ATV

Category: Lajme

  • Moti sot: I ftohtë dhe me vranësira

    Moti sot: I ftohtë dhe me vranësira

    Sot në Kosovë parashikohet mot i ftohtë dhe me vranësira, shoqëruar me reshje të herëpashershme lokale shiu.

    Do të fryjë erë e freskët nga veriu, ndërsa temperatura maksimale pritet të mos kalojë 12 gradë Celsius.

    Në Rrafshin e Dukagjinit priten më shumë periudha me diell, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore, sipas MeteoBallakn.

  • Trump thotë se shanset për një marrëveshje paqeje në Gaza janë “shumë të mira”, ndërsa bisedimet vazhdojnë në Egjipt

    Trump thotë se shanset për një marrëveshje paqeje në Gaza janë “shumë të mira”, ndërsa bisedimet vazhdojnë në Egjipt

    Bisedimet indirekte që synojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mbi një plan paqeje të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Gaza do të vazhdojnë të martën në qytetin egjiptian Sharm El-Sheikh.

    Zyrtarët palestinezë dhe egjiptianë i kanë thënë BBC-së se sesionet janë përqendruar në “krijimin e kushteve në terren” për një shkëmbim të mundshëm që do të shihte lirimin e të gjithë pengjeve izraelite në këmbim të një numri të burgosurish palestinezë.

    Kryeministri i Izraelit tha të shtunën se shpresonte të njoftonte lirimin e pengjeve “në ditët në vijim”.

    Ndërsa zyrtarët u takuan të hënën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Kemi një shans vërtet të mirë për të bërë një marrëveshje dhe do të jetë një marrëveshje e qëndrueshme”.

    Hamasi ka thënë se pajtohet pjesërisht me propozimet e planit të paqes, por nuk i është përgjigjur disa kërkesave kryesore – duke përfshirë çarmatimin e tij dhe mospasjen e ndonjë roli të ardhshëm në qeverisjen e Gazës.

    Një burim i lartë izraelit i sigurisë tha se bisedimet fillimisht do të përqendrohen vetëm në lirimin e pengjeve dhe do t’i japin Hamasit disa ditë kohë për të përfunduar atë fazë.

    Dita e dytë e bisedimeve, ku zyrtarët egjiptianë dhe katarianë do të zhvillojnë takime me delegacione nga Izraeli dhe Hamasi veçmas, do të zhvillohet në përvjetorin e dytë të sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng.

    Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza si përgjigje. Që atëherë, 67,160 persona janë vrarë nga operacionet ushtarake izraelite në Gaza, përfshirë 18,000 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi.

  • BQK: Në Kosovë janë rreth 1.7 milion kartela bankare

    BQK: Në Kosovë janë rreth 1.7 milion kartela bankare

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se në fund të vitit 2024 janë raportuar 1,684,034 (Një milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër mijë e tridhjetë e katër) kartela të klientëve në Republikën e Kosovës, të cilat përfshijnë kartela debiti, krediti dhe kartela debiti të vonuar për individë dhe biznese.

    “Në numrin e përgjithshëm të kartelave për vitin 2024, janë përfshirë edhe të dhënat e kartelave me funksion paranë elektronike të lëshuara nga IFJB-të me gjithsej 75,482 kartela. Krahasuar me fundin e vitit 2023, numri i përgjithshëm i kartelave të klientëve është rritur për 4.49 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, “Përdorimi i kartelave në Kosovë’, bazuar në të dhënat e raportuara nga bankat dhe institucionet financiare jo-bankare.

    Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i kartelave në fund të vitit 2023 ka qenë 1,611,723 kartela, kurse për të njëjtën periudhë, debit kartelat janë rritur për 2.08 për qind, kredit kartelat janë rritur për 8.2 për qind.

    “Kartelat që pëdoren në Kosovë, kryesisht janë kartela të brendeve ndërkombëtare, si Visa dhe Mastercard dhe një pjesë e vogël janë kartela lokale. Nga numri i përgjithshëm i kartelave, rreth 55 përqind e tyre janë të brendit Visa dhe 43 përqind janë MasterCard, si dhe afër 2 përqind janë kartela lokale. Varësisht nga teknologjia që është aplikuar për inicimin e transaksioneve të pagesave, kartelat mund të ndahen në dy lloje: kartela contact dhe contactless. Kartela ‘contact’ (me kontakt) janë ato lloj të kartelave me të cilat realizohen transaksionet duke vendosur kartelën në POS terminal ndërsa kartelat contactless (pa kontakt) mundësojnë realizimin e transaksioneve vetëm duke ofruar kartelën afër POS terminalit, pra pa pasur nevojë për kontakt fizik me pajisjen. Kartela ‘contactless’ kanë filluar të lëshohen në Kosovë që nga viti 2016”, njofton BQK.

    Gjatë vitit 2024, ishin njëmbëdhjete banka komerciale dhe tri nga IFJB në Kosovë që kanë ofruar këto lloj kartele për klientët e tyre. Numri i përgjithshëm i kartelave me funksionin contactless në fund të vitit 2024 ka qenë 1,281,368 kartela.

    Nga numri i përgjithshëm i kartelave, më shumë se gjysma e tyre (77 përqind) ofrojnë mundësinë e pagesave contactless. Në figurën më poshtë paraqitet pjesëmarrja e kartelave me funksion contactless në numrin e përgjithshëm të kartelave, në tri vitet e fundit.

