ATV

Category: Lajme

  • Vdekja e një punëtori në një fabrikë në Suharekë, arrestohen dy persona

    Vdekja e një punëtori në një fabrikë në Suharekë, arrestohen dy persona

    Një burrë ka humbur jetën në Suharekë pas lëndimeve të marra derisa po punonte.

    Ai ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, por mjekët kishin konstatuar se ai kishte arritur në spital pa shenja jete.

    Policia tha se ka arrestuar dy persona për rastin që e cilësoi si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    “Rr. Brigada-123, Suharekë 26.09.2025 – 15:45. Viktima mashkull kosovar-punëtor, derisa ishte duke punuar, dyshohet se aksidentalisht është lënduar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, aty ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

  • KMShK: Tragjeditë të raportohen me kujdes dhe profesionalizëm

    KMShK: Tragjeditë të raportohen me kujdes dhe profesionalizëm

    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka bërë apel që raportimi për tragjedi të bëhet me kujdes, ndjeshmëri dhe profesionalizëm. Në komunikatën e tij, Këshilli thekson se vetëm kur ka interes të lartë publik, mediat duhet të raportojnë për ngjarjet e rënda.

    Sipas Këshillit, ndaj të gjithë të prekurve nga tragjedia duhet pasur “qasje mirëkuptimi, mbrojtje të privatësisë, mbulim të fytyrës dhe diskrecion”.

    Këshilli apelon që mediat të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi dhe të tregojnë empati dhe vetëpërmbajtje gjatë raportimit. “Mediat duhet të respektojnë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjarëve të tyre. Po ashtu, duhet të tregojnë maturi me fotografitë dhe pamjet, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e publikut gjatë raportimit,” thuhet në deklaratë.

    Gjjithashtu kërkon që fotografitë, videot dhe incizimet e viktimave të aksidenteve, dhunës, veprave penale apo fatkeqësive natyrore të mos publikohen pa mbuluar identitetin ose trupin e tyre, veçanërisht fëmijët.

    “Publikimi i fotografive ose videove të tilla do të konsiderohet fyerje për ndjenjat e familjarëve dhe i ndjeshëm për publikun”, thekson Këshilli.

    Organizata thekson se gazetarët duhet të tregojnë kujdes të veçantë për kategoritë e cenueshme të shoqërisë dhe gjendjen emocionale të të afërmve të viktimave, duke shmangur raportimin sensacional. Për çdo material mediatik të ndjeshëm, Këshilli rekomandon vendosjen e paralajmërimeve për përmbajtjen e papërshtatshme.

    “Është e nevojshme që të mbrohet identiteti i viktimave. Publikimi i tyre varet nga interesi publik dhe mbetet në diskrecionin e mediave, bazuar në kodin e etikës,” thekson Këshilli.

  • Osmani takohet me Trump: Kosova, gjithmonë në anën e demokracisë

    Osmani takohet me Trump: Kosova, gjithmonë në anën e demokracisë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj amerikan, Donald Trump, gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani e përshkroi takimin si më shumë sesa protokollar, duke theksuar përmbajtjen dhe vëmendjen që Trump i kushtoi çështjeve që prekin drejtpërdrejt Kosovën dhe rajonin.

    “Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore. Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!”, shkruan Osmani.

    Presidentja shtoi se marrëdhënia me SHBA-në mbetet jetike për të ardhmen e Kosovës:

    “Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka theksuar ajo.

  • Trump rikthen sërish polemikat: Tylenol të mos u jepet as fëmijëve

    Trump rikthen sërish polemikat: Tylenol të mos u jepet as fëmijëve

    Pasi më herët i paralajmëroi gratë shtatzëna kundër përdorimit të ilaçit tylenol, i njohur edhe si paracetamol, presidenti amerikan, Donald Trup, u bëri thirrje prindërve të mos u japin qetësuesin e dhimbjeve edhe fëmijëve.

    ”Mos u jepni tylenol fëmijëve tuaj të vegjël për asnjë arsye”, shkroi Trump në një postim në Truth Social, duke përsëritur paralajmërim e tij të mëparshëm për gratë shtatzëna që të shmangin ilaçin përveç nëse është ”absolutisht e nevojshme”.

    Më herët, Trump pretendoi se përdorimi i ilaçit Tylenol gjatë shtatzënisë mund të lidhet me një ”rrezik të dukshëm të rritur të autizmit”, një pretendim i refuzuar nga shumë autoritete të shëndetit publik.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) theksoi se kërkime të gjera nuk kanë gjetur asnjë lidhje të qëndrueshme midis përdorimit të paracetamolit në shtatzëni dhe autizmit.

  • E mitura në Podujevë arrestohet pasi sulmoi fizikisht një tjetër

    E mitura në Podujevë arrestohet pasi sulmoi fizikisht një tjetër

    Një e mitur është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht një tjetër.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, derisa motivet për sulm ende nuk janë bërë të njohura.

    Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar e dyshuara femër e mitur, nën dyshimin se për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

  • Presidenti Begaj takohet me Trumpin në SHBA, riafirmon aleancën shqiptaro-amerikane

    Presidenti Begaj takohet me Trumpin në SHBA, riafirmon aleancën shqiptaro-amerikane

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur nga presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një vizite në SHBA.

