ATV

Category: Lajme

  • “Epopeja e Jezercit” – Sot nderohen dëshmorët e Ferizajt

    “Epopeja e Jezercit” – Sot nderohen dëshmorët e Ferizajt

    Sot në Ferizaj po shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës, e njohur edhe si Epopeja e Jezercit, një ditë për nder të të rënëve për lirinë e Kosovës.

    Aktivitetet fillojnë nga ora 10:00, me homazhe në varrezat e dëshmorëve.

    Pastaj me homazhet pranë varrit të Gjeneralit Imri Ilazi- Komandant Ferri, nga ora 10:30.

    Nga ora 11:00, në Teatrin “Adriana” do të mbahet Akademia Përkujtimore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve.

    Po ashtu në orën 11:00, në fshatin Mollopolc të Shtimës, do të zhvillohet një garë në motocross, si pjesë e aktiviteteve përkujtimore.

    Në orën 13:00, do të bëhet përurimi i rrugës në Devetak të Shtimës, duke vazhduar me agjendën e aktiviteteve të planifikuara.

    Ndërkohë, në orën 18:00, do të zhvillohet finalja e turneut memorial në futsall, në Sallën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, për të përmbyllur ditën përkujtimore në nder të dëshmorëve të komunës.

  • Rrahje mes gjashtë personave në Klinë, dy dërgohen në mbajtje

    Rrahje mes gjashtë personave në Klinë, dy dërgohen në mbajtje

    Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në rrahje mes vete.

    Dy dyshohet se janë lënduar nga mjete të mprehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

    Dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

    “LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Gremnik, Klinë / 27.09.2025-17:10. Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit për motive (ende) të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti, ku dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime dyshohet nga mjete të mprehta. Të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF-Klinë e pastaj në spitalin rajonal në Pejë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

  • 58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

    Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 26 aksidente me të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.

    Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2002 gjoba trafiku.

    Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar19 persona, prej të cilëve 5 i ka dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

  • Maratona Prishtina 2025, bllokim rrugësh sot në kryeqytet

    Maratona Prishtina 2025, bllokim rrugësh sot në kryeqytet

    Sot në kryeqytet do të mbahet Maratona Ndërkombëtare Prishtina 2025, e cila pritet të sjellë pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë tij.

    Për të garantuar mbarëvajtjen e ngjarjes dhe sigurinë e pjesëmarrësve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka ndërmarrë masa të veçanta për menaxhimin e trafikut.

    Si pasojë, do të ketë bllokime të përkohshme dhe devijime të qarkullimit rrugor në disa segmente kyçe të rrugëve.

    Prej orës 09:00 e deri në përfundim të garës, do të bllokohet për qarkullim rruga Prishtinë – Fushë Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja me autostradën “Ibrahim Rugova”.

    Udhëzime për rrugët alternative:

    Ngasësit nga Peja që udhëtojnë për në Prishtinë – të përdorin rrugën: Sllatinë – Magurë – Lipjan pastaj lidhen me rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë.

    Ngasësit nga Peja që udhëtojnë për në Fushë Kosovë – përmes: Sllatinë – Bardh i Vogël – Kuzmin – Fushë Kosovë.

    Ngasësit nga Prishtina ose Veterniku që udhëtojnë për në Pejë/Aeroport – rruga: Prishtinë – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

    Ngasësit që udhëtojnë nga Mitrovica për në Pejë/Aeroport – të përdorin autostradën nga Mazgiti në drejtim të Shkupit, të dalin në Lipjan, pastaj të vazhdojnë: Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

    Ngasësit që udhëtojnë nga Mitrovica për në Ferizaj – do të kenë lëvizje të lirë pa ndalesa në rrugën nacionale.

    Transporti publik (autobusët) në relacionet Prishtinë – Fushë Kosovë – Aeroport – Pejë, nuk do të lejohet të qarkullojë gjatë kohës së garës, dhe duhet të ndjekë rrugët alternative të lartpërmendura.

    Policia e Kosovës apelon te qytetarët dhe ngasësit që të respektojnë udhëzimet dhe sinjalizimet e përkohshme në rrugë, si dhe të bashkëpunojnë me zyrtarët policorë në terren, në mënyrë që të mundësohet një organizim i sigurt dhe i qetë i maratonës.

