ATV

Category: Lajme

  • Kandidati i LVV-së për Malishevën, premton furnizim me ujë për krejt komunën

    Kandidati i LVV-së për Malishevën, premton furnizim me ujë për krejt komunën

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, Valon Hoti, premtoi sigurim të ujit të pijes për krejt banorët e komunës.

    “Zotimi ynë i parë është sigurimi i ujit të pijes për secilën familje në Malishevë”, tha Hoti.

    Hoti përmendi se 22 fshatra të komunës nuk kanë furnizim me ujë.

    Ai premtoi edhe modernizim të kanalizimeve.

    Ndiqni debatin:

  • Përplasje mes kandidatëve për kryetar të Kamenicës për investime

    Përplasje mes kandidatëve për kryetar të Kamenicës për investime

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe ai Partisë Socialdemokrate, Qëndron Kastrati, janë përplasur në studio për çështjen e investimeve.

    “Unë 40 milionë euro investime, ti çka”, iu drejtua Rahimaj ish-kryetarit Kastrati.

    Kastrati iu kundërpërgjigj, duke i thënë ta publikoj listën.

    Ndiqni debatin:

  • Kandidati i LDK-së për Kamenicën premton furnizimin të qëndrueshëm më ujë

    Kandidati i LDK-së për Kamenicën premton furnizimin të qëndrueshëm më ujë

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli ka premtuar investime infrastrukturore në komunë.

    Ai përmendi rrugë më të mira dhe furnizim të qëndrueshëm më ujë.

    “Duke përmirësuar infrastrukturën rrugore edhe më shumë, edhe furnizimin me ujë nq qytet me hapjen e puseve të reja dhe me funksionalizimin e disa rrjeteve të ujësjellësve të cilat janë ndërtuar, por në disa nuk ka sasi të ujit të mjaftueshëm”, tha Surdulli.

    Ndiqni debatin:

  • Kandidati i AAK-së për Kamenicën premton zhvillim ekonomik të komunës

    Kandidati i AAK-së për Kamenicën premton zhvillim ekonomik të komunës

    Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Kamenicës, Faton Jakupi ka shpalosur programin e tij për një Kamenicë të zhvilluar ekonomikisht.

    “zhvillimin ekonomik e bazojmë në bujqësi dhe në turizëm malor. Turizmi malor bëhet edhe me elektrifikimin e këtyre zonave…çfarë është kruciale për neve, siguria në shkolla”, tha Jakupi.

    Ndiqni debatin:

  • Kandidati i PSD-së për Kamenicën premton zhvillim të komunës përmes turizmit

    Kandidati i PSD-së për Kamenicën premton zhvillim të komunës përmes turizmit

    Kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka premtuar që ta bëjë Kamenicën destiancion të rëndësishëm për turizëm.

    “Ne synojmë që në katër vitet e ardhshme komuna e Kamenicës të bëhet destiancion, me i pas 100 mijë vizitor, do të thotë me aktivitete kreative, interesante, qysh nga e gjithë Kosova kanë me e vizitu Kamenicën”, tha Kastrati.

    Kastrati ka qenë më parë kryetar i Kamenicës.

    Ndiqni debatin:

  • Kandidati i LVV-së për kryetar të Kamenicës premton shërbime shëndetësore pa pagesë për nxënësit

    Kandidati i LVV-së për kryetar të Kamenicës premton shërbime shëndetësore pa pagesë për nxënësit

    Kryetari aktual dhe pretendenti i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kamenicës, Kadri Rahimaj ka premtuar mbulim të shërbimeve shëndetësore për nxënësit.

    “Do të ketë mësim tërëditor, do të ketë kontrolla sistematike për fëmijët, por kësaj radhe ato probeleme shëndetësore që identifikohen do të mbulohen shpenzimet si detnare dhe optike”, tha Rahimaj.

    Ndiqni debatin:

  • Vrasja e gjyqtarit, Rama: Ngushëllime familjes, agresori do ta marrë përgjigjen më ekstreme ligjore

    Vrasja e gjyqtarit, Rama: Ngushëllime familjes, agresori do ta marrë përgjigjen më ekstreme ligjore

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shprehur ngushëllime familjes së gjykatësit Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit nga autori i identifikuar si Elvis Shkëmbi në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

    Rama tha se “agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.”.