    “Përqindja e rritjes vjetore tregon se kartelat e reja janë kryesisht me funksionin contactless dhe gradualisht është duke u bërë zëvendësimi i kartelave ekzistuese me rastin e skadimit të afatit të tyre me kartela contactless. Përdorimi i debit kartelave nga ana e klientëve është vazhdimisht në rritje. Nëse krahasojmë numrin e pagesave me debit kartelë të vitit 2024 me vitin paraprak, kemi një rritje prej 6.5 përqind të transaksioneve. Ky numër përfshin të gjitha transaksionet e realizuara me kartelë debiti nga ana e klientëve në terminale ATM dhe POS”, thuhet në raportin e BQK-së.

  • Kandidati i PDK-së për Malishevën kritikon pushtetin lokal për mostransparencë buxhetore

    Kandidati i PDK-së për Malishevën kritikon pushtetin lokal për mostransparencë buxhetore

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Malishevës, ka kritikuar pushtetin aktual lokal, që udhëhiqet nga Ekrem Kastrati, për mungesë të transparencës buxhetore.

    “Malisheva është e fundit në ranglistë për transparencë buxhetore dhe raporti i fundit i ZKA-së me specifika për nënkalimin dhe garazhet nëntokësore e ka qit në gjendje të mjerueshme, janë 60 e sa faqe vërejtje pa fund, ka projeksione ku janë rritur çmimet për 1600% janë vlera marramendëse…dhe ne po flasim për projekte që kanë vlera të vogla që janë miratuar në Kuvendin Komunal janë planifikuar rrugë pa fund dhe ato para janë destinuar dhe nuk e di Kuvendi Komunal ku kanë shkuar”, tha Krasniqi në Compass.

    Ekrem Kastrati, i cili garon edhe për një mandat, nuk qe pjesmarrës në debatin zgjedhor.

    Ndiqni debatin:

  • Kandidati i Pavarur për Malishevën për kryetarin aktual: po i ikë debatit sikur i ka bërë 100 të zeza

    Kandidati i Pavarur për Malishevën për kryetarin aktual: po i ikë debatit sikur i ka bërë 100 të zeza

    Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Malishevës, Selajdin Bytyçi, ka kritikuar për mungesë në debat kryetarin aktual të komunës, Ekrem Kastrati, i cili po garon edhe për një mandat.

    Bytyçi ka thënë se kështu Kastrati po i injoron qytetarët.

    “Unë po e kuptoj që po i ikë ballafaqimit dhe sikur kur i bënë 100 të zeza dhe frikësohet të ballafaqohet me kundër kandidatët”, tha Bytyqi.

    Ndiqni debatin:

  • Kandidati i LVV-së për Malishevën tregon për borxhin milionësh të komunës

    Kandidati i LVV-së për Malishevën tregon për borxhin milionësh të komunës

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, Valon Hoti, ka deklaruar se komuna ka afro shtatë milionë euro borxhe.

    “Qeverisja aktuale e ka zhytur në borxhe komunën e Malishevës. Ka saktësisht gjashtë milionë e 937 mijë euro në stacione të pranuara deri në muajin korrik të këtij viti”, tha Hoti.

    Në debatin zgjedhor nuk qe i pranishëm kryetari aktual, njëherësh kandidati i NISMËS Socialdemokrate edhe për një mandat, Ekrem Kastrati.

    Ndqni debatin:

     

  • Kandidati i LDK-së për Malishevë, premton ujë për banorët në krejt komunën

    Kandidati i LDK-së për Malishevë, premton ujë për banorët në krejt komunën

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosocës për kryetar të Malishevës, Fatmir Ademaj, premtoi se në katërvjeçarin e ardhshëm, nëse zgjidhet kryetar, do ta zgjidh çështjen e ujit për krejt banorët e komunës.

    “Pa dyshim se problemi jetik për qytetarët e komunës së Malishevës është qështja e ujit të pijshëm dhe këtë do ta rregullojmë bashkarisht me nivelin qëndror, për shkak se ka kosto të implikimeve me nivelin qëndror”, tha Ademaj.

    Ai premtoi edhe fillimin e mësimit gjithë ditor në Malishevë.

    Ndiqni debatin:

     

  • Kandidati i AAK-së për Malishvën me prioritet infrastrukturën bazike

    Kandidati i AAK-së për Malishvën me prioritet infrastrukturën bazike

    Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Malishevën, Enver Hoti, premtoi se nëse mer votën për kryetar të komunës, do të realizoj investime në infrastrukturën bazike.

    “prioriteti im është infrastruktura, është uji rryma, shërbimet publike, arsimi”, tregoi Hoti.

    Ai po ashtu tha se do të ndërtoj një zonë biznesi.

    Ndiqni debatin:

     

  • Kandidati i Pavarur për Malishevën premton arsim më të mirë

    Kandidati i Pavarur për Malishevën premton arsim më të mirë

    Kandidati i Pavarur për kryetar të Malishevës, Selajdin Bytyqi, tregoi se prioritet i tij nëse zgjidhet kryetar do të jetë arsimi në komunë.

    “Arsimit do tí kushtojë rëndësi të veçant, arsimi do të jetë një arsim cilësor…në arsim nuk do të lejoj që t’i fus duart politika”, tha Bytyqi.

    Ndiqni debatin:

     

  • Kandidati i PDK-së për Malishevën premton investime në shëndetësi dhe bujqësi

    Kandidati i PDK-së për Malishevën premton investime në shëndetësi dhe bujqësi

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Gëzim Krasniqi, premtoi angazhim për zhvillim të bujqësisë në komunë.

    “Proritetet e renditura janë: e para uji dhe kanalizimi…shëndetësia në Malishevë do tí përmirësojmë kushtet e punës,,.bujqësia tek ne ka prioritet sepse në Malishevë subvencionohen vetëm militantë”, tha Krasniqi.

    Ndiqni debatin: