ATV

Category: Lajme

  • Kongresi amerikan miraton me shumicë të madhe ndihmën ushtarake për Ukrainën

    Kongresi amerikan miraton me shumicë të madhe ndihmën ushtarake për Ukrainën

    Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara miratoi një vendim të rëndësishëm për zgjatjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke treguar angazhimin e vazhdueshëm të SHBA për mbështetje në përballjen me agresionin rus. Vendimi u miratua me shumicë të madhe, 353 vota pro dhe 76 kundër.

    Paketa e ndihmës përfshin armë, municion, sisteme mbrojtëse, ndihmë logjistike dhe trajnime për ushtrinë ukrainase. Ky hap është parë si një sinjal i fortë se SHBA mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë dhe sovranitetit të Ukrainës.

    Zyrtarët ukrainas e kanë mirëpritur këtë vendim, duke e vlerësuar si thelbësore për ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe forcës mbrojtëse të vendit.

  • Dhunohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari

    Dhunohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan, një grua kosovare ka raportuar se është viktimë e një akti dhune seksuale.

    Sipas njoftimit zyrtar, viktima ka deklaruar se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

    Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik të këtij viti, derisa rasti u raportua në Polici gjatë ditës së djeshme.

    “Gjilan 11.07.2025 – 14:00. Më 18.07.2025 viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

  • Shpërthimi i fishekzjarrëve në Dusseldorf lëndon 19 persona, mes tyre një fëmijë

    Shpërthimi i fishekzjarrëve në Dusseldorf lëndon 19 persona, mes tyre një fëmijë

    Gjatë një feste në Düsseldorf të Gjermanisë janë plagosur 19 persona, prej të cilëve katër ndodhen në gjendje kritike.

    Në mesin e të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë.

    Deri më tani nuk ka informacione nëse në grupin e të lënduarve ka shqiptarë, shkraun welt.de.

    Disa nga raketat e fishekzjarreve morën drejtim të gabuar, duke fluturuar anash ose shpërthyer në tokë, në mes të njerëzve.

     

    Dëshmitarë okularë konfirmojnë se disa fishekzjarre devijuan nga rruga e tyre dhe shpërthimet u dëgjuan njëkohësisht në ajër dhe në tokë.

    Shkaqet e këtij incidenti janë duke u hetuar dhe policia e konsideron ngjarjen një “fatkeqësi tragjike”, ndërsa hetimet do të zbulojnë arsyet e sakta të ngjarjes.

    Festa e Rinisë në Düsseldorf tërheq çdo vit qindra mijëra vizitorë dhe zakonisht zgjat deri të dielën.

  • Të shtëna me armë Prishtinë, në vendin e ngjarjes gjenden 34 gëzhoja

    Të shtëna me armë Prishtinë, në vendin e ngjarjes gjenden 34 gëzhoja

    Policia ka njoftuar se gjatë një ahengu në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë u shkrep arma e zjarrit.

    Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u konfiskuan 34 gëzhoja, derisa në shtëpinë ku u mbajt festa nuk u gjet asgjë e dyshuar.

    “Raportohet se gjatë një ahengu ka pas të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 34 gëzhoja ndërsa, gjatë kontrollit në shtëpinë ku është mbajtur ahengu nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

  • Sot përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

    Sot përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

    Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.

    Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 48 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

    Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.

    Në seancën e kaluar, nga LVV deklaruan se do të ketë takim ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, në përpjekje për të arritur marrëveshje për bashkëpunim. Takimi mes Kurtit dhe Limajt ende nuk ka ndodhur, ndërsa, mbetet të shihet nëse dyshja do të takohet para seancës konstituive.

    Ndryshe, të premten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi sot një takim konsultativ me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Takimi u zhvillua në prag të përfundimit të afatit kushtetues, të përcaktuar në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, respektivisht deri më 26 korrik 2025.

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese obligon konstituimin përfundimtar brenda 30 ditëve nga seanca e parë, duke e vënë afatin deri në 26 korrik.

  • Humbi jetën 40-vjeçari pas aksidentit me traktor në Bresanë të Dragashit

    Humbi jetën 40-vjeçari pas aksidentit me traktor në Bresanë të Dragashit

    Një 40-vjeçar humbi jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që mori në një aksident me traktor në Bresanë të Dragashit, konfirmoi Policia e Kosovës

    Viktima ishte duke punuar me traktor në zonën malore.

    “Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresanë, Dragash se një person mashkull, D.A. (40 vjeç), është sjellë në qendër nga vëllai i tij me lëndime të rënda trupore. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas, për shkak të lëndimeve të marra, ka vdekur”, tha zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë, Dragash në momentin e incidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

    Policia ka reaguar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësitet përkatëse hetimore.

    “Në vendngjarje është angazhuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, shtoi tutje Bytyqi.

  • Suspendohet një polic në Gjakovë nën dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare

    Suspendohet një polic në Gjakovë nën dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare

    Një zyrtar policor në Gjakovë është suspenduar për 72 orë.

    Siç njofton policia rajonale e kësaj komune, suspendimi i tij u bë nën dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare.

    Bëhet e ditur se lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.

  • Temperaturat e larta në sallën e gjykimit, anulohet seanca për rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraqa”

    Temperaturat e larta në sallën e gjykimit, anulohet seanca për rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraqa”

    Për shkak të temperaturave të larta në sallën e gjykimit është anuluar seanca ndaj 6 të akuzuarve për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, ku kishin mbetur të vdekur dy persona.

    Ata akuzohen se më 24 shtator 2007 pretendohet se kishin vendosur dhe shpërthyer një mjet plasës në objektin e lokalit “Sekiraqa”, në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë.

    Si pasojë e këtij shpërthimi kishin vdekur N.M dhe P.S dhe ishin lënduar disa persona të tjerë.

  • Bllokohet njëra anë e autostradës Prishtinë–Prizren, shkak punimet

    Bllokohet njëra anë e autostradës Prishtinë–Prizren, shkak punimet

    Njëra anë e autostradës Prishtinë–Prizren është bllokuar për shkak të punimeve që po zhvillohen në këtë aks rrugor.

    Si pasojë e këtyre punimeve, janë shkaktuar disa kolona që në pikun e mëngjesit.

    Ndërkohë, autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët që të ndjekin shenjat e vendosura për qarkullim alternativ, në mënyrë që të shmangin bllokimet në rrugë.

  • I dyshuari për spiunazh Bojan Jevtiq paraqitet në Gjykatë, pritet vendimi për paraburgim

    I dyshuari për spiunazh Bojan Jevtiq paraqitet në Gjykatë, pritet vendimi për paraburgim

    I dyshuari për spiunazh, Bojan Jevtiq, është sjellë të premten në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, ku pritet që Gjykata të vendosë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të enjten është zhvilluar një aksion i koordinuar me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), në kuadër të hetimeve për veprimtari të dyshuar të spiunazhit.

    Gjatë këtij operacioni është arrestuar Bojan Jevtiq, zyrtar policor nga komuna e Kamenicës.

    “Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës, janë sekuestruar prova materiale si: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mençur, USB, një armë e shkurtër, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 eurosh, 2 milionë dinarë serbë (rreth 17.072 euro), 600 franga zvicerane dhe prova të tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Prokurorisë dhe IPK-së.