ATV

Category: Lajme

  • Sëmuret avokati, shtyhet vendimi për kalimin në gjykim të dosjes “Meta”

    Sëmuret avokati, shtyhet vendimi për kalimin në gjykim të dosjes “Meta”

    Seanca e parë paraprake e parashikuar për këtë të enjte në GJKKO, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, për arsye shëndetësore.

    Në sallë u paraqit e bashkëpandehura Monika Kryemadhi ndërsa seanca e radhës u caktua për në datën 9 tetor.

    Kjo dosje, që ndodhet në fazën paraprake, po gjykohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila më herët ka kërkuar dorëheqjen nga çështja, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtari Erion Bani, njëherazi zëvendëskryetar i GJKKO.

  • KFOR: Ushtarët turq dhe Garda Skoceze me patrullim të përbashkët në Kosovë

    KFOR: Ushtarët turq dhe Garda Skoceze me patrullim të përbashkët në Kosovë

    Ushtarët turq nga Komanda Rajonale Lindore e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen një patrullim të përbashkët në zonën e tyre të përgjegjësisë së bashku me personelin e Gardës Skoceze të Mbretërisë së Bashkuar të vendosur në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s.
    Aktivitete të tilla ruajnë një prani të dukshme dhe të paanshme, rrisin ndërgjegjësimin për situatën dhe mbështesin sigurinë e përgjithshme në rajon, sipas mandatit të KFOR-it nga OKB-ja.
    KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
    KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
  • Sulm me dron në Izrael, 24 të plagosur – Ushtria izraelite akuzon rebelët Huthi

    Sulm me dron në Izrael, 24 të plagosur – Ushtria izraelite akuzon rebelët Huthi

    Një sulm me dron ka goditur një qendër tregtare në qytetin izraelit të Eilatit, duke lënë të plagosur 24 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

    Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në qytetin strategjik në Detin e Kuq.

    Ushtria izraelite ia ka atribuuar sulmin rebelëve Houthi të Jemenit, të cilët veprojnë në mbështetje të Hamasit. Ndërkaq, është bërë e ditur se sistemi i mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt” dështoi të neutralizonte dronin që kishte hyrë në hapësirën izraelite.

    Ky sulm pason një seri tensionesh të shtuara, ku rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, kanë intensifikuar lëshimin e dronëve drejt Izraelit. Si kundërpërgjigje, forcat izraelite kanë bombarduar infrastrukturën ushtarake në Jemen.

  • Zhduket një person në Prishtinë, familjarët kanë humbur kontaktet me të për më shumë se 48 orë

    Zhduket një person në Prishtinë, familjarët kanë humbur kontaktet me të për më shumë se 48 orë

    Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar në Polici gjatë mbrëmjes të së martës në Prishtinë.

    Familjarët kanë njoftuar autoritetet se kanë humbur kontaktet me të afërmin e tyre dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij aktuale.

    Sipas njoftimit zyrtar, ankuesi ka deklaruar në polici se vëllai i tij është larguar nga shtëpia e tyre në rrugën “Mon Balaj” dhe që atëherë nuk është kthyer.

    Menjëherë pas pranimit të informacionit, Policia ka nisur procedurat standarde hetimore dhe ka hapur rastin si “Person i zhdukur”, ndërkohë njësitet përkatëse janë vënë në kërkim për gjetjen e tij.

  • Dy të arrestuar për armëmbajtje në Pejë, në njërin rast i përfshirë edhe një nxënës

    Dy të arrestuar për armëmbajtje në Pejë, në njërin rast i përfshirë edhe një nxënës

    Policia në rajonin e Pejës ka iniciuar dy raste të ndara për posedim të paautorizuar të armëve gjatë dy ditëve të fundit.

    Një rast përfshin kontrollin në një pronë private në qytetin e Pejës, ndërsa tjetri ka ndodhur brenda një institucioni arsimor në fshatin Jabllanicë e Vogël.

    Në rastin e parë, të mërkurën në mëngjes, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar pesëmbëdhjetë gëzhoja të kalibrave të ndryshëm gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari.

    Ndërkohë, një ditë më parë, një mjet i mprehtë i llojit brisk i ishte konfiskuar një nxënësi të shkollës së mesme nga ana e mësimdhënësit të tij

    Të dyshuarit në të dyja rastet janë shoqëruar në në stacionin policor për intervistim, ndërsa me vendim të prokurorit kompetente, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Kurti udhëton në ShBA, kjo është agjenda e tij

    Kurti udhëton në ShBA, kjo është agjenda e tij

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

    ZKM shton se gjatë qëndrimit atje, gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës.

    “Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, tha ZKM në njoftim.

    Udhëtimi i Kurtit drejt SHBA-së vjen pas masës së ndërmarrë nga Uashingtoni kundrejt Kosovës me pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik.

    Në ShBA nga Kosova po qëndron edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

  • Siguria para zgjedhjeve lokale, xhandarmëria franceze dislokohet në Kosovë

    Siguria para zgjedhjeve lokale, xhandarmëria franceze dislokohet në Kosovë

    Xhandarmëria kombëtare franceze është dislokuar në Kosovë si pjesë e një njësie rezervë të EULEX-it.

    Sipas Ambasadës së Francës, ky dislokim synon të mbështesë stabilitetin, veçanërisht në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.

    Në njoftimin zyrtar, ambasada thekson se xhandarmëria është krenare që po jep kontributin e saj, së bashku me partnerët evropianë, në forcimin e sigurisë në vend për të gjitha komunitetet.

    Forcat franceze do t’i shërbejnë misionit të EULEX-it si njësi mbështetëse, e gatshme të intervenojë sipas nevojës.

  • Forcimi i partneritetit ushtarak: Kosovë–Iowa thellojnë bashkëpunimin

    Forcimi i partneritetit ushtarak: Kosovë–Iowa thellojnë bashkëpunimin

    Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe me ftesë të Inspektoratit Gjeneral të kësaj Garde, ekipi i Inspektoratit Gjeneral të Ministrisë së Mbrojtjes, i udhëhequr nga gjeneralmajor Irfete Spahiu dhe i shoqëruar nga këshilltarja e NALT-it, kolonel Bryant, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vizitë morën pjesë gjithashtu kolonel Ramiz Bytyqi, major Vilson Musaj dhe rreshter shtabor Jeton Ramadani.
    Gjatë kësaj vizite njëjavore, ekipi u prit nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Stephen Osborn, me të cilin u zhvillua një takim i veçantë pune mes tij dhe gjeneralmajor Spahiut.
    Vizita filloi me pritjen zyrtare nga ekipi i Inspektoratit Gjeneral të Gardës Kombëtare të Iowa-s, të kryesuar nga kolonel Piters dhe nënkolonel Mosby, ku pas fjalëve mirëseardhëse u mbajtën prezantime nga të dyja palët dhe më pas u zhvillua një trajnim për programin e inspektimit CIP-it, përgatitje kjo për inspektimin e përbashkët që u realizua më 13 dhe 14 shtator në Regjimentin 185 të Stërvitjeve.
    Po ashtu, ekipi zhvilloi një vizitë informuese në Forcat Ajrore të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ku u njoftua në detaje për detyrat dhe përgjegjësitë specifike të kësaj strukture.
    Gjatë qëndrimit, përfaqësuesit nga Kosova morën pjesë edhe në ceremoninë “Gara e ushtarit më të mirë, ku morën pjesë tre pjesëtarë të FSK-së. Në vijim, u realizua një vizitë në shtëpinë e veteranëve të Iowa-s në qytetin Marshalltown, ku gjeneralmajor Spahiu u adresua personalisht veteranëve të akomoduar atje, ndërsa një tjetër ndalesë domethënëse ishte vizita në muzeun ushtarak “Iowa Gold Star Military Museum” në Camp Dodge.
    Në fund të vizitës në SHBA, delegacioni i Inspektoratit të Përgjithshëm vizitoi edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Moines, ku u diskutua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve amerikanë.
  • Ferizaj: Një person lëndohet pasi i bie një objekt i rëndë në kokë

    Ferizaj: Një person lëndohet pasi i bie një objekt i rëndë në kokë

    Një person ka pësuar lëndime trupore pasi i ka rënë një objekt i fortë në kokë, derisa po ecte pranë një objekti në ndërtim në Ferizaj.
    Rasti që ka ndodhur pasditen e së mërkurës, është cilësuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
    “Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore për shkak se derisa ishte duke ecur në rrugë pranë një objekti në ndërtim i ka rënë një objekt i fortë në kokë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
  • Delegacioni i Policisë së Kosovës po merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në Europol

    Delegacioni i Policisë së Kosovës po merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në Europol

    Një delegacion i lartë i Policisë së Kosovës, i udhëhequr nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z.Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Hetimeve, drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Europol, morën pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, e cila u mbajt në selinë e Europol-it në Hagë, më 23 dhe 24 shtator 2025.
    Konventa e organizuar nga Europol-i dhe Presidenca Daneze e Bashkimit Evropian, ka mbledhur përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare dhe partnere për të diskutuar sfidat e reja të sigurisë dhe mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.
    Në qendër të diskutimeve ishin temat që lidhen kryesisht me: krimin e organizuar ndërkombëtar,luftën kundër trafikimit të narkotikëve,pastrimin e parave,keqpërdorimin e shërbimeve financiare digjitale,si dhe format e reja të krimit financiar.
    Gjatë punimeve të Konventës, delegacioni i Policisë së Kosovës zhvilloi një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të lartë të policive partnere dhe institucioneve ligjzbatuese ndërkombëtare. Në këto takime u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë rajonale dhe globale, format inovative të bashkëpunimit policor, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira që synojnë forcimin e profesionalizmit dhe kapaciteteve të organizatave policore.
    Pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në këtë konventë është një dëshmi e qartë e angazhimit të saj për të avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të përmirësuar aftësitë dhe kapacitetet për të përballuar sfidat e sigurisë që po evoluojnë në nivel global.