    “Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit”, thuhet në reagimin e tij.

    Kryeministri shqiptar foli për ashpërsimin e dënimit për armëmbajtje pa leje.

    “Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme!”.

    “Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore”, thuhet në reagimin e Ramës.

  • Kjo është prona që çoi në ngjarjen tragjike brenda Gjykatës në Tiranë

    Kjo është prona që çoi në ngjarjen tragjike brenda Gjykatës në Tiranë

    Në vitin 2020, 31 familje në lagjen Skënderbeg në Shkodër u përplasën për herë të parë me zyrën private të përmbarimit. Që atëherë, çështja është zvarritur në dyert e institucioneve dhe të drejtësisë në Shqipëri.

    Në atë kohë doli një pronar. Gjon Shkambi pretendoi të ishte pronar i godinës dhe tentoi të futej në godinë. Banorët e akuzuan në atë kohë se ka dokumente false.

    Në vitin 1992 këto 31 familjet familje me vendim të Bashkisë së Shkodrës u vendosën në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit. Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore dhe se dokumentet e Gjon Shkambit janë të falsifikuara.

    Sipas Tv Klan, kjo pikërisht është prona që çoi në ngjarjen tragjike brenda Gjykatës së Tiranës gjatë pasdites së sotme, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë.

  • Gjyqtari Astrit Kalaja qëllohet për vdekje në sallën e gjyqit në Tiranë

    Gjyqtari Astrit Kalaja qëllohet për vdekje në sallën e gjyqit në Tiranë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën pasditen e së hënës. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja, është qëlluar për vdekje brenda sallës së gjyqit nga njëra prej palëve të përfshira në proces.

    Sipas Policisë së Shtetit, autori i dyshuar është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç, i cili ka qenë palë në çështjen gjyqësore. Ai ka qëlluar me armë zjarri ndaj gjyqtarit dhe më pas edhe drejt palës tjetër në proces – babë e bir, R. K. (65) dhe E. K. (45) – të cilët mbetën të plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetë.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ndërsa më pas zona u rrethua nga njësi të shumta të policisë.

    Autori është arrestuar në vendngjarje, ndërsa policia ka sekuestruar edhe armën e krimit. Në njoftimin zyrtar thuhet se ai është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për hetime të mëtejshme.

    Sipas raportimeve në mediat shqiptare, shkak i krimit dyshohet të jetë një konflikt pronësor. I dyshuari thuhet se ka deklaruar pas arrestimit se “e qëlloi gjyqtarin sepse po humbiste rastin, edhe pse ishte korrekt me dokumentet”.

    Më herët, Elvis Shkëmbi është denoncuar nga dhjetëra familje në Shkodër për çështje të ngjashme pronësore.

    Ngjarja është dënuar gjerësisht nga politika dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar si një sulm të papranueshëm ndaj sistemit të drejtësisë.

    Sipas mediave shqiptare, gjyqtari Astrit Kalaja kishte shërbyer për gati dy dekada në sistemin e drejtësisë shqiptare.

  • Jashari takon zyrtarin e NATO-s, flasin për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

    Jashari takon zyrtarin e NATO-s, flasin për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Gjenerallejtënant Ian Cave.

    Gjatë takimit, Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje kolegut britanik dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ofron Kosovës, si në aspektin bilateral, ashtu edhe përmes trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta.

    Sipas njoftimit në Facebook, Gjeneral Jashari dhe Gjeneralin Cave diskutuan mbi të arriturat e FSK-së, planin e tranzicionit dhe që fokusi i komandantit për sa i përket këtij plani është ngritja e kapaciteteve të plota operacionale dhe që FSK të jetë një kontribuuese e rëndësishme e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

    “Gjenerali Cave e falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe e përgëzoi për zhvillimin e FSK-së në ngritjen e kapaciteteve të saj. Të dy gjeneralët gjithashtu biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
    Ky takim nënvizoi edhe një herë përkushtimin e përbashkët për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e pozicionuar atë si një komponent thelbësor të sistemit të sigurisë euro-atlantike dhe duke rritur besimin në integrimin e saj në strukturat e NATO-s”, shkruhet në njoftimin e FSK-së në Facebook./ATVLIVE/