ATV

Category: Lajme

  • Ukë Balaj nga AAK prezanton programin për Istogun

    Ukë Balaj nga AAK prezanton programin për Istogun

    I shkurtër në prezantimin e programit të tij ishte kandidati për të parin e Istogut nga rradhët e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ukë Balaj.

    Kandidati i AAK-së tha se me programin e tij ka paraparë që të siguroj ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët.

    “Të sigurojmë impiantet, kanalizimet, turizmin, zonat ekonomike për bizneset vendas, bujqësin.” tha Balaj.

    Ukë Balaj premtoi edhe zgjerim të infrastrukturës në gjithë komunën e Istogut në emisionin “Context”, në televizioni Atv.

    Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.

  • Ilir Ferati tregon programin e tij për Istogun

    Ilir Ferati tregon programin e tij për Istogun

    Kryetari aktual i Istogut njëherësh kandidatë edhe për një mandat, Ilir Ferati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka prezantuar 12 projektet madhore të programit.

    “Finalizimi i kolektorit kryesor të ujrave të zeza me vlerë prej 4.2 milion euro, ndërtimi i unazës së qytetit në vlerë prej 3.8 milion euro, rregullimi i shtratit të lumi, ndërtimi i shtegut rekreativ për ecje dhe çiklizëm”, u shpreh Ferati nw emisonin “Context”, nw televizioni Atv.

    Përveq këtyre, Ferati prezantoi edhe 6 shtyllat kryesore të programit.

    “Qytetarë të barabartë, arsim për të ardhmen, rini, sport dhe kulturë, ekonomi, turizëm dhe bujqësi”, tha Ferati.

    Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.

  • Tensionet në Kuvend/ Opozita godet me librin e Kushtetutës Ramën, kryeministri-Gardës: Lërini

    Tensionet në Kuvend/ Opozita godet me librin e Kushtetutës Ramën, kryeministri-Gardës: Lërini

    Me tensione është shoqëruar seanca e sotme, e cila u mbyll në një kohë rekord, për vetëm 25 minuta.

    Opozita nuk e ka lejuar kryeministrin Edi Rama të mbajë fjalën për prezantimin e programit qeverisës.

    Pasi u kalua direkt në votim, dhe Rama u ul në ndenjësen e tij, deputetë të opozitës i kanë hedhur atij librin e kushtetutës.

    Në momentin që nisën ta godasin, Rama u është drejtuar truprojave të Gradës që shkuan për të penguar sendet, duke u thënë: Lërini!

  • Osmani javën tjetër në New York për Asamblenë e OKB-së

    Osmani javën tjetër në New York për Asamblenë e OKB-së

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë vit do të jetë e pranishme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Vizita zhvillohet në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të këtij forumi ndërkombëtar.

    Kjo është konfirmuar nga Këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

    Gjatë qëndrimit në ShBA, presidentja do të zhvillojë takime me homologë nga vende të ndryshme, si dhe do të marrë pjesë në aktivitete të tjera zyrtare të organizuara në kuadër të Asamblesë.

    “Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në New York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, tha Kupina për Reporteri.net.

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbahet nga data 22 shtator deri më 30 shtator./ATVLIVE/

  • E çuditshme: Avioni mbeti një orë në ajër për shkak të kontrollorit në gjumë

    E çuditshme: Avioni mbeti një orë në ajër për shkak të kontrollorit në gjumë

    Të martën, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroportin “Napoleon Bonaparte”.

    Një Airbus i llojit A320 që i takon kompanisë Air Corsica, i nisur nga Parisi me një orë vonesë, u detyrua të qëndrojë në ajër për gati një orë, pasi që kontrollorin e kishte zënë gjumi, tregon kapiteni i fluturimit.

    Sipas mediave franceze, avioni u përball me mungesë komunikimi nga kulla e kontrollit, gjë që i detyroi pilotët të bëjnë rrotullime mbi Gjirin e Ajaccios, ndërsa kërkonin ndihmë nga kontrollorët rajonalë.

    Vetëm një kontrollor ishte në shërbim dhe nuk u përgjigj, duke detyruar ekipin e zjarrfikësve të aeroportit të lajmëronte xhandarmërinë.

    Pas disa vonesash për shkak të dyerve të sigurisë, kontrollori u gjet duke fjetur në zyrën e tij.Kapiteni, i cili foli në kushte anonimiteti, theksoi se nuk pati panik në bord dhe pasagjerët e morën situatën me qetësi.

    Kontrollori iu nënshtrua testimeve për alkool dhe drogë, të cilat rezultuan negative.

  • “Walk of Shame” – Aksion simbolik me 120 emra deputetësh kundër bllokadës politike në Kosovë

    “Walk of Shame” – Aksion simbolik me 120 emra deputetësh kundër bllokadës politike në Kosovë

    Para hyrjes së Kuvendit të Kosovës janë vendosur në tokë 120 fletë të bardha me emrat e deputetëve të legjislaturës aktuale, mbi të cilët është vizatuar një X me ngjyrë të kuqe dhe mbi ta është vendosur mbishkrimi “Walk of Shame”.

    Ky aksion simbolik është organizuar si protestë kundër moskonstituimit të institucioneve dhe bllokadës politike në vend. Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Kosova vazhdon të mbetet pa institucione vendimmarrëse, duke krijuar vakum politik e institucional.

    Organizatori i këtij aksioni, Fatmir Bytyqi, tha se tashmë 26 ditë e net është duke qëndruar para Kuvendit të Kosovës.

    Ai theksoi se qëllimi i tij është të vetëdijësojë qytetarët për të mos votuar më kurr deputetët aktualë.

    “Unë tash e 26 ditë gjindem para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste për mos konstituim të institucionit më të rëndësishëm të Republikës. Qëllimi im është kryesisht që t’i vetëdijësoj qytetarët që këta deputetë të mos votohen asnjëherë. Ne kemi pasur rastin në vitin 2014 kur Kuvendi nuk ka funksionuar për disa muaj, tash është ky rasti i dytë. Kjo për arsye se në 2014 nuk kemi ditur që t’i ndëshkojmë deputetët për mos punën e tyre, kjo gjendje po na përsëritet edhe tash. Këtë duhet ne qytetarët t’ia edukojmë klasës politike. Këta deputetë nuk guxojmë më asnjëherë t’i votojmë. Nuk është me rëndësi cila parti votohet, secila parti LDK, PDK, VV, por këta 120 emra nuk guxojmë që t’i votojmë. Nuk mund të luajnë me institucionet e vendit”, tha ai për EO.

  • Sveçla pas kapjes së armatimit që u kap në veri: Institucionet tona të sigurisë, janë më të forta se kurrë

    Sveçla pas kapjes së armatimit që u kap në veri: Institucionet tona të sigurisë, janë më të forta se kurrë

    Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se municioni i armëve që u gjet sot ishte në pronën e Nemanja Radivojeviq, i njohur si “Gandi”.

    Teksa publikoi edhe video nga kapja e armëve në Zveçan, Sveçla ka thënë se derisa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës.

    Megjithatë thekson se institucionet e sigurisë së Kosovës janë më të forta se kurrë dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimë të elemente kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën.

    “Sot, në pronën e Nemanja Radivojević – i njohur si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi. Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Rreshterit policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë. Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla.

    Madje ai ka theksuar se këto pajisje armatimi janë dëshmi se ky grup kriminal i dirigjuar nga Serbia ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës.

    “Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës. Por shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën”, përfundon shkrimi.

  • Votohet qeveria e re në Shqipëri, Rama siguron mandatin e katërt

    Votohet qeveria e re në Shqipëri, Rama siguron mandatin e katërt

    Kuvendi i Shqipërisë ka votuar mandatin e katërt qeverisës të Edi Ramës në një seancë, e cila ishte e shkurtër dhe tensionuar.

    Për herë të parë në historinë e parlamentarizmit, programi qeverisës u miratua me 82 vota pa asnjë debat, pas protestave të ashpra të opozitës brenda sallës plenare.

    Tensionet eskaluan kur kryeministri Rama tentoi të prezantonte programin përmes ministres së inteligjencës artificiale, të quajtur “Diella”.

    Kjo lëvizje shkaktoi kaos, duke bërë që mazhoranca socialiste ta kalonte programin drejtpërdrejt në votim, ndërsa deputetë të opozitës hodhën objekte në drejtim të kabinetit qeveritar.

    Pavarësisht tenstioneve, kryeministri Rama deklaroi se objektivi kryesor i mandatit të tij të katërt mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

  • Williams e pranon se masakra e Reçakut ishte shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare

    Williams e pranon se masakra e Reçakut ishte shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare

    Në vijim të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, juristi amerikan Paul Williams, është përgjigjur në pyetjet e ekipit mbrojtës, duke konfirmuar me “Po” se Masakra e Reçakut përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

    I pyetur nëse kishte dëgjuar për këtë ngjarje, Williams u përgjigj me “Po”, para trupit gjykues.

    Po ashtu, këshilltar ligjor i delegacionit kosovar në Rambuje, pranoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës në janar të vitit 1999 kishte nevojë për fonde për të blerë armatime dhe pajisje me qëllim mbrojtjen e popullatës civile.

    Sipas tij, dihej se qeveria e Kosovës në ekzil, e udhëhequr nga Bujar Bukoshi, kishte grumbulluar një shumë të konsiderueshme parash.

    Megjithatë, në pyetjen e mbrojtjes nëse kishte ndonjë pasqyrë financiare për të dëshmuar këto të ardhura, Williams u përgjigj me “Jo”.

    Ai sot përfundoi dëshminë e tij përgjatë dy ditëve para Dhomave të Specializuara të Hagës.

  • Paul Williams përfundon dëshminë në Hagë

    Paul Williams përfundon dëshminë në Hagë

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka përfunduar dëshminë Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje.

    Dëshmia e Williams zgjati një ditë e gjysmë, ku tha se në cilësinë e këshilltarit juridik kishte punuar pa pagesë për delegacionin kosovar gjatë punimeve për marrëveshjen e Rambujesë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Gjatë fundit të dëshmisë së tij, ai u mor në pyetje edhe nga mbrojtja e Jakup Krasniqit pasi pati pyetje shtesë.

    Ndryshe, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq tha se nuk do të kenë dëshmitarë tjetër për sot.

    Ndërsa, për javën e ardhshme do të jetë vetëm një, e që dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën në mëngjes.

    Me kaq përfundoi seanca e sotme për të vazhduar të hënën me dëshmitarin e tretë të mbrojtjes.