    Në një postim në Facebook, Begaj e ka cilësuar miqësinë shqiptaro-amerikane si “të pathyeshme dhe strategjike”, duke nënvizuar rëndësinë e saj historike.

    Takimi, ku morën pjesë edhe Zonjat e Para të dy vendeve, u shënua me karakter ceremonial dhe simbolik.

  • Një shtetas italian gjendet i vrarë me armë zjarri në Tepelenë

    Një shtetas italian gjendet i vrarë me armë zjarri në Tepelenë

    Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Salari të Tepelenës, në vendin e njohur si “Dilan”.

    Viktima është identifikuar si E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë. Dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri.

    Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, trupi i pajetë i shtetasit italian është gjetur rreth orës 00:30, pranë një rruge rurale. Shërbimet e Policisë janë njoftuar menjëherë dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet paraprake.

    “Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit apo autorëve të dyshuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë.

    Në terren janë angazhuar forcat e Drejtorive Vendore të Policisë së Fierit dhe Vlorës, të cilat po kryejnë kontrolle të zgjeruara në zonë dhe në disa ambiente të dyshuara, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e autorit, raporton TCH.

    Deri në këto momente, ende nuk ka të dhëna për motivin e krimit apo për personat e përfshirë, ndërsa Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët.

    Hetimet vijojnë në mënyrë intensive.

  • Agjencia e Informimit apelon: Ruani privatësinë gjatë ngjarjeve tragjike

    Agjencia e Informimit apelon: Ruani privatësinë gjatë ngjarjeve tragjike

    Agjencia për informim dhe privatësi(AIP) u ka bërë thirrje mediave, që të respektohet e drejta për privatësi dhe të dhënat përsonale të qytetarëve në raste tragjike.

    Pas një aksidenti të rëndë dje në Pejë, shumë media publikuan të dhëna personale si dhe fotografi e video, në kundërshtim me kodin etik të mediave si dhe me sugjerimet nga Agjencia për privatësi dhe të dhëna përësonale.

    E plotë:

    THIRRJE PËR MEDIAT: RESPEKTONI PRIVATËSINË DHE TË DHËNAT PERSONALE TË QYTETARËVE NË RASTE TRAGJIKE

    Agjencia për Informim dhe Privatësi, pas publikimeve të fundit lidhur me një ngjarje tragjike ku një familje kosovare ka humbur një të afërm në një aksident të rëndë, u bën thirrje publike mediave për reflektim dhe respektim të privatësisë dhe të dhënave personale të qytetarëve.

    Është vërejtur se disa media kanë transmetuar pamje të ngjarjes dhe reagimet emocionale të familjarëve në momente dhimbjeje, me përmbajtje që cenojnë të drejtën për privatësi, dinjitetin njerëzor dhe parimet bazë të etikës gazetareske.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi rikujton se të qenurit person publik nuk ia mohon askujt të drejtën për privatësi, sidomos në momente dhimbjeje personale dhe familjare. Publikimi i pamjeve të ndjeshme pa pëlqimin e familjes përbën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

    Në këtë drejtim, Agjencia kërkon nga të gjitha mediat:

    🔹Të ndalojnë menjëherë publikimin dhe shpërndarjen e materialeve që cenojnë privatësinë e familjes së prekur, pa pëlqimin e tyre;

    🔹Të largojnë përmbajtjet ekzistuese që përmbajnë pamje të ngjarjes apo reagime të familjarëve, të publikuara pa pëlqimin e tyre.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ju bën thirrje mediave për respektimin e privatësisë dhe dinjitetit të qytetarëve, sidomos në momente dhimbjeje.

  • Parashikimi i motit: Ditë e vranët, maksimalja shënon 21°C

    Parashikimi i motit: Ditë e vranët, maksimalja shënon 21°C

    Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, njofton MeteoKosova.

    Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-32 km/h.

    Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C.

  • “Po flasim për 99.9% ose 99.95%”, sa duhet të jetë përpuethshmëri për të konfirmuar se kujt i përkasin eshtrat e gjetura

    “Po flasim për 99.9% ose 99.95%”, sa duhet të jetë përpuethshmëri për të konfirmuar se kujt i përkasin eshtrat e gjetura

    Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, tha se për të lëshuar konfirmim për përputhshmëri të eshtrave të gjetura me familjarin që ka dërguar mostra për krahasim, duhet të ekzistojë përputhje në vlerën prej 99.9% apo 99.95%.

    “Po flasim për një përpusthshmëri prej 99.9% ose 99.95%, do të thotë se vetëm në raste të tilla mund të ketë konfirmim të përputhshmërisë”, tha Gara për ATV.

    Gara tha se në raste tejet specifike, përputhshmëria mund të konfirmohet edhe nëse rezultatet e ADN-së, paraqesin përpuethshmëri nën vlerën e lartpërmendur.

    “Mund të jenë raste specifike që pastaj duhet investim shtesë, po flas në kuptimin e mostrave shtesë referuese apo një investim (po përdori me kujdes fjalën investim), nga ana e eksprtëve tanë për t’u rikthyer në shqyrtimin e sërishëm të mostrave dhe për të trajtuar më pas edhe në kuptimin e rrethanave para vdekjes dhe rrethana pas vdekjes”, deklaroi Gara.

    Ndiqni intervistën: