charles Smith III tha se në këtë konferencë do të flitet për hapat procedural që të jetë gjithçka gati për konferencën e mbrojtjes që do të mbahet pas pushimit të verës.

  • ​Erëra të forta, KEDS-i njofton për vendet që kanë mbetur pa rrymë

    ​Erëra të forta, KEDS-i njofton për vendet që kanë mbetur pa rrymë

    Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se për shkak të erërave të forta, të përcjella me shi, aktualisht në mbarë Kosovën janë mbi 40 Dalje jashtë funksionit.

    Sipas KEDS-it, rajonet më të prekura nga këto kushte atmosferike janë Peja, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj, ku një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike.

    “Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht në eliminimin gradual të dëmeve të shkaktuara në rrjet, për çka kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar në këto rajone”, thuhet në njoftim.

  • Hapen ofertat për tenderin 137 milionësh të KEK, pesë kompani aplikojnë për rehabilitimin dhe modernizimin e bllokut A3 të “TC Kosova A”

    Hapen ofertat për tenderin 137 milionësh të KEK, pesë kompani aplikojnë për rehabilitimin dhe modernizimin e bllokut A3 të “TC Kosova A”

    Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë hapjen zyrtare të aplikimeve të operatorëve ekonomik për projektin “Rehabilitimi dhe Modernizimi i Njësisë A3 në Termocentralin Kosova A”.

    Për këtë tender janë dorëzuar pesë aplikacione, ndërsa ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se aplikimi i pesë kompanive se ato kanë besuar në këtë proces.

    Kryesuesi i Bordit të drejtorëve në KEK, Valdrin Krasniqi ka thënë se modernizimi i njësisë A3 është dëshmi për përkushtim drejt një të ardhme stabile të sektorit të energjisë.

  • “Marrëveshje për pranimin e fajësisë” – Aktakuzë ndaj dy personave që kanë kryer trajtim mjekësor pa kualifikim profesional në Vushtrri

    “Marrëveshje për pranimin e fajësisë” – Aktakuzë ndaj dy personave që kanë kryer trajtim mjekësor pa kualifikim profesional në Vushtrri

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngre aktakuzë ndaj dy personave, N.M. dhe P.I., për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “Mashtrimi”.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit në mënyrë të vazhdueshme dhe pa kualifikime profesionale kanë ofruar trajtime mjekësore në ordinancën “B. M.” në Vushtrri.

    Ata pretendonin se shëronin sëmundje të ndryshme përmes tabletave, çajrave dhe ujit të cilit nuk i plotësonte standardet për konsum njerëzor, duke mashtruar qytetarët për përfitime financiare. Për një “kontroll” mjekësor kërkonin 100 euro, ndërsa për terapi deri në 30 euro, duke shfrytëzuar gjendjen shëndetësore dhe emocionale të pacientëve.

    Aktivitetet e tyre promovoheshin edhe në rrjetet sociale.

    Prokuroria ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me të pandehurit, të cilët kanë pranuar veprat penale.

    Marrëveshja parashikon dënim me gjobë dhe burgim, i cili do të zëvendësohet me dënim me gjobë në vlerë totale prej 70 mijë euro, sipas njoftimit.

  • Aksioni Anti-kontrabandë në Vërmicë, arrestohen oficeri doganor dhe transportuesi i mallrave

    Aksioni Anti-kontrabandë në Vërmicë, arrestohen oficeri doganor dhe transportuesi i mallrave

    Një oficer doganor dhe një transportues mallrash janë arrestuar sot në Vërmicë, në një aksion Anti-kontrabandë.

    Të dy janë ndaluar për 48 orë. Doganieri dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zytare” derisa i dyshuari tjetër për veprat penale “Kontrabandim i mallrave” dhe “Shmangie nga pagesa e detyrimeve doganore”.

    Gjatë këtij operacioni është identifikuar dhe parandaluar një tentim kontrabande me mallra të dyshuara si të falsifikuara konkretisht mbathje sportive me marka të mbrojtura.

  • Plani i Rritjes, Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së

    Plani i Rritjes, Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së

    Komisioni Evropian prezantoi të mërkurën dokumentin më të rëndësishëm buxhetor të këtij institucioni.

    Në këtë kornizë shumëvjeçare financiare janë propozuar 2 trilionë euro për periudhën 2028–2034.

    Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos ka thënë se Kosova, edhe pse ende pa statusin e vendit kandidat, do të përfshihet në kornizën e ardhshme financiare së bashku me të gjitha shtetet tjera që janë pjesë e procesit të zgjerimit.

    “Sa i përket Kosovës, ajo do të mbetet pjesë e këtyre instrumenteve financiare. Siç e dini, Kosova është tashmë pjesë edhe e Planit të Rritjes”, theksoi Komisionerja Kos.

  • Pas Bankës Botërore edhe FMN-ja e heq Kosovën nga Lista e Shteteve me Situatë Konflikti

    Pas Bankës Botërore edhe FMN-ja e heq Kosovën nga Lista e Shteteve me Situatë Konflikti

    Pas Bankës Botërore, Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve në Situatë të Brishtësisë dhe Konfliktit. Këtë e ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

    Me këtë rast Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen e thellë ndaj FMN-së për këtë njohje të rëndësishme të progresit institucional dhe qëndrueshmërisë makro-financiare të Kosovës.

    BQK-ja ka listuar disa nga përfitimet kryesore që priten për Kosovën pas këtij vendimi, përfshirë stabilitetin institucional dhe ekonomik të vendit, rritjen e besimit të investitorëve dhe uljen e vlerësimeve për rrezik financiar.

    Të njëjtin veprim e ka bërë edhe Banka Botërore ditë më parë.

  • Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Prishtinës

    Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Prishtinës

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Ismaili theksoi se vendimi për rikandidim vjen nga përkushtimi i tij personal ndaj qytetit dhe bindja se Prishtina meriton një drejtim të ri.

    “Kur po më pyesin pse po kandidoj prapë, përgjegja ime është e thjeshtë: Është qyteti im. Këtu jam rritë. Këtu jetoj. Këtu është e ardhmja jonë. Na takon neve, qytetarëve të Prishtinës, të bëhemi bashkë për të,” tha Ismaili, duke drejtuar mesazhin e tij për qytetarët.

    Ai theksoi se nuk mund të presin që të tjerët të bëjnë eksperimente që po e bllokojnë jetën në qytet.

    “Nuk mundemi me pritë deri sa të tjerët bëjnë eksperimente që e bllokojnë jetën në qytet,” shtoi ai.

     

  • Osmani takohet me ngarkuarën me punë të ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati

    Osmani takohet me ngarkuarën me punë të ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati

    Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ku kanë diskutuar për vizitën e fundit të saj në ShBA, takimet me zyrtarë të lartë të Administratës Trump dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

    Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe mbrojtjes.

    Gjithashtu, në këtë takim ato diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit në dritën e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë