ATV

Category: Lajme

  • Kandidatët e PLE-së kërkojnë besimin e qytetarëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

    Kandidatët e PLE-së kërkojnë besimin e qytetarëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

    Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Veton Berisha, Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane  (PLE) ka bërë thirrje për mobilizim dhe mbështetje ndaj kandidatëve të kësaj partie për përfaqësim të fuqishëm të komunitetit egjiptian në institucionet lokale.

    Artan Berisha, bartës i listës në Gjakovë, u është drejtuar qytetarëve me bindjen se “fitorja e madhe po vjen”, duke kërkuar votën për PLE me numër 137 dhe duke premtuar përfaqësim të denjë në Asamblenë Komunale.

    Në Pejë, Mirsad Berisha, rikujtoi arritjet e deritanishme në shërbim të komunitetit egjiptian. Ai premtoi se rikandidimi i tij bazohet në punën e bërë dhe nevojën për vazhdimësi në investime në infrastrukturë, banim, bujqësi, arsim dhe punësim.

    Në Fushë Kosovë, kandidati Bashkim Krasniqi është zotuar për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe ndriçimin publik në çdo lagje, ai tha se qytetarët meritojnë “siguri, dritë dhe dinjitet”.

  • ​Sallahu: Pasuria e konfiskuar gjatë katër viteve mbi 12 milionë euro

    ​Sallahu: Pasuria e konfiskuar gjatë katër viteve mbi 12 milionë euro

    Mbi 12 milionë euro është vlera e pasurisë së konfiskuar, ngrirë dhe sekuestruar gjatë katër viteve të fundit, të administruar Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara.

    Kështu ka shkruar ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, sipas së cilit shumë shpejt, pasuria e përfituar jashtëligjshëm nga zyrtarë publik do të jetë cak i Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, e cila aktualisht pret që një kohë të gjatë pa asnjë arsyetim në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese për hyrjen në fuqi të ligjit.

    “Atëherë edhe shifrat do të jenë krejtsisht tjera, ku koncepti i realizimit të drejtësisë do të gjej efikasitetin e vet. Byroja do të jetë institucioni që nuk do të tolerojë më përfitime të “rastësishme” nga zyrtarë publik që nuk arrijnë të dëshmojnë prejardhjen e pasurisë së tyre. Pasuritë e tilla do të sekuestrohen dhe konfiskohen, pastaj ato do t’u kthehen qytetarëve si pronar legal e legjitim”, ka shkruar ai./ATVLIVE/

  • Erdogani i mirëpret përgjigjen e Hamasit dhe planin e Trumpit për Gazën

    Erdogani i mirëpret përgjigjen e Hamasit dhe planin e Trumpit për Gazën

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bashkohet me radhët e atyre që e përshëndesin shtytjen për zbatimin e planit të paqes të Donald Trumpit si një pikë kthese të mundshme.

    Vendimi i Hamasit për të liruar të gjithë pengjet e mbetura izraelite tregon “se është gati për paqe”, thotë presidenti.

    “Kështu, është hapur një dritare mundësie për paqe të qëndrueshme në rajonin tonë.

    ”Erdogani thekson se Izraeli tani duhet të ndalojë bombardimin e Rripit të Gazës dhe u bën thirrje të gjitha palëve të “veprojnë me ndjenjë përgjegjësie”.

    Një fuqi kyçe rajonale, Turqia mban lidhje diplomatike si me Izraelin ashtu edhe me Hamasin dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në bisedimet e paqes, shkruan Skynews.

  • Osmani: Thirrjet e Vuçiqit për luftë janë jehonë e errët e së kaluarës, Milosheviqi dështoi dhe do të dështojë edhe Vuçiqi

    Osmani: Thirrjet e Vuçiqit për luftë janë jehonë e errët e së kaluarës, Milosheviqi dështoi dhe do të dështojë edhe Vuçiqi

    Presidenca e Republikës së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar atë për “thirrje të pamatura për luftë” dhe për përpjekje për të rikthyer politikën shkatërruese të viteve ’90 në rajon.

    Në një postim të publikuar në platformën X, Presidenca shkruan se “thirrjet e pamatura të Vuçiqit për luftë janë një jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së fundit”.

    Përkundër përpjekjeve të pandalshme të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të ndërtuar paqen në Ballkan, sipas Presidencës, “Vuçiq po i tregon botës se nuk ka zgjedhur rrugën e pajtimit”.

    “Pavarësisht viteve të përpjekjeve të palodhura nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa për të hapur rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme, Vuçiq po i tregon botës se nuk e ka zgjedhur rrugën e pajtimit. Në vend që ta kthejë faqen, Vuçiq dhe regjimi i tij po flirtojnë sërish me të njëjtat fantazi shkatërrimtare që dikur lanë pas vetes një mori jetësh të pafajshme të humbura”, thuhet në reagim.

    Presidenca ka përmendur edhe të kaluarën e errët të udhëheqësit serb gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

    “Në vitet 1990, Sllobodan Millosheviqi zgjodhi luftën gjenocidale si mjetin e tij të fundit të dëshpëruar për të ruajtur pushtetin. Ai shkaktoi dhunë çnjerëzore në Kroaci, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe, në fund, në Kosovë, të gjitha të dokumentuara me kujdes përpara syve të botës. Përmes makinerisë së tij propagandistike, me Vuçiqin si shef propagande, ai nxiste urrejtjen që çoi në vrasje sistematike, varreza masive, shkatërrim dhe izolimin më të thellë të Serbisë. Pushteti i tij përfundoi me turp: u rrëzua nga vetë populli i tij, u gjykua si kriminel lufte dhe mbahet mend si njeriu që e çoi kombin e tij në shkatërrim – dhe si kasapi i Ballkanit,” përkujton Presidenca.

    Në vijim të reagimit, theksohet se “Vuçiq duket se beson se mund të ringjallë të njëjtën formulë të helmatisur: nxitjen e konfliktit, lojën me jetët e njerëzve dhe shpresën se gjakderdhja do ta mbajë në pushtet”.

    Por sipas Presidencës, “historia është e qartë dhe e pamëshirshme. Milosheviqi dështoi — dhe do të dështojë edhe Vuçiq”.

    Duke përfunduar deklaratën, në reagim theksohet se për dallim nga Serbia, “Kosova ka zgjedhur paqen. Paqen që do ta mbrojmë me çdo kusht”.

  • Të paktën 30 të lënduar nga sulmi rus në një tren pasagjerësh në Shostka të Ukrainës

    Të paktën 30 të lënduar nga sulmi rus në një tren pasagjerësh në Shostka të Ukrainës

    Të paktën 30 persona janë lënduar pas një sulmi rus me dron në stacionin hekurudhor në Shostka të Ukrainës, ka njoftuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Ai ka shtuar se pasagjerë dhe punëtorë të stacionit ishin aty kur ndodhi sulmi. Shërbimet emergjente u përgjigjën menjëherë dhe Zelensky ka paralajmëruar përditësime mbi numrin e të lënduarve.

    “Rusët nuk mund të mos e kenë ditur se po shënjestronin civilë. Ky është terrorizëm, të cilin bota nuk ka të drejtë ta injorojë”, ka shkruar Zelensky në X.

    Presidenti ukrainas i ka bërë thirrje Perëndimit që të ndërmarrë veprime konkrete në vend të deklaratave dhe rezolutave të miratuara.

  • PZAP dënon me 2 mijë euro VV-në, me 500 euro PDK-në

    PZAP dënon me 2 mijë euro VV-në, me 500 euro PDK-në

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba ndaj disa subjekteve dhe kandidatëve pas shkeljeve gjatë fushatës zgjedhore për komunat e Kosovës.

    Lëvizja Vetëvendosje u gjobit me 2,000 euro pas ankesës së PDK-së kundër Qemajl Aliut, kandidatit të VV-së për kryetar të Komunës së Shtime. PZAP ka vërtetuar se Aliu ka shfrytëzuar burime dhe institucionet publike shtetërore për fushatë personale.

    “Paneli pasi që shqyrtoi pretendimet ankimore, ka gjetur se nga provat materiale e bashkangjitur ankesës, të Subjektit Politik Partia Demokratike e Kosovës, dhe shkresave tjera të lëndës, është vërtetuar se Qemajl Aliu, kandidat për kryetar të Shtimes nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook zyrtar të Komunës së Shtimes ku është e përfshirë fotografia dhe slogani elektoral i kandidatit për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje në Shtime, Qemajl Aliu. Gjithashtu, në postimin e bërë është shkruar ‘mbështetjen e fuqishme për klub e garave nuk do ta ndal as gjatë mandatit të ardhshëm’, me qëllim të përfitimit të votave nga qytetarët e Shtimes”, thuhet në arsyetimin e PZAP.

    Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës u gjobit me 500 euro pas ankesës së LVV-së se kandidati i PDK-së, Ilirik Musliu, kishte vendosur material reklamues zgjedhor në udhëkryqin mes Rrugës B dhe “Enver Maloku”.

    “Paneli pasi që shqyrtoi pretendimet ankimore, ka gjetur se nga prova materiale e bashkangjitur ankesës, të Subjektit Politik PDK, dhe shkresave tjera të lëndës, paneli ka vlerësuar se kandidati Ilirik Musliu ka vendosur material reklamues zgjedhor në udhëkryqin mes Rrugës B dhe rrugës Enver Maloku, në Prishtinë”, arsyetoi PZAP.

    Po ashtu, janë gjobitur subjekti GI Novo Lice-Narodna Pravda me 800 euro, kandidati i pavarur për Dragash, Nedzmidin Sejdilar, me 1,000 euro dhe Lista Serbe me 800 euro.

  • Arrestohet një person në Gjakovë, ofendoi dhe kanosi policët pas shqiptimit të një gjobe

    Arrestohet një person në Gjakovë, ofendoi dhe kanosi policët pas shqiptimit të një gjobe

    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, rreth orës 08:43 të mëngjesit të së premtes.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar më tej nga organet kompetente.

  • Policia heton rastin e sulmit seksual ndaj të miturës në Lipjan, i dyshuari është bashkëmoshatar i saj

    Policia heton rastin e sulmit seksual ndaj të miturës në Lipjan, i dyshuari është bashkëmoshatar i saj

    Një prind në Lipjan ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur është sulmuar seksualisht nga një djalë. 

    I dyshuari është po ashtu i mitur.

    “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur, dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i mitur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

  • Senatorët amerikanë me amendament në Kongres: Njohje reciproke dhe kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

    Senatorët amerikanë me amendament në Kongres: Njohje reciproke dhe kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

    Senatorët amerikanë Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen kanë paraqitur një amendament në kuadër të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes për vitin 2026, i cili synon të forcojë rolin e Shteteve të Bashkuara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ky amendament përfshin mbështetjen e SHBA-së për njohjen reciproke midis dy vendeve, si dhe refuzimin e çdo politike që nxit ndarjen e territoreve, transmeton Telegrafi.

    Më poshtë Neni 1280 që flet për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë:

    Qëndrim i Kongresit.

    Ky është qëndrimi i Kongresit që:

    1. Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve, e cila u arrit midis Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt 2023, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, përbën një hap pozitiv përpara drejt avancimit të procesit të normalizimit midis dy vendeve;
    2. Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen për të bërë përparim të menjëhershëm në Aneksin e Zbatimit të marrëveshjes së përmendur në pikën (1);

    3. Pasi të jetë arritur përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë mundësinë e nismave për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me të dyja vendet, që mund të përfshijnë:

    (A) Krijimin e dialogut strategjikë dypalësh me Kosovës dhe Serbisë; dhe

    (B) Nisma konkrete për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimeve me të dyja vendet;

    4. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke.

    (b) Shprehje e politikës shtetërore

    Politika e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara është që:

    1. Të mos ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbime territoresh, ndarje ose forma të tjera të rishkrimit të kufijve mbi baza etnike në Ballkanin Perëndimor si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të rajonit; dhe

    2. Të mbështesë demokracitë pluraliste në vendet e Ballkanit Perëndimor, si një mënyrë për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike që kanë karakterizuar më parë rajonin. /Telegrafi/

  • Irani ekzekuton gjashtë të burgosur të akuzuar për sulme në emër të Izraelit

    Irani ekzekuton gjashtë të burgosur të akuzuar për sulme në emër të Izraelit

    Irani ekzekutoi të shtunën gjashtë të burgosur të dënuar me vdekje, të akuzuar për sulme në emër të Izraelit, duke shënuar një valë ekzekutimesh që besohet të jetë më e larta në dekada.

    Ekzekutimet pasuan luftën 12-ditore Iran-Izrael në qershor, ndërsa autoritetet iraniane thanë se të burgosurit kishin vrarë oficerë policie dhe orkestruar bombardime në provincën Khuzestan. Aktivistët paralajmërojnë se shpesh përdoren rrëfime të detyruara dhe gjyqe me dyer të mbyllura për të justifikuar dënimet me vdekje.

    Televizioni shtetëror iranian transmetoi pamje të njërit prej burrave duke folur për sulmet, duke bërë të ditur detaje që nuk ishin publike më parë.