ATV

Category: Lajme

  • Dështon seanca e 52-të: Nesër edhe një tentim, Avni Dehari sërish ua ndalojë fjalën deputetëve tjerë

    Dështon seanca e 52-të: Nesër edhe një tentim, Avni Dehari sërish ua ndalojë fjalën deputetëve tjerë

    Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, e ftoi seancën e radhës, të 53-tën, për nesër, të shtunën, në orën 14:00.

    Thirrja për seancën e radhës u bë pasi, me vetëm 54 vota pro formimit të komisionit për votim të fshehtë, sërish dështoi konstituimi i Kuvendit.

    Seanca e radhës do të mbahet vetëm një ditë para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar asnjë veprim nga deputetët për konstituim të Kuvendit nga 27 korriku deri më 8 gusht.

    Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun, të propozuar për kryeparlamentare, të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

    Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur.

    Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

    PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

     

  • Mesazhe me bluza në Kuvend, “DEMOKRACI” – “Oj Fitore a i ke kthyer 252,000 euro”

    Mesazhe me bluza në Kuvend, “DEMOKRACI” – “Oj Fitore a i ke kthyer 252,000 euro”

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shfaqur sot në seancën e 52-të në tentim për konstituimin e Kuvendit me një bluzë që mban mbishkrimin  “DEMOKRACI” si një përgjigje ndaj ngjarjeve të fundit.

    Po ashtu edhe deputeti i LDK-së, Paris Guri në një formë të veçantë, iu drejtua sot deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

    Guri e ka shkruar në bluzën e tij: Oj Fitore a i ke kthyer 252,000 euro.

     

     

  • Mbërrijnë ambasadorët e vendeve perëndimore

    Mbërrijnë ambasadorët e vendeve perëndimore

    Pak para nisjes së seancës, në hyrje të Kuvendit janë parë ambasadorë të vendeve perëndimore, përfshirë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

    Si pjesëtarë të vendeve të QUINT-it, ata kanë bërë thirrje disa herë që Kosova t’i formojë sa më shpejt institucionet.

    Përveç ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, në QUINT bëjnë pjesë edhe Italia, Franca dhe Gjermania.

  • Haradinaj: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por si opsion i fundit

    Haradinaj: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por si opsion i fundit

    Kreu i Aleancës së Ardhmërisë për Kosovën (AAK), Ramush Haradinaj, tha se ai e sheh si shenjë të mirë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme që të mos ndërmerret asnjë vendim për konstituimin të Kuvendit nga 27 korriku deri më 8 gusht.

    “Është e mundshme që gjykata e ka paraparë që kaq kohë i duhet për një vendim. Pra i bjen që jemi në një periudhë më dinamike”, tha Haradinaj, para seancës së 52-të konstituive.

    Tutje tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, por se ato i sheh si opsion të fundit.

    “Ne nuk mendojmë se duhet të favorizohen zgjedhjet pa i shteruar mundësitë për t’i krijuar institucionet”, tha Haradinaj.

    Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje e ka hallin te mungesa e votave për formim të Qeverisë

  • Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje e ka hallin te mungesa e votave për formim të Qeverisë

    Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje e ka hallin te mungesa e votave për formim të Qeverisë

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë në nisje të seancës se masa e përkohshme i paraprin kërkesës së LDK-së në Gjykatën Kushtetuese.

    “Për mua vendimi i ka dy kuptime. E para, që nuk dëshiron të ketë vakum të keqpërdorimit të seancës kuvendore ose ndonjë vendimi arbitrar nga kryesuesi i seancës, dhe e dyta që ndoshta të japë hapësirë akoma për Lëvizjen Vetëvendosje që të gjejë bashkëpunim, mirëkuptimin dhe të krijojë mirëbesim që mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe të kalojmë në pjesën e Qeverisë”.

    Megjithatë, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje e ka hallin te mungesa e votave për formim të Qeverisë dhe për pasojë e ka bllokuar Kuvendin.

    Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet

  • Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet

    Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet

    E propozuara nga Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, është deklaruar para fillimit të seancës së 52-të konstituive.

    Ajo ka komentuar masën e përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

    Sipas saj, edhe pse PDK dhe LDK e kishin dërguar çështjen në Kushtetuese, ato nuk kishin kërkuar masë të përkohshme. Megjithatë, Haxhiu theksoi se vendimi i Gjykatës është në përputhje me aktgjykimin e mëparshëm, i cili përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga seanca e parë.

    “Duhet pasur parasysh se as PDK-ja e LDK-ja nuk kishin kërkuar masë të përkohshme, pra edhe përkundër faktit që e kishin dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese, nuk kishin kërkuar masë të përkohshme, megjithatë duke pasur parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, pra këtë të fundit, gjykata siç e dini, seanca konstituive duhet të ndodh, pra Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit 30-ditor, dhe është e natyrshme, është normale që në këto rrethana kur nesër kemi ditën e fundit, Gjykata të marr masën e përkohshme, dhe jo pse këtë ia ka kërkuar PDK-ja dhe LDK-ja”, tha ajo.

    Haxhiu paralajmëroi se në mungesë të reflektimit nga subjektet politike, zgjidhja e vetme do të mbeten zgjedhjet.