  • Bashkë me ish-presidentin Clinton, Osmani rrëfen rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë

    Bashkë me ish-presidentin Clinton, Osmani rrëfen rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një ngjarje të veçantë në New York, ku ka ndarë rrëfimin e Kosovës nga çlirimi e deri më sot, së bashku me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.

    Në prani të një audience ndërkombëtare të përbërë nga figura të njohura dhe përfaqësues nga e gjithë bota, Osmani ka theksuar rrugëtimin e vendit drejt lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit.

    “E nderuar që rrëfimin e Kosovës ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në New York, në prani të një audience të jashtëzakonshme nga e gjithë bota,” ka deklaruar Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Ajo shprehu mirënjohje të përjetshme për rolin historik të Shteteve të Bashkuara në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

  • Moti sot, i vranët dhe me shi

    Moti sot, i vranët dhe me shi

    Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu. Reshjet më të intensfikuara parashihen të jenë gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

    Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-32 km/h.

    Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 17°C.

  • Rama: S’ka vullnet në Kosovë për rezolutë të përbashkët kundër Speciales – me Thaçin nuk dëgjohem shpesh

    Rama: S’ka vullnet në Kosovë për rezolutë të përbashkët kundër Speciales – me Thaçin nuk dëgjohem shpesh

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për Gjykatën Speciale dhe procesin “Thaçi dhe të tjerët”.

    Rama tha se nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, një rezolutë që tha se Shqipëria do t’i bashkohej menjëherë ndaj Gjykatës Speciale.

    “Nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, një rezolutë përtej partive politike të cilës ne do t’i bashkoheshim menjëherë ndaj Gjykatës Speciale dhe ndaj gjithë kësaj farse sepse ka shumë farsë në këtë mes”, ka thënë Rama pêr Klankosova.

    Ai foli edhe për bisedat që i ka me ish-presidentin Hashim Thaçin, me të cilin tha se nuk dëgjohen shpesh.

    “Hashimi dhe të tjerët dhe Parlamenti i Kosovës bënë një akt mirëbesimi. Nuk dëgjohemi shpesh [me Thaçin] por kam përshtypjen që ndjehemi gjatë gjithë kohës pa ndërprerje”, tha Rama, njofton Klankosova.tv.

    Tutje, Rama tha se historia e Gjykatës Speciale do të lë gjurmë tek vendet që e sponsorizojnë atë, e për të cilat tha se ka përshtypjen që në një moment do të zgjohen për ta reformuar këtë lloj sistemi.

    “Pa shkuar në parashikime ogurzeza, e gjithë kjo histori është një histori shumë e trishtueshme dhe zhgënjyese që unë kam përshtypjen që do të lë gjurmë tek vendet që e sponsorizojnë këtë gjykatë dhe kam përshtypjen që në një moment të caktuar do të zgjohen për ta reformuar këtë lloj sistemi kaq zhgënjyes”.

    “Por, fatkeqësisht, në momentin që flasim, nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër përveç se të ndjekim procesin duke shpresuar që në fund do të ketë një dritë ndërgjegjeje në momentin e marrjes së vendimit dhe nuk do të jetë deri në fund një tunel pa dritë si ky që ka qenë deri tani”, tha ai

  • Uji i pijshëm për ujitje, mbi 300 raste të kapura në Prishtinë

    Uji i pijshëm për ujitje, mbi 300 raste të kapura në Prishtinë

    Përdorimit të ujit të pijshëm për ujitje, ia panë sherrin plot qytetarë në Prishtinë e rrethinë.

    Shumë lagje të kryeqytetit e vende të tjera, po përballën me mungesë të ujit gjatë tërë natës, pothuajse që prej fillimit të sezonit të verës.

    Krejt kjo shkak i shpenzimit enorm të ujit, që zbrazi rezervuarët, njoftuan nga kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”.

    “Problemet më të mëdha kanë qenë në rrugën B, rrugën Ndue Përlleshi, lagjja mati 1, por kjo ka qenë për shkak ë shpenzimit enorm të ujit të pijshëm nga ana e qytetarëve dhe rënia e nivelit të ujit në rezervuare ka qenë e madhe pasi disa zona nuk furnizohen direkt nga liqeni por nga rezervuarët”, tha Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KRU “Prishtina”.

    Vetëm gjatë muajve të verës, janë evidentuar qindra raste të keqpërdorimit të ujit, përfshirë edhe lidhjet ilegale jashtë ujëmatësit.

    “Rreth 300 e disa raste që i kemi zënë duke e ujitur përmes lidhjeve ilegale jashtë ujëmatësit përveç që i kemi shkyçur nga sistemi i ujësjellësit, lëndët e tyre janë dërguar edhe në gjykatat kompetente”, tha Mjeku.

    Me probleme të njëjta, janë edhe shumë lagje të Mitrovicës me regjion.

    Pa dhënë shifra, nga kompania rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, thanë se gjatë tërë verën vazhdimisht kanë bërë kontrolle, dhe kanë gjobitur qindra qytetarë që janë zënë duke keqpërdorur ujin.

    Sidoqoftë problemi me furnizim me ujë, pritet të evitohet tash me uljen e temperaturave, kur shpenzimi bie, meqë uji nuk përdorën më për ujitje.

  • IKShPK: Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije

    IKShPK: Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se monitorimet e fundit të cilësisë së ujit të pijshëm në zonën e furnizimit PR03 nga Ujësjellësi i Badocit kanë treguar ulje të dukshme të vlerave të manganit.

    Sipas analizave laboratorike të realizuara gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e parametrave bazik dhe Laboratorin analitik – ICPMS, vlerat më të larta të përqendrimeve të manganit kanë variuar nga 0.012 mg/l deri në 0.037 mg/l, të gjitha brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ (UA) nr. 10/2021 – “Cilësia e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.

    “Bazuar në këto rezultate laboratorike dhe në përputhje me UA 10/2021, uji në zonën e furnizimit PR03 nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije,” thuhet në njoftimin e IKShPK.

    Instituti bën të ditur se, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të vazhdojë monitorimin e rregullt dhe të vazhdueshëm të cilësisë së ujit, duke garantuar transparencë dhe informim të saktë për qytetarët.

  • Në epokën e digjitales, Kuvendi i Kosovë ruan një televizor analog

    Në epokën e digjitales, Kuvendi i Kosovë ruan një televizor analog

    Në një institucion që ka parë deputetë të vijnë e të shkojnë, reforma që kanë ndryshuar rrjedhën politike, dhe investime që kanë transformuar çdo cep, që nga holli e deri në sallën plenare, një element i vetëm ka mbetur stoik.

    Kohës e teknologjisë moderne, në Kuvend i shpëtoi ky televizor, gjysmë çerek shekulli i vjetër, që ende transmeton seancat plenare.

    Nga ky ekran i vjetër e i ngushtë, punëtorët e sigurimit përcjellin në kohë rrjedhën e seancës, për të qenë të përgatitur nëse kërkohen intervenimi i tyre.

    Ndryshimet e kuvendit, e qëndrueshmërinë e televizorit, i pa nga afër edhe gazetari që përcolli punën e kuvendit ndër vite, Kosovë Gjoci.

    “Një kohë e mbaj mend që ka qenë brenda tek ajo pjesa ku ne kemi qëndruar si gazetar sepse ka pasur periudha kur edhe e kemi pasur të ndaluar të rrimë në holl sepse dikur deputetet këtu kane pi cigare. Mandej me kohën kanë ndryshuar gjërat, ata kanë kaluar tek pjesa mbrapa por ky televizor realisht ka vite që qëndron këtu”, tha Gjoci.

    Për një kohë, Gjoci thotë se iu shërbeu edhe gazetarëve.

    “E mbaj mend në periudha të atëhershme kur kemi përdoru digdafon dhe kemi punuar kryesish për media të shkruara, e kemi përdor këtë televizor për me incizu zërin që na u është dashtë për ato çka është deklaru sepse atëherë edhe qasja në sallën ku tash shkojmë si media, nuk e kemi pas të drejtën me shku atje”, tha Gjoci.

    Me një kërkim të thjeshtë në Google, vërtetohet se ky televizor është pjesë e një gjenerate tashmë të zhdukur, modelet analoge që shpenzojnë më shumë energji dhe nuk prodhohen më.

    Në ndërkohë nga kuvendi bëjnë me dije se mos ndërrimi i tij nuk ka qenë për shkaqe mundësie, por vetëm për ta ruajtur si vlerë.