    “E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet,” ka deklaruar ajo.

  • 14 vjet nga vrasja e heroit të Kosovës, Enver Zymberi

    14 vjet nga vrasja e heroit të Kosovës, Enver Zymberi

    Sot mbushen katërmbëdhjetë vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri Jarinjë dhe Bërnjak.

    Në mëngjesin e 25 korrikut 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.

    Por ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.

    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”

  • Mundësia e fundit për konstituim para afatit të Kushtetueses, ambasadorët sot përcjellin seancën nga Kuvendi

    Mundësia e fundit për konstituim para afatit të Kushtetueses, ambasadorët sot përcjellin seancën nga Kuvendi

    Në përpjekjen e 52-të dhe të fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës para skadimit të afatit kushtetues, pritet që ambasadorë të vendeve të huaja në Kosovë, sot të jenë të pranishëm.

    Ambasada Gjermane ka njoftuar se ambasadori Jorn Rohde, bashkë me përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë, do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit që do të mbahet sot.

    “Duke qenë se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament,” thuhej në njoftimin e ambasadës.

    Më 26 korrik skadon afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Presidentja Vjosa Osmani ka dorëzuar një kërkesë për të sqaruar pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri në këtë afat, duke theksuar se “kompromisi nuk po shihet askund”.

    Seanca pritet të nis sot në ora 11:00.

  • Gjermania planifikon të rekrutojë deri në 40 mijë të rinj në vit për shërbim ushtarak vullnetar

    Gjermania planifikon të rekrutojë deri në 40 mijë të rinj në vit për shërbim ushtarak vullnetar

    Gjermania synon të zgjerojë ndjeshëm forcat e saj të armatosura duke rekrutuar deri në 40 mijë adoleshentë në vit për një formë të re vullnetare të shërbimit ushtarak.

    Projekti do t’i paraqitet kabinetit qeveritar si projektligj në fund të gushtit dhe do të ofrojë paga tërheqëse dhe fleksibilitet për të tërhequr 18-vjeçarët.

    Ministria e Mbrojtjes pret të mbushë këtë vit 15 mijë vende në programin ekzistues dhe të rrisë numrin e të rinjve të përfshirë me 3 deri në 5 mijë çdo vit, si pjesë e strategjisë për t’u përgatitur ndaj kërcënimeve të mundshme, veçanërisht agresionit rus.

    Qëllimi është që deri në vitin 2031 të arrihet kuota prej 40 mijë vullnetarësh në vit, të cilët do t’i shtohen rezervave pas përfundimit të shërbimit. Në të njëjtën kohë, synohet rritja e numrit të ushtarëve profesionistë.

    Kancelari Friedrich Merz ka premtuar ta bëjë ushtrinë gjermane forcën konvencionale më të fuqishme në Evropë, me investime miliarda euro në riarmatim. Synohet që madhësia e ushtrisë profesionale të rritet nga 182 mijë aktualisht në 260 mijë deri në vitin 2035, ndërsa rezervat e gatshme do të zgjerojnë nga 60 mijë në 200 mijë.

  • Hulk Hogan ndërron jetë, Trump ndan një kujtim të veçantë

    Hulk Hogan ndërron jetë, Trump ndan një kujtim të veçantë

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë lamtumirën legjendës së mundjes Hulk Hogan, duke reaguar në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të ikonës së sportit dhe argëtimit amerikan.

    Ai tha se kishte humbur një mik të shkëlqyer dhe e kujtoi me fjalë të ndjera.

    Së bashku me një fotografi të përbashkët, Trump shkroi se Hulk Hogan ishte një “MAGA” në çdo mënyrë, një referencë për mbështetjen e tij të hapur ndaj fushatës dhe politikës së tij.

    “Sot humbëm një mik të shkëlqyer, ‘Hulkster’-in. Hulk Hogan ishte MAGA në çdo mënyrë – i fortë, i ashpër, i zgjuar, por me zemrën më të madhe”, thuhet fillimisht në shkrimin e presidentit amerikan.

    “Ai mbajti një fjalim absolutisht ‘elektrik’ në Konventën Kombëtare Republikane, e cila ishte një nga pikat kulmore të të gjithë javës”.

    “Ai argëtoi fansa nga e gjithë bota dhe ndikimi kulturor që pati ishte i jashtëzakonshëm. Ne i dërgojmë urimet dhe dashurinë tonë më të ngrohtë gruas së tij Sky dhe familjes.

    “Hulk Hogan do të na mungojë shumë!”, shkroi Trump.

    Hulk Hogan, i lindur si Terry Gene Bollea, u gjet i vdekur në banesën e tij në Clearwater, Florida, herët dje ne mëngjes.

    Ai e nisi karrierën në mundjen profesionale në vitin 1977, por u bë i famshëm globalisht pas nënshkrimit me Federatën Botërore të Mundjes (WWE) në dhjetor të vitit 1983.

    Me karakterin e tij si “amerikani heroik”, ai ndihmoi që mundja të lulëzonte në vitet ’80, duke qenë figura kryesore në tetë nga nëntë edicionet e para të WrestleMania-s, ngjarjes më të madhe vjetore të WWE.